TRI VAJZAT NGA PRISHTINA
tregim
RIZA LAHI
Lufta plasi katėr muaj pa pėrfunduar provimet e maturės.
Kishin tė trija emra ujrash dhe i kishin flokėt e derdhur si derdhen ujrat. Ishin shoqe tė pandara, si delta e njė lumi tė dalė nga gjimnazi i Prishtinės. Quheshin Valbona, Vjosa dhe Jonida.
Tri netė pasi ia mshau NATO me fluturime, ato u mblodhėn tė trija dhe ndenjėn tėrė natėn zgjuar;prindėrit asnjėherė nuk bėheshin merak pėr kėsi rastesh qė ishin tė rralla - ishin rritur tė tria bashkė dhe nėnat i kishin shoqe me njėratjetrėn.
- Unė do tė nisem pėr nė Shqipėri me kollonėn qė niset nesėr nė mėngjes - tha Valbona.
- Unė hė pėr hė do tė rri kėtu;mbase do tė vijmė edhe ne mė vonė, por s'e kemi vendosur. Arsyeja e vetme ėshtė gjyshja ime plakė e cila ka disa vite qė del vetėm te dera e oborrit - tha Vjosa.
- Unė nesėr do tė shkoj me vėllain nė UĒK - tha Jonida.
Kėto ishin fjalėt e para ndarjes sė tri shoqeve ndėrsa yjet mbi Prishtinė kishin nisur tė fundoseshin e tyli i zbehtė i agimit, si njė kombinezon nate, sikur sillte aromėn e veēantė tė ēarēafėve tė nuseve kosovare natėn qė i shtien nė gjerdek.
Ja se si rrodhi jeta e secilės brenda tri javėve pas asaj nate e cila, ndėrsa largohej si perēe myslimane e flakur natėn e gjerdekut, ofshante e tė kėpuste shpirtin nga lotėt e ndarjes.
JONIDA
Nė fillim i bėnė njė kurs tė shpejtė pėr mėsimin e "kallashnikovit"; kur shtiu pėr herėn e parė nė jetėn e saj, mundi ta mbante veten pėr mrekulli pa iu dridhur dora. I ngjitėn nofkėn "infermierja" dhe ajo tek po merrte ēantėn e ndihmės sė shpejtė, befas u kėrkoi shokėve qė ta mbante ajo "golinovin" e vetėm qė kishin . Nuk kishin besim?Tė urdhėronin, cili tė donte e tė bėnin njė garė me tė. . . Hahahaaa, po bėnte hajgare Nida, po qysh ajo, more vėllazėn, dinte me shtie m'shkja ma mirė se ju?
Ēuditėrisht, shokėt vendosėn t'ia jepnin asaj "golinovin", mitrolozin e rėndė.
Ja edhe beteja e parė pėr gjimnazisten nga Prishtina.
Si njė re plot me breshėr e vetėtima kish rėnė nė shpirtin e Jonidės njoftimi se atė natė do tė kalonin dy makina ushtarake serbe dhe se u duhej bėrė pritė. Pikėrisht atė natė;pikėrisht nė mesnatė.
Ishte mesnata e parė kur vajza mbase do tė vriste njė njeri;mbase mė shumė. Ndoshta vėrstnikė me tė. Sigurisht qė dikush u kishte mėsuar atyre se si shtihet me pushkė sepse, natyrisht qė ata mė parė kishin qenė djem qė asqė e dinin se ē'ishte pushka, por bridhnin pas diskove. Kurse tani. . . Ata bridhnin anembanė Kosovės me ura zjarri ndėr duar. "Kur shikoj cilindo polic serb, pyes veten: "Kushedi se sa gra ka pėrdhunuar ky e sa fėmijė ka vrarė", i pat thėnė nėn dritėn e hėnės njėri nga tė njėmbėdhjetė luftėtarėt e njėsitit natėn e dytė tė stabilizimit; ishte njė djalė i ardhur nga SHBA qė e vėshtronte vajzėn me sy pėrgjėrues, sikur i fliste njė ikone.
Komandanti tyre ishte njė vendas i ardhur nga Suedia pas njėmbėdhjetė vitesh emigracioni politik. Ishte me sy miopėsh, shkruante poezi dhe kishte tri vajza qė ia kish lėnė sė shoqes. Njė poezi, ai ia kish dhėnė pėr ta lexuar edhe Jonidės. Aty ai i thonte sė shoqes t'i rriste vajzat vetė dhe, poqese babai i tyre do tė binte pėr lirinė e Kosovės, ishte detyra e asaj t'u tregonte bijave se i ati u kishte rėnė duke u postuar nga njė tė puthur para vdekjes.
Informata jepte shifrėn e 50 a 60 luftėtarėve serbė tė forcave speciale. Pra, nga mė tė tmerrėshmit.
- Ja e fitojmė njė betejė sonte, ja vdesim tė tanė si burrat. A qe besa, he burra? - pyeti komandanti tė dhjetė antarėt e njėsitit tė tij duke i ndalur sytė pak mė gjatė te Jonida.
Asnjė qerpik nuk lėvizi. Nė tė vėrtetė, nė tė gjitha shkollat ushtarake tė rruzullit, sulmuesit duhet tė kishin epėrsi taktike nė njerėz dy deri nė tri herė. Kurse. . .
- Kam menduar qė, pritėn ta zėmė nė njė vend ku secili nga ne ta ketė tė pamundur pėr t'u tėrhequr, kurse Qė tė gjithė, me pėrjashtim tė Jonidės kemi qenė nganjėherė, e pakta, nė duar tė torturonjėsve serbė. Pra. . .
Edhe mė e tmerrėshme nga xhenazja yte ishte tė rėnėt rob.
- Jo, more djem. ngjoni mue ngjoni mixhėn Duhet me e xanė pritėn sak qatje, tu prroni. Me ndej e me pritė qatje pa u ndie e me t'ia msha shkjaut me tė tana sa ta bien kryet. Kur t'fillojnė e ta marrin vedin, kur tė vijnė pėrforca, se shkjau ka radie e ka alete frėngu boll, me hikė pėrmes prronit Me gjue si rrfejae me hikė si era! Or ēun!
Kishte ndėrhyrė ndėrkohė baca Nuredin, bash i ati i komandantit, njė plak i bukur, i gjatė si lis Kosove qė i bie bora nė dimėr; kish qEnė nė rininė e parė kaēak para se tė dilte nė mal kundėr gjermanėve nė Luftėn e Dytė Botėrore.
Stepjen e theu komandanti:
- Babė, pashė zotin Na len
- Paj duheni edhe pėr sonte, por edhe pėr nesėr, more cullėt e mixhės. Duheni derisa tė dliret Kosova. Me gjue e me hikė, me gjue e me hikė. . .
- Babė! Vinka pleqėria edhe me frikė
Komandanti e pa tė atin gjithė inat nė vėnd qė t'i hidhej nė fyt.
Baca Nuredini zbėrtheu xhaketėn dhe tė gjithė panė kokėn e kuqe tė njė bombeje tė vjetėr.
- Sonte nuk ju dahet mixha more djem. Jena bashkė sonte!
Tanimė asnjė sy i inatosur.
Jonida u ngrit ta pėrqafonte plakun, i cili sėrish kėmbėnguli pėr "te pėrroi". Qatje! Vetėm qatje prita e bje e mshai m'ta shkjaut!
Luftėtarėt vendosėn variantin e "parashutistit". Varianti i "parashutistit" donte tė thoshte pėr tė gjithė - i njėjti fat qė e pret parashutistin nė luftė . Kur ai kėrcen nga aeroplani, ai e ka tė pamundur tė kthehet prap atje ku u hodh dhe, e vetmja mėnyrė qė tė shpėtojė ėshtė asgjėsimi i kundėrshtarit qė e pret poshtė.
Virgjėria e luftės pėr Jonidėn do tė prishej ose me fitoren e betejės, ose me vdekjen e saj ( "Do ta ruaj pėr vete fishekun e fundit;unė nuk bie e gjallė nė duart e militarėve sėrbė. Do ta ruaj edhe njė granatė;asaj i heqė fitilin me dhėmbė, dhe gjithėēka merr fund edhe po mu dridh dora t'ia shkrep vetes"- kėshtu u pat thėnė Jonida Vjosės dhe Valbonės "atė" natė.
Veēse tėrheqje nuk kishte. Ja fitore, ja vdekje.
- Me i mbushė do thasė me zall e me i vu gjithandej me u mbrojte. . . Edhe, hyxhym, me i thye tė tana dritat e rrugės. . . Asnji cingare me ndezė!
Tė gjithė i zbatuan si engjėj kėshillat e kaēakut plak, i cili luftoi atė natė pranė Jonidės qė desh i shpėtoi arma nga dora kur dėgjoi zhurmėn e kamionėve si tė ishte kėngė djajsh qė nga skėterra.
Kur serbėt nisėn tė kundėrpėrgjigjeshin me zjarr, Jonida u mat tė ngrihej e t'ia mbathte nga sytė - kėmbėt. Ishin ēaste absolutisht instinktive, pothuajse tė pakontrolluara nga ajo por, atė tam - tam tė llahtarėshėm sekondash e kish prerė sokėllima "Prite, he thi, Azem Galicėn!" dhe granata e gjirit e kaēakut tė vjetėr.
Sokėllima e zėrit tė bacės Nuredin, shpėrthimi i granatės e sollėn nė vete vajzėn e cila, fillpas, mori furi nga breshėritė e "golinovit" tė saj.
VJOSA
Vjosa, ky kombinim i mahnitėshėm e vetėm kosovar i cipės e nazeve tė vajzave tė orientit me vėshtrimin ēapkėn, klasik evropian tė Mona Lizės, ndenji nė Kosovė, por nė rrethana krejt tė tjera tė shoqes sė saj.
Nė fillim tė shekullit 19 njė gjeograf frėng shkruante se vajzat mė tė bukura qė ai kish ndeshur banonin nė Horasanin e Persisė dhe nė Kosovėn shqiptare. Sigurisht ai nuk duhej tė kishte ndeshur fėtyrė e trup mė tė bukur se tė Vjosės, historia e sė cilės, nė kėta tri javė, ishte mė e ngjeshur se ajo e shoqes sė saj, dhe ne do ta pėrshkruajmė ashtu siē ka rrjedhur.
Pikėrisht atė natė qė Jonidėn e sollėn nė vete krismat e "golinovit" tė saj, atė natė atė e pėrdhunuan shtazėrisht. Atė shenjtėri vajzėrore tė cilėn e kishte ndryrė si peshtafin mė tė shtrenjtė nė botė dhe nė vėndin mė tė fshehtė nga gjithkush, me gjithė aq ngacmime e ngucje, ia rrėmbyen e ia shqyen ushtarėt.
Nė fshatin e gjyshes sė saj.
Dhe ja se si ndodhi.
Kish nxituar te qėnia qė donte mė shumė nė botė - te gjyshja;tė vinte edhe ajo nė Shqipėri, siē po shkonin tė gjithė. Babai dhe nėna e Vjosės ishin tė bindur se vetėm ajo, bija e tyre ojna - ojna mund t'ia mbushte mendjen plakės ta linte shtėpinė.
Sapo kishte kėrcyer nga vetura, Vjosa qe gjendur pėrball tymit qė kishte mbuluar gati krejt shtėpinė e gjyshes. Pak mė tej njerėz tė vėnė nė rresht pėrball me gryka kallashėsh. Ajo i njihte tė gjithė fshatarėt e vėnė ashtu pėr ibret; kish qėnė e pėrkėdhelura e fshatit sa herė qė vinte pėr tė ndenjur me gjyshen tre muajt e verės atėherė, ah, nė ata vitet e fėmijėrisė.
Oj loke?! Po gjyshja e saj. . . nėne moj . . . ku ishte?
Nė fillim i kish pyetur me ata sytė e butė e tė shtangur fshatarėt e vėnė nė rresht se ku ishte gjyshja e saj. Pastaj u qe sulur ushtarėve me zė tė lartė e qė tė kėpuste shpirtin, amani, a kishin zemėr ata, t'i tregonin se ku ishte gjyshja. Si kish ndjerė vetėm heshtje e llahtarshme tė kobit, qe sulur nėpėr tym. Tek hyrja nė krye tė shkallėve, ajo pa dy kova bosh ku shkruhej me shkronja cirilike "Benzinė".
Gjyshja ndodhej nė dhomėn e miqve dhe e veshur me rrobat qė ujdiste nė trup e vet vetėm nė ditėn e Bajramit tė Madh. Rrinte e palėvizur mbi minder.
"Oj gjyshe, ēka je kah pret ma?Hajde me mua! Hajde qetash!" Nisi ta puthte ku mundte plakėn qė rrinte palėvizur si njė bust ndėrsa tymi po hynte me shtėllunga nė dhomė.
Plaka vėshtronte mbesėn sikur ajo tė ishte vetė meleku qė kish ardhur ta merrte.
"Kam qitė cekėn me dekė sot, oj lulja e lokes!"
"Gjysh, po unė kam ardhė sall prej Prishtinės, sall veē pėr ty. . . Kam ardhė me tė marrė pėr me hikė nė Shqipni. . . Uf, ēka kam hekė me ardhė deri kėt, lokja jeme!"
Nė faqet e zbehta tė gjyshes nisėn tė rrėshqisnin lotė si nė njė bust kur bie shi.
"Paj, ēohu moj gjyshe. . . Paj, ēohu pra!"
"IK, oj fllanza e gjyshes. . . Ik ti. . . Sa pėr mue. . . Unė kam hi nuse me duvak nė kėtė shtėpi kur kam kenė sall sa je ti sot. . . Njitu. . . bash nė nji kėtė dhomė, u kam qitė kafe burrave e njiktu kam qa xhenaze!"
"Paj, as pėr hatrin tem s'po vjen, oj gjyshe?. . . Paj, kur kam kenė e vogėl, ti gjithmonė ma puthke faqen e mė thojke "ty tė pafsha nuse! ". . . "
Flakėt shpėrthyen nė dhomė. . . Uf, sa nxehtė. . . Uf. . . Drurėt e dritares po kėrcisnin ashtu?
"Ik, oj nusja e lokes. . . Ik pa mue!"
Vajza e pushtoi gjyshen, ndėrsa minderi mori flakė. Donte tė vdiste me gjyshen e saj edhe ajo, e rrėmbyera dhe e bukura si lumi i Vjosės nė Shqipėri.
"Vjosa e nanės! Duhet me hikė njitash, ndryshe, unė kam me tė mallkue kur ka me m'lanė zemra."
"Aman, eja!"
"Kur tė mė vijė fryma e fundit, kam me tė pa nuse pėrmbi kal e, bash njat herė ka me mė dalė shpirti".
Flaka u afrua vetėm dy pėllėmbė nga fustani i gjyshes.
"Vjosa e nanės. . . Amanet. . . kur tė lindėsh fėmijėn e parė, poqese asht vajzė, venia emnin tem. . ."
"Gjyshe. . . mos mė len pa ty. . .!"
"Unė nuk kam tjetėr ēka me i dhanė Kosovės. . . Po ia nap qatė gja qė mė ka mbetė - shpirtin tem"!
Dhe e shtyu vajzėn ndėrsa njė tra ra nė mesin e dhomės.
Kur nga dhoma e pritjes e Krasniqėve u dėgjua prej tė gjithėve nė oborr njė
"Oooohhh!!!", Vjosa u sul edhe njė herė brėnda drejt flakėve, por e mbėrthyen dy ushtarė. Ajo i pėshtyu, i gėrdhishti, i kafshoi, por ata e morėn rrėshqanė dhe e ēuan nė komandaturėn e tyre. Atje, nė katin e dytė, e pėrdhunuan me radhė ndėrsa gjyshja po jepte shpirt disa metro mė tej.
* * *
Tė nesėrmen Vjosėn e vranė me njė breshėri prej shtatėmbėdhjetė plumbash; e vrau vetė naēalniku i komandaturės.
Nė kėta rrethana.
Nė mėngjes, nė dhomėn e komandaturės qė pėrdorej zakonisht si vėnd paraburgimi e torturash, erdhėn ushtarėt. I thanė se, pas pak, do tė vinte naēalniku. "Naēalnik epshelli. . . Naēalnik epshelli", i nxirrnin gjuhėn duke u shkrirė sė qeshuri vajzės sė zhveshur nudo ata.
"Naēalnik epshelli. . . Naēalnik e do tė rruar", thanė ata prap, ndėrsa Vjosės i kish rėnė tė fikėt. Tė kruajturat e njė brisku nė vėndet e saja mė tė turpėshme, e sollėn nė vete.
"Hi - hi - hi - ki - ki - ki"
Tė qeshurat e pėrbindshėve u dėgjuan tani pas dere dhe Vjosa arriti ta fshihte nė pėllėmbėn e djathtė briskun e flakur matanė.
Nė derė u dha naēalniku;Vjosės nuk i lėvizi asnjė nerv ndėrsa, nė rrethana tė tjera, asaj do t'i pėrqethur mishtė. Ishte Ai, Dragolubi, njė rrugaē qė i ishte vėnė sa herė pas e qė banonte nė njė fshat ngjitur me atė tė gjyshes;ishte njė fshat serbėsh ku e flisnin shqipen fare mirė.
Edhe Dragolubi ishte i zhveshur nudo dhe, me seksin e eksituar dhe sytė e kėrcyer e tė skuqur, nuk i linte asgjė mangut djallit nė mesnatė.
Vajza gjeti forca tė kruspullohej. "A ke motėr, bre?"
Djalli me gjoksin e leshtė iu lėshua pėrsipėr duke i mėrmėritur me zė tė dridhur: "Vjosė, oj Vjosė! Ahhh!!! Tash ma ban edhe mue nji Dragolub tė vogėl. . . Qetash. . . Edhe qefė ban, edhe Dragolubin. . . Ahhh. . ."
Dhe, si ia pėrpiu me gojėn e madhe tė tėrin gjirin e saj tė majtė, aq tė vogėl, tė ujtė, tė vaktė dhe qė s'e kish prekur dorė mashkulli kurr me pėrjashtim tė natės sė mėparėshme, nisi tė shtyhej ngadalė, pa u ngutur, atje, nė vendin ku e kishin ēvirgjėruar ndėrsa gjyshja e saj jepte grahmėn e fundit.
Kur po penetronte duke mėrmėritur tėr epsh " Qepra, njiky asht serbi!". . .
Ushtarėt qė prisnin pėrjashta, dėgjuan njė klithėm tė tmerrshme e qė tė kėpuste shpirtin dhe, fillpas, ata panė tė dilte naēalniku i tyre me tė dyja duart pėrmbi penisin e tij tė mbytur nė gjak.
Dragolubi, gjeti forca tė mbushte kallashnikovin aty pranė ndėrsa ushtarėt shihnin organin e tij gati duke iu kėputur dhe hyri sėrish nė dhomėn ku dergjej Vjosa qė ende e mbante briskun me dorė.
Nė fishekun e shtatėmbėdhjetė tė breshėrisė pėrmbi trupin e pehrrisė kosovare, kapiteni Dragolub Vėrlloviq, vjeē njėzetetetė, dha shpirt duke liruar gishtin nga kėmbėza.
Megjithė ndėrhyrjen kirurgjikale, ai vdiq pas dy ditėsh, ndėrsa e ėma me tė shoqen nuk morėn pjesė nė varrim.
Tė nesėrmen, kufomėn e Vjosės, tė mbuluar vetėm me pllangat e gjakut tė saj e tė flakur jashtė oborrit tė komandaturės, e gjeti njė plak memec e gjysmė i marrė, qė jetonte me tė lypur e flinte nėpėr shpella;i vetmi qė kishte mbetur nga banorėt e fshatit tė braktisur.
Ai mori njė kazmė e njė lopatė nė oborrin e njė shtėpie diku afėr dhe ia hapi gropėn Vjosės pa i ngritur sytė lart qoftė edhe njė herė. Pastaj mori njė kovė me ujė dhe e lau pa u nxituar kufomėn duke iu lutur Allahut me tė tėra suret qė dinte.
VALBONA
Ajo mundi tė kalonte nė Shqipėri;jo edhe pa peripeci, por, gjithsesi. . .
Arriti tė vendosej nė Tiranė. Arriti tė shpallej madje edhe "Miss Shqipėria 1999" dhe tė fitonte me kėtė rast edhe 25000 dollarė kesh nė dorė. Vetėm brėnda tri javėve tė saja.
Ja se cila qe aventura e Valbonės.
Kur kollona me kamionė, zetorė, vetura e karroca po i afrohej pėr disa kilometro "Qafės sė Morinit" nė Kukėsin e shtetit shqiptar, befas, sikur u pushoi zėmra qė tė gjithėve, nė tė njėjtėn tė rrahur. Valbonės, nga frenimi i menjėhershėm, i erdhi pėr tė vjellė dhe volli atje, nė cepin e karrocerisė, te sponda fundore.
Ecjen e mėtejshme tė karvanit me refugjatė e kishte penguar njė njėsi paramilitarėsh.
- Ma len vajzėn. . . A ke zot? Pash njatė zot qė beson ti, pash njatė zot qė asht nji, mos ma merr vajzėn! . . . Tė puthsha kamėt, mos ma merr. . . Mos ia merr nanės vajzėn se a zot. . . Aman. . . A ke motėr, bre?Po shpirt, a ke, more, ty tė shitoftė zana. . . Tė shitoftė zanaaaaa. . . . Ma lėsho vajzėn, moreeee shkjau i qenit!!!
Ishte njė zė gruaje nė kėtė natė qė do tė kishte rrėnqethur edhe ujkun e uritur. . . Njė krisėm automatiku fillpas. . . Njė "pėlltumb" nė tokė. . . Ofshama nė prag tė vdekjes. Njeriu i parė i kėsaj autokollone po jepte shpirt pa e arritur "Mekėn e shqiptarėve", siē i thonin ngado shtetit Amė.
Nata ishte pus;qielli dukej qe i pėrmbytur nga retė se nuk dukej qoftė edhe njė yll i vetėm.
Nėna e Valbonės veshė edhe sot e kėsaj dite shallvare apo barrnavekė - njė lloj mode me origjinė nga orienti qė ende e veshin gratė nė Kosovė. Futur nėn shallvaret e sė ėmės ndodhej Valbona kur pėrmbi kamionin e tyre u kacavarėn dy paramilitarė pa maska dhe me elektrikė dore. Flukset e dritave, si sy ulkonjash kontrolluan ēdo fėtyrė nė karrocerinė plot me pleq, fėmijė dhe nėna.
"Domethėnė nuk paska asnjė njomcake, ė? Asnjė pulė tė hutuar? Vetėm gėrdalla plakė?"
Kur erdhi dita, autokollona me 1349 njerėz tė numuruar nga patrulla e paramilitarėve, ende nuk po lėvizte, ndėrsa Valbona vazhdonte nėn barrnavekėt e nėnės, puq me mishin e saj, si atėherė kur e pat lindur, duke u dridhur si njė dredhėz. Para se tė jepej urdhėri pėr nisje, ndodhi njė llahtar qė ka pėr t'u treguar brez pas brezi, derisa tė flitet gjuha shqipe.
Pra, gjithmonė.
Para syve tė autokollonės, nė krahun e majtė tė saj, mu nė mes, u ndal njė kamion i boshatisur - njėmbėdhjetė a dymbėdhjetė metro mė tej. Gjoja tė mbuluara nga trupi i kamionit, nė barin e lagur, u shtrinė pėrdhunshėm nėntė vajza tė reja, tė mbledhura nėpėr autokollonė me ata llampat qė mbanin dritėn e zbehtė tė xhehenemit, ndėrsa e tėr autokollona dėgjonte klithmat e tyre q tė kėpusnin shpirtin. Pastaj i ngjitėn vajzat nė karrocerinė qė qe pėrpjekur tė fshihte atė pėrgėrė paramilitarėsh, e cila dolli nė krye tė kollonės. Por skėterra nuk kishte tė mbaruar ende.
Sapo u dha urdhėri pėr nisje, u anollua nga njė tjetėr paramilitar, qė shokėt e thėrrisnin "Cėrrni". Ai kėrceu mbi njė karroceri, dy para asaj tė Valbonės qė dridhej e dridhej tėr kohės, dhe i mori tė nipin tre vjeēar njė plaku me qeleshe.
- Hidh kėtu 20000 marka nė dac tė marrėsh fėmijėn prap!
Plaku arriti tė nxirrte nga kuleta 6000 marka dhe ia dha. "Cėrrni" pa i kėrkuar para tė tjera plakut, nxori menjėherė thikėn nga milli dhe e preu fėmijėn nė fyt. Duke e mbajtur nga flokėt kokėn e prerė e duke e flakur trupin e ferishtes te karroceria e plakut, i tha atij:
- Gjashtė mijė marka bėn vetėm koka!!!
Deri edhe disa nga paramilitarėt serbė nisėn tė villnin kur "Cėrni" filloi ta shėtiste kokėn e prerė pėrgjatė autokollonės. . .
. . . Tė ishte mė e bukura nga tė gjitha vajzat konkurruese Valbona?
Ekipi i jurisė ishte i tėri njė ekip poetėsh. E kush nė Shqipėri e kishte shpirtin mė tė pikėlluar pėr Kosovėn sesa shpirtrat poetė?
NJERĖZ! EDHE NĖ ĒASTET E FRYMĖMARRJES SUAJ MĖ TĖ MĖNXYRĖSHME SE SA ERA E KUFOMAVE TĖ PASHTĖNA NĖ DHE, BĖNI EDHE PĖRPJEKJEN E FUNDIT FALNIUNI MAGJISĖ SĖ DIJES DHE MENDONI PĖR MREKULLINĖ QĖ QUHET "JETĖ"; PĖR KRYEATYREN E SAJ QĖ QUHET "DASHURI".
PASI MBAROI LUFTA TĖ TRI SHOQET U TAKUAN PRAPĖ
epilog
Pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, njė ditė prej ditėsh, tė trija shoqet u takuan sėrish.
Nė kėta rrethana.
VALBONA
Po e niste vetė kerrin e mrekullueshėm tė dhuruar nga njė shqiptaro - amerikan, i cili i pat kėrkuar si shpėrblim pėr dhuratėn e tij vetėm njė fotografi tė bėrė sėbashku. Ai do ta shumfishoonte atė qė t'ua dhuronte klientėve tė restorantit tė tij me kėtė diēiturė:"MISS SHQIPĖRIA 1999, PAMJA E ARDHĖSHME E KOSOVĖS SĖ MASAKRUAR".
Nė kerr po udhėtonin me Valbonėn tė gjithė njerėzit e saj mė tė dashur;tė gjithė shėndosh e mirė;tė gjithė drejt Prishtinės.
Befas, vajza nisi tė pakėsonte shpejtėsinė. Fėtyre - terur. Po kalonin nė rrugėn e njė fshati ku thuhej se, nė njė shkollė tė mesme, nė shkollėn e vetme tė fshatit, ushtria serbe kishte mbyllur 62 veta dhe u kishte vėnė flakėn.
Njė regjisor gal shtangu dhe nxitoi tė filmonte "njė amazonė kosovare" tė zbehtė dyll, qė niste vetė makinėn duke kafshuar buzėn.
Papritur Valbona frenoi menjėherė. Sytė e saj tė pėrmbytur nė lotė tė cilėt, sikur kishin frikė tė derdheshin poshtė, dalluan diku tej, njė trup tė derdhur me flokė tė derdhur si ujra mbi shpinė.
Trupi ishte i veshur me uniformėn e UĒK sė dhe ishte lėshuar pėrmbi njė topil tė freskėt dheu me krahėt hapur, sikur donte ta fuste tė tėrin nė gji.
Disa burra, si tė ishin qiparisa qark njė varri, veshur edhe ata me uniformen e UĒK-sė, rrinin tė heshtur anash vajzės luftėtare.
Vetėm telepatia kish mundur tė bėnte t'i rrihte zėmra aq fort qė tutje MISS it shqiptar.
Valbona u hodh nga kerri dhe u derdh, edhe ajo, pėrmbi topilin e dheut, duke e puthur atė;herė atė, herė luftėtaren flokėderdhur qė qante me tė madhe.
JONIDA
Jonida qe bėrė shoqe me gazetaren italiane Xhenina di Xhovanni. Vetullzezė e syzezė, me dy buzė si prej bugenvilesh qė rriten ngado nėpėr Mesdhe, italiania, befas qe ndodhur nė brigadėn kosovare tė rrethuar nga tė katėr drejtimet prej forcave serbe tė mbėshtetura nė MIG ė.
" Mos i hiqni kėpucėt, mos u zhvishni fare. . . Do tė flini nė kėtė ēadėr me ushtarė, nuk kam tjetėr. . . Ju nuk keni se si tė largoheni tani. . . Mbase sonte natėn do tė ketė sulm".
Kėshtu i tha Xheninės komandanti i brigadės, njė burrė me mjekėr tė zezė, i cili, nė fakt nuk kishte qėnė i gabuar nė pandehmėn e tij.
Ishte ora dy pas mesit tė natės. Rraketat e MIG ėve verbonin edhe dritėn e plotė tė hėnės tek shpėrthenin duke u pėrplasur pėrdhe me tėrsėlimė.
Pas pak minutash, sapo ra tempi i MIG ėve, serbėt hynė nė territorin e kampingut. Oficerėt e brigadės arritėn tė vendosnin menjėherė situatėn kur sapo paniku nisi tė shpėrthente si ciban i ndyrė nė mes tė rekrutėve tė rinj, shumica vetėm entuziastė nga qyteti qė nuk kishin rėnė kurrė nė tė kėtilla kėrcėnime tė jetės . Jonida duke shtėnė me " Golinov " thėrriste slloganin e vjetėr tė kosovarėve tė rilindjes sonė kombėtare:"Prite, he thi, Azem Galicėn! ".
Sokėllima e saj vajzėrore solli nė vete gjithė ata rekrutė qė qenė shushatur, ashtu si edhe ajo vetė dikur nė kontaktin e parė me zjarrin.
Gjithsesi, mysafirja gazetare, pėr mė tepėr vajzė e huaj, duhej tė mbrohej me aq dinjitet, sa mbrohej edhe flamuri i brigadės, i cili mund tė binte nė duart e sulmuesve me njė kusht - pasi tė shfarosej edhe kosovari i fundit. Jonidėn e urdhėruan tė priste tė plagosurit nė pikėn mė tė mbrojtur;t'i priste tok me Xheninėn me buzėt si bugenvilet e Mesdheut nė Napoli, ku ajo kishte shtėnė pėr herė tė parė dashuri me detin. . . . Sollėn njė tė plagosur qė ishte pothuajse i vdekur;pulsi i pakėt tregonte se pulsi po i fikej nga njėra sekondė nė sekondėn tjetėr. Ishte fare i ri;nė fėtyrė i dalloheshin puērat e dashurisė . Jonidės i ra tė fikėt sapo thirri "shpirti i vetėm i dadės! ". Ishte i vėllai, vetėm dhjetė muaj mė i madh nga ajo. . Luftėtari qė ishte duke u fikur ishte i vėllai i Jonidės.
Xhenina di Xhovani, mbase edhe se prej vitesh e njihnin nė tėr botėn si "gazetare e luftės", arriti ta mblidhte veten menjėherė. Me dy grushta ujė nė fėtyrė, ajo solli nė vet shoqen e saj. Pastaj u vu pėrmbi djaloshin me puērat e dashurisė nė fėtyrė. Kur Jonida arriti tė bėnte veprimet e njeriut tė sapozgjuar nga gjumi, Xhenina kish derdhur tėr ujin qė i kishte mbetur mbi djaloshin dhe ia kishte lidhur plagėn me sutjenat e veta qė i kishte shqitur me forcė.
I plagosuri, si njohu tė motrėn, si i buzėqeshi asaj, mundi. . . popo. . . arriti tė ngrinte dorėn e ta shėtiste nėpėr xhaketėn e ēapėrlyer me copa - copa tė pėrgjakura. . .
"Oh, ē'bukuri e mrekullueshme;vetėm shqiptare;vetėm kosovare" - do tė shkruante mė pas nė reportazhin e saj gazetarja italiane qė punonte pėr njė gazetė angleze, duke sqaruar se luftėtari shqiptar, nė pragun e vdekjes sė tij, kishte kėrkuar nė xhepin e xhaketės gjėnė mė tė shtrenjtė qė kishte pasur - njė cigare. Pėr t'ia dhuruar asaj, si njė e huaj qė po i ndihmonte shqiptarėt nė ditė tė rėndė.
Atė agim ra edhe komandanti i brigadės, njė luftėtar qė kishte marrė pjesė mė parė nė luftė pėr ēlirimin e popullit kroat. Pas tij, komanda e brigadės u mor nga e shoqja e cila, i urdhėroi nė mėnyrė kategorike tė tėrhiqeshin tė gjithė kurse vetė, ajo, snajperja mė e mirė nga tė gjithė luftėtarėt e UĒK sė, vendosi tė luftonte vetėm. Kur qenė tėrhequr tė gjithė dhe serbėt e ende nuk kishin kurajon pėr tė organizuar njė mėsymje tjetėr, kosovarja nisi tė shtinte nė kėmbė. Donte tė vritej atė ditė, me tė shoqin, tė cilin e kishte shoqėruar nė tė gjitha betejat, qė nė Bosnjė.
Pas gjashtėmbėdhjetė ditėve, brigada sulmoi njė kamp ku tė gjithė tė ndaluarit ishin gra dhe pėrdhunoheshin pėr ditė;ishte njė kamp pėrdhunimesh. Qė tė dyja shoqet e pandara tanimė, luftėtarja dhe gazetarja, shoqėruan pėr nė fshatin ku nė tė vėrtetė ndodhej varri i Vjosės, njė grua 22 vjeēare qė quhej Lėndina.
"Serbėt kanė nė strategjinė e tyre pėrdhunimin e grave dhe vajzave kosovare, por jo vrasjen e tyre, nė mėnyrė qė tė godasin sa mė rėndė mentalitetin mysliman tė familjes kosovare dhe tė ligėshtojnė meshkujt e tyre luftėtarė", do tė shkruante pėr nė Londėr drejt nga Kosova Xhenina di Xhovani nė njė tjetėr reportazh.
Dy herė Lėndina desh u shpėtoi duarve tė shoqeve me qėllim pėr t'u vetėvrarė derisa e ēuan tek i shoqi, njė fshatar me shtatė klasė shkollė. Ai rrinte brėnda nė shtėpinė e tij tė boshatisur krejt dhe, kur pa tė shoqen qė kishte aq kohė pa e parė tė hynte kokulur, u verdh dyll.
"Unė e di se ēfar i kanė bėrė serbėt kėsaj nė komandatutė. . . Mė mirė ta kisha puthur tė vdekur", tha ai ndėrsa Lėndina qante me ngashėrim e pa zė nė fundin e dhomės pa guxuar t'i afrohej tė shoqit, duke nxjerrė me gjysmė zėri tė vetmen gėnjeshtėr nė jetėn e saj se "atje. . . veēse mė kanė rrahė. . . kurrgja tjetėr, tė keqen dada. . . ". Njė gėnjeshtėr qė i dilte pėrmes lotėve tė pėrvėluar.
"Oj Lėndinė! Ik, shko te baba! ! "
Gruaja humbi ndjenjat me njė klithėm qė do tė kishte qetėsuar edhe sulmin e njė gjarpėri.
Xhenina nisi ta sillte nė vete, ndėrsa Jonida i tha fshatarit qė kishte qėnė nė burg si bartės municionesh pėr UĒK nė:
"Ti je burr qė ke durue burgun nė Kosovė, por nuk po diftohesh burr ma. A tė ka mbetė ndonjė pikė burrnie, bre? Paj, a e din kanunin e maleve qi thotė si nuk ka ma qartė se ca duhet me ba kur ka nji rast si ky i joti, bre trim? Qė tė dy, gruaja e pėrdhunueme me forcė e dhe burri i saj i koritun, hakmerren tė dy bashkė. Hakmarrja lahet vetėm me gjak. Pėrdhunuesit e popullit kosovar kanė kenė pushtuesit e Kosovės, e na, qe pra, Kosovėn e dlirme!!!"
Kur Lėndina erdhi nė vete, ndjeu kokėn e tė shoqit mbi gjoksin e saj dhe i mbylli sytė sėrish pėr t'u ndjerė mė mirė, por kosovari iu drejtua tė dy vajzave tė reja duke parė nga dritarja:
"A po e shifni q'atė topilin me dhe?Atje asht vorri i nji vajzės qė ka mbytė me brisk rroje nji komandant shkiesh. Rahmet pastė, quhej Vjosa, vajza ma e bukur qi kanė pa njikta dy sytė e mi e tė Lėndinės. . . Ka dekė me shtatėmbėdhjetė plumba kallashi nė shtat. . ."
MBYLLJA
Kėshtu, atė ditė, u takuan sėrish tė tri shoqet prishtinase. Njėra me rrobat e luftėtares e me shtėpi tė rrėnuar, le ta quajmė, tė varfėr, pra, pėr mė tepėr me tė dy prindėrit tė vrarė, por me tė vėllain shėndosh si molla.
Tjetra me kurorėn e MISS ALBANIA, me xhepat me dollarėt e fituar brėnda njė koncerti, me kerrin e mrekullueshėm, me prindėrit gjallė dhe shtėpinė nė Prishtinė tė paprekur.
Tjetra - poshtė topilit me dhe.
Heshtjen e theu zėri i MISS it.
- Unė, me dollarėt e MISS-it kam me tė ba nji vorr tė madhe e kam me ta ēue atje nji bust prej argjenti, oj motra ime qi re pėr Kosovė. Besoj se dalin, apo jo? - iu kthye luftėtares, duke shtuar nė drejtim tė saj:
- Kurse kerrin, merre ti, Jonida, se unė nuk i hypi e gjallė ma atij. . . Ti je ma e bukur se unė, por bukurinė tande ta pa e tanė bota;tė tanė bota e ka pa bukurinė e plumbave tė tu pėr liri!
- A e di se ēka kam gjanė ma tė shtrenjtė nė kėtė botė?Kam rrobat e mia tė luftės, armėt e mia e qindisinat e mia qi i kam mbarue kur tė tjerėt flejshin. . . Njita kam, oj Vjosa ime, e njita kam me t'i shti ty nė dhe -i foli luftėtarja varrit nėn trupin e saj.
Xhenina di Xhovani, ndėrkohė, ēau kordonin e burrave qė i kishin rrethuar tė tri shoqet, dhe u lėshua, edhe ajo, mbi topilin e dheut duke klithur "Mama mia" e duke qarė pėr herėn e parė pas kaq kohėsh nė Kosovė.
Krijoni Kontakt