Njė 62-vjeēar e qėllon me thikė, pas njė sherri banal nė rrugė


Njė konflikt banal mes dy drejtuesish tė mjeteve motorike ka marrė pėrmasa tė mėdha, pėr shkak tė pėrfshirjes nė tė dhe vėllait tė vogėl tė ministrit tė Brendshėm, Bujar Nishani. Ngjarja e rėndomtė pėr rrugėt e ngarkuara nė trafik tė qytetit port ka ndodhur paraditen e djeshme, pranė kryqėzimit tė Unazės, nė lagjen 17 tė Durrėsit.

Drejtori i Policisė sė Qarkut Durrės, Nikolin Bala, tha pėr median se gjithēka ka nisur si rezultat i njė debati tė ēastit, pas fėrkimit tė njė automjeti me njė motor. Me motorin "Yamaha", me targa DR 040 B, udhėtonte Ilir Nishani, 34 vjeē, banor i lagjes 3 tė qytetit tė Durrėsit. Ndėrkaq, automjeti tip "Audi 80", me ngjyrė jeshile dhe targa TR 4048 D drejtohej nga njė tjetėr shtetas nga Durrėsi, Nikolin Lushi, 62 vjeē, banor i lagjes 6. Debati pėr fėrkimin e automjetit me motorin ka shkaktuar irritimin e Nishanit, punonjės i Drejtorisė Rajonale tė shėrbimit tė transportit rrugor nė Durrės.

Ngjarja ėshtė vlerėsuar maksimalisht nga uniformat blu tė qytetit bregdetar pėr mė tepėr qė bėhej fjalė pėr vėllanė e eprorit tė tyre, ministrit tė Brendshėm, Bujar Nishani.

Fyerjet reciproke ia kanė lėnė vendin grushteve, ndėrsa burri nė moshė, pėr t‘i dhėnė fund sherrit ka nxjerrė njė thikė, me tė cilėn ka plagosur lehtė nė dorėn e majtė vėllain e ministrit, po pa e ditur kush ishte ai dhe sa rėndėsi do t‘i jepej zėnkės ku u pėrfshi.

Pas kėsaj, Lushi ka vazhduar udhėtimin e tij dhe ėshtė ndaluar nga shėrbimet e policisė nė tė dalė tė qytetit bregdetar, nė superstradėn Durrės-Tiranė, pranė Sukthit. Drejtuesi i mjetit ka ndalur menjėherė automjetin dhe i ėshtė pėrgjigjur thirrjes sė forcave tė policisė pėr ta ndjekur deri nė komisariat pėr sqarimin e rrethanave.

Grupi hetimor e ka pasur tė vėshtirė tė vendosė mbi masėn e sigurisė tė 62-vjeēarit Lushi qė, duke mos duruar dot fyerjet e Nishanit, ka nxjerrė thikėn pėr ta kanosur dhe dhėnė fund sherrit qė nisi si rezultat i njė fėrkimi mjetesh nė lėvizje.

Disa orė pas ngjarjes, Lushi ka qenė thjesht i shoqėruar nė ambientet e komisariatit tė policisė sė Durrėsit.

Udhėzimet nga lart pėr ndjekjen e mėtejshme tė ēėshtjes kanė ndikuar nė hezitimin e grupit hetimor lidhur me masėn e sigurisė ndaj Nikolin Lushit. Ndėrkaq, qėndrimi nė spitalin rajonal tė Durrėsit i Ilir Nishanit, me detyrė nė sektorin e regjistrimit tė mjeteve dhe pajisjes sė tyre me targa pranė DSHTR nė Durrės, ka qenė vetėm disa minutash. Ka qenė njė gėrvishtje e dorės nga thika e pėrdorur prej Lushit ndaj Nishanit.

Madje, nė urgjencėn e spitalit bėnė tė ditur se nuk ka mbėrritur ndonjė rast plagosjeje me thikė, aq mė tepėr vėllai i ministrit tė Brendshėm. I dėmtuari ka shkuar qetėsisht nė shtėpi, ndėrsa dėmtuesi ka mbetur nė ambientet e policisė sė Durrėsit, nė pritje tė pėrcaktimit tė fatit tė tij tė mėtejshėm.


I plagosur

Qėndrimi nė spitalin rajonal tė Durrėsit i Ilir Nishanit, me detyrė nė sektorin e regjistrimit tė mjeteve dhe pajisjes sė tyre me targa pranė DSHTR nė Durrės, ka qenė vetėm disa minuta

Agjentė nga kryeqyteti pėr ngjarjen

Nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Durrės, lidhur me ngjarjen, kanė mbėrritur dhe dy agjentė tė antikrimit nga Tirana, po kur janė njohur me ngjarjen dhe rrethanat e saj kanė kuptuar se s‘ka qenė nė kompetencėn e tyre. Pėr mė tepėr kur kanė mėsuar se plagosja ka qenė fare e lehtė, pasi agresori Nikolin Lushi e ka qėlluar me thikė nė dorė, nė mėnyrė qė ta trembte. 62-vjeēari ėshtė shoqėruar vetėm pėr disa orė nė komisariatin e Durrėsit pėr tė sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe mė pas ėshtė lėnė i lirė, duke qenė se nuk bėhej fjalė pėr ndonjė plagosje tė rėndė.

© Gazeta Shqip - 2006-2007