Plotesimi dhe thellimi i reformave institucionale dhe ligjore ishte nje nga drejtimet me themelore te zbatimit te SKZHESse gjate vitit 2002. Ato jane projektuar dhe zbatuar nepermjet nje procesi analitik por edhe me nje shkalle me te larte informimi, konsultimi dhe pjesemarrjeje te publikut. Keto reforma kane njohur edhe nje mbeshtetje prioritare dhe thelbesore te te gjithe partnereve nderkombetare multi dhe bi-laterale.
Reformat institucionale kane synuar:
* te rrisin forcen e institucioneve publike per zbatimin e ligjit si dhe permiresimin e kapaciteteve per hartimin e politikave;
* te permiresojne standartet demokratike te qeverisjes dhe te shperndarjes se sherbimeve publike
* nje vemendje me te fokusuar ne drejtim te te varferve dhe kategorive sociale ne nevoje per te mundesuar perfshirjen e tyre ne vendimmarrje
Krijoni Kontakt