Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 107
  1. #91
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Biznesi: Tė ndalohet shitja pa fatura tatimore

    J. Llupo

    Konfindustria: Shitja pa fatura tatimore mbjell informalitet pėr ekonominė
    Biznesi i madh kėrkon qė tė gjitha transaksionet tregtare nė vend tė formalizohen. Konfindustria, me anė tė njė deklarate pėr mediat i ka bėrė thirrje qeverisė, qė tė realizojė njė aksion ku tė gjitha bizneset e vogla qė realizojnė edhe transaksionet pėrfundimtare tė mallrave me konsumatorėt, tė vendosin kasat regjistruese. "Shkak pėr kėtė nismė tė ndėrmarrė ėshtė qė tė gjitha bizneset tė formalizohen nė tė njėjtin nivel dhe nė kėtė mėnyrė, tatimet do ta kenė tė mė tė lehtė pėr tė mbledhur taksat. Njė masė e tillė do tė ndihmojė qeverinė qė tė mbledhė taksat nga poshtė lart, dhe jo e kundėrta, siē ka ndodhur deri tani",- ka bėrė tė ditur gjatė ditės sė djeshme, Stefan Pinguli, kryetar i Kėshillit Drejtues tė Konfindustrisė. Vendosja e kasave dhe lėshimi i faturave tatimore pėr konsumatorėt pėrfundimtarė, sipas pėrfaqėsuesve tė Konfindustrisė, ėshtė njė masė e domosdoshme qė heq tė gjitha mundėsitė pėr shmangien e bizneseve nga pagimi i TVSH-sė. Vendosja e kasave regjistruese, pėrveē formalizimit tė biznesit nė vend, prek nė radhė tė parė edhe tė gjithė qytetarėt. Por ekspertėt e ekonomisė i druhen ndonjė rritje tė ēmimeve, qė sipas parashikimeve mund tė jetė mė e vogėl se 20% i TVSH-sė.

    Kush e paguan TVSH

    Tatimi mbi Vlerėn e Shtuar, megjithėse nuk njihet realisht nė shumicėn e shitjeve pėrfundimtare nga ana e konsumatorėve, janė pikėrisht kėta tė fundit qė paguajnė edhe vlerėn e plotė tė TVSH-sė, qė grumbullohet gjatė gjithė rrugės qė bėn produkti. Formalizimi i shitjeve me anė tė faturave tatimore, si nė gjithė vendet e tjera tė zhvilluara, vlerėsohet i domosdoshėm nga ana e ekspertėve tė ekonomisė, qė i druhen edhe ndonjė efekti psikologjik nė ēmime. Pėr vite me radhė, biznesi i madh ka kėrkuar qė tė formalizohet cikli i shitjes sė mallrave me TVSH, nėpėrmjet futjes sė biznesit tė vogėl nė kėtė skemė. Por nga ana e Ministrisė sė Financave, ėshtė nxjerrė si justifikim pėr kėtė mungesė, pamundėsia pėr kontrollin e tė gjitha njėsive tė shitjes me pakicė, pėr faturat e lėshuara tek konsumatorėt. Pėr tė evituar dėshtimin edhe tė kėsaj radhe dhe duke parė edhe interesat e gjerė qė pėrfshin realizimi i kėsaj nisme, Konfindustria i ėshtė drejtuar me anė tė njė letre kryeministrit Berisha dhe kryetarit tė opozitės, Edi Rama, ku i kėrkon qė tė merren masa konkrete, pėr tė zbatuar kėtė projekt tė lėnė pas dore pėr shumė vite me radhė.

    Projektet e dėshtuara tė kasave regjistruese

    Nė vitin 1994 qeveria programoi pėr herė tė parė vendosjen e kasave tatimore sipas praktikės fiskale tė vendeve perėndimore. Por brenda gjashtė muajve, ato kasa dolėn jashtė pėrdorimit. Nė vitet nė vazhdim, disa herė tatimorėt urdhėruan pėrdorimin e kasave dhe shumė herė gjobitėn dyqanet pėr mospėrdorim tė tyre. Por asnjėherė tė dhėnat mbi xhiron, tė regjistruara nė kasa, nuk u pėrdorėn pėr llogaritjen e tatimeve. Aktualisht, Shqipėria e mbledh Tatimin mbi Vlerėn e Shtuar nė dogana, nė rastet e importit ose nė pika tė tjera tė regjistruara tė shit-blerjeve. Por shitjet me pakicė, sektori mė i rėndėsishėm i ekonomisė, nuk i nėnshtrohen TVSH-sė. Nga llogaritja e nivelit tė TVSH-sė mbi totalin e konsumit tė llogaritur nga Instituti i Statistikave, rezulton se ēdo vit humbasin rreth 300 milionė euro tė ardhura buxhetore.

    Aktualisht, nė tė gjitha njėsitė e tregtimit nė vend, nuk shėrbehet me fatura tatimore; janė tė pakta dyqanet dhe supermarketet qė punojnė me kasat, por vetėm pėr llogari tė tyre, pasi askush nuk i kontrollon. Sipas tė dhėnave nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve, njė pjesė e madhe e subjekteve e kanė arkėn regjistruese, pavarėsisht se nuk e pėrdorin nė mėnyrė tė pėrhershme. Sipas tatimorėve "edhe pėr atė kategori subjektesh, e cila nė pamje tė parė e pėrdor arkėn, nuk ka garanci se detyrimet tatimore i paguan nė bazė tė xhiros reale qė regjistron dhe deklaron, pasi nuk ka institucion tė specializuar e tė autorizuar pėr tė kontrolluar kujtesėn fiskale tė arkės regjistruese". Njė problem i madh pėr mungesėn e kasave regjistruese ėshtė edhe pamundėsia e sigurimit tė arkave regjistruese, pasi numri i shoqėrive qė kanė importuar produkte tė tilla ka qenė i kufizuar (1-2 tė tilla). Kjo, pėr faktin se shoqėritė para se t'i importojnė arkat regjistruese kėrkojnė siguri qė do ta shesin mallin, pasi vlera qė investojnė ėshtė relativisht e madhe dhe nėse arkat ngelen stok i pashitur, bllokohet veprimtaria e ndėrmarrjes.

    Nėse do tė vendoset tė ndryshohet sistemi, pra tė kontrollohet nga tatimorėt kujtesa e arkės regjistruese apo tė sistemeve integrale dhe pajisjeve qė pėrdorin subjektet, duhet qė tatimorėt tė vendosin sistemin e licencimit tė shoqėrive, tė cilat do tė lejohen tė merren me importimin, tregtimin dhe mirėmbajtjen e arkave regjistruese, tė cilat do tė jenė njėkohėsisht pėrgjegjėse edhe pėr kontrollin dhe mos prekjen e kujtesės fiskale.

    Shekulli
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ligji i "gjobave", FMN: Mbeshtesim qeverine

    E Merkure, 09 Maj 2007


    Shefi i Misionit te FMN, Istvan Szekely, zbardh biseden me presidentin. Ja pse mbeshtesim ligjin e "gjobave"



    Blerina Hoxha

    Fondi Monetar Nderkombetar eshte shprehur dje ne mbeshtetje te qeverise per ligjin e procedurave tatimore i njohur ndryshe si ligji i "gjobave" ndaj biznesit. Komenti i FMN ne lidhje me kete ceshtje, erdhi vetem pak ore pasi presidenti, Alfred Moisiu ka vene veton mbi ligjin e miratuar nga parlamenti, duke e rikthyer edhe njehere per miratim ne Kuvend. Shefi i Misionit te FMN, Istvan Szekely, ne perfundim te nje vizite dy javore ne vendin tone, gjate nje konference per median, ka zbardhur biseden qe ka bere me presidentin per ligjin e gjobave. "Ne mbeshtesim iniciativen e qeverise per ligjin", tha zyrtari i FMN-se. Gjithashtu ai tha se, i kishte thene presidentit, se administrata tatimore duhet te gjente mbeshtetje per te kryer detyren e saj, ndaj dhe projekti i qeverise i ka sherbyer ketij qellimi. Sipas perfaqesuesit te institucionit financiar nderkombetar, veprimi i presidentit konsiderohet normal. Ai e ka pershendetur kreun e shtetit, qe eshte konsultuar me te gjitha grupet e interesit per te marre vendimin e tij, por ne te njejten kohe, e ka cilesuar te drejte miratimin e ligjit sipas variantit aktual. Te njejtin mendim per ligjin ne fjale ka shprehur edhe ministri i Financave, Ridvan Bode. Ai ka shtuar se, presidenti i meparshem ka miratuar nje penalitet shume me te rende, qe aktualisht eshte ne fuqi per procedurat doganore, ku masa e gjobes eshte 5 here me e larte se ne tatime. Penaliteti doganor i vitit 1999 eshte interpretuar edhe nga Gjykata Kushtetuese dhe eshte konsideruar konform ligjit themelor te shtetit dhe Kartes Evropiane te te Drejtave te Njeriut. Bode tha gjithashtu se, administrata tatimore shqiptare eshte rasti unikal krahasuar me vendet e tjera, ku nuk i jepet e drejta administrative per te ushtruar detyrat ne funksion te grumbullimit te te ardhurave per buxhetin e shtetit. Per shkak te kesaj situate, borxhi qe biznesi ka akumuluar ndaj administrates tatimore, arrin nje shume prej me shume se, 400 milione dollaresh, tha Bode.

    Ligji per procedurat tatimore, parashikon vendosjen e nje gjobe paraprake 15 per qind ndaj biznesit nese gjenden shkelje ne llogarite e kompanive nga tatimoret. Nepermjet ketij ligji, biznesi duhet te paguaje gjoben dhe pastaj te ankimoje ne gjykate. Miratimi i ketij ndryshimi ne legjislacionin tatimor u kontestua ashper nga grupe te interesit e sidomos organizatat e biznesit. Pikerisht per shkak te ketyre kundershtive, masa e gjobes u ul ne 15 per qind nga 100 per qind qe ishte parashikuar fillimisht. Kuvendi me shumice votash e ka miratuar ligjin ne fjale, i cili nuk ka mundur te marre edhe miratimin e presidentit.


    Koha jone
    #VamosArgentina

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Gjobat, Moisiu "rrezon" Berishen
    Rozeta Rapushi
    E Merkure, 09 Maj 2007


    Presidenti i Republikes rikthen ne Kuvend ligjin per gjobat, si antikushtetues. Ne limitin e kohes qe kishte ne dispozicion per te hedhur firmen e tij, kreu i shtetit vendos t'ia percjelle serish Kuvendit ligjin per te bere ndryshime, duke hequr percaktimin qe bizneset te detyrohen te parapaguajne 15 per qind te gjobes, pa dhene me pare nje vendim te formes se prere gjykata. Per te, arsyeja per te cilen nuk e dekretoi kete ligj, lidhet me dispoziten e tij qe: "Para se te paraqiten per shqyrtim gjyqesor, tatimpaguesit jane te detyruar te paguajne 15 per qind te cdo gjobe dhe interesi. Shqyrtimi gjyqesor i ceshtjeve zhvillohet sipas nje procedure gjyqesore te pershpejtuar, e cila nuk duhet t'i kaloje 60 dite", argumentoi Moisiu, duke ua bere te qarte deputeteve se kjo pike e ligjit bie ndesh me Kushtetuten. Konkretisht, me nenin 11, qe lidhet me parimin se sistemi ekonomik bazohet ne ekonomine e tregut dhe se prona private mbrohet njelloj me ligj.

    3 arsyet e Moisiut

    Kreu i shtetit u jep tre arsye deputeteve qe te ndryshojne ligjin e gjobave, qe, sipas tij, ka perplasje me dispozitat kushtetuese. Sipas Presidentit Moisiu, detyrimi per parapagimin e gjobes ne masen 15 per qind nga biznesi pa u shprehur me pare gjykata cenon disa dispozita kushtetuese dhe prish parimin e nje procesi te rregullt ligjor. "Duke qene nje denim, ai nuk mund te jete i ekzekutueshem, derisa te kete nje vendim gjyqesor te formes se prere qe ta konfirmoje ate. Kur nje organ administrativ gjobit individin apo subjektin, kundervajtesit kane te drejte te ankohen ne gjykate, pasi te kene ezauruar rrugen administrative, dhe vetem pasi vendimi gjyqesor te kete marre forme te prere, denimi administrativ, gjoba, behet e ekzekutueshme dhe vilet ashtu sikurse e percakton Kodi i Procedures Civile", sqaron Presidenti. Si arsye te dyte, se pse Kuvendi dhe qeveria qe e ka sjelle si ligj duhet ta rishikoje, Presidenti thekson se eshte fakti qe ligji shkel rregullat e ekonomise se tregut. "Parapagimi i gjobes, padrejtesisht, do ta vinte subjektin tatimor ne veshtiresi ekonomike, pasi ne varesi te mases se gjobes dhe te fuqise ekonomike, pagimi paraprak i gjobes mund te ndikoje drejtperdrejt dhe ne vete ekzistencen e subjektit tatimor", thote ai. Dhe se fundi, kreu i shtetit kundershton dhe afatin qe eshte parashikuar qe shqyrtimi gjyqesor per gjoben e vene ndaj biznesit te zhvillohet sipas nje procedure te pershpejtuar qe nuk duhet t'i kaloje 60 dite. "Me nje ligj te zakonshem percaktohen rregulla te procedimit ne gjykate, te ndryshme nga rregullat e procedimit qe gjykata ndjek ne te gjitha rastet e tjera, te percaktuara ne Kodin e Procedurave Administrative. Nese ky rregull, duke u vleresuar si nje diskriminim pozitiv, do te ishte i nevojshem, ai ose duhej te parashikohej ne Kodin e Procedurave Administrative ose ligji duhej miratuar me tri te pestat e gjithe anetareve te Kuvendit, sic eshte parashikuar ne nenin 81, pika 2 te Kushtetutes", permend Moisiu, i cili sqaron se ne te kundert, ky rregullim ben qe te krijohet konflikt midis ligjeve, aq me teper, ndermjet nje ligji qe miratohet me vote te cilesuar dhe nje ligji qe miratohet me shumice te thjeshte. Pas kthimit te ligjit, kreu i shtetit terhoqi edhe vemendjen e politikes, e cila nuk eshte konsultuar me grupet e interesit para propozimit te ligjit. "Nga takimet e shumta qe kam pasur, me faktorin e brendshem dhe ate nderkombetar, me eshte pretenduar se nuk eshte konsultuar si duhet dhe nuk eshte marre ne konsiderate sa duhet, mendimi i specialisteve dhe i grupeve te interesit", veren ai. Kete vendim Presidenti e mori, pasi u konsultua gjeresisht me grupet e interesit, shoqatat e biznesit. Keto te fundit u ankuan se detyrimi qe percakton ligji per pagesen nga biznesi te 15 per qind te mases se gjobes para se te marre nje vendim gjykata i demton rende dhe shkel te drejtat e tyre. Sipas tyre, ligji duhet te kthehet ne Kuvend e te permiresohet ne pranine e vete biznesit. Kunder ligjit eshte shprehur hapur edhe me vote opozita e majte, por edhe aleatet e qeverise.


    Koha jone
    #VamosArgentina

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    ligji i gjobave
    presidenti

    Kreu i shtetit publikon vendimin pėr ta rikthyer edhe njėherė nė Parlament


    Moisiu: Pse i ktheva “Gjobat”

    Presidenti: “Ligji bie ndesh me nenin 11 tė Kushtetutės”

    BLEDAR HOTI

    Presidenti i vendit, Alfred Moisiu, mori vendimin pėr tė rikthyer sėrish nė Parlament ligjin “Pėr gjobat”.



    Kreu i shtetit ka bėrė tė ditur dje qėndrimin e tij pėr projektligjin aq shumė tė debatuar kohėt e fundit “Pėr disa ndryshime nė ligjin nr.8560, datė 22.12.1999 “Pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė, tė ndryshuar”. Nė njė letėr drejtuar deputetėve tė Kuvendit, duke iu referuar nenit 43, paragrafi 2 i kėtij ligji ku thuhet se bizneset duhet tė paguajnė 15% tė gjobės para se t’i drejtohen gjykatės, kreu i shtetit vlerėson se ky nen bie ndesh me nenin 11 tė Kushtetutės. “Ky rregullim, sipas vlerėsimit tim, bie ndesh me disa dispozita kushtetuese. Konkretisht, me nenin 11, qė lidhet me parimin se sistemi ekonomik nė Republikėn e Shqipėrisė bazohet nė ekonominė e tregut dhe se prona private mbrohet njėlloj me ligj; me nenin 42 qė ka tė bėjė me garantimin pėr tė mos cenuar liritė dhe tė drejtat e njohura nė Kushtetutė pa njė proces tė rregullt ligjor; dhe sė fundi, me nenin 81, i cili pėrcakton ligjet, miratimi i tė cilave kėrkon njė shumicė tė cilėsuar”, thuhet nė letrėn qė kreu i shtetit i ka drejtuar Kuvendit. Njė tjetėr arsye qė Moisiu argumenton nė letrėn e tij drejtuar deputetėve ėshtė dhe parapagimi i gjobės. “Edhe pse nė masėn 15 pėr qind, padrejtėsisht do ta vinte subjektin tatimor nė vėshtirėsi ekonomike, pasi nė varėsi tė masės sė gjobės dhe tė fuqisė ekonomike, pagimi paraprak i gjobės mund tė ndikojė drejtpėrdrejtė dhe nė vetė ekzistencėn e subjektit tatimor. Kjo do tė krijonte pėr momentin disekuilibėr nė rregullat e ekonomisė sė tregut, duke krijuar situatė tė panevojshme negative pėr subjekte tė kėsaj ekonomie”, citohet nė letrėn e Moisiut drejtuar deputetėve. Gjithashtu, arsyeja qė kreu i shtetit ktheu kėtė ligj lidhet dhe me dispozitėn e nenit 43, paragrafi 2 i tij. “Kėshtu, neni 43, paragrafi 2 i ligjit ka kėtė formulim: “Para se tė paraqiten pėr shqyrtim gjyqėsor, tatimpaguesit janė tė detyruar tė paguajnė 15 pėr qind tė ēdo gjobe dhe interesi. Shqyrtimi gjyqėsor i ēėshtjeve zhvillohet sipas njė procedure gjyqėsore tė pėrshpejtuar, e cila nuk duhet t’i kalojė 60 ditė”, argumenton Moisiu.



    Arsyet e kthimit tė ligjit

    Arsyeja e mosdekretimit lidhet me dispozitėn e nenit 43, paragrafi 2 i tij. Kėshtu, neni 43, paragrafi 2 i ligjit ka kėtė formulim: “Para se tė paraqiten pėr shqyrtim gjyqėsor, tatimpaguesit janė tė detyruar tė paguajnė 15 pėr qind tė ēdo gjobe dhe interesi. Shqyrtimi gjyqėsor i ēėshtjeve zhvillohet sipas njė procedure gjyqėsore tė pėrshpejtuar, e cila nuk duhet t’i kalojė 60 ditė”.

    Ky rregullim bie ndesh me disa dispozita kushtetuese. Konkretisht, me nenin 11, qė lidhet me parimin se sistemi ekonomik nė Republikėn e Shqipėrisė bazohet nė ekonominė e tregut dhe se prona private mbrohet njėlloj me ligj.

    Bie ndesh me nenin 42 tė Kushtetutės, qė ka tė bėjė me garantimin pėr tė mos cenuar liritė dhe tė drejtat e njohura nė Kushtetutė pa njė proces tė rregullt ligjor; dhe sė fundi, me nenin 81, i cili pėrcakton ligjet, miratimi i tė cilėve kėrkon njė shumicė tė cilėsuar.

    Ligji nuk e ka bėrė dot mirė dallimin mes detyrimit tatimor dhe dėnimit administrativ, qė vjen pėr shkak tė shkeljes sė ligjit tė prezumuar pėr subjektin tatimor, pėr sa i pėrket detyrimit pėr parapagimin e tyre pėrpara fillimit tė procedurave ankimore.

    Gjoba prej 15% parapagim prish parimin e njė procesi tė rregullt ligjor. Individi detyrohet me ligj qė tė paguajė pjesėrisht dėnimin administrativ, i cili nuk ėshtė i njėjtė me detyrimin tatimor, pėrpara se ligjshmėria e kėtij dėnimi tė verifikohet nga gjykata. Nėse do paguhet 15 pėr qind, 50 pėr qind apo 100 pėr qind, kjo ėshtė ēėshtje konvencionale dhe vullneti, qė mund tė ndryshojė nė ēdo kohė nė qoftė se do tė pranohej qė parapagimi paraprak i gjobės apo njė pjese tė saj nuk vjen nė kundėrshtim me Kushtetutėn.

    Ekzekutimi paraprak i dėnimit administrativ, qoftė edhe i pjesshėm, shkel rregullat e njė procesi tė rregullt ligjor.
    Sė dyti, shkel rregullat e ekonomisė sė tregut. Parapagimi i gjobės, edhe pse nė masėn 15 pėr qind, padrejtėsisht, do ta vinte subjektin tatimor nė vėshtirėsi ekonomike, pasi nė varėsi tė masės sė gjobės dhe tė fuqisė ekonomike, pagimi paraprak i gjobės mund tė ndikojė drejtpėrdrejtė dhe nė vetė ekzistencėn e subjektit tatimor.



    Kompetenca
    Presidenti kthen ligjin e radhės

    Mes maxhorancės dhe presidentit prej kohėsh ka pasur konflikte nė lidhje me dekretimet e ligjeve, por dhe me vendimin e bujshėm pėr mosshkarkimin e kryeprokurorit, Theodhori Sollaku. Gjithashtu kėtu pėrfshihet dhe ligji “Pėr urbanizmin dhe legalizimin e zonave informale”, si dhe ligjin “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave”. Gjithashtu kėtu pėrfshihet dhe akti normativ qė ka tė bėjė me “Urbanistikėn”. Kėto vendime dhe kthime ligjesh qė janė cilėsuar si pjesė e reformave acaruan sė tepėrmi marrėdhėniet mes kryeministrit, Sali Berisha dhe presidentit, Moisiu. Konflikti ėshtė shtrirė gjithashtu dhe me pėrfaqėsuesit e tjerė tė maxhorancės, si kryeparlamentarja Topalli, ministrat e tjerė tė qeverisė.



    Maxhorancės i duhen 71 vota tė cilėsuara pėr ta miratuar ligjin pas kthimit nė Parlament nga Moisiu

    Ligji i Gjobave, rrezikohet miratimi
    PBDNJ e PDK paralajmėrojnė votėn kundėr. Leskaj: Do votoj kundėr

    Ligji i Gjobave tė biznesit rrezikon tė mos miratohet pėr herė tė dytė nė Parlament, pas kthimit qė i bėri dje presidenti, Alfred Moisiu.

    Rrjedhja e vazhdueshme e votave nė koalicionin e djathtė e bėn tė vėshtirė arritjen e numrit 71 nė Kuvend. Sipas Kushtetutės, njė ligj pasi rikthehet njėherė nga presidenti duhet tė marrė tė paktėn 71 vota pėr t’u miratuar dhe pėr tė hyrė nė fuqi automatikisht. Aktualisht, Partia Demokratike ka vetėm 53 vota nė radhėt e grupit tė saj parlamentar, pas deklarimit si deputet i pavarur i Gilman Bakallit. Por, edhe kėto vota nuk janė tė sigurta pėr demokratėt, nėse do tė kihet parasysh mėnyra se si u diskutua ligji nė grupin parlamentar dhe votimi nė orėt e vona tė 16 prillit. Kėshtu, gjatė diskutimit kundėr kėtij projektligji doli deputeti i Durrėsit, Sami Gjergji, ndėrsa deputeti, Preē Zogaj, propozoi ngritjen e njė gjykate qė do tė merret vetėm me trajtimin e ēėshtjeve tė biznesit. Ndėrkohė nė votimin nė Parlament kundėr ligjit votoi ish-ministri i Turizmit, Bujar Leskaj. I kontaktuar nga gazeta, Leskaj u shpreh se “gjatė rikthimit tė ligjit nė Parlament do tė votoj si herėn e parė”. Megjithėse nuk e shprehu hapur, kundėr kėtij ligji ishte edhe ish-ministri i Jashtėm, Besnik Mustafaj, teksa mungesa e tij gjatė diskutimit tė ligjit nė Parlament dhe debatet me kryeministrin Berisha e ēuan atė deri nė dorėheqje tė parevokueshme nga posti i shefit tė diplomacisė. Por, pas rikthimit tė kėtij ligji nga ana e kreut tė shtetit, kryeministri Berisha duhet tė nisė sėrish negociatat me aleatėt pėr tė mos rrezikuar dėshtimin e tij nė parlament. Kėshtu demokristianėt ende nuk kanė marrė njė vendim se si do tė votojnė pas rikthimit tė ligjit nė Parlament. Kryetari i grupit tė deputetėve demokristianė, Nikollė Lesi, i kontaktuar dje nga gazeta u shpreh se do tė jetė pikėrisht grupi parlamentar ai qė do tė vendosė. Pak ditė mė parė, Lesi u shpreh se do tė votojė kundėr kėtij ligji nėse ai do tė rikthehej nė Kuvend nga ana e kreut tė shtetit. Gjatė momentit tė diskutimit nė prill tė kėtij ligji, kryeministrit Berisha iu desh tė bėnte njė kompromis nė orėt e vona me PDK-nė pėr uljen e nivelit tė gjobės nga 25 nė 10% pėr tė marrė tetė votat e kėsaj partie. Ndėrkohė, demokratėt nuk kanė tė sigurta edhe tre votat e Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, tė cilėt nuk kanė vendosur ende se si do tė votojnė nė Parlament. Gjatė votimit pėr herė tė parė tė projektligjit, tre deputetėt e PBDNJ-sė votuan kundėr tij. Ndėrkohė, vota tė sigurta pėr demokratėt janė 11 tė Partisė Republikane, 2 tė Agrares, 2 tė Partisė Demokrate tė Re dhe 1 votė e Arjan Starovės.



    Rusmali: Nuk ka arsye kushtetuese

    Pas rikthimit tė ligjit nė Parlament nga ana e presidentit Moisiu, pėr maxhorancėn reagoi dje ministri i Drejtėsisė, Ilir Rusmali. Duke folur gjatė njė konference pėr shtyp, ai u shpreh se me gjithė arsyetimet e kreut tė shtetit, nuk ka asnjė motiv kushtetues pėr ta rikthyer ligjin e Gjobave nė Parlament. “Ushtrimi i kompetencės pėr tė vendosur veton ndaj njė projektligji ėshtė e parashikuar nė Kushtetutė, por besoj nga njohja qė kam me procedurėn nuk ka asnjė lloj motivi kushtetues pėr ushtrimin e kėsaj vetoje. Megjithatė, kjo ėshtė zgjedhja e Presidentit tė Republikės”, u shpreh Rusmali.



    Votat e tė djathtėve

    Vota pro ligjit
    PD 51
    PR 11
    PDR 2
    PAA 2
    PBLD 1

    Tė pavendosur
    PDK 8
    PBDNJ 3

    Kundėr ligjit
    Spartak Ngjela
    Gilman Bakalli
    Bujar Leskaj



    Szekely : Tė ruhet e drejta e ankimimit
    Ligji, FMN: Mbėshtesim iniciativat e qeverisė

    Ligji i Gjobave ndaj biznesit ka marrė edhe OK nga ndėrkombėtarėt. Gjatė njė deklarate pėr mediat, Istvįn P. Székely, shef misioni i Fondit Monetar Ndėrkombėtar pėr Shqipėrinė ėshtė shprehur se mbėshtet ēdo iniciativė tė qeverisė nė luftėn kundėr informalitetit. “Shqipėria ndodhet nė njė situatė problematike pėr sa i pėrket mbledhjes sė tė ardhurave dhe ky ishte edhe njė nga faktorėt qė ndikoi nė ndėrmarrjen e kėtij hapi nga ana e qeverisė” tha ai. Sipas shefit tė misionit tė FMN-sė, duhet tė ruhet e drejta e ankimimit. Deklarata e shefit tė misionit tė FMN-sė vjen njė ditė pas mosdekretimit tė kėtij ligji nga Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu. Nė kėtė pikė, ministri i Financave, Ridvan Bode, u shpreh se kjo ėshtė njė e drejtė e presidentit, qė kur gjen arsye ligjore pėr tė kthyer ligje nė Parlament, pėr tė verifikuar bazueshmėrinė ligjore tė akteve tė nxjerra, t’ia kthejė dhe t’ia adresojė Kuvendit. “Por nė fakt, ky ligj nė pėrmasa tė tjera dhe nė detyrimin pėr parapagim 100% deri nė 5 fish tė gjobės ėshtė dekretuar njė herė nga presidenti dhe ėshtė votuar njė herė nga Kuvendi nė vitin 1999 dhe ka po ashtu njė interpretim tė Gjykatės Kushtetuese qė e konsideron atė kushtetues dhe nė pėrputhje me Kartėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut”, ka thėnė ministri. Sipas tij, ky ėshtė vendimi i Gjykatės Kushtetuese i datės 9 prill 2003. Por sipas ministrit kjo ėshtė njė ēėshtje qė i takon presidentit dhe Kuvendit dhe nuk ka tė bėjė me qeverinė. Njė tjetėr nismė e qeverisė qė mori OK nga ndėrkombėtarėt ishte edhe vendimi i qeverisė “Pėr pėrcaktimin e pagės referuese”.

    © 2003 Gazeta Panorama
    #VamosArgentina

  5. #95
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Mojsiu Ndegjon Partin Qe Organizoj Krimin E Organizuar!!!

    Citim Postuar mė parė nga thekthi
    [B]Ligji i “gjobave”, Moisiu degjon biznesin 15 familjeve mafjoze Shqipetare!!!
    Citim Postuar mė parė nga thekthi



    Presidenti Moisiu i ka vijuar takimet per te ashtuquajturin ligji i gjobave me drejtuesit kryesore te shoqatave te biznesit. Burimet zyrtare te presidences njoftuan se, pjesemarresit ne kete takim i shprehen kryetarit te shtetit shqetesimin e tyre te perbashket per ligjin e miratuar nga Kuvendi i Shqiperise per procedurat tatimore. Ata i parashtruan Presidentit verejtjet sa i perket natyres ligjore dhe praktike te ketij ligji, duke nenvizuar nevojen per rishikimin e tij mbi bazen e nje dialogu me te gjere me biznesin. Duke vene ne dukje rendesine qe ka per zhvillimin progresiv te ekonomise ne vend lufta kunder informalitetit, presidenti Moisiu theksoi se eshte i vendosur per konsolidimin e shtetit ligjor. Kryetari i shtetit vuri ne dukje se ka ndjekur me vemendje situaten, si dhe beri me dije se do te vijoje konsultimet ne procesin e shqyrtimit prej tij te ligjit per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise. “Ekspozuam arsyet tona per ndryshimet qe duhet te behen me qellim qe te gjithe te arrijme ne nje perfundim te perbashket”, tha Artan Dulaku, president i Shoqates se Ndertuesve. Presidenti Moisu, i cili pak dite me pare tha se, nuk do te dekretonte projektligjin per procedurat tatimore pa u keshilluar me pare me te gjitha grupet e interesit. Ne kete angazhim ai ka marre takimin e tij te pare per kete ceshtje me Perfaqesine e FMN ne vendin tone pak dite me pare. Burimet ne Presidence pohojne se ne ditet ne vazhdim takimet e presidentit me autoritete te fushes se ekonomise do te vazhdojne, me synim arritjen e nje konkluzioni te qarte, ne lidhje me qendrimin qe do te mbahet per dekretimin e projektligjit, tashme shume te debatueshem.









    Ndryshimet nė ligjin e gjobave, nė bazė tė marrėveshjes me FMN-nė







    Nė marrėveshjen e vendit tonė me misionin e Fondit Monetar Ndėrkombėtar ėshtė parashikuar qė ndryshimet nė procedurat tatimore tė bėhen nė fillim tė ēdo viti, ndėrsa ndryshimet nė shkallėn e taksave tė bėhen nė mesin e ēdo viti. Zyrtarė tė ministrisė saktėsuan dje se, ligji i ri i procedurave tė tatimeve ėshtė nė kuadėr tė marrėveshjes qė qeveria shqiptare ka me Fondin Monetar Ndėrkombėtar, pėr tė bėrė ndryshime nė pėrmirėsimin e procedurave tė mbledhjes sė tė ardhurave dhe se, nė tė vėrtetė, puna pėr pėrpilimin e kėtij projektligji ka nisur qė nga muaji nėntor i vitit tė shkuar dhe po tė mos ishin zgjedhjet lokale, tė cilat ngadalėsuan punėn e parlamentit, ky ligj do tė ishte miratuar qė para dy muajsh. “Nė marrėveshjet qė kemi me Fondin Monetar Ndėrkombėtar, - thanė burimet, - ėshtė parashikuar qė tė mos bėhen ndėryshime tė legjislacionit fiskal pėr shkallėn e tatimit nė fillim tė vitit, por ato tė bėhen nė mesin e tij dhe po nė kėto marrėveshje thuhet se ndryshimet nė procedurat tatimore duhet tė bėhen nė fillim tė vitit.” Ligji i ri i gjobave siē quhet, ku njė biznes qė ka marrė njė gjobė duhet ta paguajė atė sė bashku me vlerėn e detyrimeve para se tė ketė njė vendim tė gjykatave, ėshtė pjesė e marrėveshjes pėr tė pėrmirėsuar mėnyrėn e mbledhjes sė tė ardhurave dhe pėr tė mundėsuar mė sė shumti edhe formalizimin e ekonomisė. Nė ligjin e ri tė procedurave fiskale ka disa probleme, tė cilat, nė fakt, janė mė sė shumti probleme qė ngėrthejnė dobėsinė e sistemit tė drejtėsisė, i cili nuk mund t’iu pėrgjigjet kėrkesės qė kanė bizneset dhe tatimet nė lidhje me vendimet e inspektorėve tė tatimeve. Burimet saktėsuan se, fokusi kryesor i projektligjit tė procedurave tė reja nė tatime ka qenė mpakja e peshės qė mund tė ketė njė inspektor nė kontrollet ndaj njė biznesi. Duke mundėsuar me ligj pagimin e vlerės sė detyrimit tė tatimeve dhe tė njėzet e pesė pėr qind tė gjobės, duket sikur inspektorėt janė mė tė fuqishėm dhe mund tė bėhen arbitrarė, por, nė fakt, me kėtė ligj, atyre nuk iu mbetet nė dorė asnjė mundėsi korruptimi, pasi biznesi nuk ka mė aq shumė arsye tė paguajė njė inspektor dhe anasjelltas, por ėshtė i detyruar tė shkojė nė gjykatė. Ligji, tashmė ėshtė shumė mė i qartė dhe lė pak vend pėr kompromis mes njė inspektori tė korruptuar dhe njė biznesi. Megjithatė, ende nė administratėn e tatimeve po vijion njė refromė mjaft e thellė pėr ta bėrė atė mjaft transparente dhe mjaft pė paatakueshme, kur ēdo biznes do tė ketė tė drejtėn tė ankohet dhe pėr kėtė do tė ketė njė pėrgjigje.

  6. #96
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Dolem tek ajo qe diskutuam.. varferia e takses...



    Tatimet dėshtojnė, bien tė ardhurat nė 3-mujorin e parė

    Zbulohet shkaku i "lodhjes" sė ish-drejtorit Prifti

    Pikėrisht nė kohėn kur qeveria po pėrpiqet tė imponojė pagat nė sektorin privat, tė dhėnat zyrtare nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve flasin pėr njė ulje tė ndjeshme tė tė ardhurave nga taksat e punės. Gjatė 4 muajve tė parė tė kėtij viti, tė ardhurat nga sigurimet shoqėrore dhe ato shėndetėsore ishin 11,7 miliardė lekė nga 12,16 miliardė qė ishin nė tė njėjtėn periudhė tė njė vitit mė parė. Rėnia e tė ardhurave nga kjo taksė me rreth gjysmė miliardė lekė ose 5 milionė dollarė duket se ka qenė edhe njė nga shkaqet kryesore tė "lodhjes" sė ish-drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Tatimeve, Alfred Prifti. Por njė tjetėr tregues qė ka shėnuar rėnie tė ndjeshme krahasuar me njė vit mė parė ėshtė edhe ai i tė ardhurave nga tatimi mbi fitimin. Pėr periudhėn janar-prill 2007, administrata tatimore arriti tė mbledhė vetėm 7,15 miliardė lekė tė ardhura nga tatimi mbi fitimin, ose afro 600 milionė lekė nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė njė vitit mė parė. Tė dyja kėto taksa, si tatimi mbi fitimin dhe taksa e punės pritet qė tė pėsojnė ndryshime tė rėndėsishme duke filluar qė nga gjashtėmujori i dytė i kėtij viti, si pasojė e hyrjes nė fuqi tė taksės sė sheshtė. Drejtori Prifti duket se e kishte kuptuar fare mirė se pėrgjysmimi i tatimit mbi fitimin mund tė rezultonte fatal pėr financat e shtetit dhe se rezervat e informalitetit nuk ishin edhe aq shumė tė mėdha sa deklaronin eprorėt e tij nė Ministrinė e Financave kur njoftonin ulje taksash. Rasti i tė ardhurave nga tatimi mbi fitimin, nga taksat e punės dhe atyre nga taksat e biznesit tė vogėl kanė hedhur pėrfundimisht poshtė pretendimet e qeverisė se ulja e nivelit tė taksave sjell rritje tė tė ardhurave nė buxhet.

    Taksat e biznesit tė vogėl

    Qeveria dėshtoi nė objektivin e saj pėr tė rritur tė ardhurat nė buxhet nėpėrmjet formalizmit tė ekonomisė. Vendimi politik i kabinetit "Berisha" rreth dy vjet mė parė pėr tė ulur taksat e biznesit tė vogėl dhe tatim-fitimin nuk ia ka arritur qėllimit. Nė atė kohė, qeveria demokratike e sapoardhur nė pushtet, pretendonte se me uljen e kėtyre detyrimeve, biznesi do tė prirej pėr t‘u formalizuar dhe tė ardhurat e munguara pėr shkak tė uljes sė taksave do tė kompensoheshin nga rritja e bazės sė tatueshme. Por tė dhėnat zyrtare tė Ministrisė sė Financave tregojnė se tė ardhurat nga tatimi mbi biznesin e vogėl nė fund tė vitit 2006 zunė vetėm 0,3 pėr qind tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto duke shėnuar kėshtu rezultatin mė tė ulėt qė prej vitit 2002. Edhe tė ardhurat e siguruara nga tatimi mbi fitimin nė fund tė vitit 2006 pėrbėnin vetėm 2 pėr qind tė PBB-sė, shifėr kjo mė e ulėt se ajo e viteve 2004-2005. Pavarėsisht pretendimeve tė Ministrisė sė Financave pėr rritje tė ndjeshme tė numrit tė bizneseve tė regjistruara pėr herė tė parė, disa tregues tė tė ardhurave nga taksat kanė ardhur nė rėnie. Rritja e tė ardhurave nga taksat e biznesit tė vogėl pėrbėjnė vetėm njė nga objektivat ku qeveria ka dėshtuar. Njė situatė e ngjashme ka ndodhur edhe me tė ardhurat nga kontributet. Vitin e kaluar, qeveria uli me 9 pikė pėrqindje kontributet e sigurimeve shoqėrore dhe atyre shėndetėsore. Tė dhėnat tregojnė se ky zė nė prodhimin e pėrgjithshėm kombėtar ėshtė rritur, por shumė pak, vetėm 0,05 pėr qind ēka duket se ka ardhur vetėm si pasojė e uljes sė papunėsisė dhe jo zvogėlimit tė informalitetit.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #97
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Bomba e Rulit: Gjysma e bizneseve po falimentojnė

    Ekspertėt thonė se kostoja e mbylljes sė kėtyre ndėrmarrjeve do tė jetė shumė e lartė pėr ekonominė



    Ministri i Ekonomisė, Genc Ruli, ka lėshuar njė deklaratė tė fortė kur ėshtė shprehur se gjysma e bizneseve nė Shqipėri janė tė falimentuara dhe tė pėrfshira nė njė zinxhir pafund borxhesh te njėri-tjetri. Ruli i ka mėshuar idesė sė tij tė pėrhershme se nė Shqipėri duhet tė nisė dhe tė njihet procesi i falimentimit, sepse, sipas tij, kėshtu do tė mbeteshin nė treg sipėrmarrjet mė tė shėndetshme.(?) "Gjysma e bizneseve po t‘i shohėsh edhe nė bilancet kontabile duken tė shėndetshme kur nė fakt, nuk janė tė tilla dhe nuk janė prej kohėsh tė shėndetshme. Duhet qė gjithė ky zinxhir i madh borxhesh tė akumuluara tė kėputet dhe bizneset tė fillojnė tė kenė rrjedhshmėri nė qarkullimin e kapitaleve tė tyre", tha Ruli. Si njė njohės i mirė i Ekonomisė, Ruli, e kishte paralajmėruar qė mė parė kėtė, teksa dy vjet mė parė nė emisionin "Top Show", nė "Top Channel" deklaronte se njė numėr shumė i madh biznesesh janė nė prag tė falimentimit pėr shkak tė mbylljes sė ciklit tė tyre. Madje, deklarata e tij, u pasua edhe nga njė analizė, e hollėsishme e njė zyrtari tė lartė nė Drejtorinė e Tatimeve, i cili argumentonte se falimenti rrezikonte edhe njė numėr tė madh kompanish mjaft tė njohura nė vend, pėr shkak tė problemeve financiare qė kishin. Nė atė kohė, Ruli e kishte cilėsuar fenomenin si normal, qė nė kėtė pikė tregon se ekonomia ka filluar tė zhvillohet. Por ekspertėt thonė se kur gjysma e sipėrmarrjeve pėrballen me vėshtirėsi serioze financiare, atėherė kjo vetėm normale nuk mund tė quhet.

    Sinjalet

    Sinjalet se biznesi shqiptar po kalon kohėra tė vėshtira ishin dhėnė qė mė parė. Vėzhgimet tregojnė se kohėt e fundit, kompanitė shqiptare po pėrdorin gjithmonė e mė shumė forma tė pazakonta transaksionesh, larg atyre tradicionale me para. Madje, kjo dukuri ka pėrfshirė edhe atė sektor, i cili prej disa vitesh cilėsohet si mė fitimprurėsi nė vend. "Ka mė shumė se 2 vjet qė nuk po shohim mė para me sy. Po shesim apartamente nė kėmbim tė mallrave tė tjerė dhe jo me para nė dorė," deklaroi pak muaj mė parė kreu i Shoqatės sė Ndėrtuesve, Artan Dulaku, nė Komisionin Kuvendor tė Ekonomisė. Por format e kleringut apo karteringut, po pėrdoren gjithmonė e mė shumė edhe nė sektorė tė tjerė tė ekonomisė si shėrbimet, bujqėsia etj. Kjo tregon qartė se njė pjesė e konsiderueshme e bizneseve nė vend po vuajnė mungesėn e likuiditetit.

    Biznesi

    Ministri Ruli nuk ka preferuar tė ndalet nė faktorėt qė e kanė sjellė nė kėtė situatė kaq tė vėshtirė biznesin shqiptar, madje ai nuk ka dhėnė asnjė rrugėzgjidhje tjetėr pėrveē falimentimit. Por biznesi nė Shqipėri jep mbi 80 pėr qind tė Produktit tė Brendshėm Bruto dhe ėshtė faktori kryesor qė pėrcakton zhvillimin ekonomik tė vendit. Specialistėt thonė se njė falimentim masiv i sipėrmarrjeve nė vend do tė kishte kosto shumė tė larta pėr ekonominė shqiptare duke rritur numrin e tė papunėve dhe duke penalizuar rritjen ekonomike.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007

    *~*~*~*~*

    Dhe jo vetem do te rritet numri i te papuneve, por gradualisht do te rritet dhe norma e inflacionit akoma me shume.. Do te zhvleresohet edhe me teper leku shqiptar etj etj etj..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ligji per gjobat i kalon Kuvendit

    E Hene, 28 Maj 2007


    Fatjona Mejdini

    Qeveria ka vendosur te mos beje asnje ndryshim ne ligjin per gjobat e biznesit dhe ate per Auditin e Brendshem, pas mosdekretimit nga ana e Moisiut te ketyre nismave. Zevendesministri i Financave, Florion Mima dhe ai i Integrimit, Albert Gajo, deklaruan dje ne nje konference te perbashket per shtyp, pas konsultimeve ne Bruksel, se keto nisma ishin ne perputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Sipas tyre, "nuk ka asnje arsye qe ligjet e qeverise te miratuara ne Kuvend dhe te rrezuara ne Presidence, t'i nenshtrohen ndryshimeve. Mima dhe Gajo vune ne dukje se BE vleresoi faktin qe keto nisma po ndermerreshin edhe ne kuadrin e menaxhimit te borxhit publik. "Perfaqesuesit e BE-se shprehen habine e tyre per mosdekretimin e ligjeve nga ana e Presidentit Moisiu", cituan dy zyrtaret e qeverise.

    "Komisioni Evropian mbeshtet miratimin e ligjit te auditit te brendshem, ate te gjobave, vlereson sherbimin doganor dhe ate tatimor, si dhe vlereson perpjekjet e Qeverise shqiptare per menaxhimin e borxhit publik", detajuan dy zv/ministrat. Mima, shpjegoi se KE ka qene ne te njejtin mendim me Fondin Monetar Nderkombetar qe procesi i mbledhjes se detyrimeve te papaguara duhet te ndahet nga ai i ankimimit te subjekteve.

    Nga ana tjeter, ne lidhje me ligjin e Auditit, Florion Mima vleresoi se Presidenti eshte keqkuptuar me kete nisme, duke qene se ndryshimet ne kete institucion nuk kane per qellim te konkurrojne me ligjin e Kontrollit te Larte te Shtetit. "Ne lidhje me ligjin e Auditit, komisioneret e BE-se thane se ka nje keqkuptim te madh me kete ligj", evidentoi Mima. Ai shtoi se ne kete pike KE ofron asistencen e saj teknike, per te argumentuar se projekti i paraqitur nga Qeveria shqiptare i permbush te gjitha standardet nderkombetare.

    "Perfaqesuesit e KE-se nenvizuan se ky ligj nuk eshte konkurrues me ate ekzistues te Kontrollit te Larte te Shtetit, por ndihmon edhe me shume kete te fundit, per plotesimin e funksioneve te tij", citoi zv/ministri i Financave Mima. Te dy zv/ministrat kembengulen se FMN dhe KE, kane mbeshtetur edhe iniciativat e qeverise per taksen e sheshte. Po keshtu, Mima dhe Gajo evidentuan faktin se "KE u njoh me permiresimet e situates energjetike dhe minimizimin e efekteve qe vijne nga mungesa e energjise mbi ekonomine shqiptare". Organizmi evropian ka marre te dhena konkrete dhe per masat afatshkurtra dhe afatmesme qe po ndermerren per permiresimin e situates financiare te Korporates Elektroenergjitike Shqiptare.
    #VamosArgentina

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    BE: Nisma per gjobat e biznesit dhe per Auditin ne perputhje me standartet

    E Hene, 28 Maj 2007


    Fatjona Mejdini

    Partia Demokratike duket e vendosur per te mos bere asnje ndryshim ne ligjin per gjobat e biznesit dhe ate per Auditin e Brendshem edhe pas refuzimit edhe pas mosdekretimit nga ana e Moisiut te keyre nismave. Zv/ministri i Financave, Florion Mimo dhe ai i Integrimit, Albert Gajo deklaruan ne nje konference te perbashket per shtyp pas konsultimeve ne Bruksel se keto nisma ishin ne perputhje me standartet e Bashkimit Europian dhe nuk kishin asnje arsye per t'ju nenshtuar ndryshimeve. Sipas tyre, BE vleresoi faktin qe keto nisma po ndermerreshin edhe ne kudrin e menaxhimit te borxhit publik si dhe perfaqesuesit e BE-se shprehen habine e tyre per mosdekretimin e ketyre drafteve nga ana e presidentit Moisiu.

    " Komisioni Europian mbeshtet miratimin e ligjit te auditit te brendshem, ligjin e gjobave, vlereson sherbimin doganor dhe ate tatimor, si dhe vlereson perpjekjet e Qeverise shqiptare per menaxhimin e borxhit publik Perfaqesuesit e BE-se shprehen habine e tyre per mosdekretimin e ketyre ligjeve", u shprehen diten e djeshme dy zv/ministrat. Zv/ministri Financave, Mima shpjegoi se KE ka qene ne te njejtin mendim me FMN qe procesi i mbledhjes se detyrimeve te papaguara duhet te ndahet nga procesi i ankimimeve te subjekteve. Nga ana tjeter ne lidhje me ligjin e Auditit, Florion Mima theksoi se presidenti eshte keqkuptuar me kete nisme, duke qene se ndryshimet ne kete institucion nuk kane per qellim te konkurrojne me ligjin e Kontrollit te Larte te Shtetit.

    "Ne lidhje me ligjin e Auditi komisioneret e BE-se thane se ka nje keqkuptim te madh me kete ligj dhe ofruan asistencen e tyre teknike per te argumentuar se projekti i paraqitur nga Qeveria shqiptare i permbush te gjitha standardet nderkombetare. Perfaqesuesit e KE-se nenvizuan se ky projektligj nuk eshte nje ligj konkurrues me ligjin ekszitues te Kontrollit te Larte te shtetit, por ndihmon edhe me shume kete te fundit, per plotesimin e funksioneve te tij ", deklaroi zv/ministri i Financave. Dy zv/ministrat theksuan se nga FMN-ja, edhe KE ka mbeshtetur edhe iniciativa e qeverise per taksen e sheshte. Po keshtu zv/ministrat theksuan se KE u njoh me permiresimet e situates energjitike dhe minimizimin e efekteve qe vijne nga mungesa e energjise mbi ekonomine shqiptare, si dhe masat afatshkurtra dhe afatmesme qe po ndermerren per permiresimin e situates financiare te KESH.

    Ligji i gjobave, mazhoranca veshtiresi per te rrezuar dekretin e Moisiut

    Mosndryshimi i ligjit te gjobave nga ana e PD-se rrezikon edhe miratimin e tij ne Kuvend, duke qene se kerkohen 71 vota te mazhorances per te rrezuar dekretin e Moisiut i cili e ka kundershtuar kete ligj. Nga aleatet e PD-se, 3 deputetet e PBDNJ-se jane shprehur se do te qendrojne kunder ligjit, duke qene se e quajne te gabuar dhe kane votuar kunder tij qe heren e pare kur eshte votuar ne Kuvend. Nga ana tjeter, deputeteve te djathte kunder ligjit si Spartak Ngjela dhe Bujar Leskaj, pritet t'ju shtohet edhe vota kunder e deputetit te Shkodres, Gilman Bakalli dhe ajo e biznesmenit ne grupin e PD-se, Sami Gjergjit. Po keshtu grupi parlamentare i PDK-se ende nuk ka marr nje vendim mbi miratimin ose jo te kesaj nisme. Kryetari i grupit te PDK-se, Nikoll Lesi u shpreh per " Koha Jone" se diten e sotme pritet te merret vendimi per miratimin ose jo te kesaj nisme te mosdekretaur nga ana e presidentit Moisiu. Megjithese kryetari i PDK-se, Nard Ndoka ka theksuar se do te votoj pro kesaj nisme, refuzimi i pjeses tjeter te grupit parlamentare te PDR-se per ta votuar, do te sjell qe dekreti i Moisiut te mos arrij te rrezohet dhe per pasoje nisma e PD te mos qendroj me. Nga ana tjeter ne rastin se 71 votat e mazhorances e miratojne kete nisme, presidenti Moisiu nuk ka te drejten te ndaloj hyrjen ne fuqi te ketij ligji. Pak kohe me pare kryeministri Berisha ka deklaruar se ne keto nisma te rendesishme nuk kishte nevoje te nderrmerej asnje ndryshim, duke qene se ishin ne perputhje me standartet e BE-se.

    F.M




    Koha jone
    #VamosArgentina

  10. #100
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Kapteri I Mafjes Ne Presidence!!!

    E Ka Kthyer Kapteri I Mafjes Se Binte Ne Kallon E Mafjes Shqipetare .ku

    Kapteri Ka Poste Te Rendesishem Ne Mafjen Shqipetare!!!

    Parlamenti Do Ta Miratoj Perseri Pa Asnje Ndyshim !!!!

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Qeveria miraton "Kėshillin Konsultativ tė Biznesit'
    Nga Albo nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2006, 02:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •