Tė nderuar BASHKE POETE FORUMAS
Duke ju kėrkuar ndjesė paraprakisht qė po e "personalizoj" temėn, JU FTOJ tė mė shoqėroni nė njė maratonė poetike, qė sejcili nga JU ia kushton humbjes sė njeriut tė dashur. Unė shkrova vargjet e mėposhtme nė nderim dhe kujtim tė bashkėshortes time tė shtrenjtė Tanės qė ndrroi jetė me 8 Mars 2007 nė tė zbardhur. U prehtė nė PAQE shpirti i SAJ.
Ju falėnderoj pėr mirėkuptimin
Vetėm ty
Pyes dritėn e mėngjesit, pyes qiellin, detin blu
Pyes shiun edhe erėn, zogjt e lirė qė fluturojnė
Pyes lulet e mimozės, pyes njerzit gjithashtu
Tė gjith heshtin ulin kokėn, asnjė lajm jo nuk ma thonė
Pyes vehten i hutuar, qė po endet nė vetmi
Si e le dhe si e humbe gjysmėn tėnde mė tė mirė ?
Iku, vehtja lart tek engjejt zemėr copė me lot nė sy
Tė kėrkojė mes psherėtimave nėpėr dritė dhe errėsirė
Po tė mundja tė gjith botėn vetėm ty do ta dhuroja
Ti qė mbaje brenda shpirtit dritėn e gjithė Universit
Po tė mundja nga e para vetėm ty tė dashuroja
Ike larg u bėre engjėll, atje lart me tė pavdekshmit.
Rendin ditėt, ikin netėt, unė tė pres tė vish nė endėrr
Sa tė puth syrin e bukur, e tė them vetėm dy fjalė
Ti mė ike zemėrmadhe, por nga pas e le njė zemėr
Le njė shpirt qė pėrpėlitet nė vetmi e digjet mallė
Krijoni Kontakt