Sipas bilancit te audituar te Bankes se Shqiperise per vitin 2006 fitimi neto ka shenuar nje shume prej 5,15 miliarde lekesh nga 5.17 miliarde leke qe ishte fitimi ne fund te vitit 2005. Ja arsyet dhe pasojat ne buxhetin shtetit
Blerina Hoxha
Fitimi i bankes qendrore per vitin 2006 ka shenuar renien e radhes. Sipas bilancit te audituar te Bankes se Shqiperise per vitin 2006, fitimi neto arriti 5,15 miliarde leke nga 5.17 miliarde leke qe ishte fitimi ne fund te vitit 2005. Keshtu ne krahasim me nje vit me pare ka renie te fitimit ne vlere neto me nje shume modeste prej 19 milione lekesh. Ne fakt sipas pasqyrave financiare te vitit 2006, zvogelimi i fitimit te bankes qendrore ka ardhur si rezultat i rritjes se shpenzimeve administrative dhe atyre te personelit. Nga i gjithe fitimi neto qe autoriteti qendror bankar ka realizuar per vitin qe shkoi 4.66 miliarde leke do te derdhen ne buxhetin e shtetit dhe 495 milione leke do te shperndahen ne rezerva te tjera.
Fitimi i Bankes se Shqiperise eshte i treti per nga rendesia ne te ardhurat e buxhetit te shtetit. Pas te ardhurave nga tatimet dhe doganat, arketimi i fitimit te Bankes Qendrore ze pjesen me te madhe te hyrjeve ne arken e shtetit. Ne fillim te mijevjecarit te ri fitimi vjetor i Bankes se Shqiperise arrinte deri ne 100 milione dollare ne vit, mirepo kjo situate ne bilancin e bankes nuk ka vijuar me. Angazhimet per shtimin e burimeve njerezore ne permbushje te detyrimeve te integrimit ka rritur shpenzimet i Bankes nder vite. Duke bere qe ne fund te vitit qe shkoi fitimi neto i Bankes te mos jete me shume se, 51 milione dollare. Nderkohe qe fitimi i Bankes se Shqiperise ka ardhur ne ulje, fitimi i bankave te nivelit te dyte ka ardhur ne rritje.
Korrieri
Krijoni Kontakt