Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 62
  1. #31
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Reformat Institucionale dhe Qeverisese

    • Plotesimi dhe thellimi i reformave institucionale dhe ligjore ishte nje nga drejtimet me themelore te zbatimit te SKZHESse gjate vitit 2002. Ato jane projektuar dhe zbatuar nepermjet nje procesi analitik por edhe me nje shkalle me te larte informimi, konsultimi dhe pjesemarrjeje te publikut. Keto reforma kane njohur edhe nje mbeshtetje prioritare dhe thelbesore te te gjithe partnereve nderkombetare multi dhe bi-laterale.

    • Reformat institucionale kane synuar:

    * te rrisin forcen e institucioneve publike per zbatimin e ligjit si dhe permiresimin e kapaciteteve per hartimin e politikave;
    * te permiresojne standartet demokratike te qeverisjes dhe te shperndarjes se sherbimeve publike
    * nje vemendje me te fokusuar ne drejtim te te varferve dhe kategorive sociale ne nevoje per te mundesuar perfshirjen e tyre ne vendimmarrje
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #32
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Sistemi i drejtesise

    • Ndersa vleresohet se pavaresia e gjyqsorit ka shenuar progres, megjithese ende jo ne nivelin e kerkuar, vleresohet se kjo pavaresi nuk eshte bashkeshoqeruar proporcionalisht me rritjen e performances dhe ndershmerise se sistemit.

    • Gjate vitit 2002 jane marre nje sere masash te rendesishme si: i) permiresime proceduriale dhe udhezuese perfshire publikimin e tyre ii) forcim institucional ne cdo nivel dhe ne cdo gjykate (vecanerisht ne nivelet e larta si Gjykata e Larte, Keshilli i Larte i Drejtesise dhe inspektoriati i tij, gjykatat e apeleve iii) forcim i kapaciteteve nepermjet trainimit dhe rolit te rritur te shkolles se magjisratures iv) permiresimi i kushteve dhe mjeteve ne dispozicion te gjyqsorit.

    • Nga statistikat gjyqsore vihet re nje renie e lehte e shkalles se ankimit ne nivelet me te larta te gjyqsorit ne krahasim me vitet e meparshme ndersa efekti me i dukshem eshre renia e shkalles se kthimeve dhe/ose pezullimit te vendimeve te gjykatave te apelit nga ana e Gjykates se Larte (nga 41% ne vitin 2001 ne 32% ne vitin 2002) nderkohe qe vazhdon te jete e larte shkalla e kthimit te ceshtjeve te gjykatave te faktit nga ana e gjykatave te apelit.

    • Disa permiresime jane ndermarre edhe ne drejtim te sherbimit te noterise dhe te avokatise ndersa eshte pergatitur nje pakete masash per ndryshime thelbesore ne keto dy sherbime.

    • Gjate vitit 2002 eshte perfunduar ri-organizimi i sistemit te permbarimit, jane kryer aktivitete trainuese si dhe rekrutimi te nje stafi te ri me cilesor, eshte forcuar kontrolli, jane qartesuar dhe uniformizuar procedurat si dhe eshte siguruar nje bashkepunimi me i efektshem me strukturat e tjera te shtetit. Per rrjedhoj shkalla e ekzekutimit te vendimeve te gjyqsorit nga ana e permbarimit ka arritur ne nivelin mbi 50% ne krahasim me nivelin prej 15-20% qe ishte para nisjes se kesaj reforme ne vitin 2001.

    • Ngritja e nje rrjeti te qendrave te asistences ligjore nga organizata te shoqerise civile po kontribon ne rritje e aksesit ne sistemin e drejtesise ndersa masa te tilla si anketime apo hapja e kutise postare per ankesat e publikut ne Gjykaten e Larte po kontribuojne ne rritjen e transparences se gjyqsorit.

    • Ssitemi i drejtesise vazhdon te perballet me problememte medha dhe gezon nje shkalle te ulet te besueshmerise se publikut. Per kete qellim reformat e sistemit eshte nje drejtim prioritar i periudhes afatmesme 2003-2006. Reforma e sistemit gjyqsor do te zbatohet ne perputhje me porgramin strategjik shumevjecar i cili mbeshtetet edhe nga disa partnere nderkombetare.

    • Synimet afatmesme te reformes ne sektor jane i) konsolidimi i pavaresise se sistemit gjyqsor ii) rritja e shkalles se se besueshmerise se sistemit gjyqsor iii) rritja e shkalles se zbatueshmerise se vendimeve gjyqsore iv) perballimi i sfidave te luftes kunder krimit te organizuar v) zgjerimi formave alternative te zgjidhjes se mosmarreveshjev vi) rritja e aksesit ne drejtesi te grupeve shoqerore ne risk

    • Ndersa drejtimet e msave kryesore mbesin te njejta vemendja do te perqendrohet ne thellimin e tyre dhe ne monitorimin me te mire te progresit. Per periudhen afatmesme 2003-2006 blook-masat kryesore qe do te ndermerren jane

    * ri-strukturimi institucional ne perputhje me rekomandimet e KE dhe BE
    * fuqizimi i rolit te Keshillit te Larte te Drejtesise dhe te Inspektoriatit te tij si ne rolin e vendimmarrjes per emerimin, promovimin apo ndeshikimn e gjyqtareve, ne mbikqyrjen dhe transparencen e gjyqsorit si dhe ne garantimin e pavaresise se tij
    * permiresimin e rolit unifikues dhe udheheqes metodik te Gjykates se Larte
    * futjen e sistemit te karieres per gjyqtaret (cmimet e karieres), e bashkeshoqeruar me reformen e pagave dhe shperblimeve,
    * forcimin e kapaciteteve dhe shkalles se profesionalizimit nepermjet rritjes se rolit te Shkolles se Magjisratures
    * ngritjen e gjykates per krimet e renda,
    * Krijimi i qendrave te reja te ndermjetesimit dhe arbitrazit tregetar qe do te sherbejne si mundesira alternative per sektorin privat
    * mbeshtetja ne rritje e asistences ligjore per kategorite vulnerabel si dhe
    * permiresime ligjore, proceduriale per rirtjen e transparences se gjyqsorit dhe informimin e paleve e te publikut
    * reformimin e plote te sistemit te noterise dhe te avokatise
    * masa per forcimin e organeve te permbarimit.



    • Ne menyre me te detajuar obektita dhe programi i masave per sistemin e drejtesie jepen ne anekset e ketij dokumenti si dhe ne Dokumentin e Refromes se Sistemit te drejtesise.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #33
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Rendi publik

    • Sigurimi i rendit publik, forcimi i sigurise personale dhe komunitare si dhe lufta kunder krimit perfshire ate te organizuar kane perbere nje nga prioritetet themelore gjate vitit 2002.



    • Strategjia baze e reformes ne forcat e rendit dhe ne organet e prokurorise, ne perputhje me programin afatgjate reformues te sektorit, ka ndjekur perqasjen e i) profilizimit te strukturave dhe permiresimin e koordinimit mes tyre ii) rritjes se kapaciteteve njerezore nepermjet sistemit te rekrutimit dhe te trainimeve perfshire rolin e rritur te Akademise se Rendit iii) forcimin e monitorimit dhe kontrollit si dhe futjen e incentivave per performance te mire iv) rritjes se bashkepunimit me institucionet e specializuara nderkombetare v) permiresimin e mjeteve dhe teknologjise ne dispoizicion, te sherbimit inteligjent dhe te teknologjise se informacionit vi) rritjes e vemendjes ndaj masave parandaluese si dhe i atyre kuruese apo te eliminimit te faktoreve qe ushqejne krimin vii) futjes e kultures demokratike ne forcat e rendit dhe forcimin e kerkeses per respektimin te drejtave te njeriut dhe te relacioneve me demokratike me publikun vii) permiresimeve ligjore dhe ratifikimit te konvetave nderkombetare.
    • Rendi publik eshte vendosur perfundimisht ne te gjithe territorin e vendit, perfshire disa zona problematike dy-tre vite me pare si dhe eshte rritur forca goditese kunder krimit.



    • Disa suksese te para jane verejtur edhe ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve ilegale si psh. eliminimi i plote i trafikut te emigranteve i vleresuar publikisht nga Qeveria Italiane dhe institucione te tjera nderkombetare. Nderkaq, struktura e ngritur per parandalimin e pastrimit te parave ne Ministrine e Financave ka ngrire 36 llogari bankare. Gjithsesi vleresohet se keto suksese jane vecse fillestare dhe modeste perkundrejt hipotezes se besueshme te nje volumi te madh transaksionesh ne kete lloj trafiqesh. Perballja me krimin e organizuar e vecanerisht ate nderkombetar kerkon me shume perpjekje nga pala shqiptare, por edhe me shume perkrahje nga ana e institucioneve te specializuara nderkombetare.



    • Vleresimit i zbatimit te masave publike prioritare si dhe i efekteve te tyre nxjerr me ne pah, nga nje ane dobesite ende te theksuara te forces goditese kunder krimit dhe sigurimit te rendit publik, por nga ana tjeter edhe faktin se reformat e nisuar nepermjet thellimit te tyre, do te japin efekte te shumefishuara pozitive per te perballuar sfidat gjithnje e me komplekse ne kete fushe.



    • Per periudhen afatmesme 2003-2006 synohet:

    * ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve a) vazhdimi i eliminimit te plote te trafikut ilegal te njerezve per qellim emigracioni b) ulje e ndjeshme e trafikut te femijeve dhe vajzave per qellim shfrytezimi c) rezultate me te dukeshme ne luften kunder trafikut te droges dhe e limiminimin e plote te prodhimit te vend te disa prej tyre si canabis ativa d) rritjen e shkalles se zbulueshmerise dhe goditjes se strukturave te krimit te organizuar dhe uljen e rriskut te lidhjeve te tij me terrorizimin nderkombetar e) rritjen e shkalles se zbulueshmerise se pastrimit te parave
    * ne sigurine dhe rendin publik ne pergjithesi a) forcimin e rendit dhe sigurise publike (personale dhe komunitare) ne te gjithe territorin duke iu pergjigjur specifikave rajonale, urbane dhe rurale b) ulejn e e metejshme te shkalles se krimeve te renda si nepermjet rritjes se shkalles se zbulueshmerise ashtu edhe nepermjet masave parandaluese te krimit c) uljen e shkalles se krimit financiar dhe te te krimit mbi pasurine d)rritjen e sigurise se qarkullimit rrugor



    • Synimet dhe objektivat e mesiperme do te bazohen ne thellimin e reformes ne organet e rendit e te prokurorise si dhe ne te gjitha institucionet e tjera te shtetit qe kane rol ne kete fushe.

    Ne vecanti:

    • Do te permiresohet sistemi i rekrutimeve dhe karieres ne strukturat perkatese si dhe vleresimi i performances dhe monitorimi i saj dhe i sistemit te motivimit dhe shperblimit te punonjesve

    • Do te kryen treinime dhe aktivitete te tjera per rritjen e kapaciteteve dhe do te rritet roli i Akademise se rendit,

    • do te permiresohet specializimi i strukturave e vecanerisht i atyre te informacionit dhe zbulimi,

    • do te kryhen investime te rendesishme ne rritjen dhe permiresimin e teknologjise ne dispozicion,

    • do te thellohet dhe zgjerohet bashkepunimi me strukturat nderkombetare te luftes kunder krimit te organizuar dhe terrorizimit,

    • do te vazhdojne te behen permiresime ligjore dhe proceduriale ne kodin penal si dhe ne adoptimin ne legjislacionin e brendshem te marrveshjeve dhe traktateve nderkombetare te fushes penale,

    • do te permiresohet sistemi i statistikave te krimit si dhe do te adoptohen forma te ndryshme per informimin e plote dhe te sakte te publikut



    • Objektivat dhe masat afatmesme 2003-2006 per fushen e rendit publik jepen ne menyre me te detajuar ne anekset e ketij dokumenti si dhe ne Dokumentin e Programit Afatmesem te Minsitrise se Rendit Publik dhe disa institucioneve te tjera.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #34
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Reforma ne Administraten Publike

    • Procesi reformues i institucioneve perfshiu Keshillin e Ministrave si dhe te gjitha ministrite dhe institucionet e tjera qendrore duke adoptuar nje ndarje me efektive ndermjet strukturave politike-berese, zbatuese dhe vleresuese/kontrolluese si dhe te shtrirjes se tyre territoriale. Ka patur permiresime edhe ne sistemin e marredhenive nder-institucionale ndersa delegimi, dekoncentrimi dhe decentralizimit kane filluar gjithashtu te japin efekte pozitive.



    • Zbatimi i statusit te nepunesit civil ka qene nje kushti themelor per suksesin e reformes ne administraten publike. Rekrutimet, levizjet paralele apo ngritjet ne detyre ne administraten civile qendrore po kryhen nepermjet testimit, i paraprire nga publikimet e vendeve te lira. Numrit mesatar i konkurenteve per cdo testim nga 5,4 vete ne vitin 2001 u rrit ne 7 vete ne vitin 2002 duke rritur edhe mundesine per rekrutime dhe emerime te personelit me cilesor. Ndersa ne vitet e meparshme rekrutimi pa konkurs ishte rregulli i pergjithshem, ne vitin 2002 kjo perben vecse pakicen e justifikuar te rekrutimeve.



    • Gjate vitit 2002, te gjithe nepunesit civile kaluan fazen e testimit dhe te njohjes se statusit. Vemendje e vecante i eshte kushtuar rolit te Sekretarit te Pergjithshem, si pozicioni me i larte ne sherbimin civil dhe hallke lidhese mes nivelit politik dhe atij civil si dhe departamenteve te personelit ne ministri dhe institucione te tjera. Mundesia e ankimit ne Komisionin e Sherbimit Civil dhe vendimet e ekuilibruara te tij kane kontribuar ne uljen e presionit politik ne largimet nga administrata dhe ne rritjen e qendrueshmerise se saj.



    • Gjate vitit 2002, u krye nje permiresim i struktures se pagave dhe nje rritje e ndjeshme e tyre Efektet e reformes se pagave verehen si ne rritjen e qendrueshmerise se administrates civile (ka rene ndjeshem numri i vete-largimeve ne krahasim me vitin 2001) si dhe eshte rritur interesi per t'u punesuar ne administraten civile.



    • Rritja e kapaciteteve profesionale ne administraten publike ka qene nje tjeter drejtim i rendesishem i zbatimit te reformes. Instituti i Trainimit te Adminisrrates Pubolike krijoi kapacitetet e brendeshme trainuese, kreu studimin e nevojave dhe ka adoptuar disa programe trainimi. Psh. Ne mars 2003 filloi trainimi masiv i 600 nepunesve civile.



    • Nese zbatimi i statusit te nepunesit civil vleresohet se ka progresuar ne nivelin e administrates qendrore, ne nivelin e administrates vendore ka nje progres me te ngadalte shoqeruar me nje seri problemesh. Gjate vitit 2002, KSHC, por edhe DAP kane marre disa masa pergatitore ne menyre qe te mundesohet nje zbatim i ketij statusi gjate vitit 2003 dhe 2004.



    • Vazhdimi dhe thellimi i reformes ne administraten publike do te jete nje prioritet i reformave institucionale dhe njekohesisht nje ceshtje prerese per te gjitha instituciones shteterore. Drejtimet e reformes jane te shprehura qartesit ne planin e masave 2003-2006 i cili ka dy synime kryesore:



    • Fuqizimi i qendrueshmerise se administrates. Masat kryesore ne kete drejtim kane te bejne me a) permiresimin e rregullimeve ligjore dhe institucionale qe percaktojne qarte ndarjen e nivelit civil me ate politik dhe te drejtat e detyrimet e secilit nivel; b) forcimin e rolit te Komisionit te Sherbimit Civil si barriere e abuzimeve me statusin e nepunesit civil c) zbatimin e statusit te nepunesit civil dhe te principeve te tjera te administrates publike ne njesite e qeverisjes vendore ne te cilen shfaqen me shume probleme si dhe shtrirjen e principeve te statusit te nepunes civil edhe ne institucione te tjera te shtetit si organet tatimore, doganore, sherbimi diplomatik etj por duke respektuar njekohesisht specifikat e sektorit d) promovimi dhe edukimi ne teresi i aktoreve te interesit mbi rendesine e forcimit te qendrueshme rise se administrates perkundrejt demtimit te saj per interesa politike e) krijimi i nje konsensusi te pergjithshem publik mbi rendesine e qendrueshmerise se amdinistrates. Drejtimet e ketyre masave mbeshteten ne nje program te detajuar aktivitetesh



    • Rritja e performances se administrates publike dhe te nepunesve civile. Ky eshte nje drejtim problematik per momentin dhe do te marre nje rendesi gjithnje e me te madhe gjate periudhes afatmesme 2003-2006. Qendrueshmeria dhe performamnace larte jane te lidhura me njera tjeren. Sipas vleresimeve te kryera ekziston rreziku qe statusi i nepunesit civil te shderrohet ne mbrojtjes se nivelit medioker dhe te dembelizmit ne administrate qe do te kompromentonte te gjithe reformen dhe do t'i jepte shkas nderhyrjeve te demshme ne administrate. Synimi i rritjes se performances se administrates publike mbeshtetet ne nje sere masat afatmesme te cilat kane ne thelbin e tyre persosjen e sistemit te nxitesave te performences se larte dhe te dekujarimit te performances se ulet dhe mungeses se pergjegjesise se strukturave dhe nepunesve civile. Elemente kryesore jane a) permiresimet strukturore, qartesimi i misioneve, pergjegjesive, autoritetit dhe pergjegjeshmerise ne strukturat brenda institucioneve si dhe ato nder-institucionale b) percaktimi i qarte i detyrave te cdo nepunesi duke mundesuar vleresimin objektiv te performances individuale c) gras rritjes se programuar te pagave rendesi do t'i jepet edhe lidhjes e pershtateshme te sistemit te motivimit, shperblimeve dhe te ndeshkimeve me nivelin e vleresimit te performances d) Drejtimet e mesiperme do te mkbeshtetetn edhe nga zgjerimi i aktiviteteve trainuese dhe formave te tjera qe rrisin kapacitetet manaxhuese perfshire kapacitetet e manaxhimit te burimit njeresor ne administrate, drejtim ky ne te cilin Instituti i Trainimit te Administrates Publike do te kete jnje rol paresor



    • Programi i detajuar i masave per periudhen afatmesme 2003-2006 jepet ne anekset e ketij dokumenti si dhe ne Porgramin afatmesem te departamentit te Administrates Publike dhe te Komisionit te Sherbimit Civil.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #35
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Reforma ne Sistemin e Financave Publike

    • Pėrmirėsimi i administrimit fiskal dhe i aseteve publike eshte konsideruar me nje rendesi te vecante si pėr pėrballimin e sfidave tė zhvillimit afatgjatė e tė integrimit evropian tė vendit, ashtu edhe pėr tė siguruar burimet e nevojshme financiare pėr realizimin e SKZHES.



    • Drejtimet e reformeve te organeve tatimore dhe doganore ishin: i) permiresimi organizativ, ii) zgjerimi i informatizimit, iii) forcimi i kontrollit te bredshem, iv) rritja e profesionalizmit dhe e motivimit te stafit, v) adoptimi i standarteve te permirsuara te procedurave tatimore dhe doganore si dhe vi) permiresimi i raporteve konstruktive dhe me transparente me komunitetin e biznesit. Ne fund te vitit 2002, rezultoi se te ardhurat tatimore paten nje rritje prej rreth 24% ne krahasim me realizimin faktik ne vitin 2001 (ose rreth 9,7 miliard leke me shume) si dhe eshte rritur ndjeshem numri tatimpaguesve te regjistruar. Megjithese, disa probleme te shfaqura, edhe doganat rezultuan me nje rritje, por teper modeste te ardhurash perkundrejt vitit 2001 ne masen 2,4% ose me 1,2 milliard leke . Nderkaq, permiresimet ne paketen fiskale 2003, mbyllja e duty-free shops si dhe masat organizative te marra kane filluar te japin rezultatet e para pozitive te verejtura ne tre muajt e pare te vitit 2003.



    • Reformat e nisura tregojne se nese zbatohen ato japin efektet e tyre pozitive dhe duke konsideruar dobesite dhe problemet ne te dy administratat vazhdimi dhe thellimi i ketyre reformave konsiderohet si instrumenti thelbesor ne arritjen e objektivave ne periudhe afatmesme 2003-2006. Gjate kesaj periudhe do te kryhet kalimi i plote i barres se administrimit tatimor nga organet doganore ne ato tatimore dhe per kete qellim reforma, relativisht e prapambetur ne organet tatimore do te marre nje rendesi edhe me te madhe. Synohet qe te dy administratat ti pergjigjen me mire zbatimit te politikave te zhvillimit e vecanerisht te politikave te nxitjes se zhvillimit te sektorit privat, hapjes se metejshme te tregut, perdorimit te incentivave fiskale per zhvillim duke minimizuar riskun e keqperdorimit te tyre, vazhdimit te reformes se decentralizimit fiskale etj. Drejtimet thelbesore te reformave ne te dy administratat mbesin ato tashme te adoptuara dhe qe kane filluar te zbatohen. Ndersa eshte arritur nje qendrueshmeri e kenaqeshme e te dy administratave vemendja kryesore do te perqendrohet ne ato masa te cilat rrisin performancen e tyre, rrisin transparencen, forcojne kapacitetet per luften kunder evazionit fiskal por edhe luften kunder trafiqeve dhe krimit ekonomik e financiar perfshire pastrimin e parave. Rritja e shkalles se profesionalizimit dhe investimet ne permiresimin e teknologjise ne dispozicion do te vazhdojne te jene masa te rendesishme. Forcimi i forces goditese nga evazionit do te bashkeshoqerohet me permiresimin e relacioneve te te dy administratave me taksapaguesit me synimin e eliminimit te abuzimeve qe verehen ne dem te biznesit. Objektivat specifike dhe programi i masave jepen ne anekset e ketij dokumenti



    • Ne drejtim te programimit e te ardhurave dhe shpenzimeve jane permiresuar instrumentat analitike, sic eshte procesi i pergatitjes tashme ciklike te SKZHES-PBA-Buxheti Vjetor. Nje permiresim i ndjeshem verehet ne drejtim te hapjes se procesit te buxhetimit perkundrejt publikut dhe medias. Jane permiresuar procedurat dhe standartet/kriteret per administrimin e shpenzimeve, planin e chash floė-ut dhe manaxhimin e tij, monitorimin e vazhdueshem te dinamikes se shpenzimeve perkundrejt te ardhurave dhe marrja ne kohe e masave per eliminimin e momenteve kritike te gjendjes se arkes. Gjate vitit 2002, eshte gjalleruar auditimi i brendshem si dhe mbikqyrja e jashteme dhe jane ndermarre me shume masa disiplinore deri ne kallzime penale. Rritja e kapaciteteve dhe e teknologjise ne dispozicion ishte gjithashtu nje drejtim i rendesishem i masave gjate vitit 2002.



    • Reforma e manaxhimit financiar do te vazhdoje ne drejtimet e nisura, te cilat konsiderohen te mire orientuara duke vene theksin ne drejtim te rritjes se eficences dhe transparences se projektimit dhe zbatimit te buxhetit vjetor dhe atij tre vjecar. Per kete qellim do te kryhen permiresime ligjore dhe proceduriale si dhe do te adoptohen standarte me te avancuara te projektimit manaxhimit te financave publike e vecanerisht ne drejtim te lidhjes me te mire te politikave te zhvillimit me alokimin dhe administrimin e fondeve. Persosja e strukturave te administrimit financiar dhe forcimi i kapacitetetve do te jene nje drejtim tjeter i rendesishem sebashku me perfudimin e informatizimit te plote te sistemit. Forcimi i kontrollit te brendshem dhe te jashtem financiar, rritja e transparences dhe hapja e procesit buxhetor qendror dhe vendor ndaj pjesemarrjes se grupeve te interesit do te jete gjitahshtu nje drejtim i rendesishem i masave prioritare afatmesme.



    • Permiresimi i sistemit te prokurimeve publike ka qene nje drejtim mjaft i rendesishme i reformeve. Gjate vitit 2002, jane bere permiresime te ndjeshme ne teresine e rregullave te prokurimeve publike, ne forcimin e Agjensise se Prokurimit Publik, ka rene ne menyre te dukshme numri dhe vlera e tenderave me prokurim te drejtperdrejte si dhe u vendos prokurimi i centralizuar i disa mallrave standarte dhe qe shpenzohen ne sasira te medha nga e gjithe administratat qendrore. Sistemi i prokurimeve publike eshte ende jo efektiv dhe jo transparent prandaj vazhdimi i reformave ne tere sistemin konsiderohet si nje nevoje thelbesore.



    • Krahas vazhdimit te permiresimeve metodike dhe te kapaciteteve nje drejtim paresor ne periudhen 2003-2006 do te marrin masat qe forcojne pergjegjshmerine dhe transparencen e sistemit te prokurimeve. Permiresimi i ligjit dhe rregullave te prokurimit publik, rritja e shkalles se informacionit mbi tregun, lidhja me e mire e procesit prokurues me ate te projektimit dhe zbatimit te buxheteve, forcimi i kapaciteteve dhe adoptimi i incentivave jane disa nga masat qe synojne rritjen e performances se sistemit te prokurimeve publike. Nga ana tjeter, qartesimi i pergjegjshmerise ne procesin prokurues, rritja e aksesit te informacion dhe ne vleresimet e kryera ne prokuriim, mundesimi i pjesemarrjes se medias dhe perfituesve ne procesin prokurues vecanerisht ne prokurimin vendor, permiresimi i procedurave te akimimit, lidhja me e qarte mes prokurimit dhe dhe supervizionit te zbatimit te kontratave, vleresimi objektiv i cilesese se performances se ofruesve te sherbimit jane drejtimet kryesore qe synojne forcimin e pergjegjshmerise dhe transparences se sistemit te prokurimeve.



    • Gjate gjysmes se dyte te vitit 2002, jane rritur ritmet e inventarizimit dhe regjistrimit te pronave te shtetit si dhe ka patur permiresime ne administrimin e kompanive publike duke fuqizuar rolin e keshillave mbikqyres, ristrukturime si dhe monitorimin e performances dhe auditimin e tyre.



    • Ne periudhen afatmesme 2003-2006 synohet perfundimi i inventarizimit te pronave te shtetit dhe regjistrimi i tyre ne regjistrin e Pasurise se Paluejtshme. Gjiatshtu do te permiresohen kriteret dhe standartet e administrimit te tyre si dhe do te behen me transparente procedurt e kalimit te pronesise apo dhenies ne perdorim te treteve. Nderkaq do te perfundoje edhe procesi i transferimit te nje pjese te pronave ne favor te qeverisjes vendore. Mire amdinistrimi i pasurive mjedisore (kombetare dhe vendore) do te marrin nje rendesi prioritare. Shoqerite publike, pavaresisht programit te privatizimit te tyre, do te vazhdojne te jene ne vemendjen e masave qe rrisin mireadministrimin e tyre.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #36
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Reforma e decentralizmit

    • Zbatimi i reformes se decentralizimit dhe fuqizimi i qeverisjes vendore ka qene nje prioritet paresor duke e konsideruar ate si drejtperdrejt te lidhur me objektivat e SKZHESse. Zbatimi i reformes gjate vitit 2002, eshte bere me hapa te qarte dhe te vendosur duke bere njekohesisht edhe disa axhustime te nevojshme



    • Gjate 2002, jane bere hapa konkrete ne drejtim te transferimit te funksioneve te veta te bashkive, komunave. Rezulton se te gjitha funksionet e veta jane efektivisht te tilla me perjashtim te furnizimit me uje te pijshem dhe rrjetit te ujrave te zeza per te cilin eshte adoptuar nga Keshilli i Ministrave nje dokument i politikes se decentralizimit te sektorit i harmonizuar me drejtimet e tjera te reformes ne kete sektor si transformimi i ndermarrjeve ne sha dhe privatizimi me koncension. Ne lidhje me funksionet e perbashketa te arsimit, mbrojtjes sociale dhe shendetit publik eshte vleresuar nevoja e nje analize me te thelluar dhe nje progres me i matur ne menyre qe te mundesohet harmonizimi i reformave ne keto sektore me rolin e mundshem te njesive te qeverisjes vendore ne secilin nga keto sektore.



    • Paketa fiskale per vitin 2003 se bashku me axhustimin e formules se transfertes se pakushtezuar ishte nje hap mjat i rendesishme ne drejtimin e decentralizimit fiscal. Modeli i adoptuar siguron nga nje ane me shume mundesi per njesite e qeverisjes vendore per te krijuar te ardhura nga burimet e fiskale dhe tarifore vendore dhe nga ana tjeter nxit nje perpjekje dhe pergjegjshmeri me te larte te tyre ne mbledhjen dhe administrimin e ketyre te ardhurave si dhe transparencen dhe pergjegjshmerine ndaj komuniteteve vendore. Gjate periudhes Janar-Shkurt 2003 konstatohet se njesite e qeverisjes vendore, po i pergjigjen mjaft pozitivisht oportuniteteve dhe pergjegjesive te reja fiskale qe ato kane marre nepermjet nje procesi racional dhe transparent te adoptimit te taksave, tarifave dhe buxheteve vendore. Gjithashtu ka filluar edhe transferimi pjese-pjese i disa pronave te patundeshme qe lidhen drejtperdrejt me funksionet e veta te njesive te qeverisjes vendore, proces ky qe do te thellohet dhe shtrihet edhe me shume gjate vitit 2003.



    • Njesite e qeverisjes vendore po i pergjigjen gjithnje e me shume nevojes se rritjes se kapaciteteve qeverisese dhe administrative vendore ndersa atyre iu jane ofruar oportunitete ne rritje per trajnime dhe asistence.



    • Efektet positive te reformes decentralizuese jane bere te dukshme ne nje numer te madh bashkish dhe komunash te vendit dhe keto efekte kane tendence te shtrihen gjithnje e me shume. Bazuar ne kete progres reforma e decentralizimit do te vazhdoje sipas programit te adoptuar te masave me hapa te matur por te vendosur. Keshtu:

    * Per arsimin parauniversitar; po hartohet nje aktmarreveshje per nje projekt pilot mes Ministrise se Arsimit dhe Bashkise se Tiranes, per zbatimin e kompetencave te pushtetit vendor ne fushen e arsimit parauniversitar, nder te tjera edhe kompetencat mbi investimet dhe emerimet e personelit. Nderkohe, eshte ne hapat e fundit drafti perfundimtar i dokumentit te politikave per arsimin parauniversitar, me qellim implementimin ne shkalle kombetare te ketij funksioni per organet e qeverisjes vendore;
    * Per kujdesin social; grupet e perbashketa te punes mes MPV&D dhe MP&CS, kane arritur te hartojne nje draft mbi kujdesin social ne funksion te procesit te decentralizimit. Nderkohe, permes nje vendimi te Keshillit te Minstrave, do te aplikohet nje program pilot me nje skeme te ndryshuar per ndihmen sociale, me kritere ne funksion te vendim-marrjes, duke perfshire ne kete skeme edhe kontributin praktik te perfituesve.



    • Ne fundt te periudhes afatmesme 2003-2006 synohet qe autonomia vendore t'i jete afruar amsimalisht vizionit te saj te percaktuar ne Kushtetute, ne Strategjine e Decentralizimit dhe ne Karten Europiane te Autonomise Vendore. Ne lidhje me funksionet e veta do te kete perfudnuar plotesist transferimi i pronave mbi asetet, si dhe transferimi i te gjithe kompetencave fiskale dhe financiare. Ne fund te kesaj periudhe do te jene plotesuar percaktimi i funksioneve te perbashketa dhe qartesimi i roleve te qeverisjes vendore ne keto sektore (arsim, shendetesi, perkrahjen sociale, mborjtje civile etj). Ne fund te kesaj periudh cinote qe te perfundoje edhe nje reforme teresore e ndarjes teritorialo-administraive sipas nje procesi analitik, pjesemarres dhe konsensual i cili do te optimizoje kete ndarje dhe do te krijoje premisa per nje qeverisje me efektive dhe me eficente vendore duke iu pergjigjur edhe trendeve objektive ekonomike dhe demografike. Krahas fuqizimit te vzhdueshem te bashkive dhe komunave gjate kesaj periudhe do te synohet edhe nje zgjerim i bashkepunimit nderkomunor dhe i Keshillit te Qartqeve per te mundesuar hartimin dhe zbatimin e strategjive zhvilluese rajonale dhe vendore ne funkzion te zhvillimit ekonomik dhe social te vendit.


    Reformat e Legjislativit

    • Gjate vitit 2002, Kuvendi i Shqiperise ka demonstruar progres te dukshem e cilesor ne drejtim te permiresimit te efektivitetit dhe demokracise se procesit ligjvenes si dhe te rolit te tij kushtetues ne monitorimin e shkalles se zbatimit te ligjeve. Forcimi i kapaciteteve teknike, rritja e transparences dhe e perfshirjes se publikut ne procesin legjislativ si dhe reforma zgjedhore do te jene perparesite e pushtetit legjislativ.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #37
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Lufta Kunder korrupsionit

    • Lufta kunder korrupsionit eshte nje prioritet i axhendes publike si dhe i te gjitha strukturave shteterore. Strategjia Kombetare e perkthyer ne Plan Veprimesh per Parandalimin dhe Luften kunder Korrupsionit 2002-2003, perfshin masa specifike ne lidhje me rritjen e efektivitetit te legjislacionit, reformen e sherbimit civil, permiresimin e transparences dhe integritetit ne operacionet e biznesit, prokurimet publike, forcimin e shoqerise civile dhe ndergjegjesimin e publikut. Ne monitorimin dhe zbatimin e tij, duke synuar forcimin dhe fuqizimin e Grupit te Monitorimit Anti Korrupsion, jane perfshire tashme Koalicioni Shqiptari i Shoqerise Civile kunder Korrupsionit, komuniteti i biznesit. Per me teper struktura e GMAK reflekton mirekuptimin e shume faktoreve, qe duhen adresuar per te siguruar politika dhe praktika te shendosha kunder korrupsionit.



    • Sipas vleresimeve te Grupit te Shteteve kunder Korrupsionit- GRECO-s, ngritja e GMAK, ketij instrumenti shumedisiplinor eshte nje arritje e madhe ne vetvete. Struktura e saj, se bashku me Njesine e Perhershme si nje kombinim i sekretariatit dhe mekanizmeve kerkues, si dhe lidhjet mes GMAK dhe pikave te kontaktit te institucioneve te tjera dhe ndihmesa direkte e iniciatives se SPAI-t duket se eshte e shkelqyer. Shqiperia ka ndermarre veprime te shumta kunder korrupsionit me rezultate impresive dhe ne nje kohe relativisht te shkurter ka pergatitur nje kuader te mire legjislativ ne mbeshtetje te nje politike efikase kunder korrupsionit. Jane miratuar ligje te reja per funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise, prokurorine, noteret, permbarimin, etj. Kodi Penal permban dispozita per sa i perket veprave penale korruptive dhe veprave te tjera penale te cilat jane te lidhura ngushte me vepra te korrupsionit, duke perfshire rryshfetin aktiv dhe pasiv. Disa nga keto dispozita jane amenduar apo ndryshuar kohet e fundit ne menyre qe te perputhen me instrumentat nderkombetare dhe situates aktuale ne Shqiperi.



    • Lufta kunder korrupsionit ne radhe te pare eshte bazuar ne kryerjen e reformave institucionale dhe ligjore si dhe ne ato ekonomike. Miratimi i nje sere ligjesh dhe aktesh nenligjore apo ndryshime dhe shtesa ne ato ekzistuese, kane treguar permiresime te dukshme. Nder me te rendesishmet mund te permendim: “Per avokatine” dhe per disa ndryshime ne ligjin “Per noterine”, “Per perdorimin e fondeve buxhetore te planifikuara per mallrat sherbimet dhe ndertimet”, qe ben te mundur minimizimin e abuzimeve me fondet, eshte miratuar ne Keshillin e Ministrave projektligji per disa ndryshime ne ligjin 8610 “Per parandalimin e pastrimit te parave”, eshte miratuar ne Keshillin e Ministrave ndryshimi ne Kodin Penal, eshte miratuar ne Keshillin e Ministrave ligji “Per disa ndryshime ne ligjin per organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” dhe vazhdon puna per pjesen tjeter te ndryshimeve, eshte miratuar nga Kuvendi projektligji “Per auditin e brendeshem ne sektorin publik”, etj. I gjithe legjislacioni aktual me qellim plotesimin e tij me dispozitat dhe sanksionet perkatese te veprave penale te korrupsionit, po rishikohet per te plotesuar dispozitat ligjore perkatese ne baze te Konventes Penale dhe Civile kunder Korrupsionit te Keshillit te Europes.



    • Eshte rritur presioni kunder rasteve te evidentuara te korrupsionit nepermjet kontrolleve dhe nisjes se procesurave te hetimit. Tashme po zhvillohen disa procese penale per raste korruptive dhe pritet qe drejtesia te marre vendimet e saj. Brenda ketij kuadri, Njesia Antikorrupsion ka ndermarre nje sere studimesh nje pjese e rekomandimeve te te cilave kane patur ndikim ne reformen ligjore, sic mund te permendim: “Per kallzimet penale per veprime korruptive te derguara ne Prokurori nga Ministrite dhe Institucionet Qendrore per periudhen 2001 dhe gjashtemujorin e pare 2002”, “Mbi dhenien dhe administrimin e licensave te notereve nga Ministria e Drejtesise dhe menyrat e funksionimit te sistemeve te kontrollit shteteror dhe te publikut mbi aktivitetin e notereve”, “Mbi parandalimin dhe luften kunder trafikut te automjeteve te vjedhura”, “Per thjeshtezimin e Sherbimeve Publike ne Administraten Qendrore”, etj.



    • Me qellim rritjen e transparences dhe eleminimin e barrierave te panevojshme burokratike ne sherbimet e ofruara publikut nga institucionet e administrates qendrore, Njesia Antikorrupsion ka ndermarre nje studim te gjere mikrosistemesh “Per thjeshtezimin e Sherbimeve Publike ne Administraten Qendrore”. Ky studim synon: thjeshtezimin ,standartizimin dhe unifikimin e te gjitha kritereve proceduriale dhe teknike te vendosura ne lidhje me aplikimin marrjen,ankimimin dhe rinovimin e te gjitha sherbimeve publike qe ofrohen nga institucionet e administrates qendrore me qellim reduktimin e numrit te licensave, shkrirjen e disa prej tyre per te njejten fushe ne nje te vetme; si dhe transferimin e licensave te rendesishme ne nje sistem te ri tashme te propozuar – “ one stop shop”. Gjithashtu, po ne kuader te transparences dhe informimit te publikut zyra e Ministrit te Shtetit prane Kryeministrit ka propozuar ngritjen e nje Komiteti Tre-Palesh me perfaqesues te strukturave te specializuara te Qeverise, Prokurorise se Pergjithshme, Shoqerise Civile dhe Medias, per shkembimin e informacionit nepermjet ballafaqimit dhe ndjekjes sistematike te numrit te ankimeve, kallezimeve penale te rasteve korruptive dhe mbi te gjitha informimin e publikut mbi rezultatet e ketyre diskutimeve nepermjet shtypit dhe TV.



    • Strategjia kombetare e luftes kunder korrupsionit, fillimisht si nje strategji 2-3 vjecare, eshte perkthyer tashme ne Plan Veprimesh nje vjecar, i strukturuar ne baze te pilareve te Iniciatives Anti-korrupsion te Paktit te Stabilitetit. Plani i ri i Veprimeve per periudhen 2003-2004, do te kete te njejtin vizion si Plani i Veprimeve 2002-2003, por duke synuar ne tregues te sakte dhe te prekshem suksesi, dhe progres konkret me objektiva afatshkurtera. Kjo strategji do te konsistoje ne: zbatimin e ligjeve kunder korrupsionit, vecanerisht zbatimin e plote te ligjit “Per deklarimin e pasurive, detyrimeve financiare te zyrtareve publik dhe zyrtareve te zgjedhur”; parandalimin e korrupsionit duke eliminuar mundesite per korrupsion qe ekzistojne ne sistemet e administrates publike nepermjet vazhdimit te reformes ne administraten publike e sherbimin civil; rritjen e ndjeshmerise mbi rreziqet e korrupsionit duke zhvilluar mbeshtetjen e publikut ne luften kunder korrupsionit duke rritur transparencen dhe integritetin ne transaksionet e biznesit dhe duke promovuar ndergjegjesimin e publikut si dhe mbeshtjetjen e tij.; fuqizimin e mekanizmave administrative te kontrollit; fuqizimin e legjislacionit dhe te shtetit te se drejtes; permiresimin e menaxhimit te financave publike (buxheti, taksat, doganat, kontrollet/inspektimet e brendshme, prokurimet publike).
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #38
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Fuqizimi i institucionalizimit dhe formalizimit te tregut

    Masat kryesore tė ndėrmarra gjatė kėsaj periudhe pėr realizimin e objektivit tė mėsipėrm, kanė konsistuar nė:

    * Hartimin dhe miratimin e projekt-ligjit te ri “Per Mbrojtjen e Konkurrences Ekonomike”, i cili parashikon ngritjen e Agjencise per Mbrojtjen e Konkurrences Ekonomike, si institucioni qe do te merret me zbatimin e ligjit.
    * Nisjen e punes per kompjuterizimin e sistemit doganor, duke filluar nga drejtoria qendrore dhe mė pas ne rrethe. Per vitin 2003 parashikohet te perfundoje kompjuterizimi i doganave te Tiranes dhe Durresit.
    * Permiresimin e pėrbėrjes se Komisionit tė Pavarur tė Apelimit te Tatimeve, duke shtuar dy perfaqesues nga komuniteti i biznesit.

    Nxitja e sipermarrjes se lire

    • Veprimet e ndėrmarra nė kėto drejtime gjate vitit 2002, pėrfshijnė:

    • Fillimin e zbatimit te projektit te Bankes Boterore (ne vlere prej 11,2 mln US$) per lehtesimin e tregtise dhe transportit.

    • Permiresimin e aksesit ne informacion per biznesit, nėpėrmjet publikimeve nė media dhe nė faqet nė internet tė institucioneve tatimore si dhe krijimit te Qendres se Publikimit te akteve ligjore dhe nenligjore.

    • Instalimin e linjave te posacme telefonike per regjistrimin e ankesave, si nė tatime, dogana, dhe entet e tjera tė administratės publike.

    • Po punohet ne drejtim te implementimit te ligjit te ri per falimentimin.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #39
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Mbeshtetja e zhvillimit te SME-ve

    • Nė funksion tė pėrmbushjes sė kėtij objektivi, gjate vitit 2002 jane ndermarre njė numer masash konkrete, si:

    • Krijimi i nje drejtorie per politikat e zhvillimit te biznesit ne Ministrinė e Ekonomisė;

    • Hartimi dhe miratimi i nje ligji te vecante per SME-te, ku synohet mbeshtetja me programe dhe projekte konkrete zhvillimin e SME-ve;

    • Ėshte pergatitur kuadri i plote ligjor per ngritjen e Agjencise se SME-ve dhe brenda 6 mujorit te pare 2003 kjo agjenci do te behet operative.

    • Ne kuadrin e projektit grant te qeverise italiane eshte punuar per hartimin e nje skeme te te garantimit te kredive per SME-tė.

    • Nepermjet projektit me Fondacionin Europian te Trainimit ne rajonet e Elbasanit dhe te Korces jane zhvilluar programe trainimi per SME-te.

    • Gjatė vitit 2002 ėshtė shėnuar gjithashtu njė progres i rėndėsishėm edhe nė lidhjen e sistemit bankar me biznesin. Aktiviteti kreditues, ka vazhduar tė shfaqė tendenca rritjeje, megjithė vėshtirėsitė me tė cilat u pėrball Banka e Kursimeve gjatė kėtij viti. Teprica e kredisė pėr ekonominė, nė fund tė muajit nėntor arriti nė 45.9 miliardė lekė ndėrsa kredia e re e akorduar gjatė vitit arriti nė 54.4 miliardė lekė. Zhvillim dhe zgjerim kane marre skemat e mikrokredise te cilat
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #40
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Nxitja e investimeve te huaja direkte

    • Klima e pergjithshme e investimeve te huaja ka ardhur duke u pėrmirėsuar ne dy drejtime:

    * Eshte rritur siguria e investitoreve ne te gjithe vendin, si rezultat i forcimit te masave te sigurise dhe te rendit publik.
    * Jane realizuar investime ne projektet e infrastruktures, sidomos ne ato rrugore, te cilat po ndikojne ne terheqjen e investitoreve te huaj.

    • Gjate vitit 2002 eshte punuar ne menyre intensive per:

    • hartimin dhe miratimin e paketes se plote ligjore per krijimin e Agjencise se Nxitjes se Investimeve te Huaja/ANIH, e cila ėshtė tashmė operative.

    • Ministria e Ekonomise ne bashkepunim me institucionet e tjera publike dhe private eshte duke pergatitur draftin e nje guide per investitoret e huaj, e cila do te publikohet brenda 6-mujorit tė parė tė vitit 2003.

    • Ne bashkepunim me FIAS, qeveria ka kryer nje studim per Barrierat Administrative ne fushen e investimeve mbi bazen e te cilit do te zbatohen masat per uljen dhe eliminimin e ketyre barrierave.

    • Per vitin 2002, sipas te dhenave operative vlera e investimeve te huaja vlerėsohet nė 143 milionė US$. Krahasuar me vitin 2001 kjo shifer eshte nė rėnie, por duke skontuar efektet e privatizimeve strategjike te vitit 2001, investimet e huaja direkte ne vitin 2002 jane me te larta.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ekonomia e plackitjes dhe ekonomia e tregut
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-10-2012, 14:33
  2. Ekonomia boterore dhe udheheqesit e saj
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2004, 09:14
  3. Ekonomia dhe rikthimi i rolit te shtetit
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-04-2003, 09:26
  4. Femrat dhe ekonomia - Nga Kotelja!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 14:16
  5. Ekonomia shqiptare - Nga Tirana!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2002, 10:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •