Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 107
  1. #1
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Kuvendi miraton ligjin e gjobave ndaj biznesit

    • Edhe pse ligji u miratua nė parim dhe mė vonė do tė miratohet nen pėr nen, duket se qeveria ishte e vendosur pėr tė mos hequr dorė nga kėrkesa e saj

    Biznesi gjendet i rrezikuar nga venia e gjobave. Kuvendi dje pas debatesh tė ashpra vendosi tė kalojė nė parim ndryshimet nė ligjin pėr procedurat tatimore me 60 vota pro, 18 kundėr e 6 abstenime. Edhe pse ligji u miratua nė parim dhe mė vonė do tė miratohet nen pėr nen, duket se qeveria ishte e vendosur pėr tė mos hequr dorė nga kėrkesa e saj e sanksionuar tashmė me ligj se nėse do tė vendoset njė gjobė ndaj biznesit, ajo duhet tė paguhet menjėherė me para nė dorė. Kjo sipas argumentimit tė qeverisė bėhet pėr tė luftuar informalitetin nė ekonominė shqiptare.
    Gjatė seancės plenare, ėshtė hedhur hapi i parė drejt miratimit tė projektligjit mė tė debatuar nė kėtė paketė gjatė gjithė ditėve tė fundit.
    Sipas ligjit tė ri qė miratoi parlamenti, ēdo biznesi qė i ėshtė vendosur gjobė, gjatė kohės qė paraqitet pėr apelim nė shkallė administrative, mund tė paguajė vetėm detyrimin tatimor, por jo gjobat dhe interesat qė lidhen me kėtė detyrim. Ndėrsa nėse do vazhdojė apelimi nė gjykatė, atėherė biznesi detyrohet tė paguajė ēdo gjobė edhe interes qė lidhet me detyrimin tatimor qė kishte.

    Ashpėrsimi i masave

    Ndėrkohė sipas ligjit tė ri qė u kalua nė parim dje nė Kuvend, pritet tė ashpėrsohen masat ndaj biznesit. Ndėrsa gjatė qeverisjes socialiste, biznesi sipas ligjit qė ishte nė fuqi, mundej qė nėse nuk ishte regjistruar me ēertifikatė tatimore penalizohej me mbylljen e veprimtarisė pėr 15 ditė, me ligjin e miratuar dje nė Kuvend, ēdo biznesi i mbyllet aktiviteti deri nė nxjerrjen e licensės tatimore. Nėse me ligjin e kaluar, kalimi i afateve tė regjistrimit dėnohej me gjobė deri 75 mijė lekė, me ligjin e miratuar dje ka vetėm sekuestro tė biznesit. Ndėrsa pėr bizneset transport, merret leja e qarkullimit tė mjetit.
    Janė shtuar penalitetet edhe pėr ēėshtjen e mosnjoftimit nė organet tatimore mbi vendndodhjen e re tė biznesit. Sipas ligjit tė vjetėr, ky mosnjoftim kishte bėnte vetėm me gjobė 35 mijė lekėshe, ndėrsa me ligjin e ri shkohet deri nė bllokim tė biznesit. Dhe nėse biznesi vazhdon punėn edhe pas bllokimit, atij i sekuestrohet pasuria, pa e ditur nėse do tė vazhdojnė procedurat mė nė gjykatė apo jo.

    Ndryshimet

    Nė seancė u miratua edhe projektligji “Pėr akcizat”, i cili parashikon reduktimin e nivelit tė akcizės pėr nėnproduktet e naftės si lėndė djegėse, solar dhe mazut; ndryshimet nė ligjin “Pėr Tatimin mbi tė Ardhurat”, qė kanė tė bėjnė me pėrjashtimin nga detyrimi tatimor tė tė ardhurave nga veprimtaria e personave jorezidentė nė njė shtet tjetėr; ndryshime nė regjimin e TVSH-sė lidhur me qiratė e banesave e objekteve, etj.

    Genc Kondi

    Gazeta Shqiptare.

  2. #2
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Kuvendi miraton ligjin e gjobave ndaj biznesit

    Pėrvoja e tregtarėve: Nėse ēėshtja shkon nė gjykatė, lekėt nuk i marrim kurrė


    Alarmohet biznesi i vogėl. Projektligji qė ka miratuar parimisht Kuvendi ėshtė cilėsuar "komplet i pakuptimtė" nga tregtarėt e pikave tė quajtura tė mesme dhe tė vogla tė tregtimit nė kryeqytet. Sipas tyre, njė nismė e tillė tregon fare qartė se qeveria kėrkon t‘i falimentojė disa biznese pėr t‘i hapur rrugėn e lulėzimit disa bizneseve tė tjera. Nė kėtė mėnyrė, kėto biznese qė do tė favorizohen, nė tė njėjtėn kohė do tė kenė tė gjitha premisat pėr tė krijuar monopole. Dhe jo vetėm kaq. Edhe pse nė ditė feste dhe nė "xhiro" tė mira, bizneset janė alarmuar duke menduar se si do ta gjejnė zgjidhjen pėr tė penguar ligjėrimin pėrfundimtar tė draftit qė kaloi parimisht javėn e kaluar nė Kuvend. Njė pjesė e mirė e bizneseve tė vogla, jo vetė qė nuk mund ta pranojnė njė vendim tė tillė, se do tė ishte sikur tė bėnin "autogol". Njė pjesė tjetėr, e cila prej kohėsh nuk ka pasur fitime, tashmė po mendon qė ta lėrė biznesin dhe tė mos presė tatimorėt qė t‘i japin fund biznesit tė tyre. Pas miratimit tė projektligjit dhe pas reagimeve tė bizneseve tė mėdha, shoqatave qė kanė lidhje me biznesin, deputetėve tė opozitės dhe specialistė tė politikave fiskale, dje gazeta "Shqip" ka kryer njė vėzhgim nė disa pika, ku, sipas fitimeve dhe hapėsirės, ligji i klasifikon si biznese tė vogla. Konkretisht, ushqimoret, ose minimarketet qė ndodhen brenda lagjeve tė kryeqytetit, dyqanet e veshjeve, fast-food, bare apo lokale kanė reaguar ashpėr ndaj kėtij projektligji, pėr tė cilin jo vetėm qė nuk janė njoftuar, por nė tė njėjtėn kohė bie nė kundėrshtim me interesat e tyre. "Jemi nė rregull me tatimet, gjithmonė kemi qenė. Por, ky ligj ėshtė i pakuptimtė nga njė anė dhe shkatėrrues nga ana tjetėr". "Me kėtė ligj, qeveria kėrkon tė ēojė drejt falimentimit disa biznese dhe mė pas i lė rrugė tė lirė lulėzimit tė disa bizneseve tė tjera, duke krijuar kėshtu edhe monopole". "Ky projektligj bie ndesh me parimet e zhvillimit tė biznesit dhe nė tė njėjtėn kohė qė zhvillimit tė tregtisė. Nuk jemi dakord dhe mendojmė se njė projektligj i tillė dėmton shumė biznesin nė pėrgjithėsi, por mbi tė gjitha tė vegjlit". Kėto kanė qenė deklaratat e djeshme tė drejtuesve tė kėtyre pikave tė tregtimit nė kryeqytet. Por, pavarėsisht kėsaj, njė pjesė e mirė e tyre ishin tė shqetėsuar jo vetėm pėr kėtė nismė dhe pėr pasojat e saj. Tregtarėt e vegjėl ishin tė alarmuar edhe pėr faktin se njė vendim i tillė ėshtė njė mėnyrė pėr tė rrėnuar njė pjesė tė mirė tė bizneseve tė vogla. Tė parapaguash gjobėn ėshtė njėsoj si tė fundosėsh vetė biznesin tėnd. "Po t‘i futesh rrugės sė ankimeve nė gjykatė, proceseve dhe deri sa tė marrėsh tė drejtėn, ėshtė njė rrugė tepėr e gjatė. Tė marrėsh paratė ėshtė pothuajse mision i pamundur", thanė tregtarėt. Sipas tyre, shteti, zyra e pėrmbarimit, i ka shuma tė papaguara bizneseve dhe pėrfaqėsive mė tė rėndėsishme, tė cilat edhe sot e kėsaj dite nuk ua ka kthyer tė drejtėn, nė kėtė rast paratė. Duke pėrmbledhur tė gjitha prononcimet dhe deklaratat e tregtarėve tė vegjėl, ky ligj, sipas tyre, ėshtė krijuar qėllimisht, pėr tė "hequr qafe" disa biznese dhe pėr tė bėrė qė tė lulėzojnė disa tė tjerė, sipas interesave pėrkatėse. Dhe nė tė njėjtėn kohė njė ligj i tillė, jo vetėm qė nuk reflekton njė shtet ligjor dhe vendosje rregullash, por nė tė njėjtėn kohė fshehtėsia me tė cilėn u pėrgatit ky projektligj shpreh qartė se iniciativa tė tilla ndėrmerren vetėm me njė qėllim. Plotėsimin e qėllimeve personale dhe pėrmbushjen e kapriēiove tė atyre qė i kanė pėrmbledhur kėto ndryshime pa kuptim nė njė "vėllim" projektligji. Ndėrkaq, deputetė tė opozitės kanė deklaruar se do tė kėmbėngulin pėr tė mos e ligjėruar pėrfundimisht kėtė ligj. Veē mbėshtetjes nga ana e opozitės, qė e ka cilėsuar projektligjin njė nismė antiligjore, pritet qė bizneset tė mbėshteten edhe nga Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, duke mos e dekretuar kėtė projektligj dhe duke e kthyer mbrapsht nė parlament pėr rishqyrtim.

    Gazeta Shqip.
    ----------------------------------------
    Ja dhe shteti Policor, ndryshe nga ai ligjor.

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #3
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Exclamation Grupet e biznesit kunder parapagimit te gjobave para apelimit

    Sipas projektligjit te ri per tatimet bizneset duhet te paguajne nė “cash” 100% tė vlerės sė gjobės, nė mėnyrė qė tė ketė mundėsinė tė ankimojė.


    Grupet e biznesit kane kundershtuar ne bllok ndryshimin e nenit 43 te ligjit aktual per procedurat tatimore i cila parashikon parapagimin 100 % te gjobave dhe detyrimeve para se te shkoje ne proces apelimi. Perfaqesues te biznesit te cilet ndodheshin sot ne Komisionin e Ekonomise ne nje seance degjimore ne lidhje me projektligjet fiskale thane se ndryshimet godasin drejteperdrejte biznesin e madh dhe rrisin koston.

    Kreu i shoqates se ndertuesve Luigj Aleski tha se pr/ligj cenon biznesin dhe barazine qe duhet te vendoset mes shteti dhe biznesit. Grupet e biznesit kane kundershtuar dhe oferten e qeverise qe te ulin gjoben nga 100 % ne 25 %. Kundershitme per ndryshimet ne pr/ligj dhe nga deputeti socialist Arben Malaj, ndersa deputetet PD thane se gjobat synojne te godasin biznesin informal.

    (News24/Balkanweb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #4
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    "Gjobat e biznesit, punėtorėt gati pėr t‘u hedhur nė grevė"

    Flet kryetari i sindikatės nė Shkodėr, Fatmir Smajli


    "Mėnyra se si qeveria parashikon tė vjelė gjobat ndaj biznesit tani po frikėson edhe punėtorėt qė janė tė punėsuar nė kėto biznese", kėshtu ėshtė shprehur kryetari i konfederatės sė sindikatave tė pavarura nė Shkodėr, qė ėshtė dhe njė nga sindikata mė tė mėdha nė vend me 6400 punėtorė, jep alarmin se te punėtorėt nė Shkodėr ėshtė kthyer pasiguria dhe ankthi nėse bizneset nuk do tė kenė mundėsi t‘i paguajnė mė punėtorėt. Nė kėto kushte, kryetari i sindikatės ka paralajmėruar qeverinė se, nėse kjo vjelje gjobe do tė ndikojė te punėtori, atėherė do tė nisin protesta dhe greva nė mbrojtje tė tyre.

    Shkodra, qyteti mė i madh verior, por me nivelin mė tė ulėt ekonomik nė vend dhe me papunėsinė mė tė madhe nė shkallė Republike, i ėshtė frikėsuar mė shumė se askush mėnyrės se si qeveria ka parashikuar tė vjelė gjobat bizneseve. Kjo mėnyrė ka tė ngjarė qė shumė biznese tė mbyllin aktivitetet nė pamundėsi pėr tė shlyer gjoba marramendėse dhe me mijėra punėtorė tė mbesin pa punė. Nė njė prononcim dhėnė pėr gazetėn "Shqip", Fatmir Smajli, kryetari i konfederatės sė sindikatave tė punėtorėve Shkodėr, ka bėrė publike situatėn e frikshme qė ka shkaktuar te punėtorėt vendimi i qeverisė pėr vjeljen e gjobave ndaj biznesit.

    Kjo mėnyrė e vendosjes sė gjobave ndaj biznesit a ka pasur efekt te sindikatat e punėtorėve qė ju drejtoni?

    Qė kur qeveria u shpreh se gjobat e vėna do paguhen menjėherė dhe pastaj mund t‘i drejtohen gjykatės, kjo qė nuk diskutohet se ka pasur efekt. Ne kemi pasur kontakte ēdo ditė me kryetarėt e sindikatave nė tė gjitha ndėrmarrjet private. Vihet re se punėtorėt ndihen tė stresuar dhe tė frikėsuar, pasi pronarėt e bizneseve ku ato punojnė, ndihen tė kėrcėnuar pėrballė gjobave. Pasi kemi tė bėjmė me gjoba qė ndoshta njė biznes nuk mund t‘i shlyej njėherėsh e nė kėtė mėnyrė ata punėtorė rrezikohen tė flaken nė rrugė. Acarimi qė po ndien biznesi nė Shkodėr po reflektohet te punėtorėt e thjeshtė. Fundi, ata qė e pėsojnė mė shumė me kėtė qė po merr qeveria janė njerėzit e thjeshtė, ata qė punojnė pėr bukėn e gojės. Nėse ai i vė njė gjobė biznesit, ai biznes ose mbyll aktivitetin ose e kompenson kėtė gjobė, duke ulur pagat e punėtorėve.

    Sa punėtorė aderojnė nė sindikatėn e pavarur?

    Nė konfederatėn e sindikatave tė pavarura tė Shkodrės aderojnė 6400 punėtorė tė pėrfshirė nė 224 biznese nė 84 kontrata kolektive. Kėshtu qė, sindikata jonė me kėtė shifėr ėshtė sindikata mė e madhe nė Shqipėri, kemi njė numėr tė madh punėtorėsh, pėr tė cilėt jemi nė mbrojtje tė tė drejtave tė tyre. Duke ditur papunėsinė dhe ato pak biznese tė mėdha qė ka nė Shkodėr e shohim me shumė frikė vendimin e qeverisė pėr bizneset.

    Po nėse indirekt nga kjo mėnyrė vjelje gjobe preken punėtorėt, si do tė jetė reagimi i Konfederatės?

    Ne si gjithmonė kemi ditur tė mbrojmė interesat e punėtorėve, ne do tė mbrojmė interesat e tyre duke pėrdorur tė gjitha mėnyrat, duke filluar nga dialogu dhe mė ekstremet, qė janė grevat dhe protestat.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  5. #5
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Biznesi me Moisiun: Mos dekreto "gjobat"

    Biznesi me Moisiun: Mos dekreto "gjobat"

    Presidenti takon kreun e Dhomės sė Tregtisė, Gjok Uldedaj, qė i kėrkon tė kthejė ligjin nė Kuvend


    Pėrfaqėsuesit e biznesit shqiptar, i kanė
    kėrkuar dje zyrtarisht Kreut tė Shtetit sh
    qiptar, Alfred Moisiu, tė mos e dekretojė
    ligjin e gjobave tė biznesit, por ta kthejė atė pėr
    rishqyrtim nė parlament. Pasi nuk kanė arritur
    tė bindin mazhorancėn dje, nė Komisionin parlamentar
    tė Ekonomisė, e cila ka kaluar nen pėr
    nen draftin e kontestuar nga tė gjithė grupet e
    interesit dhe opozita, biznesmenėt kanė
    kėrkuar ndihmė te Presidenti i Republikės.
    Mbrėmė nė orėt e vona, kryetari i Dhomės sė
    Tregtisė dhe Industrisė sė Tiranės, Gjok Uldedaj,
    ėshtė takuar me kreun e shtetit, tė cilit i ka kėrkuar
    tė mos e dekretojė draftin qė pritet tė kalojė nė
    seancėn e sotme tė Kuvendit. Presidenti ka mbetur
    edhe shpresa e fundit institucionale pėr biznesin
    shqiptar, sipas tė cilit ligji i ri, qė u kalua dje me
    votat e mazhorancės, ėshtė diskriminues dhe shkel
    tė drejtat themeltare tė njeriut, si dhe dėrrmon
    tregun e lirė ne vend. Ndėrkaq, po dje, Dhoma
    Amerikane e Tregtisė ka dalė nė njė qėndrim tjetėr,
    ku ka akuzuar qeverinė se po mbyt frymėn e biznesit
    nė vend. Me njė qėndrim tė ashpėr, kreu i
    Dhomės Amerikane tė Tregtisė, Xhefri Grisin, i ka
    kėrkuar qeverisė se ajo duhet t‘i tregojė botės se
    ėshtė e gatshme tė dialogojė me grupet e interesit.
    Grisin theksoi se "i kėrkojmė qeverisė tė vazhdojė
    dialogun me grupet e biznesit. Ky dialog ėshtė
    tmerrėsisht i rėndėsishėm, pasi do t‘i tregojė
    botės se qeveria ėshtė e gatshme dėgjoi kėrkesat
    e biznesit". Nėnkryetari i Dhomės Amerikane,
    Edmond Leka, theksoi se ky ligj i hap rrugė abuzimit
    tė administratės tatimore dhe korrupsionit.
    Nė fakt, deklarata e njė pėrfaqėsuesi prestigjioz
    tė biznesit jo vetėm vendas, por edhe ndėrkombėtar
    qė ka investuar nė Shqipėri, siē ėshtė
    Dhoma Amerikane, ėshtė dėshmi se situata ėshtė
    vėrtet dramatike dhe mund tė sjellė pasoja jo
    vetėm pėr qeverinė, por dhe pėr gjithė shqiptarėt

    Gazeta Shqip.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #6
    Per mendimin tim, biznesi nuk ka perse te hidhet perpjet si i thon asaj fjales "si zorra ne prush", nuk egziston asnje ligj qe nje biznes apo biznesmeni t'i vihet gjob pa te drejt ne rast se ai nuk shkel ligjin.
    Perse vihet gjoba?
    Per shkak se nuk zbaton nje ligj dhe e shkel ate, dhe ligji qe eshte ligj duhet zbatuar sic e dim te gjithe, ndryshe ne rast se shkelet ne cdo cep, ateher kot e vemi qe votojm per nje qeverri qe te vij ne pushtet.

    Biznesi te zbatoj ligjin qe mos haj gjoben, sic e zbatoj une e tjetri apo tjetri....
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  7. #7
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974
    Mese te verteta ato qe thua shefqet, por ne Shqiperi, nuk egziston ajo pasterti e vendosjes se gjobave.

    Kjo menyre u hap rruge abuzimeve, pasi kete menyre te pakten si e mendoj une fuqizon nje lloj shteti policior dhe jo ligjor.

    Pra, nese une ne biznesin tim, flas konkretisht, vjen polici i tatimeve e me thote se kam konstatuar kete shkelje, kur ne realitet polici ka ardhur me paragjykim, i nisur nga nje tjeter firme konkurente me mua, me vendos nje gjobe goxha te majme, une duhet ta paguaj, dhe pastaj te bredh neper gjykata, e nese ne gjykate une fitoj padrejtesine time, te jesh i bindur (me shembujt qe kam ne te kaluar) se une ato leke nuk me rimborsohen me, sepse jetojme ne Shqiperi.

    Ndersa me pare, polici mendohej mire, pasi nese me vendoste nje gjobe padrejtesisht, do tu perballte ne gjykate, gjykata nuk eshte nje dite, por zgjat edhe nje vit, ....etj, keshtuqe une nuk rrezikoj falementimin, e kam fjalen per bizneset e vogela.

    Marrim rastin konkret per mediat, kam shok qe punon tek Top Media dhe nje tjeter tek TV KLAN, te pares nuk i kane lene leter pa kontrolluar, dhe nuk gjeten gje, te dytes deri ne keto momente qe po te shkruaj, akoma dhe s'kan ndermend te shkojne, edhe pse vete shoku qe punon tek Klan kerkon qe te vijne, pasi ky eshte ne "pune te zeze" pa siguracione.

    Sepse e tille eshte Shqiperia ne keto momente, qe lum ai qe ka miq.

    Qofsh Mire
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #8
    Pajtohem me keto qe thua Ingenuous....

    Mirepo keshtu e kemi ngren ne si popull dhe keshtu do vazhdojm deri sa te largohen nje nga nje si puna e Majkos dhe keta te tjeret derisa te futet nje frym e re politike ne Shqiperi....

    Por te gjitha keto per nje heresh nuk behen dot dhe si pasoj na duhet ne si popull qe te durojm duke i pastruar nje nga nje sic e thash pak me lart....

    Shkelje te ligjeve ka plot si nga ana jon si biznese si nga ana e qeverrive cilado qoft ajo qe ka qen ne pushtet deri me sot qe flasim....dhe nuk mund te shmangen derisa te kemi nje politik te re dhe e cila te mbeshtet dhe nga bota, gje qe deri me sot nuk ka ndodhur ne realitet por vetem ne perralla.

    Ehhhh ne bisedojm e shtyjm kohen ketu more Ingenuous, ndersa aty jasht pelcet pula e pjekur e koorrupsionit dhe degjenerimi mbas kraheve te popullit te shkret qe s'ka t'i coj nje kothere buk femijes se veht ne darke dhe vete hidhet pastaj nga pallati e vret veten dhe e degjojm une e ti e te gjithe tek topi a te klani e tek ndonje kanal tjeter partiak, se partiake jan te gjitha ato mos mendo se i ka populli i thjesht jo....nejse


    Pershendetjet e mia Ingenuous.
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  9. #9
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Berisha zgjedh modelin serb nė ligjin pėr gjobat



    Propozimi shqiptar pėr sjelljen ndaj biznesite ka njė realitet tė ngjashėm, modelin serbomalazez i cili ngjan me atė qė po projektohet tė ndodhė nė Shqipėri

    Paguaj njėherė gjobėn dhe pastaj ankohu nė gjykatė! Kjo ėshtė karamelja e fundit e hidhur qė qeveria shqiptare i afron biznesit. Po ēfarė modeli ka zgjedhur kryeministri shqiptar pėr tė frenuar evazionin fiskal nė vend? Kėsaj pyetjeje vetė zoti Berisha i ėshtė pėrgjigjur se ‘kėshtu veprohet nė tė gjithė botėn’. Gazeta Shqiptare ka bėrė njė studim tė pjesshėm pėr tė zbuluar vėrtetėsinė e asaj qė tha zoti Berisha. Duke marrė si kampion tė kėtij studimi pėrvojėn qė vjen nga njė vend si Maqedonia, shumė pranė realitetit shqiptar, njė vend si Serbia, qė ėshtė mbas nesh nė pėrafrimin e legjislacionit tė saj me atė evropian, njė vend si Kosova qė qeveriset nga OKB-ja dhe njė model tė BE-sė, si Italia. Pėr fat tė keq jo vetėm tė biznesit shqiptar, kryeministri shqiptar nuk ka thėnė tė vėrtetėn pėr modelin ‘kėshtu e ka e gjithė bota’. Shpikjes sė re shqiptare i gjendet njė ekuivalente vetėm me Serbinė e post-Milosheviēit. Ndėrsa vendet e tjera tė pėrfshira nė kėtė studim krahasues, e nxjerrin nė njė dritė tmerrėsisht tė keqe e tė vetmuar, pėrvojėn e re shqiptare.

    Maqedonia
    Maqedonia ėshtė fqinji i Shqipėrisė, por qė nė kėtė drejtim ngjan shumė pak me Shqipėrinė. Pėrgjithėsisht pranohet se Maqedonia ėshtė mė pėrpara nė hapa nė krahasim me Shqipėrinė nė pėrpjekjet pėr pėrafrimin e legjislacionit tė saj me atė tė BE-sė dhe se aty shteti ligjor ėshtė mė i konsoliduar se nė Shqipėri. Pėr policinė tatimore ėshtė menduar tė bėhet njė reformė qė do ta ndajė atė nga ekzekutivi, pikėrisht pėr tė shmangur mundėsinė qė ky pushtet tė ndikojė dhe influencojė nė biznese tė ndryshme dhe pėr tė shmangur subjektivitetin nė marrėdhėnie me tė. Nė Maqedoni, njė biznesi tė kontrolluar nga Policia Tatimore, kur gjendet me shkelje financiare tė rėndė, maksimumi i ngrihen pėr 72 orė llogaritė bankare, pastaj ēėshtja kalon nė prokuori (qė propozon vlerėn e gjobės). Por hallka e fundit mbetet gjykata, ajo vendos nė mėnyrė eskluzive pėr drejtėsinė ose padrejtėsinė e vėnies sė gjobės. Nė asnjė rast gjoba nuk parapaguhet, siē propozohet tė bėhet nė Shqipėri.

    Kosova
    Nė Kosovėn e administruar nga OKB-ja, kontrollin mbi bizneset e ndryshme e bėn Administrata e Tatimeve e Kosova (TAK, njė strukturė e UNMIK-ut) dhe po kjo strukturė vendos pėr vėnien apo jo tė gjobės. Por nė bazė tė ligjit nė fuqi, nė Kosovė nuk bėhet asnjėherė dhe nė asnjė rast parapagimi i gjobės sė vendosur nga kjo administratė. Biznesi ka tė drejtė qė kėtė masė ta kundėrshtojė nė gjykatė dhe vetėm gjykata, nė mėnyrė eskluzive, ka tė tagėr ta lerė nė fuqi apo ta shfuqizojė gjobėn e vėnė. Gjykata, ashtu siē dhe duhet tė jetė normalisht, ėshtė nė kėtė rast arbitėr mes sipėrmarrjes private nga njėra anė dhe shtetit nga ana tjetėr.

    Italia
    Nėse do tė duhej tė gjendej njė shembull tjetėr, mė evropian se tė tjerėt, mund tė mos shkohet mė larg se fqinji tjetėr shqiptar, Italia. Nuk vihet nė dyshim se legjislacioni italian ėshtė krejtėsisht kompatibėl me legjislacionin evropian, qė do tė thotė se pak a shumė, tė gjithė vendet e BE-sė kanė tė njėjtėn qasje ndaj kėtij problemi. Si ndodh nė Itali? Kontrollin e bizneseve tė ndryshėm tek fqinji ynė e bėn Guardia di Finanza. Agjentėt e saj bėjnė verifikimin e biznesit dhe tė dokumentacionit tė tij. Mė pas, mbi kėtė verifikim ata plotėsojnė njė raport, i cili i pėrcillet Zyrės sė Administratės Shtetėrore. Ky ent vendos dhe pėr masėn e gjobės qė duhet tė paguhet nė rast se biznesi i shenjuar rezulton fajtor, gjithmonė sipas tyre. Por biznesi i gjobitur, vazhdon tė jetė i pafajshėm. Ai nuk ėshtė i detyruar tė paguajė.
    Dhe nė asnjė rast, bizneset italiane nuk parapaguajnė gjobat e vėna. Sepse ligji italian u jep tė drejtė qė ata tė ankimohen nė Kolegjin Tatimor, njė gjykatė e posaēme qė vendos mbi tė dy palėt, mbi biznesin dhe strukturat shtetėrore.

    Serbia & Mali i Zi
    Propozimi shqiptar pėr sjelljen ndaj biznesit, megjithatė e ka njė realitet tė ngjashėm. Ky ėshtė modeli serbomalazez i cili ngjan me atė qė po projektohet tė ndodhė nė Shqipėri. Por Mali i Zi, mbas shpalljes sė pavarėsisė, ka vendosur ta ndryshojė kėtė ligj dhe ta rishkruajė atė sipas standarteve evropiane, ndėrsa Serbia vazhdon tė ketė po atė ligj tė trashėguar qė nga koha e komunistėve. Ēfarė ka ndodhur dhe po ndodh me modelin serb, qė duket se ka shėrbyer dhe pėr administratėn e kryeministrit shqiptar? Kontrollin mbi bizneset nė Serbi e bėn Policia Tatimore. Dhe ėshtė po Policia Tatimore e cila vendos gjobėn qė biznesi duhet tė paguajė. Biznesi, qė nga ky moment, ėshtė i detyruar tė bėjė parapagimin e menjėhershėm tė gjobės, pėr tė shmangur probleme tė tjera. Dhe vetėm mbasi tė ketė paguar shumėn pėrkatėse, ai ka mundėsi tė drejtohet nė gjykatė pėr tė kundėrshtuar kėtė akt administrativ. Kur edhe nėse fiton tė drejtėn, ka kaluar nė shumė andralla deri dhe nė falimentim tė plotė tė biznesit, siē dhe janė verifikuar shumė raste tė tilla nė Serbi.
    Duhet thėnė se Serbia konsiderohet vendi i fundit nė rajon nė pėrpjekjet pėr tė pėrafruar legjislacionin lokal, me atė evropian. Por ka dhe njė ngjashmėri tjetėr mes pėrvojės serbe dhe asaj shqiptare: nė tė dy vendet, policia tatimore ėshtė thellėsisht e politizuar dhe ka shėrbyer si njė trupė qė frymėzohet nga shtysa politike kundėr bizneseve jo ‘korrektė’ me politikėn qeverisėse.
    Me tentativėn e fundit tė qeverisė shqiptare pėr miratimin e ligjit “Pėr disa ndryshime nė ligjin nr. 8560, datė 22.12.1999” Pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė” tė ndryshuar”, vendi hedh njė hap tė madh, por fatkeqėsisht njė hap nė drejtimin e gabuar.


    BalkanWeb.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. #10
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Informaliteti, Politika Dhe Korrupsioni

    Njihet dhe pranohet gjeresisht se ndermjet sektorit formal apo te njohur ligjerisht te ekonomise, (sektorit publik dhe privat te saj) dhe institucioneve politike dhe ekonomike ekziston nje ndervartesi reciproke. Ky nderveprim dhe kushtezim eshte edhe me i forte sidomos ne vendet qe gjate gati dy dekadave te fundit po transformojne ekonomite e tyre nga ekonomi te centralizuara ne konomi te tregut. ... Por nese politika te ndryshme publike ndikojne mbi shkallen dhe madhesine e sektorit informal, edhe ne kahjen e kundert vihet re lehtesisht se prania e sektorit informal ndikon dukshem ne performancen ekonomike te sistemit. Me thjesht, nje sistem tatimor e doganor i thjeshte, i stabilizuar (qe nuk ndryshon shpesh apo ne mes te vitit si tek ne) qe zbatohet pa dallim dhe diskriminim per bizneset, qe njihet gjeresisht prej tyre i ndihmon bizneset te jene pjese e sektorit formal, perndryshe te paguajne detyrimet fiskale, te sigurojne punonjesit dhe t’u gezohen fruteve te punes se vet. Por ky sistem i thjeshte dhe i stabilizuar, nese arrin te behet e tille, nuk le shume hapesire qe politikanet dhe menaxheret e administrates publike te pasurohen shpejt dhe pa djerse, ngushton mundesite per korrupsion dhe shton besimin reciprok midis qytetarit dhe shtetit. E kunderta ndodh ne situatat kur, per shkaqe nga me te ndryshmet, ka nje prezence te gjere te sektorit informal - ne rastin e vendit tone ky nivel vleresohet ne 40-50 per qind te ekonomise kombetare. Eshte fakt se aktualisht mblidhen diēka pak me shume se gjysma e taksave qe konsiderohen si kapaciteti fiskal i ekonomise sone kombetare. Kjo do te thote se ne buxhetin e shtetit nuk arrijne te grumbullohen shuma serioze te te ardhurave publike, e per rrjedhoje popullsise i ofrohen me pak te mira dhe sherbime publike se sa jane mundesite, ashtu sikurse vete zhvillimi i pergjithshem i vendit ngadalesohet, te ardhurat ndermjet degeve dhe sektoreve te ekonomise shperndahen ne menyre te pakontrolluar apo te pakten nuk mund te ndikohet mbi kete shperndarje; nxitet dukshem konkurrenca e pandershme ndermjet biznesve si dhe shtohet korrupsioni ne administraten publike dhe ne qarqet politike. Rrjedhoje e ketij procesi jane edhe perpjekjet e lobeve te ndryshme te biznesit qe te ndikojne ne hartimin dhe ne zbatimin e kuadrit ligjor dhe institucional te shtetit per te garantuar mbrojtjen e interesave te tyre. Pra, per shkak te nderveprimit aktiv te qarqeve te biznesit dhe te segmenteve te caktuara te ekzekutivit te lidhura me te, shtohen shanset e “kapjes se shtetit” dhe te deformimeve te rrezikshme te vete sistemit politik dhe shoqeror te vendit. Natyrisht qe konkurrenca e pandershme, fitimet qe vijne per shkak te mbeshtetjes politike krijojne jo vetem evazion fiskal dhe demtojne arken e shtetit, por njekohesisht gjenerojne edhe burime te mjaftueshme parash qe destinohen per sigurine e biznesmeneve te fuqishem, per blerjen e vendim-marrjeve te rendesishme jo vetem ne tenderat publike, per influencimin e emerimeve ne postet politike e publike te rendesishme duke perfshire edhe sistemin e drejtesise, etj. Qe te mos jem krejt teorik ne kete analize, por ofroj ndonje shembull. Askush nuk mund te thote se mbi ē’baze ligjore u ēmontua perpara disa muajsh ndertimi ne proces ne hyrjen veriore te qytetit te Tiranes (Zogu i Zi); as se mbi ē’projekt i be rehabilitimi qe eshte prezent sot; as se kush financoi me shume se nje milione Euro per te kryer kete pune informale, por ne sektorin publik. Por ajo qe mund te thuhet eshte se nga nje investigim i thjeshte konfirmohet se fondet u dhuruan “vullnetarisht” diku me te holla ne dore (cash) e diku me pune angarie (pa pagese) nga disa firma te ndertimit apo te prodhimit te materialeve te ndertimit, te cilat pak kohe me vone u shperblyen nga qeveria ne menyre aspak transparente duke u perzgjedhur pa konkurrim ne ndertimin me fonde publike te segmenteve te caktuara te rruges Milot-Rreshen-Kukes. Deri ketu duket krejt si ngjashmeri e metodes se perdorur vite me pare per pastrimin e Lanes nga firmat e ndertimit ne kembim te marrjes se lejeve nga KRRT-ja e Bashkise se Tiranes, por nuk eshte plotesisht keshtu. Ne rastin tone, parate e shpenzuara per “vepren” rehabilituese te Zogut te Zi, edhe pse iu moren firmave me dhune nga qeveria, iu kthyen atyre disa here me teper, duke u shnderruar njekohesisht ne burime per financime te paligjshem te fushatave zgjedhore dhe politikaneve te rendesishem te shtetit. E nese asgje nuk thuhet publikisht, mjaftoi nje kontroll rutine i Drejtorise se Kontrollit te Brendshem te Ministrise se Transporteve ne Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve i javeve te fundit per t’ja nxjerre “petet e lakrorit”: shkelje te procedurave te konkurrimit te firmave; mangesi serioze ne projekte; rimbursim fondesh dhe marrje ne dorezim te punimeve jashte kushteve teknike dhe mjaft shkelje te tjera me pasoje dem ekonomik prej disa miliona eurosh ne buxhetin e shtetit, etj. Ndonese ne shtyp jane denoncuar edhe mjaft raste te tjera, mjafton ky shembull per te ilustruar idene se nderhyrjet politike ne procesin ekonomik ne dem te rregullave te vendosura nxitin informalitetin ne vend qe ta ulin ate; perkeqesojne efektivitetin e fondeve publike dhe shnderrojne taksat e qytetareve ne ushqim per korrupsionin politik ne vend. Po keshtu debati i nxehte i ketyre diteve mbi parapagimin e detyrimeve, te gjobave dhe te interesave nga ana e biznesit perpara ankimimit ne gjykate, e deshmon me se miri klimen konfliktuale dhe arbitraritetin ne rritjes te ekzekutivit mbi biznesin. Nuk mendoj se ka shqiptar me dy grame shkolle qe te mos kuptoje se sa shtimi i numrit te hallkave neper te cilat duhet “te falet” biznesi rrit korrupsionin; se rritja e kompetencave individuale te aradhes se taksidareve ne percaktimin e mases se rivleresimit apo te gjobes shton perfitimet korruptive te tyre, se “futja e duarve” te administrates fiskale ne llogarite bankare te biznesve per bllokimin apo per “tharjen” e tyre, nxit transkasionet me para e dore. Dmth bizneset vihen nen presion qe te paguaje nen dore pushtetaret e radhes; zbehet reagimi si komunitet perballe politikave te tilla publike te pastudiuara mire; nxitet nxjerrja e parave jashte kanaleve bankare dhe kryerja ne cash e pagesave reciproke ndermjet biznesve; frenohen investimet potenciale te tyre, deri edhe nxitet dalja nga tregu e mjaft biznesve, siē edhe po ndodh ne te vertete sidomos keto muajt e fundit.
    Natyrisht, nuk duhet te kete dyshim mbi domosdoshmerine e reduktimit te sektorit informal te ekonomise. E per kete qellim jane perpunuar mjaft dokumente strategjike edhe ne vendin tone. Dmth ky problem qe diskutohet gjeresisht prej me shume se nje dekade meriton ne te vertete nje vemendje te vazhdueshme te qeverise dhe te aktoreve te tjere te zhvillimit te vendit. Por vemendja e qeverise nenkupton thellimin e liberalizimit te ekonomise; nxitjen e proceseve derregulluese te saj; lufte sistematike dhe institucionale kunder korrupsionit; stabilizimin e sistemit te taksave dhe heqjes dore nga amatorizmi ne ndertimin e tyre; perdorimin e nxitesve fiskale per shtimin e investimeve vendase dhe te huaja; mbeshtetjen e fuqishme e funksionimit normal te sistemit juridik te vendit, sidomos ne drejtim te zbatimin te detyrimeve kontraktore dhe jo luften e paprincipte te ekzekutivit me te (siē po ndodh prej me shume se nje viti), etj. Kjo nuk ka asgje te perbashket me thirrjet naive per “zhdukjen e informalitetit brenda vitit 2007”, siē u deklarua zyrtarisht ne takimin e paradokohshem te kryeministrit Berisha me drejtuesit e porsazgjedhur te Dhomes se Tregtise dhe te Industrise. Madje kjo thirrje iu servir publikut edhe si kerkesa themelore e ketij komuniteti.
    Studime dhe analiza te ndryshme kane treguar se shkalla e gjere e sektorit informal dhe veshtiresite reale te cilesdo qeveri, pavaresiht krahut te sja politik ne reduktimin e sektorit informal lidhen me nje numer faktoresh te tille si: tradita e funksionimit te shtetit; shkalla e zhvillimit te infrastruktures fizike dhe ligjore, niveli i edukimit te popullisse dhe komunitetit te biznesit; shkalla e profesionalizmit, llogaridhenies dhe pergjegjshmerise se administrates publike, etj. Ne vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe ne vendet e Ballkanit Perendimor ku ben pjese edhe vendi yne, mungesa e reformave te thella ne sistemin fiskal; politizimi i administrates fiskale dhe shnderimi i saj ne nje shtojce te aparatit politik te rishperndarjes se dhmshme te bizneseve fitimopruruese ne favor te klaneve politike qe luftojne per pasurim te shpejte; prania e institucioneve publike te dobeta; etj., kane bere qe masat per reduktimin e sektorit informal te shnderrohen ne nje pengese serioze edhe per vete procesin e integrimit Europian te vendit. Mendoj se si per qeveritaret, ashtu edhe per bizneset duhet te jete e qarte se vendi yne nuk mund te vazhdoje te jete perjetesisht nje parajse fiskale; se vendi integrohet me shpejt nese kuadri yne ligjor perafrohet hap pas hapi me BE-ne, e mbi te gjitha, vetem nese ku kuader zbatohet rigorozisht e pa ekuivoke nga qeveria e radhes. Ja perse qellimi i mire programor i qeverise Berisha per ngushtimin e sektorit informal po komprometohet qysh ne fillim nga mjetet e gabuara per zbatimin e tij: abitraritetit fiskal dhe politizimit te panevojshem i ketij fenomeni te pashmangshem ekonomik te periudhes se tranzicionit. As brenda vitit 2007 dhe as pas nje dekade ekonomia informale nuk besoj se mund te zhduket. Vetem nese politikat publike behen me te studiuara, konsultohen gjeresisht me grupet e interesit dhe shpjegohen me durim perballe atyre qe do te paguajne koston e zbatimit te tyre dmth nderrojne kahje dhe vihen keshtu ne sherbim te qytetareve, atehere mund te shpresojme se pesha e ketij sektori do te vije gradualisht duke u ulur ne favor te rritjes se sektorit formal te ekonomise sone kombetare.

    Ballkanweb
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Qeveria miraton "Kėshillin Konsultativ tė Biznesit'
    Nga Albo nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2006, 02:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •