Close
Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 107 prej 107
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Gjobat, te drejtat e apelimit

    E Hene, 04 Qershor 2007


    - Taksapaguesi ka te drejte te ankohet me shkrim ndaj cdo veprimi zyrtar te organit te kerkoje rimbursime, si dhe te apeloje kunder cdo veprimi (ose mosveprimi) tjeter te organit tatimor ose te punonjesve te tij

    - Cdo apelim paraqitet ne organin tatimor pergjegjes brenda 30 diteve nga marrja e njoftimit per veprimin.

    - Organi tatimor pergjegjes nxjerr nje vendim brenda 30 diteve nga data e depozitimit te apelimit. Nese taksapaguesi nuk eshte i kenaqur me vendimin e zyres tatimore, ai mund te apeloje ne komisionin e apelimit te tatimeve brenda 30 diteve nga marrja e njoftimit te vendimit

    - Komisioni i apelimit te tatimeve nxjerr vendim brenda 30 diteve nga data e marrjes se apelimit. Nese taksapaguesi nuk eshte dakord me vendimin e komisionit te apelimit te tatimeve, ai mund t'i drejtohet gjykates brenda 30 diteve nga marrja e njoftimit me shkrim te vendimit

    - Kur shqyrton nje apelim tatimor, subjekti apelues ka te njejtat te drejta me organin tatimor, i cili ka vleresuar fillimisht detyrimin e takses

    - Taksapaguesi ka te drejte te paraqitet vete ose nepermjet perfaqesuesve ligjore te tij ne te gjitha apelimet dhe te shpjegoje bazen ku e mbeshtet apelimin

    - Nje apelim tatimor nuk mund te terhiqet ne rastet kur sillen fakte shtese, qe shuma e detyrimit per taksen e vleresuar nuk eshte ajo qe duhet
    #VamosArgentina

  2. #102
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Ministri i Ekonomisė, Genc Ruli, ka lėshuar njė deklaratė tė fortė kur ėshtė shprehur se gjysma e bizneseve nė Shqipėri janė tė falimentuara dhe tė pėrfshira nė njė zinxhir pafund borxhesh te njėri-tjetri. Ruli i ka mėshuar idesė sė tij tė pėrhershme se nė Shqipėri duhet tė nisė dhe tė njihet procesi i falimentimit, sepse, sipas tij, kėshtu do tė mbeteshin nė treg sipėrmarrjet mė tė shėndetshme.(?) "
    Po e citoj dhe njehere kete fragment..

    Duke qene se afersisht 80% (mos me shume) e tregut kontrollohet nga bisneset Greke i bie qe kjo takse te jete lehtesusese per shtetin Grek dhe Varferuese per shtetin Shqiptar.. Bravo Politikane! Jeni Njisha andej nga Fundi!!
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Deputetet rikonfirmojne ligjin e "gjobave"

    E Marte, 12 Qershor 2007


    Mazhoranca nuk ka toleruar aspak ne variantin e saj te vjeter per ligjin e gjobave, edhe pse Presidenti i Republikes e ka kontestuar, duke mos e dekretuar ligjin e miratuar nga Parlamenti. Komisioni parlamentar i Ekonomise, pasi ka shqyrtuar dje, dekretin e Presidentit e ka rrezuar ate me 6 vota pro dhe tre kunder nga opozita. Por me ndryshim nga varianti i vjeter. Nderkohe qe, ndryshim tjeter ka qene dhe shkurtimi i afatit te ankimimeve nga 60 ne 30 dite dhe nje amendament shtese, qe parashikon penalizimin e punonjesve tatimore, ne rastet kur vertetohet se kane vepruar ne menyre arbitrare ndaj biznesit.

    Deputeti socialist, Arben Malaj, qe ne te njejten kohe eshte edhe nenkryetar i Komisionit te Ekonomise, tha se mazhoranca duhet te heqe dore nga forca e kartoneve, pasi miratimi i ketij ligji, jo vetem penalizon rende biznesin, por shkel ne menyre flagrante edhe Kushtetuten. Ne mbrojtje te projektligjit, zv/ministri Financave, Florian Mima, i pranishem ne mbledhjen e djeshme te ketij komisioni, kundershtoi dekretin e Presidentit, duke theksuar se "ligji nuk bie ndesh me Kushtetuten, madje, sipas tij, ky draft zbaton me perpikmeri rekomandimet e FMN-se, qe parashikojne mbledhjen e gjobave dhe detyrimeve tatimore ne rang kombetar, ne rast se ato kundershtohen nga biznesi". Ndryshimi ne procedurat tatimore ose ligji i gjobave, sic eshte pagezuar ne debatet e fundit, parashikon qe biznesi duhet te parapaguaj 15% te gjobave dhe me pas t'i drejtohet ankimimeve gjyqesore. Ekspertet e politikave fiskale ne dikasterin e Bodes shpjegojne se, evazioni fiskal ne tatime eshte shume i larte ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto. Ne nje kohe qe komuniteti i biznesit, i mbeshtetur edhe nga Presidenti i Republikes, po reagon ne sinkron per penalitetin tatimor, Shqiperia mbledh taksa ne raport me PBB sa gjysma e Rajonit dhe sa cereku i vendeve te tjera me te zhvilluara. Nga ana tjeter, "Fact Book 2007" i Sherbimit Inteligjent Amerikan (CIA) shpalosi kete vit te dhena se, ekonomia informale eshte ne te njejten mase si ekonomia zyrtare.

    Gjate vizites se fundit ne vendin tone, muajin qe shkoi, shefi i misionit te FMN-se, Istvan Szekely, i pyetur rreth mosdekretimit te ligjit te gjobave nga Presidenti, eshte shprehur se, "sistemi aktual i arketimit te te ardhurave ka mjaft probleme dhe ky sistem duhet forcuar. Per kete mbeshtesim plotesisht masat e marra nga qeveria, per te permiresuar mbledhjen e taksave dhe per te reduktuar informalitetin. Pra, tatimoret nuk duhen penguar".

    Pas rishqyrtimit nga Komisioni i Ekonomise, ligji i gjobave do t'i kaloje per rishqyrtim edhe njehere Parlamentit, ashtu dhe sikunder eshte kerkuar nga biznesi.

    Arsyet, pse nuk e dekretoi Presidenti ligjin e gjobave

    1- Nuk eshte ne perputhje me Kushtetuten

    2- Shkel te drejtat themelore te njeriut

    3- Krijon kosto per bizneset
    #VamosArgentina

  4. #104
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    VDEKJES DHE TAKSAVE NUK MUNDESH T'JU IKESH!!!

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kuvendi pėrgjysmon gjobat e biznesit

    15/06/2007
    • Kuvendi miratoi dje me 66 vota pro projektligjin “Pėr pėrgjegjėsinė penale tė personave juridikė”, i cili synon rregullimin e marrėdhėnieve juridike dhe pėrbėn njė nga nismat mė tė rėndėsishme tė qeverisė.

    Mes pozitės opozitės u ra dakord pėr pėrgjysmimin e gjobave, qė do tė merrnin personat juridike gjatė shkeljes sė ligjit. Propozimi pėr uljen e gjobave nė dėnimin maksimal nė gjysmėn e tyre. Amendamenti u paraqit nė seancė nga ana e deputetit tė PS-sė, nėnkryetarit tė komisionit tė Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Propozimi i tij u bė nė emėr tė grupit parlamentar tė PS-sė, ku nė nenin 11 tė projektit tė realizohej ndėrhyrja nė pikat a,b, dhe c dhe dėnimi maksimal dhe minimal tė ulet me gjysmėn e tyre. Propozimi fillimisht u mbėshtet nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, por kryekomisioneri i Ligjeve, Fatos Beja e kontestoi atė. Kryetarja e Kuvendit kėrkoi konsensus politik pėr kėtė ēėshtje, gjė qė detyroi Bejėn tė tėrhiqet nga kontestimi i tij. Ndėrsa nuk ka pasur konsensus propozimi i dytė i PS-sė, i cili kėrkonte qė hyrja nė fuqi e kėtij ligji tė bėhej nė janar tė vitit 2008. Por maxhoranca mbėshteti propozimin e komisionit qė ligji tė hyjė nė fuqi mė 1 tetor tė vitit 2007. Nė variantin e parė tė qeverisė ishte parashikuar qė gjoba maksimale si pjesė ndėshkimit tė personave juridikė, ku pėrfshihen dhe biznesmenėt tė ishte mbi 1 milion dollarė amerikanė, ndėrsa minimalja tė shkonte 50 milionė lekė. Kjo pėrfshihej pėr krimet, pėr tė cilat, sipas Kodit Penal, parashikohet njė dėnim, minimumi, jo mė pak se 15 vjet burgim ose burgim i pėrjetshėm.

    Ligji plotėson njė element shumė tė rėndėsishėm tė sė drejtės penale, si dhe detyrimet ndėrkombėtare tė shtetit shqiptar si rrjedhojė e ratifikimit nga Shqipėria tė Konventės sė OKB-sė pėr korrupsionin, dokument qė vendos detyrimin e shteteve ratifikuese, pėr miratimin e njė ligji lidhur me pėrgjegjėsinė e personave juridikė nė rast tė kryerjes sė veprės penale.

    Drafti, qė orientohet nga pėrvoja e vendeve komunitare, parashikon pėrgjegjėsinė penale tė personave juridikė, e cila mund tė jetė penale, civile ose administrative. P/ligji parashikon sanksionimin e pėrgjegjėsisė pėr kryerjen e veprės penale tė personave juridikė dhe zbatimin e masave ndėshkuese ndaj tyre. Sipas raportit tė paraqitur nga ana e komisionit parlamentar tė Ligjeve me kėtė nismė rregullohen rastet kur personi juridik ėshtė pėrgjegjės pėr vepra penale tė kryera nga organet dhe pėrfaqėsues tė tij, kur kryerja e veprave penale vjen si pasojė e mospėrmbushjes sė detyrave tė drejtimit ose tė kontrollit tė veprimtarisė nga organet dhe pėrfaqėsuesit e tij. Gjithashtu pėrgjegjėsia pėr kryerjen e veprės penale zbatohet edhe kur vepra kryhet pėr motive tė pėrfitimit tė pasurive a tė sigurimit tė ēdo lloj pėrfitimi tjetėr. Vetė komisioni ka pranuar rishikimin e gjobave ndaj personave juridikė, qė kryejnė veprėn penale e cila buron nga neni 45 i Kodit Penal. Por mendimet e ndryshme kanė detyruar deputetėt e kėtij komisioni tė dalin tė pavendosur nga kjo ēėshtje.
    #VamosArgentina

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Gjobat ne 7 dite, 8.5 milione leke

    E Shtune, 30 Qershor 2007

    Forcat e Antikontrabandes prane Drejtorise se Pergjithshme te Doganave kane kryer gjate 7 diteve te fundit kontrolle te vazhdueshme ne akset rrugore prane pikave doganore ne te gjithe territorin e vendit, ku kane evidentuar disa shkelje dhe kane vendosur penalitete ne total me nje vlere prej 8 583 803 leke. Burime nga Administrata Doganore u shprehen sot per ATSH-ne, se ne Doganen e Kapshtices grupi i A/Kontrabandes gjate kontrollit ne automjetin me targa EL 2810 B, i ngarkuar me sende personale per llogari te nje individi, gjeti mallra te padeklaruara, te cilat perbenin shkelje ne vlera te konsiderueshme. Subjekti u gjobit me nje vlere prej 1 164 402 leke. Ndersa, ne Doganen e Shkodres (Bajze) grupi i A/Kontrabandes, gjate kontrollit te ushtruar ne trenin e ardhur me pije joalkoolike "Bravo" per llogari te subjektit "Albania Drink", rezultoi se kishte diferenca ne sasi gjate deklarimit, ku subjekti u gjobit me nje vlere prej 3 901 073 leke. Ne doganen e Durresit grupi i A/Kontrabandes gjate kontrollit te automjetit me targe BA 929700, i ngarkuar me orendi shtepiake per llogari te subjektit "Naim Halili", u konstatuan diferenca ne sasi. Subjekti u gjobit me 2 478 987 leke. Sipas te njejtit burim, kontrolle ka patur ne te gjitha pikat doganore ne vend, ku jane vendosur edhe penalitete te tjera per parregullsi ne dokumentacion apo shmangie nga detyrimi doganor. Nderkohe behet e ditur se, vetem dje ne Doganen e Hanit te Hotit Forcat e A/Kontrabandes, ne bashkepunim me personelin doganor te kesaj pike, gjate kontrollit te automjetin tip "Benz" me targa SH 20 31D, prone e shtetasit Isuf Kuqi, u gjeten 85 steka cigare te markave Wiston & Slims, 20 kg kafe e papjekur dhe 18 shishe vere, te cilat tentonte t'i kalonte kontrabande, duke iu shmangur detyrimeve doganore. Subjektit iu sekuestrua malli dhe u gjobit ne vleren 299 000 leke.
    #VamosArgentina

  7. #107
    Little angle Maska e adela 16
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    ne endrrat e nje dashurie te pamundur
    Postime
    22
    Ju Lutem A Mund Te Me Ndihmoje Ndonjeri Me Nje Info Te Plote Dhe Te Detajuar Rreth Presidentit Te Dhomes Se Tregtise Z.gjok Uldedaj. Ne Nje Far Menyre Cv E Tij Personale. Kush Mundet Ta Drg Ne Dresen Time Personale. Faleminderit

Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Qeveria miraton "Kėshillin Konsultativ tė Biznesit'
    Nga Albo nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2006, 02:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •