Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    2006, bie fitimi i Bankes se Shqiperise

    Sipas bilancit te audituar te Bankes se Shqiperise per vitin 2006 fitimi neto ka shenuar nje shume prej 5,15 miliarde lekesh nga 5.17 miliarde leke qe ishte fitimi ne fund te vitit 2005. Ja arsyet dhe pasojat ne buxhetin shtetit

    Blerina Hoxha

    Fitimi i bankes qendrore per vitin 2006 ka shenuar renien e radhes. Sipas bilancit te audituar te Bankes se Shqiperise per vitin 2006, fitimi neto arriti 5,15 miliarde leke nga 5.17 miliarde leke qe ishte fitimi ne fund te vitit 2005. Keshtu ne krahasim me nje vit me pare ka renie te fitimit ne vlere neto me nje shume modeste prej 19 milione lekesh. Ne fakt sipas pasqyrave financiare te vitit 2006, zvogelimi i fitimit te bankes qendrore ka ardhur si rezultat i rritjes se shpenzimeve administrative dhe atyre te personelit. Nga i gjithe fitimi neto qe autoriteti qendror bankar ka realizuar per vitin qe shkoi 4.66 miliarde leke do te derdhen ne buxhetin e shtetit dhe 495 milione leke do te shperndahen ne rezerva te tjera.

    Fitimi i Bankes se Shqiperise eshte i treti per nga rendesia ne te ardhurat e buxhetit te shtetit. Pas te ardhurave nga tatimet dhe doganat, arketimi i fitimit te Bankes Qendrore ze pjesen me te madhe te hyrjeve ne arken e shtetit. Ne fillim te mijevjecarit te ri fitimi vjetor i Bankes se Shqiperise arrinte deri ne 100 milione dollare ne vit, mirepo kjo situate ne bilancin e bankes nuk ka vijuar me. Angazhimet per shtimin e burimeve njerezore ne permbushje te detyrimeve te integrimit ka rritur shpenzimet i Bankes nder vite. Duke bere qe ne fund te vitit qe shkoi fitimi neto i Bankes te mos jete me shume se, 51 milione dollare. Nderkohe qe fitimi i Bankes se Shqiperise ka ardhur ne ulje, fitimi i bankave te nivelit te dyte ka ardhur ne rritje.

    Korrieri
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Shqiperia, fitimi i bankave 2 here me shume se ne Evrope

    Ne fund te vitit 2006 sistemi bankar shenoi nje fitim neto 74 milione dollare nga 66 milione dollare qe ishte ne fund te 2005. Fitimi i bankave qe ushtrojne aktivitet ne Shqiperi eshte dy here me i larte se, ne vendet te tjera, kryesisht ato te Europes. Sipas te dhenave nga Banka Qendrore, norma vjetore e fitimit ne sistemin bankar vitin qe shkoi ishte rreth 23 per qind, nderkohe qe bankat ne vende te zhvilluara mund te arrijne ne maksimumet e tyre 10-12 per qind. Keshtu ndonese me sherbime te reduktuara, bankat ne nje vend ne tranzicion, sidomos ne kushtet e Shqiperise kane nje norme fitimi mjaft te larte. Specialistet e mbikeqyrjes ne Banken e Shqiperise thane se, normat e larta te fitimit jane karakteristike e vendeve ne tranzicion, ku ben pjese edhe Shqiperia. Sakaq, eksperte ne bankat e nivelit te dyte shpjegojne se, fitimet e larta vijne kryesisht nga interesat dhe komisionet e larta qe ofrojne bankat per sherbimet e tyre. Cmimet e larta te sherbimeve reflektohen kryesisht ne sherbimet e kredive, te cilat sipas nje mesatarizimi te Bankes se Shqiperise shkojne me shume se, 14 per qind. Ne banka te vecanta mesatarja e interesit te kredise arrin me shume se, 20 per qind, duke i’u siguruar keshtu bankave norma te larta fitimi, jo te zakonshme per tregje normale. Gjithashtu te njejtet eksperte thane se, vende te tilla si Shqiperia konsiderohen ende me rrisk te larte dhe per kompensim te ketij fenomeni ofrohen interesa te larta. Keshtu bankat ne vendin tone pavaresisht se, grumbullojne kater here me pak depozita se, homologet e tyre ne vende te tjera dhe ndonese japin, po kaq here me pak kredi arrijne te sigurojne dyfishin e fitimeve.

    Korrier
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Projektet greko-serbe pėr pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •