Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 62
  1. #51
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Politikat lehtesuese dhe zbutese sociale

    • Shkalla e larte e varferise sipas te ardhurave si ne zonat rurare ashtu edhe ne ato urbane dhe efektet kryesisht afatmesme te politikave aktive per reduktimin e varferise, kane diktuar nevojen e mbajtjes ne nje nivel te konsiderueshem te fondit te pergjithshem per ndihmen ekonomike qe kapi vleren prej 4,225 milion leke per vitin 2002. Masat e marra qe konsistonin ne kryerjen e studimeve dhe vleresimeve, forcimin institucional te rrjetit te shperndarjes, rritja e transparences dhe forcimi i kapaciteteve mundesuan qe i) te rritet shkalla e perfshirjes se te varferve qofte per shkak te uljes se numrit absolut te tyre (sipas vleresimeve me te fundit te varferise) qofte te targetimit me te mire te te varferve ii) te rritet shkalla e mbulimit te nevojave te familjes nga ndihma ekonomike me rreth 10% me shume krahasuar me vitin 2001.



    • Reformimi i metejshem i skemes se ndihmes ekonomike, mbetet nje nevoje thelbesore. Drejtimet kryesore te permiresimit ne funksion te rritjes se shkalles se perfshirjes dhe te mases se ndihmes si dhe te forcimit te natyres kuruese te saj do te jene i) Decentralizmi i skemes se ndihmes ekonomike duke filluar me projekte pilote ii) Harmonizimi i ndihmes ekonomike me mekanizmat e mbrojtjes dhe perkujdesit shoqeror si dhe te nxitjes se punesimit iii) Orientimi gradual i skemes drejt minimumit jetik.



    • Gjate vitit 2002 ka vazhduar perdorimi ne nje nivel te larte te perdorimit te ndihmes ekonomike ne kesh per kategori te gjera sociale si dhe per grupe te ngushta, porse zhvillimet ekonomike dhe sociale kane cuar ne nje rritje te llojeve dhe nje zgjerim te grupeve shoqerore ne nevoje ku krahas grupeve tradicionale, zhvillimet e tranzicionit kane gjeneruar edhe tipologji te reja te grupeve/individeve, qe kane nevoje per perkujdesje shoqerore te tilla, si: gra apo vajza te dhunuara, perdorues te droges dhe alkoleve, femije qe punojne ne rruge, individe te moshes se trete pa mbeshtetje, problemet e te cileve, ne shume raste korrelojne me varferine e tyre.



    • Per kete qellim krahas permiresimit te sistemit tradicional te ndihmes ne kesh dhe te institucioneve rezidenciale te kujdesit ka filluar reforma e kalimit te perkujdesin shoqeror ne ate te tipit komunitar. Nje nga programet me te medha ne kete drejtim eshte ai ne bashkepunim me BB ne te cilin jane perfshire OJQ, pushtetet vendore dhe komunitetet vendore si dhe gjithnje e me shume vete grupet shoqerore ne nevoje nepermjet organizatave te tyre



    • Problemet e strehimit jane probleme te mprehta, te trasheguara dhe te akumuluara. Megjithe perpjekjet permiresimet ne kete drejtim jane modeste. Niveli i larte i nevojave dhe kosto e larte e mbulimit te tyre nga nje ane dhe shtrengesat buxhetore nga ana tjeter kerkojne perdorimin e mjeteve alternative te cilat jene ende ne diskutim. Formulimi i masave realiste te mbeshtetjes se te pastreheve eshte objektiv paresor i vitit 2003.



    • reformat afatmesme 2003-2006 ne drejtim te politikave zbutese dhe lehtesuese sociale do te perbejne nje drejtim kryesor ne fushen e politikave sociale qofte per faktin e nevojes se larte per reformim qofte edhe per koston e larte publike qe ato paraqesin. Per rrjedhoj rritja e perkujdesit shoqeror per te varferit dhe kategorite sociale ne risks do te vije kryesisht nepermjet rritjes se eficences dhe efektivitetit te sistemit te mbrojtjes dhe perkrahjes sociale per keto shtresa dhe individe.



    • per periudhen afatmesme do te vazhdoje programi i ndihmes ekonomike per varferine nepermjet mbeshtetjes financiare te familjeve te varferia. Ndersa numri i ketyre familjeve parashikohet te ulet ne vitin 2006 me rreth 12% nga numri aktual masa mesatare e ndihmes per cdo familje do te arrije dyfishin e nivelit aktual (ose ne vlere absolute rreth 52115 leke/muaj per familje). Nepermjet fuqizimit institucional, permiresimit te basez se te dhenave, kryerjes se verifikimeve dhe bashkepunimit me qeverisjen vendore do te arrihet mbulimi ne shkallen 100 e te gjithe familjeve te varfera duke ulur edhe abuzimet qe verehen sot ne administrimin e kesaj skeme.



    • Edhe mbeshtetja financiare per kategorite e te paafteve do te vzahdoje ne rritje duke synuar qe mbeshtetja te arrije ne vleren e 7000 leke ne muaj ne vitin 2006 ose rreth 120% me e larte se ajo e vitit 2002.



    • Asistenca sociale nepemrjet mbeshtetjes financiare do te kombinohet me mire me politikat dhe sherbimet aktive dhe kuruese sociale si dhe me duke konsderuar edhe profilin shume-dimensional te varferise. Per kete qellim do te filloje reformimi i skemes nepermjet projekteve pilote ne disa bashki dhe komuna te vendit te cilat do te mundesojne edhe decentralizimin e metejshem te skemes si dhe do te kombinohet kjo ndihme me politikat e punesimit, me zgjerimin e modelit te biznesit social. Synohet qe nepemrjet kesaj reforme, investimeve publike, perfshirjes se shoqerise civile dhe komuniteteve vendore, te arrihet qe ne fund te periudhes afatmesme te kemi nje rritje me rreth 13% e numrit te klienteve ne sherbimet rezienciale dhe me rreth 60% ne sherbimet e tipit komunitar. Ne vecanti e rendesishme do te jete ofrimi i sherbimeve specifike sipas nevojave te cdo kategorie ne risk (femije, te rinj, gra, invalide, pleq) qofte ne lidhje me problemet tradicionale sociale qofte edhe me ato te reja sociale (droga, keqtrajtimi, etj)
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #52
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Sigurimet Shoqerore

    • Nderhyrjet kryesore gjate vitit 2002 ne skemen e sigurimeve shoqerore kane qene ne uljen e mases e detyrimit, ne rritjen e moshes se pensionit, ne zgjerimin e perfshirjes se popullsise rulale si kontribuese ne skeme dhe ne reduktimin e evazionit. Ato jane mbeshtetur nga fuqizimi institucionalit i ISSH, forcimi i kapaciteteve, adoptimi i incentivave dhe rritja e shkalles se informatizimit.



    • Keto masa megjithese nuk arriten objektivat e programuar kane dhene gjithsesi efekte pozitive ne drejtim permiresimit te balancimit te skemes se sigurimeve dhe reduktimit te subvencioneve shteterore. Keshtu gjate vitit 2002 u ndermorr nje rritje e ndjeshme e pensioneve ne qytet dhe vecanerisht ne fshat duke bere nje hap drejt me shume drejt konvergjences se tyre si dhe u rriten pensionet per kategorite e tjera shoqerore, masa e subvencionit nga buxheti i shtetit u reduktua me rreth 3046 milion leke.



    • Sistemi i sigurimeve shoqerore ka hyre ne fazen e zbatimit te nje reforme teresore dhe afatgjate te tij, sipas fazave te percaktuara te zbatimit te strategjise se sektorit e qe shtrihet ne nje horizont kohor deri ne vitin 2050. Per periudhen afatmesme synohet ne radhe te pare forcimi i qnedrueshmerise financiare te skemes se sigurimeve shoqorore duke ngsuhtuar cdo vit me rreth 3-4% diferencen mes shpenzimeve dhe te ardhurave. Ky synim do te arrihet si nepemrjet zgjerimit te bazes se kontribuesve ashtu edhe optimizimit te nivelit te detyrimeve shoqerore. Msat kryesore lidhen si me ngushtimin e informalitetit ne tregun e punes ashtu edhe me fuqizimin institucional te strukturave. Do te rriten ne pergjithesi pensione, per zonat urbane 10% dhe per ato rurale me 20% duke vazhduar ne rrugen e ngushtimit te tyre. Do te vleresohet edhe mundesia e adoptimit te skemes se indeksimit te pensioneve. Fuqizimi institucional i Institutit te Sigurimeve Shoqerore si dhe do te mbeshtetet zgjerimi i rrjetit te agjensive lokale te sigurimeve.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #53
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Mbrojtja e Mjedisit dhe Shfrytezimi i Qendrueshem i Burimeve mjedisore

    • Fusha e zhvillimit te qendrueshem ka filluar te perbeje nje prioritet real te zhvillimit ekonomik dhe social te vendit. Masat publike prioritare jane marre ne perputhje me objektivat dhe planin e tyre per vitin 2002.



    • Duke konsideruar tendencat e forta te degradimit te mjedisit dhe keqperdorimit te burimeve gjate tranzicionit, synimi kryesor ne fushen e mjedisit ka qene frenimi i kesaj tendence dhe krijimi i premisave per futjen ne rrugen e zhvillimit te qendrueshem.



    • Forcimi institucional dhe rritja e shkalles se efektivitetit te zbatimi te ligjit, krahas permiresimeve, qe tashme jane bere apo vazhdojne te behen ne kuadrin ligjor te mjedisit, kane qene drejtimi kryesor ku jane perqendruar perpjekjet gjate vitit 2002. Per kete qellim eshte kryer ri-strukturimi i Ministrase se Mjedisit dhe i Agjensive Rajonale si dhe kane filluar programet pilote per forcimin e e tyre dhe te inspektoriatit mjedisor. Jane kryer nje nume ri madh trainimesh te stafit si dhe permiresimi i mjeteve dhe teknologjise.



    • Ne bashkepunim me organizata te ndryshme nderkombetare, qe funksionojne ne Shqiperi, dhe shoqerine civile eshte punuar per organizimin e fushatave edukative dhe sensibilizuese per mjedisin.



    • Reduktimi i ndotjes nga burimet ekzistuese, ka qene nje prioritet i masave te marra duke e lidhur ate vecanerisht edhe me dimensionin mjedisor dhe shendetesor te varferise. Masat jane perqendruar ne zonat e nxehta, sipas studimit te kryer ne vitin 2000-2001, duke pershkallezuar nderhyrjet sipas shkalles se rrezikshmerise publike dhe komunitare si dhe sipas mundesive dhe kostove te nderhyrjeve. Permiresime te ndjeshme verehen edhe ne hapsirat urbane ne te cilat jane cliruar siperfaqe publike dhe jane rehabilituar parqe dhe lulishte ndersa nje disiplinim i sapo nisur i sektorit te ndertimit si dhe rritja e investimeve publike pritet te japin efekte ne permiresimin e ambientit urban e vecanerisht te ajrit ne periudhe afatmesme.



    • Masat per zhvillimin dhe shfrytezimin e qendrueshem te burimeve natyrore ka qene nje tjeter drejtim i rendesishem ne fushen e mjedisit duke i prioritizuar nderhyrjen si nga pikpamja e zhvillimit, ashtu edhe nga kendveshtrimi i nje aksesi me te larte te komuniteteve si dhe te reduktimit te varferise. Nepermjet forcimit te kontrollit si dhe nepermjet adoptimit te incentivave vleresohet se eshte ulur shkalla e demtimit dhe keq shfrytezimit te pyjeve, tokes, te bregdetit, te baseneve ujore dhe te shtreterve te lumejve si dhe po krijohen eksperianca pilote per nje shfrytezim te qendrueshem te tyre.



    • Pergatitja dhe adoptimi i dokumentave te politikave afatgjata dhe instrumentave te politikave mjedisore dhe harmonizimi i tyre me reformat e sektoreve perkates, shnderrimi i politikave mjedisore ne ceshtje prerese te te gjitha reformave te tjera ishte gjithashtu nje drejtim i rendesishem i masave dhe aktiviteteve te kryera gjate vitit 2002.



    • Politikat mjedisore synojne qe te sigurojne nje zhvillim te qendrueshem. Ne nje perspektive afatgjate do te mundesohet arritja graduale e standarteve mjedisore ne perputhje me angazhimet e Shqiperise ne procesin e asocijimit me BE.



    • Ne periudhen afatmesme 2003-2006 synohet: i) Te ndalet procesi i degradimit te rende mjedisor qe ka ndodhur ne kete dekade; ii) Krijimi i kushteve per rehabilitimin e zonave te ndotura brenda standarteve minimale te sigurise; iii) Rritja e qendrueshmerise se perdorimit te burimeve mjedisore.



    • Arritja e ketyre objektivave do te kete ndikime pozitive si ne cilesine e rritjes ashtu dhe ne reduktimin e varferise, qe nga ana e tyre do te krijojne premisa per nje zhvillim dhe perdorim te qendrueshem te burimeve mjedisore. Nderhyrjet ne mjedis, perfshire fondet publike, do te perqendrohen me perparesi ne ato zona ku jane verifikuar a) nivele te larta te ekspozimit te njerezve ndaj riskut mjedisor, b) atje ku rrezikohen vlera/asete te konsiderueshme mjedisore dhe burimore, c) atje ku demi bie me shume mbi te varferit. Masat prioritare jane:

    • Forcimi i strukturave te mjedisit : Ne kete drejtim vemendja do te perqendrohet ne: forcimin e Ministrise se Mjedisit, te Agjencive Rajonale te Mjedisit, te inspektoriatit mjedisor, te Institutit te sapokrijuar te Mjedisit, te rrjetit kombetar te monitorimit te mjedisit, etj.; forcimin e maredhenieve dhe bashkepunimit me Agjencine Europiane te Mjedisit (EEA) si pjese integrale e perpjekjeve per integrimin Europian te vendit; percaktimin e pergjegjesive te institucioneve te tjera qendrore dhe vendore ne fushen e mjedisit; ngritjen/forcimin e strukturave/pikave te kontaktit ne to, perfshire edhe institucionet e specializuara per parandalimin per nderhyrjet emergjente ne rast fatkeqesish natyrore. Ngritja e Komitetit Ndersektorial per Zbatimin e Planit Kombetar te Veprimit per Mjedisin nen drejtimin e Kryeministrit do t'I sherbeje harmonizimit dhe integrimit te ceshtjeve te mjedisit ne politikat sektoriale dhe makro per nje zhvillim te qendrueshem te vendit.

    • Pergatitja e dokumentave dhe instrumentave politike per mjedisin : MM do te bashkepunoje per pergatitjen e nje numri dokumentash te rendesishem politike si: startegjia kombetare per mbrojtjen e mjedisit, strategjia per monitorimin e integruar te mjedisit, edukimin mjedisor ne shkolla, etj. Zbatimi i politikave mjedisore do te lehtesohet nga zbatimi i instrumentave rregullatore (ligje, vendime, norma te shkarkimeve, etj.), dhe ekonomike (eko-taksat), te legjislacionit te perafruar te mjedisit te miratuar kohet e fundit. Ne periudhen afat-shkurter e afat-mesme, vemendje e vecante do t'i kushtohet perfundimit te pergatitjes dhe perafrimit te paketes baze ligjore per mjedisin, pergatitjes dhe miratimit te akteve nen-ligjore ne zbatim te saj, dhe perdorimit te instrumentave komunikative te rendesishem sic jane botimi i raporteve periodike te Gjendjes se Mjedisit ne Shqiperi, hapja e faqes se MM ne Internet, edukimi mjedisor ne shkolle, forcimi i bashkepunimit dhe mardhenieve me mediat, bashkepunimi me shoqerine civile, ndergjegjesimi dhe terheqja e saj ne pergatitjen e dokumentave politike per mjedisin, zbatimi i detyrimeve ne kuader te konventave mjedisore nderkombetare, etj.

    • Reduktimi i ndotjes ekzistuese : vemendja do te perqendrohet ne ato burime te ndotjes, qe: a) jane prane zonave te banuara; b) rrezikojne demtimin e vlera te konsiderueshme ekonomike ose komprometojne zhvillimin, dhe c) qe rendojne vecanerisht mbi te varferit. Masat konsistojne ne nje numer te kufizuar nderhyrjesh studimore dhe/apo rehabilituese prioritare dhe urgjente: a) studimet dhe nderhyrjet rehabilituese ne “Zonat e Nxehta” mjedisore; b) eleminimin e lendeve toksike; c) reduktimin dhe menaxhimin e ndotjeve industriale (historike ose aktuale); d) plotesimin e detyrimeve ne kuader te disa konventave nderkombetare ku Shqiperia eshte pale.

    • Perdorimi i qendrueshem i burimeve : ne kete drejtim do te zhvillohen nje seri masash qe gjate periudhes afat-mesme do te krijojne premisa per mireperdorimin e burimeve dhe aksesin e drejte ne to, vecanerisht te te varferve. Masat do te perqendrohen ne ruajtjen dhe menaxhimin e qendrueshem te burimeve qe jane rrezikuar me shume si pyje, toka bujqesore, ekosistemet, liqenet nderkufitare, etj. Masat do te jene te kombinuara si: i) ruajtja dhe menaxhimi i qendrueshem i ekosistemve liqenore nderkufitare dhe ligatinave te vendit; ii) ri-kategorizimi dhe zgjerimi i siperfaqeve te zonave te mbrojtura dhe ngritja e strukturave per mbrojtjen e tyre.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #54
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Zhvillimi i Integruar Rural

    • Zhvillimi i integruar rural perben nje nga prioritetet e SKZHES. Ai ka synuar : (i)uljen e varferine rurale nepermjet rritjes se qendrueshme te prodhimit dhe shtimit te te ardhurave; (ii)nxitja e formimit profesional dhe punesimi alternativ ne aktivitetet bujqesore dhe jo-bujqesore si agro-perpunimi, turizmi rural, artizanati; (iii) krijimi i mundesive te barabarta ne drejtim te cilesise se sherbimeve; (iv) permiresimi i infrastruktures rurale si rruget, tregjet rurale, furnizimin me uje te pijshem, kanalizimet e ujrave te zeza, ulja e oreve te nderprerjes se energjise elektrike, etj.; (v) rritja e aksesit te popullsise rurale ndaj burimeve financiare dhe kredise dhe zgjerimi i sherbimeve financiare jo-bankare; (vi) rritja e kapaciteteve organizuese, vetvepruese e pjesmarese te komunitetit rural, etj; (vii) pakesimi i nivelit te eksodit rural dhe krijimi i lidhjeve me te ngushte te komuniteteve rurale me territorin e tyre.



    • Sektori i Bujqesise dhe Ushqimit. Sektori i bujqėsisė dhe ushqimit ka vazhduar ti jape nje shtytje te shpejte zhvillimit te vendit, me ndikim te dukshem ne uljen e nivelit te varferise. Nisur nga pesha specifike ende e lartė qė ky sektor zė nė strukturėn e GDP (33%) si dhe nga numri i konsiderueshem i popullsise qe jeton e punon ne zonat rurale (55%) , rritja e tė ardhurave nga prodhimi bimor, blegtoria , agro-industria, peshkimi dhe pyjet mbetet nder alternativat kryesore pėr zhvillimin ekonomik dhe social tė vendit. Gjatė vitit 2002 vemendje e vecantė i ėshtė kushtuar realizimit tė objektivave bazė tė sektorit, tė tilla si: (i) hartimi dhe implementimi i strategjive sektoriale dhe i politikave mbėshtetėse pėr njė rritje tė qėndrueshme tė prodhimit dhe pėr rritjen e aftėsisė konkuruese tė tij nė tregun e vėndit dhe atė tė huaj; (ii) rritja e sigurisė ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit; (iii) administrimi i qėndrueshėm i burimeve natyrore si ruajtja e fondit te tokes, ujrave, pyjeve, kullotave, ruajtja e biodiversitetit; (iv) Zhvillimi i kapaciteteve institucionale tė afta tė hartojnė dhe implementojnė politikat bujqėsore nė prespektivėn e integrimit rajonal dhe Europian.



    • Nga njė vėshtrim i pėrgjithshėm i ecurisė sė indikatorėve tė tė gjitha llojeve (indikatorė tė inputit, procesit, apo produktit) vihet re njė tendencė rritjeje krahasuar me vitet 2000 dhe 2001. Vlen pėr t'u theksuar nje rritje e ndjeshme e investimeve per rehabilitimin e ujitjes dhe te kullimit; shtimi i subjekteve prodhuese te materialit mbjelles te licencuar, shtimi i njesive te Inseminimit Artificial per blegtorine dhe rritja e numrit te fermave blegtorale. Ne rritje kane ardhur dhe perdorimi i plehrave kimike, pesticideve dhe ai i mekanikes bujqesore.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #55
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Realizimi i objektivave dhe masave prioritare gjate vitit 2002.

    • Toka bujqėsore. Ka vazhduar permiresimi i kuadrit tė pėrshtatshėm ligjor dhe rregullator mbėshtetės pėr funksionimin e tregut tė tokės duke eleminuar barrierat themelore ligjore qė mund tė pengojnė transaksionet e tokės. Sistemi i regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme po operon nė tė gjithė vendin por gjate vitit 2002 sistemi ka patur probleme funksionimi per shkak te nderprerjes se perkoheshme te financimit te huaj. Nė komponentin e konsolidimit tė tokės, eshte punuar me studimin e disa zonave pilot tė proēeseve tė zmadhimit tė sipėrfaqes sė fermave bujqesore.



    • Sistemi i Ujitjes dhe Kullimit . Ka perfunduar ristrukturimi i Drejtorive te Ujerave ne rrethe duke reduktuar me 34% numrin e tyre. Eshtė realizuar pėrmirėsimi i sistemit tė ujitjes nė 19 500 nga 18 000 ha tė planifikuara dhe i kullimit nė 17 000 nga 16 000 ha tė planifikuara. Gjithashtu ka patur pėrmirėsime tė dukshme nė procesin e shfrytėzimit tė hidrovorėve dhe makinerisė sė rėndė nė funksion tė ujitjes dhe kullimit.



    • Prodhimi Bimor. Gjatė vitit 2002 prioritet ka patur prodhimi i perimeve nė sera zhvillimi i frutikultur ė s , vreshtaris ė dhe ullishtave . Mbjelljet e reja tė drufrutoreve janė shtuar edhe pse mbėshtetja me kredi mbetet shume larg nevojave. Investime tė konsiderueshme janė bėrė pėr ndėrtimin e serave, duke realizuar vetem per 2002 rreth 40 ha sera tė reja.



    • Prodhimi Blegtoral dhe Shėrbimi veterinar. Gjate 2002 ka filluar tė gjallėrohet prodhimi pėr qėllime tregtimi dhe pėrpunimi. Jane ngritur 20 Qendra te Inseminimit Artificial dhe janė inseminuar rreth 36% e gjedhit nė shkallė vendi; eshte nxitur permiresimi i te ushqyerit te kafsheve; eshte shtuar numri i fermave me karakter blegtoral; ėshtė konsoliduar puna me Librat Gjenealogjikė tė gjedhit. Rritja e prodhimit nė blegtori ka ardhur pothuajse tėrėsisht nga rritja e rendimentit pėr krerė. Eshte punuar per fuqizimin e legjislacionit ne fushen e shendetit te kafsheve dhe shendetit publik veterinar; jane nxjerre nje sere ligjesh e urdherash per forcimin e procedurave te kontrollit te ushqimeve me origjine shtazore, etj.



    • Shėrbimi Kėshillimor. Shėrbimi kėshillimor publik eshte shtrire nė tė gjithė vendin si dhe janė ngritur dhe funksionojnė edhe dy Qendra Rajonale qė ofrojnė pėr fermerė kėshillime tė specializuara kundrejt pagesave. Janė realizuar aktivitete tė tilla si : trajnime, shperndarja e rezultateve te kėrkimeve, fletėpalosje, etj. me njė volum prej rreth 2300 faqesh , pergatitja dhe shperndarja e 12 broshurave me karakter teknik e teknollogjik. Ėshtė pėrgatitur koncepti i shėrbimeve tė kontraktuara dhe janė bėrė gati draftet e disa kontratave tip, tė cilat do tė implementohen nga ofrues shėrbimėsh tė identifikuar. Ne funksion te fuqizimit te sistemit tė informacionit bujqėsor jane ngritur 32 Qendra Informacioni nė zonat me potenciale nga pikėpamja e prodhimit bujqėsor dhe blegtoral.



    • Agropėrpunimi. Aktualisht egzistojnė rreth 2000 subjekte agroushqimore me mbi 10.000 tė punėsuar por vetem nje pjese e vogel e prodhimit vendas arrin te perpunohet nga keto subjekte. Investimet mė tė mėdha janė ato nė industrinė e blojes, prodhimin e pijeve freskuese, pėrpunimin e mishit, pėrpunimin e vajit tė ullirit, qumėshtit etj. Gjate vitit 2002 ne kuadrin e Projektit 2KR jane dhene kredi pėr ngritjen e mjaft linjave te reja agroushqimore. Eshte punuar per permiresimin e legjislacionit ku vecohet miratimi i ligjit “ Pėr prodhimin dhe tregtimin e vajit tė ullirit ” .



    • Marketingu bujqesor. Me krijimin e sektorit tė marketingut brenda Drejtorisė sė Agropėrpunimit ne MBU ėshtė siguruar njė bashkėpunim me i ngushtė me projekte te GTZ dhe me projekte tė tjera si 2KR dhe Projektin e Shėrbimeve Bujqėsore, duke hedhur hapa tė rėndėsishėm pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės sė tregut nėpėrmjet krijimit tė tregjeve tė shumicės dhe qendrave tė grumbullimit nė zonat rurale.



    • Mbrojtja e konsumatorit dhe siguria ushqimore. Gjatė vitit 2002 ka pėrfunduar rehabilitimi dhe plotėsimi me pajisje i laboratorėve rajonalė tė kontrollit tė ushqimeve si dhe ėshtė realizuar trajnimi i stafit teknik qė punon nė laboratorėt e kontrollit ushqimor si dhe i inspektorėve tė ushqimit. Jane miratuar rreth 250 etiketa te reja per me shume se 80 subjekte prodhuese. Eshtė punuar pėr nxjerrjen e 11 akteve nėnligjore, tė cilat ndihmojnė nė zbatimin korrekt tė ligjit "Pėr Ushqimin" dhe kryerjen e njė kontrolli rigoroz tė produkteve ushqimore qė prodhohen, importohen e tregėtohen nė vend. Eshte punuar dhe pėr harmonizimin dhe pėrafrimin e legjislacionit ushqimor me atė tė BE-sė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #56
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Administrimi i qendrueshem i burimeve natyrore

    • Peshkimi dhe akuakultura. Ne kuader rritjes se shkalles se shfrytezimit te ujembledhesve te bujqėsisė, jane ngritur dy Organizata te Menaxhimit te Peshkimit ne Fier dhe Elbasan, zona me nje perqendrim te madh te ketyre ujembledhesve si dhe mbeshtetja e tyre me rasatet e nevojshme. Kane filluar nderhyrjet rehabilituese ne Portin e peshkimit Sarande dhe ate te Vlores. Eshtė punuar nė drejtim tė monitorimit te bregdetit dhe zonave tė prodhimit tė molusqeve bivalvore. Jane realizuar nderhyrjet ne disa laguna ne drejtim te hapjes se grykave te komunikimit me detin per permiresimin e bilancit hidrik te tyre. Eshte realizuar ngritja e nje sistemi database pėr monitorimin e rezervave peshkore sipas standarteve FAO dhe BE. U mundesua perfshirja e diferencimit tė cmimit tė karburanteve pėr peshkimin detar nė ligjin e ri pėr Akcizat nė Republiken e Shqiperise. U be miratimi ne parim i marreveshjes per krijimin e Komisionit te Pergjithshem te Peshkimit per Mesdheun. (GFCM – KPPM) i cili hap rrugen e anetaresimit tė Shqiperise nė kėtė organizem tė rendesishem tė FAO.



    • Pyjet dhe kullotat zėnė rreth 50% tė sipėrfaqes sė vendit (36% pyje dhe 14% kullota). Nė zbatim tė objektivit tė vėnė pėr kontrollin e mbrojtjes sė pyjeve, u krijua Task-Force Ndėrministrore e cila nė bazė tė njė programi strategjik ka shėnuar arritje tė dukshme nė uljen e ritmit tė prerjeve ilegale nė pyje dhe tė trafikut tė lėndės drusore. Ka vazhduar proēesi i transferimit tė pyjeve shtetėrore nė pėrdorim tė komunave. Masa te vecanta jane marre edhe per ruajtjen e faunes pyjore.



    • Reforma institucionale. Ne kuadrin e mbeshtetjes institucionale te zhvillimit rural te integruar, gjate 2002 jane realizuar : (i) eshte ngritur nje sektor i vecante i zhvillimit rural; (ii) eshte pergatitur platforma, rregulloret dhe kompetencat per krijimin e Forumit Kombetar te Zhvillimit Rural; (iii) ne bashkepunim me Banken Boterore, eshte hartuar drafti i strategjise se zhvillimit rural dhe struktures institucionale te implementimit te tij; (iv) ka perfunduar ristrukturimi i Drejtorive te Ujrave ne rrethe. (v) ka vazhduar ristrukturimi i Instituteve Kerkimore te Bujqesise duke ulur numrin e tyre ne 10 nga 14; (vi)ne kuadrin e reformes institucionale, ne bashkepunim me FAO-AT, eshte bere ristrukturimi i DPPK si dhe eshte ngritur Drejtoria Rajonale Pilot e Pyjeve dhe Kullotave ne Elbasan; (vii) eshte ne proces ngritja e Adminstrates se Zonave te Mbrojtura, nje bashkepunim i MBU dhe Ministrise se Mjedisit;



    • Decentralizimi dhe ngritja e kapaciteteve rurale. Gjate 2002 : (i) ka vazhduar procesi i kalimit te administrimit ose bashke-administrit tek Pushteti Vendor i burimeve natyrore si tokave kullosore, pyjeve, burimeve ujore, sistemeve te ujitjes dhe kullimit, etj.; (ii) eshte bere kalimi i pyjeve shteterore ne perdorim te komunave, se bashku me planet e manaxhimit ne 26 komuna nderkohe qe jane ne proces edhe 16 komuna te tjera; (iii) jane miratuar nje sere ligjesh dhe vendimesh ne drejtim te permiresimit te kuadrit rregullator te sektorit rural (perfshire rifutjen e takses per token bujqesore, ngritjen dhe funksionimin e zyrave te administrimit te tokes ne nivel qarku, ngritjen e zyres per monitorimin e strategjive ne nivel Ministrie,etj.); (iv) eshte rritur mbeshtetja financiare e ShPU-ve per rehabilitimin e sistemeve ujites/kulluese dhe jane realizuar trajnime kualifikuese per keto shoqata; (v) n e fushen e permiresimit dhe menaxhimit te ujitjes jane transferuar tek Shoqatat e Perdorimit te ujit 15 skema ujitese si dhe jane krijuar 6 shoqata e 4 federata te reja.



    • Sherbimet financiare dhe kreditimi : (i) eshte nxitur formimi i fondeve te kredise se fshatit dhe Unioneve te kreditit si dhe sigurimi i sherbimeve financiare jo-bankare ; (ii) ka vazhduar puna per krijimin e SHKK te reja ne fshatra te rinj si dhe per zgjerimin e disa SHKK-ve ekzistuese me madhesi te vogel me fshatra te tjera; (iii) projekti i sherbimeve bujqesore ka aprovuar 10 projekte pėr pėrmirėsimin e teknologjive tė reja ne prodhimin bujqesor dhe agro-perpunues si dhe ka realizuar konkurimin pėr perfitimin e 10 projekteve tė tjera; (iv) rreth 37500 familje te 16 rrehteve qe perfshihen ne zonat malore jane financuar nga IFAD-i ne kuadrin e Programit te Zhvillimit te Zonave Malore (PZHZM).



    • Infrastruktura dhe sherbimet rurale. Gjate vitit 2002, (i) nga FZHSH kane perfunduar plotesisht 55 ujesjellsa, 18 te tjere jane ne ndertim, nderkohe qe jane rehabilituar dhe rreth 155 ujesjellesa nga fondet e buxhetit te shtetit. Kjo ka bere qe 67% e popullsise rurale te kete akses ne furnizimin me uje te paster, megjithese vetem disa ore ne dite; (ii) eshte rritur numri i familjeve dhe fshatrave qe kane akses ne rrjetin e kanalizimeve te ujrave te zeza; (iii) jane ndertuar 28 shkolla te reja dhe jane rehabilituar 102 shkolla tetevjecare e te mesme, (iv) jane rehabilituar nje numer i konsiderueshem qendrash shendetsore, (v) jane licencuar 42 operatore telefonike ne telefonine rurale dhe 9 prej tyre kane filluar operimin konkret me rreth 6000 abonente per vitin 2002, nderkohe qe 2 operatoret e telefonise celulare AMC e Vodafon e kane rritur ndjeshem mbulimin me sinjal te te gjithe zonave rurale



    • Zhvillimi i integruar rural do te perbeje gjithnje e me shume metoden baze ne te cilin do te mbeshteten politikat dhe nderhyrjet e te gjithe sektoreve ne hapsiren rurale . Ndersa do te vazhdojne programet per nxitjen e zhvillimit te bujqesise, rendesi gjithnje e me te madhe do te marrin programet per nxitjen e aktiviteteve jo-bujqesore nepermjet zhvillimit te infrastruktures, sherbimeve dhe informacionit, rritjes se aksesit ne burimet natyrore, forcimit institucional te qeverisjes komunitare.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #57
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Programi afatmesem 2003-2006 per zhvillimin rural

    • Ruajtja e nivelit te rritjes se prodhimit bujqesor, blegtoral, agroushqimor dhe peshkimit si dhe menaxhimi i qendrueshem i burimeve natyrore do te perbejne elementet baze te veprimeve prioritare afat-mesme 2003-2006 ne kuadrin e pergjithshem te zhvillimit te sektorit rural.



    • Ne kete kuader do te synohet ne : (i) zhvillimin me perparesi te tregu i tokes dhe konsolidimit te pronesise duke u fokusuar me shume ne perfundimin e regjistrimit te tokes, pyjeve dhe kullotave si dhe duke krijuar nje sistem te plote informacioni per token; (ii) vazhdimin e rehabilitimit dhe persosjen e administrimit te sistemeve te ujitjes dhe kullimit nepermjet shtimit te investimeve ne kete fushe, vazhdimin e ristrukturimit te ndermarjeve te ujrave dhe krijimit te bordeve te reja te kullimit; konsolidimit te shoqatave e federatave te oerdoruesve te ujit, etj.; (iii) thellimin e mekanizimit, futjes se teknollogjive te reja dhe permiresimin e cilesise se imputeve nepermjet nxitjes se investimeve ne keto drejtime permes projekteve te tilla si ai i rritjes se prodhimit bujqesor (2KR), projekti i sherbimeve bujqesore, etj.; rritjen e shkalles se mekanizimit dhe prodhimit ne serra; ristrukturimit dhe forcimit te laboratoreve te kontrollit dhe gjithe sistemit te certifikimit (plehra kimike, fara, fidane, ushqime per blegtorine, etj.); (iv) konsolidimin e sherbimeve te ndryshme bujqesore (keshillimor, fitosanitar, veterinar, zooteknik); (v) permiresimin e aksesit ndaj burimeve financiare dhe kredise duke stimuluar investimet ne sektoret prioritare (mekanizim, serra, frutikulture, vreshtari, komplekse blegtorale, linja perpunimi, etj.) permes zhvillimit te unioneve te kreditit, shoqatave te kursim – kreditit, etj. Me mbeshtetjen e FFR, MAFF, MADA, etj.



    • Rritja e shkalles se perpunimit te produkteve bujqesore e blegtorale per periudhen kater vjecare 2003-2006 synon : (i) permiresimin e vazhdueshem te teknollogjive te perpunimit; (ii) nxitjen e ngritjes se linjave te reja nepermjet zbatimit te Programit te Granteve Kompetitive (projekti PSHB) dhe rritja e rrezes se veprimit te projektit 2KR; (iii) hartimin dhe permiresimin e politikave mbeshtetese per produkte specifike te rendesishme si rrushi dhe vera, qumeshti dhe nenproduktet e tij, frutat dhe perimet e fresketa e te perpunuara, etj.



    • Permiresimi i strukturave dhe metodave te marketingut te produkteve agro-ushqimore do ti jape perparesi : (i) rritjes se nivelit te tregetimit te produkteve agroushqimore nepermjet ngritjes se tregjeve te reja te shumices ne Shkoder, Lushnje, Vlore dhe Korce; (ii) ngritjen e disa qendrave pilot te grumbullimit, ruajtjes dhe tregetimit; (iii) permiresimit te strukturave per grumbullimin dhe shperndarjen e informacionit per tregjet; (iv) realizimit te trainimeve dhe shtrirjen e asistences teknike ne fushen e marketingut; (v) nxitjes se eksporteve agroushqimore ne kuadrin e implementimit te MTL-ve ne rajon e me gjere.



    • Mbrojtja e konsumatorit dhe sigurimi i cilesise ushqimore ne periudhen afat-mesme 2003-2006 do te sigurohet nepermjet : (i) permiresimit te legjislacionit mbi cilesine, afatet dhe kushtet e tregetimit te produkteve; (ii) harmonizimit te legjislacionit mbi produktet ushqimore me ate te BE-se; (iii) permiresimin dhe kompletimin e vazhdueshem te standarteve; (iv) forcomin e inspektoriateve ne kuader te DRBU; (v) fuqizimit te rrjetit laboratorik te analizes se mallrave dhe ushqimeve; (vi) forcimit te pikave kufitare te kontrollit veterinar, fitosanitar e cilesise se ushqimeve ne pergjithesi; (vii) permiresimin e bashkepunimit me Shoqaten e konsumatoreve dhe struktura apo institucione te tjera te interesuara.



    • Menaxhimi i qendrueshem i burimeve natyrore do te realizohet nepermjet : (i) permiresimit te menaxhimit te peshkimit nepermjet hartimit e aplikimit te politikave specifike mbeshtetese, nxitjen e krijimit dhe forcimin e shoqatave te peshkatareve si dhe rehabilitimin e porteve te peshkimit; (ii) shtimin e aktiviteteve ne akuakulture nepermjet shfrytezimit me te mire te rezervuareve, te ujrave te fresketa dhe atyre detare; (iii) permiresimit te strukturave te manaxhimit dhe kontrollit te shfrytezimit te pyjeve dhe kullotave.



    • Zhvillimi i integruar rural do te perbeje gjithnje e me shume metoden baze ne te cilin do te mbeshteten politikat dhe nderhyrjet e te gjithe sektoreve ne hapesiren rurale . Ndersa do te vazhdojne programet per nxitjen e zhvillimit te bujqesise, rendesi gjithnje e me te madhe do te marrin programet per nxitjen e aktiviteteve jo-bujqesore nepermjet zhvillimit te infrastruktures, sherbimeve dhe informacionit, rritjes se aksesit ne burimet natyrore, forcimit institucional te qeverisjes komunitare.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #58
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Zhvillimi Urban

    • Vendosja e kontrollit mbi terriorin ne hapsiren urbane dhe disiplinimi i sektorit te ndertimeve, por duke minimizuar efektet afatshkurtera te frenimit te ritmeve te ndertimit, ka qene nje prioritet i masave publike prioritare. Si rezultat, gjate vitit 2002 jane prishur gjithesej 3528 ndertime, qe ishin plotesisht jashte standarteve urbanistike perkundrejt 2671 te tilla ne vitin 2001. Krahas prishjeve jane marre masa per rehabilitimin e zonave perkatese duke rikthyer siperfaqet e gjelbera, duke rehabilituar rruget, sheshet, trotuaret etj. Aksioni i madh publik i prishjeve te ndertimeve pa leje eshte projektuar dhe ka nisur te ekzekutohet edhe ne zonat turistike dhe ne kete drejtim ai do te thellohet vecanerisht gjate vitit 2003. Ato kane patur nje efekt te shumefishuar real ne permiresimin e urbanistikes se qyteteve, ne vendosjen e kontrollit mbi territorin si dhe nje efekt te fuqishem psikologjik dhe kulturor.



    • Urbanizimi i zonave peri-urbane ka nisur nepermjet projekteve pilote ne bashkine e Tiranes dhe te Kamzes duke synuar qe nepermjet perqasjes se Zhvillimit te Udhehequr nga Komuniteti te krijoje modelin e zgjidhjes se problemeve baze te ketyre zonave. Eksperienca e krijuar do te shtrihet edhe ne qytete te tjera te vendit. Ky do te jete nje drejtim i rendesishem i masave ne te ardhmen por duke konsideruar nga ana tjeter zgjidhje sa me eficente perkundrejt problemeve te medha te akumuluara si dhe kostos se madhe publike.



    • Permiresimit ne pergjithesi i infrastruktures dhe sherbimeve urbane (rruge, uje-kanalizime, akses ne telekomunikacion, manaxhimi i mbetjeve te ngurta urbane etj) ka qene nje tjeter drejtim i rendesishem i masave publike gjate vitit 2002 . Jane rritur invesitimet nga qeveria, bashkite dhe donatoret si dhe jane permiresuar sistemi i manaxhimit te sherbimeve publike. Decentralizimi po ofron me shume efektivitet ne manaxhimin e ketyre sherbimeve si dhe me shume transparence. Masat e mesiperme kane patur efekte reale pozitive ne zhvillimin urban, i cili nga ana tjeter ka iniciuar procesin e krijimit te nje koncepti te ri te manaxhimit urban.



    • Forcimi i kapaciteteve manaxhuese dhe vendimmarrese ka zene nje vend te rendesishem. Si rezultat i bashkepunimit te ngushte te autoriteteve bashkiake me shoqerine civile dhe komunitetet urbane jane zhvilluar nje numer i madh aktivitetesh rreth temes se zhvillimit urban dhe planifikimit strategjik urban, jane bere permiresime ne kuadrin ligjor si dhe jane kryer disa studime te zhvillimit urban, po zhvillohen nje nume ri madh projektesh pilote si dhe shume aktivitete trainimi. Planifikimi urban po behet, nepermjet perfshirjes se qytetareve dhe medias nje ceshtje me interes per komunitetet vendore.



    • Megjithese nje koncept i ri, zhvillimi urban po gjen perthyerje sipas specifikave urbane edhe ne programet dhe masat e reduktimit te varferise urbane, te perkrahjes sociale, te arsimit dhe te shendetesise, te rendit dhe te zhvillimit ekonomik urban. Reforma e decentralizimit dhe kalimi efektiv i disa funksioneve ne kompetencen ekskluzive te bashkive si dhe reforma e bashkelidhur e decentralizimit fiskal qe pritet te jape efektet e saj fillestare ne vitin 2003, kane krijuar premisa per nje rol ne rritje bashkive ne zhvillimin urban. Ky proces po kontribuon ne nje permiresim te prioritizimit te nderhyrjeve sipas specifikave te cdo zone urbane dhe te efektivitetit te ketyre nderhyrjeve.



    • Efektet e masave publike prioritare ne hapsirat urbane, jane vleresuar si mjaft pozitive nga opinioni publik si dhe nga partneret nderkombetar. Keto jane vetem fillimet e suksesshme te frenimit te degradimit urban dhe te futjes se tij ne rrugen e zhvillimit te qendrueshem.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #59
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Programi afatmesem 2003-2006 per zhvillimin urban

    • Transformiet ekonomike e sociale te vendit si dhe levizjet demografike kerkojne adoptimin e nje vizioni afatgjate per nje zhvillim te qendrueshem urban. Synimi afatgjate eshte qe qendrat urbane te shderrohen ne gjenaratore te zhvillimit ekonomik, te civilizimit dhe te bashkejeteses. Kjo do te arrihet nepermjet politikave dhe masave qe do te mundesojne krijimi i premisave per nje zhvillim urban te qendrueshem duke harmonizuar tre elementet bazete te hapsires urbane: i) perdorimin efektiv te tokes urbane ii) modernizimin e infrastruktures, sherbimeve dhe ne pergjithesi te teknologjise urbane iii) zhvillimin e kultures qytetare dhe harmonizimin e interesit publik, komunitar dhe privat



    • Ne periudhen afatmesme synohet frenimi i plote i procesit te degradimit urban dhe krijimin e permisave per nje zhvillim urban te qendrueshem. Objektivat specifike afatmesme ne lidhje me zonen urbane ne pergjithesi jane:



    * Rritja e aksesit te drejte ne infrastrukturen dhe sherbimet publike dhe permiresimi i cilesise se tyre: Masat kryesore ne kete drejtim do te jene me rehabilimimin e rrjetit te infrastrukturave te furnizimit me uje/kanalizime; rrjetit rrugor urban dhe trafikut; shperndarjes se energjise; sherbimi i mbledhjes-transportit dhe depozitimit te mbetetjeve te ngurta urbane; telekomunikacionit etj. Investimet do te bashkeshoqerohen me zbatimin e masave, sipas specifikave te sektoreve si: komercializimi, mbulimi i kostove, terheqja e kapitalit provat dhe/ose komunitar. Investimet publike do te bazohen ne programe perspektive te zhvillimit.Do te synohet optimizimi i alokimit te investimeve nepermjet orientimit te tyre edhe ne zonat me tendenca urbanizimi. Do te permiresohen gjithashtu infrastruktura e sherbimeve te arsimit dhe shendetesise duke adresuar problematikat specifike urbane nepermjet investimeve rehabilituese, zgjerimit te kapaciteteve, permiresimit te cilesise se sherbimeve dhe diversifikimin e tyre, rritjen e kontributit/pjesemarrjes se komunitetit dhe te sektorit privat.
    * Rritja e efektivitetit te perdorimit te tokes urbane: Ne kete drejtim masat do te synojne qartesimin dhe garantimin e te drejtave te pronesise perfshire perfundimin e procesit te regjistrimit te pasurive dhe te kthimit dhe kompensimit te pronave; adoptimin e metodave, standarteve dhe procedurave me te pershtateshme per dhenien e lejeve te ndertimit bazuar ne plane te qarta te zhvillimit perspektiv te qendrave urbane dhe ne qasjen komunitare.
    * Zhvillimi i sektorit te strehimit: Ky do te arrihet nepermjet a) zhvillimit te planifikuar te strehimit per te optimizuar perdorimin e kapitaleve publike dhe private nepermjet pajisjes se tokes me infrastrukture te gateshme per ndertim banesash per kategori te ndryshme te popullsise sipas tendencave te zhvillimit urban b) permiresimet ligjore dhe institucionale per garantimin e sigurise se banesave, mbrojtjen e konsumatorit dhe raporteve minimale mes hapsires private e asaj publike e kondominiale c) stimulimin e projektimit e banesave dhe perdorimit te materialeve me efekte ne konservimin energjise dhe te mbrojtjes se mjedisit d) teresia e masave qe nxisin zhvillimin e tregut financiare per banesat; e) teresia e masave qe rrisin efektivitetin e tregut privat te banesave.
    * Forcimi i metejshem dhe garantimi i sigurise urbane: Ne kudrin e forcimit te rendit publik do te synohet vecanerisht rritja e sigurise ne ne zonat urbane ne te cilat. Pervec masave te forcimit te organeve te specializuar te luftes kunder krimit, siguria urbane do te arrihet edhe nepermjet edukimit, sensibilizimit te publikut, rritjes se bashkepunimit me publikun dhe komunitetin, perfshirjen e shkolles ne kete proces si dhe nepermjet proceseve te rehabilitimit, ri-edukimit dhe ri-integrimit te kategorive te te droguarve, e dhe te kategorive te tjera te krimit ordiner perfshire ate te te miturve.
    * Permiresimi i ambientit urban. Ne kete drejtim masat do te drejtohen ne: vazhdimin e prishjes se ndertimeve qe kane zenen abuzivisht hapsirat jetike publike (parqe, sheshe, tortuare) dhe rehabilitimin e tyre; permiresimin e cilesise se ajrit nga disiplinimi i aktivitetit ndertimor, trafikut dhe atij industrial; rehabilitimi dhe mbrojtja e vlerave arkitektonike urbane dhe i stokut te banesave dhe mjediseve ne bashkepronesi; studime per identifikimin e masave per rehabilitimin e zonave industriale te deprimuara qe ndodhen brenda ose prane zonave rezidenciale.
    * Zhvillimi i sjelljes dhe kultures qytetare dhe demokratike nepermjet mbeshtetjes se jetes komunitare, rritjes se aktiviteteve kulturore e sportive vecanerisht per femijet dhe te rinjte, mbeshtetjen e sherbimeve te informacionit dhe te edukimit demokratik e qytetar.



    • Proceset e tranzicionit dhe levizjet demografike kane perkeqesuar patologjite sociale urbane. Ne kete drejtim do te adoptohen masa specifike qe synojne permiresimin e mbrojtjes sociale te kategorive ne risk dhe integrimin e tyre ne shoqerine urbane. Masat kryesore ne kete drejtim jane:



    • Integrimi i zonave periurbane nepermjet legalizimit te banesave; zgjidhjes se drejte te konflikteve te pronesise dhe garantimi i te drejtave te pronesise; garantimi i aksesit ne nje nivel te pershtatshem dhe te perballueshem financiarisht ne infrastrukturen baze nemermjet perfshirjes se komunitetit peri-urban ne te gjitha fazat e projekteve; adoptimin e nje tarife per zhvillimin e infrastruktures baze por edhe marrjen e masave per kompensime per te varferit; sigurimi i drejte i aksesit ne sherbimet e arsimit dhe te shendetesise. Ne kete drejtim do te zgjidhen ceshtjet ligjore dhe ato te pronesise per te shenuar avancim gradual ne procesin e urbanizimit te zonave periurbane ne bashkite e Tiranes dhe Kamzes dhe te filloje ky proces edhe ne disa bashki te tjera (Durres, Elbasan, Fier, Vlore, Sarande, etj

    • Reduktimi i problemit te strehimit per familjet me te ardhura te ulta dhe kategorive te tjera sociale nepermjet a) investimeve publike dhe private ne ndertimin e banesave me kosto te ulet dhe dhenia ne pronesi ose me qera b) orientimin e subvencioneve te shtetit per familjet qe kane nevoje per asistencen e shtetit ne strehim dhe zhvillimin e skemave te kurismeve dhe linjave te kreditimit me baze komuniteti per rritjen e aksesit te ketyre familjeve ne tregun e banesave.

    • Zhvillimi sherbimeve te mbrojtjes integruese sociale per kategorite urbane ne risk si dhe te politikave te punesimit.



    • Zhvillimi urban do te mbeshtetet nga nje teresi reformash te harmonizuara institucionale dhe ligjore. Ato perfshijne i)forcimin e qeverisjes bashkiake ne perputhje me reformen e decentralizimit; ii) forcimin e enteve rregullatore (keshillat e rregullimit te teritorit; policia ndertimore etj), iii) krijimi i hapsirave te pershtatshme per veprimin komunitar dhe te shoqatave te bashkepronesise (kondominium); iv) rregullimin e pershtatshem te te drejtave te pronesise private, pronesise se perbashket ne godina dhe pronesise publike si dhe adoptimi i instrumentave te zbatimit dhe garantimit te tyre perfshire format e pershtateshme te kompensimit; v) plotesimin e rregullave mbi te drejtat dhe detyrimet ne aksesin ne infrastrukturen dhe sherbimet publike urbane dhe ne te drejten per ndertime vi) forcimin e kapaciteteve per monitorimin e zhvillimit urban. Qeverisja urbane do te jete nje proces i hapur dhe me pjesemarrjen e aktoreve institucionale dhe te grupeve te interesit.



    Ndihma e dhene nga donatoret perbehet kryesisht nga grantet e dhena nga Departamenti i Bujqesise se ShBA ne kuadrin e Iniciaties Globale Ushqim per Arsim. Eshte viti i dyte qe ky program po zbatohet ne Shqiperi nepermjet MERCY-USA, CARE INTERNATIONAL. Keto ndihma jepen per zonat e varfera, me qellim rritjen e frekuentimit te shkollave nepermjet dhenies se ushqimit falas.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #60
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    MONITORIMI dhe VLERESIMI i ZBATIMIT te SKZHES

    Ngritja e Sistemit tė Monitorimit dhe Vlerėsimit

    • Sistemi i monitorimit dhe vlerėsimit ėshtė konsideruar njė pjesė integrale e Strategjisė, qė do tė shėrbejė pėr tė ndjekur ecurinė e saj, realizimin e objektivave dhe pėrmirėsimin e saj gjatė zbatimit. Duke qenė njė element kyē pėr zbatimin e Strategjisė, puna pėr krijimin e kėtij sistemi ka nisur me ngritjen e kapaciteteve tė nevojshme institucionale nė tė gjitha agjencitė kryesore tė qeverisjes qėndrore dhe vendore, si dhe nė strukturat e shoqėrisė civile. Kėshtu, aktualisht, janė ngritur dhe funksionojnė, Komiteti Drejtues i kryesuar nga kryeministri, Grupi Ndėrministror i Punės, Grupet Teknike Sektoriale, Njėsitė e Monitorimit dhe Vlerėsimit si dhe Drejtoria e SKZHES nė Ministrinė e Financave.

    • Strukturat bazė qė kanė si qėllim tė drejtpėrdrejtė monitorimin dhe vlerėsimin e politikave dhe treguesve me rėndėsi pėr zbatimin e Strategjisė janė njėsitė e monitorimit dhe vlerėsimit. Kėto njėsi tashmė janė ngritur nė tė gjitha ministritė e linjės, qė janė tė pėrfshira nė Strategji. Vlen tė pėrmendet kėtu roli veēantė qė do te luaje Njėsia e Monitorimit dhe Vlerėsimit nė Ministrinė e Punės dhe Cėshtjeve Sociale si nė monitorimin e treguesve tė varfėrisė ashtu dhe nė realizimin e analizave nė lidhje me tė.

    • Tashmė ėshtė adoptuar njė program specifik pėr forcimin e kėtyre njėsive, qė konsiston nė pėrcaktimin e qartė tė rolit dhe pozicionit tė tyre. Tė gjitha njėsitė e monitorimit funksionojnė mbėshtetur nė termat e referencės pėr seicilėn prej tyre, ku janė pėrcaktuar qartė plani i ngritjes sė kėtyre njėsive, struktura, programi i punės, mėnyra e bashkėrendimit etj. Kjo gjė pėrbėn dhe njė nga rezultatet e arritura nė ngritjen e sistemit monitorues. Disa nga detyrat kryesore qė kėto njėsi po mbulojnė janė:

    * Vlerėsimi i politikave tė ndjekura dhe propozime pėr ndėrhyrje dhe ndryshime;
    * Zhvillimi i treguesve tė monitorueshėm dhe tė pėrshtatshėm dhe i sistemit tė informacionit pėr ta;
    * Bashkėpunimi dhe koordinimi brenda ministrive, ai ndėrministerial si dhe me Drejtorine e SKZHES pranė Ministrisė sė Financave;
    * Nxitja e pėrdorimit me konkret tė rezulatateve tė monitorimit.

    • Burimet dhe instrumentat pėr realizimin e monitorimit dhe vlerėsimit janė konsideruar gjithashtu mjaft tė rėndėsishme, kryesisht nė lidhje me organizimin e bazės sė tė dhėnave qė shėrben pėr pregatitjen e raporteve pėrmbledhėse, pėr plotėsimin e indikatorėve tė monitorueshėm nė dinamikėn e proēesit etj. Ndėr burimet kryesore qė po pėrdoren nga njėsitė e monitorimit dhe vlerėsimit jane;

    * Marrja e informacionit nga baza;
    * Informacion nga drejtori tė ndryshme nė ministri, apo edhe nga njėsitė e menaxhimit tė projekteve;
    * Pėrdorimi i informacionit dhe asistencės nga grupet e donatorėve, organizatat joqeveritare, grupet e interesit apo shoqėria civile etj;
    * Dokumenta tė ndryshėm politike, duke pėrfshirė edhe mbėshtetjen nė axhendat e mėdha tė Qeverisė.

    • Si njė instrument i rėndėsishėm monitorimi do tė shėrbejė edhe Studimi i Standarteve tė Jetesės (LSMS) realizuar nė vitin 2002 si njė anketė kombėtare pėr shpenzimet familjare. Raporti i bazuar nė kėtė anketė do tė shėrbejė si bazė standarte pėr tė monitoruar progresin nė reduktimin e varfėrisė nė Shqipėri. Njė proces i tillė do tė shėrbejė qė, me ndihmėn e donatorėve si BB, DFID etj, tė vendoset njė sistem permanent i anketimit tė familjeve me qėllim monitorimin e varfėrisė dhe vlerėsimin e politikave sociale. Megjithė kryerjen e studimeve tė tilla me rėndėsi, pėrsėri ne kemi patur mundėsi tė kufizuara qė tė bėjmė analiza tė thelluara tė faktorėve dhe tė efekteve tė tyre, tė efekteve tė pritėshme tė masave dhe tė lidhjeve mes inputit, procesit produktit dhe efektit. Nė shumė raste analizat mbesin vetėm cilėsore dhe nuk mbeshteten nga anliza sasiore, pėrfundimet mbesin hipotetike dhe parashikimet bėhen me tolerancė tė gjerė. Duhet pėrmendur gjithashtu se, nuk kane gjetur ende nje perdorim te gjere nga te gjitha njesite e monitorimit dhe vleresimit dy instrumenta tė rėndėsishėm nė sistemin e monitorimit dhe vlerėsimit si Vlerėsimi Cilėsor i Varfėrise dhe Harta administrative e Varfėrisė.

    • Pėrsa i pėrket partneritetit me grupet e interesit, ai ka qėnė dhe ėshtė i frytshėm dhe i pazėvendėsueshėm, sidoqoftė nevojitet njė pjesmarrje mė e gjerė nė proces sidomos e shtresave tė varfra. Qeveria ka qenė dhe mbetet e hapur pėr pėrfshirjen e shoqėrisė civile, tė komunitetit tė biznesit dhe aktorėve tė tjerė nė vlerėsim dhe monitorim. Por jo gjithnjė ėshtė kuptuar se njė proēes i vlerėsuar do tė ishte mė kredibėl nėse ai ēertifikohet nga njė organizatė e pavarur.

    • Pėrsa i pėrket rezultateve tė deritanishme, veē hapave tė konsiderueshme nė ngritjen e kapaciteteve institucionale pėr monitorim dhe vlerėsim, vlen tė pėrmendet realizimi prej tyre (njėsive monitoruese) i raportit tė progresit si dhe hartimi i planit tė rishikuar tė masave tė SKZHES. Rezultatet janė arritur nė mbledhjen e informacioneve tė vazhdueshme mbi ecurinė e masave publike prioritare tė pėrcaktuara nė matricėn e Strategjisė, si dhe nė pėrcaktimin nga njė pjesė e njėsive monitoruese e indikatorėve specifikė tė monitorimit dhe vlerėsimit sipas sektorėve.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ekonomia e plackitjes dhe ekonomia e tregut
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-10-2012, 14:33
  2. Ekonomia boterore dhe udheheqesit e saj
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2004, 09:14
  3. Ekonomia dhe rikthimi i rolit te shtetit
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-04-2003, 09:26
  4. Femrat dhe ekonomia - Nga Kotelja!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 14:16
  5. Ekonomia shqiptare - Nga Tirana!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2002, 10:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •