Pėr shkak tė vėshtirėsive tė lidhuar me paqėndrueshmėrinė politike tė fillimit tė vitit, me krizėn energjitike, me krizėn e likuiditeteve si pasojė e tėrheqjeve masive tė depozitave gjatė periudhės prill-maj, me pėrmbytjet e fillimit tė vjeshtės, rritja ekonomike nuk mundi tė kapėrcejė nivelin 4,7 pėr qind, nga 6 pėr qind qė ishte parashikuar. Pėrvoja e vitit 2002 nxori nė pah, para sė gjithash, brishtėsinė e rritjes ekonomike ndaj goditjeve tė sistemit. Ajo nxori nė pah gjithashtu nevojėn qė parashikimi i rritjes ekonomike tė mbėshtetet nė analiza mė tė thelluara tė ndikimit tė faktorėve dhe risqeve. Nga ana tjetėr, pėrvoja e vitit 2002 ekspozoi potenciale tė konsiderueshme pėr rritjen ekonomike, qė mund dhe duhet tė orientohen mė mirė nėpėrmjet politikave zhvilluese.
Megjithė ritmet mė tė ulta tė rritjes nė secilin prej sektorėve tė ekonomisė krahasuar me parashikimin, qė flasin pėr dobėsi tė kėtyre sektorėve, gjate vitit 2002 vazhdoi prirja pozitive nė ndryshimet strukturore tė PBB. U rrit mė tej pesha e shėrbimeve, ndėrtimit, transportit, ndėrkohė qė vazhdoi prirja e rėnies sė peshes sė produktit bujqėsor. Industria, e goditur veēanėrisht nga kriza energjitike, shėnoi megjithatė rritje, megjiithėse nė njė nivel prej vetėm 2 pėrqind. Turizmi i shfaqi mė qartė kėtė vit potencialet e tij zhvilluese. Nė ndryshimet strukturore tė shėnuara nė ekonomi gjatė vitit 2002 duhet llogaritur edhe efekti i ndryshimeve nė metodėn e vlerėsimit. Pas njė dekade tė koncentrimit tė rritjes ajo ka filluar tė shfaqė sė fundi disa tendenca modeste por tė sigurta tė shtrirjes sė saj nė shtresat sociale dhe nė zonat mė pak tė zhvilluara tė vendit.
Rritja ekonomike ėshtė mbėshtetur nga politikat stabilizuese makroekonomike, tė cilat janė orientuar drejt uljes sė efekteve tė goditjeve qė pėsoi sistemi ekonomik gjatė vitit 2002. Inflacioni i matur nė fund tė vitit u mbajt nė nivelin e poshtėm tė objektivit (2,1 pėr qind), megjithėse inflacioni mesatar vjetor arriti nė 5,4 pėr qind. Defiēiti buxhetor arriti nė 6,2 pėr qind, nga 8,5 pėr qind qė ishte parashikuar. Megjithė rritjen prej 11,4% nė krahasim me vitin 2001, tė ardhurat e pėrgjithshme buxhetore mbetėn nėn nivelin e parashikuar. Ndėr tė tjera, nė kėtė mosrealizim duket llogaritur mosprivatizimi i ndėrmarrjeve strategjike. Pamja e realizimit tė shpenzimeve ėshtė e ngjashme. Investimet publike shėnuan rėnie edhe nė krahasim me nivelin e vitit 2001. Krahasuar me vitin 2001 u thellua defiēiti tregtar dhe ai i llogarive korrente, por u rritėn dėrgesat valutore tė emigrantėve. Eksportet u rritėn me 8 pėr qind ndaj 2001. Rritja mė e madhe e importeve u shoqėrua me njė pėrmirėsim, ndonse tė lehtė, tė strukturės sė tyre nė favor tė makinerive, pajisjeve dhe inputeve industriale.
Duke vlerėsuar nė mėnyrė me objektive faktorėt e rritjes ekonomike dhe ecurinė e tyre, akumilimet e investimeve dhe te efekteve te priteshme te tyre, permiresimet strukturore te ekomomise, efektet e pritura tė thellimit tė reformave strukturore e institucionale, masat e marra pėr zbutjen e krizės energjitike, efektet e politikave pėr konsolidimin e mėtejshėm tė stabilitetit makroekonomik, parashikohet qė periudhen afatmesme 2003-2006 rritja ekonomike tė arrijė nė nivelin mbi 6 pėr qind ndėrkohė qė do tė shfaqen mė qartė tiparet e saj perfshirėse si dhe qėndrueshmeria e rritjes.
Konsolidimi i mėtejshėm i stabilizimit makroekonomik i parashikuar pėr vitet e ardhshme, me njė nivel mesatar vjetor tė inflacionit jo mė tė lartė se 3 pėr qind, me njė defiēit buxhetor nė ulje deri nė nivelin 5,4 pėr qind nė vitin 2006 (me njė rritje tė ndjeshme si tė tė ardhurave, ashtu edhe tė shpenzimeve publike nė raport me PBB), me njė borxh publik me prirje rėnėse pėr efekt tė rėnies sė borxhit tė brendshėm, me njė qėndrueshmėri tė paktėn afatmesme tė prurjeve valutore nga emigrantėt, pritet tė krijojė njė mjedis tė pėrshtatshėm pėr veprimin e faktorėve qė kushtėzojnė arritjen e objektivit tė rritjes ekonomike.
Krijoni Kontakt