• Edhe pse ligji u miratua nė parim dhe mė vonė do tė miratohet nen pėr nen, duket se qeveria ishte e vendosur pėr tė mos hequr dorė nga kėrkesa e saj
Biznesi gjendet i rrezikuar nga venia e gjobave. Kuvendi dje pas debatesh tė ashpra vendosi tė kalojė nė parim ndryshimet nė ligjin pėr procedurat tatimore me 60 vota pro, 18 kundėr e 6 abstenime. Edhe pse ligji u miratua nė parim dhe mė vonė do tė miratohet nen pėr nen, duket se qeveria ishte e vendosur pėr tė mos hequr dorė nga kėrkesa e saj e sanksionuar tashmė me ligj se nėse do tė vendoset njė gjobė ndaj biznesit, ajo duhet tė paguhet menjėherė me para nė dorė. Kjo sipas argumentimit tė qeverisė bėhet pėr tė luftuar informalitetin nė ekonominė shqiptare.
Gjatė seancės plenare, ėshtė hedhur hapi i parė drejt miratimit tė projektligjit mė tė debatuar nė kėtė paketė gjatė gjithė ditėve tė fundit.
Sipas ligjit tė ri qė miratoi parlamenti, ēdo biznesi qė i ėshtė vendosur gjobė, gjatė kohės qė paraqitet pėr apelim nė shkallė administrative, mund tė paguajė vetėm detyrimin tatimor, por jo gjobat dhe interesat qė lidhen me kėtė detyrim. Ndėrsa nėse do vazhdojė apelimi nė gjykatė, atėherė biznesi detyrohet tė paguajė ēdo gjobė edhe interes qė lidhet me detyrimin tatimor qė kishte.
Ashpėrsimi i masave
Ndėrkohė sipas ligjit tė ri qė u kalua nė parim dje nė Kuvend, pritet tė ashpėrsohen masat ndaj biznesit. Ndėrsa gjatė qeverisjes socialiste, biznesi sipas ligjit qė ishte nė fuqi, mundej qė nėse nuk ishte regjistruar me ēertifikatė tatimore penalizohej me mbylljen e veprimtarisė pėr 15 ditė, me ligjin e miratuar dje nė Kuvend, ēdo biznesi i mbyllet aktiviteti deri nė nxjerrjen e licensės tatimore. Nėse me ligjin e kaluar, kalimi i afateve tė regjistrimit dėnohej me gjobė deri 75 mijė lekė, me ligjin e miratuar dje ka vetėm sekuestro tė biznesit. Ndėrsa pėr bizneset transport, merret leja e qarkullimit tė mjetit.
Janė shtuar penalitetet edhe pėr ēėshtjen e mosnjoftimit nė organet tatimore mbi vendndodhjen e re tė biznesit. Sipas ligjit tė vjetėr, ky mosnjoftim kishte bėnte vetėm me gjobė 35 mijė lekėshe, ndėrsa me ligjin e ri shkohet deri nė bllokim tė biznesit. Dhe nėse biznesi vazhdon punėn edhe pas bllokimit, atij i sekuestrohet pasuria, pa e ditur nėse do tė vazhdojnė procedurat mė nė gjykatė apo jo.
Ndryshimet
Nė seancė u miratua edhe projektligji “Pėr akcizat”, i cili parashikon reduktimin e nivelit tė akcizės pėr nėnproduktet e naftės si lėndė djegėse, solar dhe mazut; ndryshimet nė ligjin “Pėr Tatimin mbi tė Ardhurat”, qė kanė tė bėjnė me pėrjashtimin nga detyrimi tatimor tė tė ardhurave nga veprimtaria e personave jorezidentė nė njė shtet tjetėr; ndryshime nė regjimin e TVSH-sė lidhur me qiratė e banesave e objekteve, etj.
Genc Kondi
Gazeta Shqiptare.
Krijoni Kontakt