Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Dënohet djegia e flamurit të Malit të Zi

    UDSH REAGON PAS INCIDENTIT NË DEÇAN TË KOSOVËS 10.04.2007

    Dënohet djegia e flamurit të Malit të Zi


    Unioni Demokratik i Shqiptarëve e ka dënuar incidentin e ndodhur në Deçan të Kosovës, me ç’rast një grup i shqiptarëve ka sulmuar dasmorët nga Mali i Zi dhe duke i sharë ua ka marrë nga automobili flamurin malazez, e ka grisur dhe më pas e ka djegur atë.
    „Nëse janë të vërteta deklaratat në media rreth këtij incidenti, UDSH e dënon fuqimisht këtë akt të grupit të shqiptarëve dhe në kontakt me zyrtarët e Prishtinës do të bëjë çmos që aktorët e tij të dënohen dhe që një gjë e tillë të mos ndodh kurrë më“, thuhet në kumtesën për opinion të kësaj partie.
    Siaps UDSH-së, rastet e tilla individuale nuk mund të prishin marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.
    „Vandalët nuk shprehin kurrë disponimin e popullit, ndaj ne e dimë me siguri se shqiptarët e Kosovës e respektojnë edhe Malin e Zi, edhe flamurin e tij“, thuhet në kumtesë.
    UDSH thekson se shqiptarët e Kosovës „nuk i harrojnë dyert e hapura të Malit të Zi në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, kur më shumë se 100 mijë shqiptarë të dëbuar gjetën strehim në Mal të Zi“.
    „Shprehim keqardhje që familja Glushçeviq ka përjetuar këtë dhe besojmë se akti i tillë vandal do të dënohet edhe në Kosovë“, përfundon kumtesa për opinion. Koha Javore
    #VamosArgentina

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e I krishteni
    Anëtarësuar
    26-03-2007
    Postime
    43
    E nese ky akt asht i kurdisun prej Beogradi? Shume e lehte asht sepse tashti Kosova ndodhet para definimit te Statusit!
    UDSH mos ha ca do qe te qesin para ne pjate? Por hapi syte,,, se ne prapaskene qendron dikush tjeter?

  3. #3
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Flamuri i Malit të Zi??
    Ç'kërkon ai në Kosovë??

Tema të Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. Statuti i Shkodres
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-12-2014, 12:32
  3. Gjeneza e "Himnit të Flamurit"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 00:32
  4. Digjen flamujt e presidencës në Kosovë nga veteranët e UÇK-së
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 11:16
  5. Diskutime mbi individe me pushtet
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 20:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •