Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    abuzimi seksual i njerkut ndaj 11-vjecares nese kjo e fundit nuk do te kishte mbetur shtatzene.
    11 vjec shtatezan baaaaaaaaaaa spo me besohet .


    ca njerku ajde degjenerat ajde po ca bahet lloj lloj manjaku qarkullon ne ket bote njerku duhet me u pushkatuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu per ket gje qe ka ba se tjeter rruge ska.

    me kto raste te tilla denimi me vdekje duhet te jete.

  2. #12
    sexy_mama Maska e nadule
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    235
    Babe s'te besohet ty 11 vjec shtatezan?

    Ka dhe qe 5 vjec. Shiko kete linkun dhe ke dhe informata te tjera aty per gjera te tilla.

    http://panachereport.com/website%20c...yearoldmom.htm
    Dhe kur te jem nen toke
    Qe vdiqa ti mos thuaj
    Me shkruaj dhe nen toke
    Se une do te te shkruaj...

  3. #13
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Awww Nadule.. e pashe s'e besoja dot.. Fmija 5 vjec shtatzane?????

    E habitshme..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #14
    sexy_mama Maska e nadule
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    235
    Edhe une fillimisht u shokova, po ja qe edhe paskan ndodhur.....
    Dhe kur te jem nen toke
    Qe vdiqa ti mos thuaj
    Me shkruaj dhe nen toke
    Se une do te te shkruaj...

  5. #15
    Perdhunohet publikisht maturantja
    Ardian Bushi
    E Hene, 28 Maj 2007

    DIBER - Babai i nje femije, arrestohet ne castin kur po perdhunonte publikisht nje maturante dibrane, me te cilen kishte kryer te njejtin akt edhe para nje muaji. Ulerimat e vajzes u degjuan nga nje kalimtar ne rruge, i cili pa skenen se si 27-vjecari Astrit Fetau terhoqi zvarre nga rruga 18-vjecaren Vinjolla Muca, nga Maqellara e Peshkopise dhe e perdhunoi ne nje territor jo shume larg rruges kryesore, qe te shpie ne qytet. Ishte bashkefshatari i viktimes, ai qe vuri ne alarm policine me nje telefonate ne sallen operative. Arrestimi i Fetaut u be ne flagrance, nderkohe qe maturantja e denoncoi per dy perdhunime.

    Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, rreth ores 15:00, kohe kur njerezit pushojne dhe ne rruge ka pak kalimtare. Astrit Fetau i ka dale perpara Vinjolla Muces, e cila ndodhej ne rrugen poshte fshatit te saj. Sipas rrefimit te vajzes, 27-vjecari i eshte afruar dhe me shenja i kerkonte asaj te ndalonte e t'i shkonte pas. Vajza, e cila e njihte me pare autorin, e terrorizuar ka filluar te ulerase, por ky ka qene momenti kur Fetau eshte bere agresiv dhe prej flokesh e terheq zvarre drejt ares, bri rruges me pisha, rruge nacionale qe te con ne qytetin e Peshkopise. Ndersa Vinjolla bertiste me ze te larte e kerkonte ndihme, Fetau e qellonte me grushte e shkelma, si dhe i griste rrobat. Ky ishte momenti kur banori i fshatit te vajzes, i cili po kalonte ne ate rruge, pa skenen e frikshme. Ai nxjerr celularin dhe njofton sallen operative te komisariatit te policise pastaj largohet per te mos u perballe me autorit e perdhunimit. Brenda pak minutave fugoni i gatshem i policise mberrin ne vendin ku kishte njoftuar telefonuesi. Policet gjejne vajzen e veshur, duke qare dhe Astrit Fetaun, i cili nxitonte te shkeputej prej saj per t'i shpetuar policise. Nuk mundi te beje as disa metra me vrap, kur dy punonjes policie e kapen dhe e futen drejt e ne furgon maniakun seksual. Policia mori me vete edhe vajzen e terrorizuar, e cila, sapo mberriti ne zyre, beri dhe denoncimin ndaj autorit.

    Para specialisteve te antikrimit, 18-vjecarja tha se ishte hera e dyte qe ajo perdhunohej nga ana e Astrit Fetaut. Rasti i pare kishte ndodhur para nje muaji, por ajo ishte kercenuar nga ana e tij se do t'i vriste vellane e saj te vogel, 13 vjec, ndaj nuk beri denoncim apo te tregonte ne shtepi. Edhe perdhunimi i pare vajzes i ndodhi po prane fshatit te saj dhe qe nga ajo dite Vinjolla po kalonte nje periudhe krize nga ana psikologjike. Ajo madje i druhej edhe prinderve, pasi keshtu mund te shmangte konfliktin me Astrit Fetaun, qe, sipas vajzes, mund te ndodhte ndonje vrasje. "Ruhesha cdo dite se kisha frike mos e shikoja ne rruge. Dje po kthehesha nga shkolla per te shkuar ne shtepi dhe, pasi kontrollova nuk e pashe. Ai ishte fshehur pas nje peme dhe me doli kur une u afrova", tregoi e perdhunuara. Ajo u kerkoi dje njerezve te policise qe shteti te denoje perdhunuesin e saj, i cili eshte kthyer ne makth per jeten.

    Dy arrestime per perdhunim


    Ne fillim te ketij muaji, policia e Peshkopise arreston dy persona te akuzuar per perdhunim dhe tentative perdhunimi. Maksim Kurta dhe Dorjan Manjani u vendosen ne pranga pas denoncimit te 18-vjecares M.K., nga Maqellara e Peshkopise. Sipas padise se saj, Maksim Kurta, 30 vjec, duke i vene perballe kusheririn e tij, Dorjan Manjani, 18 vjec, i cili ishte dhe bashkefshatari i vajzes, i kerkon asaj te pinte nje kafe ne lokalin e nje miku te tij, po brenda fshatit. Vajza eshte joshur dhe pranon, duke besuar se kishte prane moshatarin dhe te njohurin e saj. Por Kurta shfrytezoi mungesen e njerezve ne lokal, prone e nje njeriu te tij dhe me force ai perdhunon 18- vjecaren. Vajza mundi te shpetoje nga duart e perdhunuesit vetem pas dy oresh. Atehere ajo u tregoi prinderve te saj qe bene denoncimin ndaj dy te lartpermendurve.

    Perdhunimi i nxeneses


    Dy jave me pare, policia arreston 18-vjecarin Klodian Kurti, i cili akuzohet se perdhunoi nje nxenese 16 vjece. Nga Luznia e Dibres, 18-vjecari i kishte zene prite vajzes V.L., ne castin kur ajo po kthehej nga shkolla per ne shtepi. Ne fillim, Kurti tentoi ta mashtronte nxenesen e vitit te dyte, pasi jo shume larg ndodheshin banore te fshatit. Vajza kerkoi ndihme, por askush nuk e degjoi. Autori i mbyll gojen me dore dhe e terheq me force afer perroit te fshatit, ku dhe e perdhunon. Vajza e tronditur kur shkon ne shtepi u tregon prinderve, te cilet pa vonuar bene denoncimin ne polici. V.L., i kishte njohur autorin duke bere keshtu me te lehte punen e policise, e cila disa here kishte pasur ankesa per nje te ri qe vepronte ne keto forma.
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Plagos babė e bir pas njė sherri, shtyp 10 vjeēaren.
    Nga oliver55 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 18:32
  2. 8 vjet burg pėr babanė qė abuzoi me vajzėn
    Nga ruhit nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 04-08-2007, 00:55
  3. Sina: Nano abuzoi nė fushatė me tokat nė Ksamil
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2005, 03:13
  4. Kunatat lyejne me benzine 17 vjecaren.
    Nga Jonian nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 28-06-2003, 21:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •