Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Abuzoi me 11-vjecaren, ne burg njerku

    Nuk do te ishte zbuluar kurre abuzimi seksual i njerkut ndaj 11-vjecares nese kjo e fundit nuk do te kishte mbetur shtatzene. Nje jave me pare policia e Lushnjes prangosi 47-vjecarin Roland Lico banues ne Korce pasi kishte perdhunuar vajzen e bashkeshortes se tij. Ngjarja u zbulua pas kater muajsh, pikerisht nje jave me pare, kur e mitura hoqi femijen e saj, babai i se ciles dyshohet se ishte njerku. Vajza 11-vjecare kishte pasur hemorragji, gje e cila ka detyruar gjyshen e saj ta dergoje ne spital. Mjeket zbuluan se vajza ishte shtatzene ne muajin e katert. Mjeket gjinekologe pas vizites e transportuan ne sallen e operacionit ku i hoqen nga mitra femijen vajze katermuajshe pasi ena e mbajtjes se femijes ishte care. Me pas mjeket e maternitetit kane njoftuar policine e cila ka mberritur ne vendin e ngjarjes ku kane marre dokumentacionin qe 11-vjecarja M. K. kishte paraqitur, si dhe kane marre informacionin e nevojshem prej mjekeve te spitalit. Policia e Lushnjes nisi menjehere hetimet per te zbardhur pretendimet e vajzes dhe nenes se saj. Keto te fundit treguan se kishte qene njerku i cili abuzoi seksualisht me te mituren kater muaj me pare. Policia e Lushnjes arrestoi 47-vjecarin Roland Lico nga qyteti i Korces, i cili e mohoi faktin se kishte perdhunuar te mituren. Por deklarata e tij nuk u mor parasysh nga gjykata, e cila vendosi ta lere ne burg. Nderkohe qe do te jete analiza e ADN-se qe do te zbuloje nese Lico ka perdhunuar vajzen e gruas se tij. K.K

    Korrieri
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anėtarėsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Mbase e ha kolera ate koleren ...
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Ca kolere ta haje ate?? Per mua ai duhej te varej ne litar e mos jetonte me..

    Per kta tipa vallai duhet rifutur perseri denimi me vdekje..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #4
    pffffffff mos i lerosh temen mender muhabetit....ptuuu rrac e poshter

    lajmin e kam lexuar qe ne date 3 ne fakt, por mendova se do kishte pasur ndonje lidhje me ndonje moshatarin e veht kjo romja.... ai na paska qen njerku, bah, kot e ta prishesh fjalorin, s'ja vlen barra qeran.

    po kur themi ne qe te vihet ligji per denimin me vdekje ore, jo ju....ja se cfare bejn duke ditur shume mire se asgje e keqe nuk i pret pas aktit te shemtuar keta ndyresira....
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    keto gjera ndodhin ne gjith boten mos ja fusni kot.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Gjera qe ndodhin sidomos kur ne kete bote ka njerez me dy fytyra edhe te pashpirt.

  7. #7
    ~*---LEPURUSHKE---*~ Maska e 100% BRUNE-BABY
    Anėtarėsuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    Nuk eshte puna jote!E more vesh?????
    Postime
    168
    IIIIIIIIII qyqja o Zot!
    Ca manjaku!
    Zot na ruaj!
    Ketj i them psikopat 100000000000000000000000% une!
    Ai do ta varesh!
    DEUTSCHLAND & LUKAS PODOLSKI=NUMBER 1

  8. #8
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Nje tjeter ngjarje tronditese..!!

    Tortura tė dashurės, e mban peng pėr dhjetė ditė

    "Mė lidhi me zinxhirė te krevati pėr tė mė bėrė prostitutė"



    Njė 16-vjeēare ėshtė marrė peng nga i dashuri i saj dhe pėr dhjetė ditė radhazi ėshtė torturuar me qėllim shfrytėzimin e saj pėr prostitutė. Ngjarja rrėnqethėse ka filluar nė qytetin e Korēės qė mė datė 10 tė kėtij muaji, ndėrkohė qė nė orėt e para tė mėngjesit, forcat e policisė kanė prangosur autorin Jonis Mazllėmi. E dėmtuara, Vjollca Manēellari, ka treguar pėr policinė torturat e ushtruara ndaj saj qė nga goditja me sende tė forta e deri te pėrdorimi i zinxhirėve. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Tiranės bėnė tė ditur se dje ka marrė fund aventura famėkeqe e 16-vjeēares korēare, e cila u zhduk qė me datė 10 tė kėtij muaji. Vjollca Manēellari kishte dalė pėr tė takuar tė dashurin e saj, Jonis Mazllėmi, me tė cilin kishte kaluar kohėn nė njė magazinė. Por, vajza nuk u kthye mė nė shtėpi. Nė kėto kushte, familjarėt denoncuan nė polici dhe menjėherė filloi puna pėr gjetjen e saj, duke marrė dėshmitė e para nga tė njohurit e saj. Por, deri dje, policia nuk kishte rėnė nė gjurmėt e vajzės. Por, nė momentin e shpėtimit nga tortura, 16-vjeēarja ka treguar se ēfarė i kishte ndodhur. Sipas dėshmisė sė saj nė polici, pasi ajo ishte takuar me Jonus Mazllėmin, kishte tentuar tė largohej, por ai nuk e kishte lejuar. Pėr ta penguar, ai e kishte qėlluar me grushte dhe mė pas e kishte lidhur pėr krevati me njė zinxhir, i cili ndodhej nė njė magazinė, ku tė dy kalonin kohėn. Deri mė datė 18 prill, vajza kishte provuar njė sėrė torturash. Tė martėn, 20-vjeēari Mazllėmi kishte vendosur qė tė nisej bashkė me tė nė Tiranė, veprim qė e ka kryer njė ditė mė vonė. Mazllėmi kishte marrė ēelėsat e banesės sė njė kushėriri tė tij nė Golem tė Kavajės dhe rrugės ka vendosur qė tė kalonte njė natė, para se vajzėn ta sillte nė njė banesė te rruga "Don Bosko", nė Tiranė. Por, aty vajza ka vėnė re njė roje private tė njė godine dhe i ka kėrkuar ndihmė. Roja ka njoftuar policinė, tė cilėt kanė liruar vajzėn dhe janė vėnė nė ndjekje tė autorit, i cili ka mundur tė arratiset pėr momentin, pavarėsisht se policia ka vijuar kėrkimet pėr disa orė. Pas rrethimit tė zonės, rreth orės 02:45 tė mėngjesit tė djeshėm, policia ka mundur tė identifikojė autorin 20-vjeēar, te stacioni i trenit nė Golem. Nė kėto momente kanė ndėrhyrė forca tė shumta policie duke bėrė tė mundur prangosjen e tij dhe duke i dhėnė fund makthit tė 16-vjeēares. Sipas grupit hetimor tė ngritur nga policia, Jonis Mazllėmi akuzohet pėr heqje tė paligjshme tė lirisė sė tjetrit dhe dyshohet se do ta shfrytėzonte adoleshenten pėr ushtrim prostitucioni.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #9
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Nje tjeter ngjarje tronditese..!!

    Pėrdhunohet nė pėrrua gjimnazistja 16-vjeēare


    E dhunuara i refuzoi seksin tė riut

    Po kthehej nga shkolla nė shtėpi, por gjatė rrugės ėshtė bėrė pre e agresionit tė njė 18-vjeēari, i cili pasi nuk e ka bindur dot tė kryente marrėdhėnie seksuale, e ka pėrdhunuar. Ngjarja ka ndodhur dy ditė mė parė, nė fshatin Luzni tė Dibrės. 16- vjeēarja V.L., nxėnėse e vitit tė parė nė gjimnazin e kėtij fshati, ėshtė bėrė pre e agresionit tė 18- vjeēarit Klodian Kurti. Ky i fundit ėshtė arrestuar nga policia njė ditė pas ngjarjes nė banesė.

    NGJARJA

    Vajza 16-vjeēare ka qenė e vetme duke u kthyer nė banesė, pasi kishte mbaruar mėsimin. Ajo ka marrė rrugėn e fshatit, pa e ditur se pas saj vinte bashkėfshatari i saj po nga Luzni, Klodian Kurti. 18-vjeēari e ka ndaluar vajzėn nė njė vend ku kishte shumė shkurre dhe veprimet e tij nuk mund tė shikoheshin nga banorėt e tjerė tė fshatit. Ai i ka kėrkuar minorenes tė ndalonte dhe tė flisnin, e mė pas ka kaluar nė ekstrem, duke tentuar fillimisht ta prekė. Kur veprimet e tij janė kundėrshtuar nga gjimnazistja, djali ėshtė rebeluar. Ai i ka kėrkuar asaj tė kryenin marrėdhėnie, e kundėrshtia e saj vetėm sa ka rritur shkallėn e agresionit. Duke pėrfituar edhe nga vetmia dhe vendi i favorshėm, afėr njė pėrroi, ku askush nuk mund t’i shikonte, Kurti e ka marrė atė me dhunė dhe e ka futur nė njė shkurre, pasi e ka dhunuar, ai ka kryer marrėdhėnie seksuale. Vajza ka shkuar nė shtėpi nė gjendje tė traumatizuar dhe me rroba tė shqyera. Ajo u ka treguar prindėrve tė saj gjithēka i kishte ndodhur pasi kishte mbaruar mėsimin.

    DENONCIMI

    Prindėrit e viktimės kanė marrė me vete edhe 16- vjeēaren dhe janė drejtuar nė komisariatin e policisė. Gjimnazistja ka rrėfyer para inspektorėve tė policisė kriminale gjithēka kishte ndodhur. Ajo ka pohuar se agresorin e saj e njihte, ai ishte banori i fshatit tė saj, Klodian Kurti. Pas denoncimit, policia ka shkuar nė fshatin Luzni, nė banesėn e 18- vjeēarit. Me gjithė tentativėn pėr t’i shpėtuar prangave, policia ka arritur ta arrestojė tė riun nė banesėn e tij. Ai ka tentuar ta mohojė krimin, por sipas policisė, ēėshtja tashmė ligjore ka konfirmuar pėrdhunimin e vajzės. Tashmė do tė bėhen edhe analiza tė tjera tė spermatozoideve, rezultati i tė cilave do tė konfirmojnė nėse 18-vjeēari i denoncuar ėshtė pėrdhunuesi. Pak ditė mė parė, njė 18- vjeēare u pėrdhunua nė njė lokal nė fshatin Maēellarė tė Dibrės.

    *~*~*~*~*~*~*

    Edhe nje tjeter shokuese

    Tenton ta pėrdhunojė nė prani tė burrit e fėmijės

    KUKES-Policia e Kukėsit ka prangosur dje njė 46-vjeēar, i cili tentoi tė pėrdhunojė nėnėn e pesė fėmijėve. 31-vjeēarja nga fshati Lojme ka bėrė denoncimin pėr ngjarjen, ndėrsa ka pėrfunduar dje nė orėt e mesditės nė pranga Qemal Ismaili, nga fshati Topojan i po kėtij rrethi. Bashkėshorti i 31- vjeēares L.B ka lajmėruar policinė, pasi personi i arrestuar tashmė nga policia i ndihmuar edhe nga njė tjetėr person, tentoi t’i pėrdhunonte nė sytė e tij dhe tė fėmijės 12-vjeēar, gruan. Ata po udhėtonin nga Kukėsi drejt Topojanit. Pas alarmit tė dhėnė, nė drejtim tė Urės sė Zarifes, ku ka ndodhur ngjarja, janė nisur forcat e policisė ku kanė bėrė tė mundur kapjen e Rushit Myftari, si dhe janė vėnė nė ndjekje tė Qemal Ismailit, 46 vjeē. Sipas policisė, Ismaili ka tentuar tė kryejė marrėdhėnie seksuale nė prani tė burrit dhe tė djalit, me L. B, por pa arritur tė kryejė njė veprim tė tillė. 31-vjeēarja sė bashku me bashkėshortin dhe djalin e saj 12-vjeēar po udhėtonin nga Kukėsi drejt fshatit Lojme, nė njė automjet tip kamionēinė nė tė cilėn ndodhej dhe Qemal Ismaili. Nė vendin e quajtur “Ura e Zarifes”, ai ka detyruar drejtuesin e mjetit, Rushit Myftari qė tė ndalonte makinėn dhe mė pas ka tentuar tė kryejė aktin e dhunshėm seksual ndaj gruas, nėnė e pesė fėmijėve, nė sytė e bashkėshortit dhe djalit tė saj, por pa ja arritur qėllimit, pas ndėrhyrjes sė bashkėshortit dhe djalit tė vogėl

    Gazeta Shqiptare
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488

    Angry

    Citim Postuar mė parė nga friendlyboy1
    keto gjera ndodhin ne gjith boten mos ja fusni kot.
    keto gjera ndodhin ne ter Boten , por ne nuk jemi Bota ...
    ka vende qe jan baraz me shtazet , ne kemi pas disa adete te respektit ndaj femis sidomos ...kjo nuk tolerohet !..sjelljet e ketyre tipave duhet te shifen ...
    qfar turpi , femijt pa mbrojtje asht shum leht te demtohen e demini mungon per te rritur !

    shqiptaret jan prish me demokracin ....
    me erdhi rasti te them : mashkujt ...flok shkurt mende fare ...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Plagos babė e bir pas njė sherri, shtyp 10 vjeēaren.
    Nga oliver55 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 18:32
  2. 8 vjet burg pėr babanė qė abuzoi me vajzėn
    Nga ruhit nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 04-08-2007, 00:55
  3. Sina: Nano abuzoi nė fushatė me tokat nė Ksamil
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2005, 03:13
  4. Kunatat lyejne me benzine 17 vjecaren.
    Nga Jonian nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 28-06-2003, 21:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •