Dolem tek ajo qe diskutuam.. varferia e takses...
Tatimet dėshtojnė, bien tė ardhurat nė 3-mujorin e parė
Zbulohet shkaku i "lodhjes" sė ish-drejtorit Prifti
Pikėrisht nė kohėn kur qeveria po pėrpiqet tė imponojė pagat nė sektorin privat, tė dhėnat zyrtare nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve flasin pėr njė ulje tė ndjeshme tė tė ardhurave nga taksat e punės. Gjatė 4 muajve tė parė tė kėtij viti, tė ardhurat nga sigurimet shoqėrore dhe ato shėndetėsore ishin 11,7 miliardė lekė nga 12,16 miliardė qė ishin nė tė njėjtėn periudhė tė njė vitit mė parė. Rėnia e tė ardhurave nga kjo taksė me rreth gjysmė miliardė lekė ose 5 milionė dollarė duket se ka qenė edhe njė nga shkaqet kryesore tė "lodhjes" sė ish-drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Tatimeve, Alfred Prifti. Por njė tjetėr tregues qė ka shėnuar rėnie tė ndjeshme krahasuar me njė vit mė parė ėshtė edhe ai i tė ardhurave nga tatimi mbi fitimin. Pėr periudhėn janar-prill 2007, administrata tatimore arriti tė mbledhė vetėm 7,15 miliardė lekė tė ardhura nga tatimi mbi fitimin, ose afro 600 milionė lekė nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė njė vitit mė parė. Tė dyja kėto taksa, si tatimi mbi fitimin dhe taksa e punės pritet qė tė pėsojnė ndryshime tė rėndėsishme duke filluar qė nga gjashtėmujori i dytė i kėtij viti, si pasojė e hyrjes nė fuqi tė taksės sė sheshtė. Drejtori Prifti duket se e kishte kuptuar fare mirė se pėrgjysmimi i tatimit mbi fitimin mund tė rezultonte fatal pėr financat e shtetit dhe se rezervat e informalitetit nuk ishin edhe aq shumė tė mėdha sa deklaronin eprorėt e tij nė Ministrinė e Financave kur njoftonin ulje taksash. Rasti i tė ardhurave nga tatimi mbi fitimin, nga taksat e punės dhe atyre nga taksat e biznesit tė vogėl kanė hedhur pėrfundimisht poshtė pretendimet e qeverisė se ulja e nivelit tė taksave sjell rritje tė tė ardhurave nė buxhet.
Taksat e biznesit tė vogėl
Qeveria dėshtoi nė objektivin e saj pėr tė rritur tė ardhurat nė buxhet nėpėrmjet formalizmit tė ekonomisė. Vendimi politik i kabinetit "Berisha" rreth dy vjet mė parė pėr tė ulur taksat e biznesit tė vogėl dhe tatim-fitimin nuk ia ka arritur qėllimit. Nė atė kohė, qeveria demokratike e sapoardhur nė pushtet, pretendonte se me uljen e kėtyre detyrimeve, biznesi do tė prirej pėr tu formalizuar dhe tė ardhurat e munguara pėr shkak tė uljes sė taksave do tė kompensoheshin nga rritja e bazės sė tatueshme. Por tė dhėnat zyrtare tė Ministrisė sė Financave tregojnė se tė ardhurat nga tatimi mbi biznesin e vogėl nė fund tė vitit 2006 zunė vetėm 0,3 pėr qind tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto duke shėnuar kėshtu rezultatin mė tė ulėt qė prej vitit 2002. Edhe tė ardhurat e siguruara nga tatimi mbi fitimin nė fund tė vitit 2006 pėrbėnin vetėm 2 pėr qind tė PBB-sė, shifėr kjo mė e ulėt se ajo e viteve 2004-2005. Pavarėsisht pretendimeve tė Ministrisė sė Financave pėr rritje tė ndjeshme tė numrit tė bizneseve tė regjistruara pėr herė tė parė, disa tregues tė tė ardhurave nga taksat kanė ardhur nė rėnie. Rritja e tė ardhurave nga taksat e biznesit tė vogėl pėrbėjnė vetėm njė nga objektivat ku qeveria ka dėshtuar. Njė situatė e ngjashme ka ndodhur edhe me tė ardhurat nga kontributet. Vitin e kaluar, qeveria uli me 9 pikė pėrqindje kontributet e sigurimeve shoqėrore dhe atyre shėndetėsore. Tė dhėnat tregojnė se ky zė nė prodhimin e pėrgjithshėm kombėtar ėshtė rritur, por shumė pak, vetėm 0,05 pėr qind ēka duket se ka ardhur vetėm si pasojė e uljes sė papunėsisė dhe jo zvogėlimit tė informalitetit.
© Gazeta Shqip - 2006-2007
Krijoni Kontakt