Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 62
  1. #41
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Liberalizimi i tregtise dhe nxitja e eksporteve

    • Nė kuadrin e masave publike prioritare tė parashikuara nė SKZHES, gjatė vitit 2002:

    • U miratua strategjia e zhvillimit te eksporteve;

    • U hartua projektligji per krijimin e Agjencise se Nxitjes se Eksporteve, qė pritet te miratohet nga parlamenti brenda gjashtėmujorit tė parė 2003;

    • Perfunduan negociatat bilaterale me vendet nenshkruese te Memorandumit te Mirekuptimit per Liberalizim dhe Lehtesim te metejshem te Tregtise Rajonale, ndėrsa MTL me Maqedoninė hyri nė fuqi qė nga muaji gusht 2002.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #42
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Progresi ne Zhvillimin e Sektorit Financiar

    • Ristrukturimi dhe fuqizimi i tregut financiar u karakterizua nga keto zhvillime:

    • Megjithėse e shpallur nė procesin e privatizimit duke kaluar procedurat formale tė pėrcaktuara pėr kėtė qėllim, Banka e Kursimeve nuk arriti tė privatizohet por ajo ka hyre ne nje proces ri-strukturimi dhe po permireson dukshem performancen e saj;

    • Duke filluar nga muaji tetor i vitit 2002, depozitat e qytetarėve sigurohen sipas ligjit nr. 8873, datė 29 mars 2002 “Pėr sigurimin e depozitave”. Qė nga ky muaj ka filluar tė funksionojė edhe Agjensia e Sigurimit tė Depozitave;

    • Kėshilli Mbikqyrės i Bankės sė Shqipėrisė ka miratuar “Manualin pėr Marrjen e Masave Korrektuese”. Gjithashtu, ka vazhduar publikimi periodik i tė dhėnave pėr sistemin bankar dhe per pėrfshirjen nė sistemin e raportimit statistikor tė subjekteve financiare jobanka;



    • Zhvillimi i tregut financiar ka njohur progres edhe nė segmentet e tjera tė tij:

    • Gjatė vitit 2002 u realizuan pėrmirėsimi i bazės ligjore dhe rregullative pėr funksionimin e Bursės sė Tiranės. Institucioni i Bursės gjithashtu u shkėput nga Banka e Shqipėrisė duke u krijuar si institucion i pavarur;

    • Tregu i sigurimeve gjithashtu ėshtė zgjeruar si nė shėrbimet e reja ashtu dhe zgjerimin rajonal tė tyre. Ndėrkohė, progres po shėnohet edhe nė pėrgatitjen pėr privatizimin e shoqėrisė shtetėrore tė sigurimeve INSIG e cila pas hapjes se suksesshme te aktivitetin ne Kosove mori licence per hapje aktiviteti edhe ne Maqedoni.



    • Nxitja e pėrmirėsimit tė shėrbimeve bankare u shoqerua me efektet e meposhtme:

    • Realizimi i RTGS, i cili zbatohet nė kuadrin e asistencės tekniko-financiare tė Bankės Botėrore qysh nė vitin 2001 dhe pritet te perfundoje ne fund te 2003;

    • Nė fund tė vitit 2002 sistemi bankar nė Shqipėri pėrbėhej prej 14 bankave tregtare, nga 10 banka qė ishin nė vitin 1997. Gjatė vitit 2002 u hapėn 9 degė tė reja dhe 1 agjenci e bankave qė operojnė nė treg. U shtuan nė mėnyrė tė ndjeshme zyrat e kėmbimit valutor, nga 38 qė ishin njė vit mė parė nė 58 nė fund tė vitit 2002;

    • Njė zhvillim i rėndėsishėm ėshtė shėnuar gjithashtu nė zgjerimin e aktivitetit tė skemave tė mikrokredisė. Sot veprojne 7 skema te mkrokredise, te cilat e kane shtrire aktivitetin e tyre kredidhenes edhe ne zona te reja te vendit perfshire edhe zonat me te varfera, nderkohe qe rezulton nje rritje e ndjeshme te numrit te kredive si dhe e mases mesatare te kredise; (Ne tabelen jepen rezultatet e 3 prej tyre)

    • Banka e Shqipėrisė ka thjeshtuar kėrkesat pėr dhėnien e miratimit pėr zgjerimin e rrjetit brenda territorit tė Republikės sė Shqipėrisė. Nė tė gjitha rastet janė miratuar zgjerimet e rrjetit pėr arsyen e vetme se gjendja financiare e bankave vlerėsohet si e shėndoshe.

    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #43
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Programi afatmesem per zhvillimin e sektorit privat dhe financiar

    • Mbeshtetja e zhvillimit te sektorit privat per periudhen afatmesme 2003-2006 do te vazhdoje sipas drejtimeve prioritare dhe instrumentave tashme te adoptuar ne baze te te cilave qendron forcimi i institucioneve te tregut, rritja e shkalles se mbeshtetjes financiare nepermjet zhvillimit te sektorit financiar, rritja e shkalles se informimit dhe modernizimit, te permiresit te sherbimeve publike per biznesit, vazhdimit te politikes se hapjes ekonomike. Politikat dhe masat do te vazhdojne te zbatohen duke perfshire gjithnje e me shume komunitetin e biznesit.



    • Masat publike prioritare nė pėrmbushjen e kėtij objektivi, konsistojnė nė vazhdimin e reformave strukturore tashmė nė proces, nė tė gjithė komponentet themelore. Pėrveē masave specifike tashmė tė parashikuara nė SKZHES, zhvillimi i sektorit privat do tė lehtėsohet edhe nėpėmjet njė numėr masash ndėrsektoriale, tė tilla si pėrmirėsimi i qeverisjes, zbatimi i legjislacionit nė pėmbushjen e detyrimeve kontraktore dhe tė pronėsisė, zhvillimi i infrastrukturės dhe nė veēanti pėrmirėsimi i situatės nė sektorin energjitik, reformat e sistemit gjyqėsor, forcimi i konkurencės sė lirė nė treg etj.



    • Pas finalizimit te studimit te barrierave administrative mbi zhvillimin e biznesit privat dhe tėrheqjen e investimeve tė huaja tė realizuar nga FIAS, nė mars tė vitit 2003, qeveria ėshtė angazhuar ne krijimin e nje grupi nderministror me qellim prioritizimin e veprimeve per koordinimin e programeve qeveritare sipas rekomandimeve tė ofruara. Ky dokument, i ėshtė nėnshtruar njė diskutimi tė gjerė me gjithė grupet e interesit (komunitetin e biznesit, shoqėrinė civile, donatorėt, etj) dhe aktualisht janė krijuar dhe funksionojnė grupe pune, sipas linjave themelore tė reformave tė propozuara. Pėrfshirja e pėrfaqėsuesve tė sektorit privat nė kėto grupe ėshtė siguruar nė nivele drejtuese dhe sipas njė kalendari kohor dhe veprimesh prioritare tė miratuara, reformat do tė vazhdojnė tė thellohen.



    • Nė njė plan mė afatgjatė, politikat qeveritare nė drejtim tė mbėshtetjes dhe nxitjes sė sektorit privat, parė dhe nė kėndvėshtrimin e detyrimeve qė burojnė nga Marrėveshja e Asocim Stabilizimit me Bashkimin Europian, do te synojnė nė:

    • harmonizimin e legjislacionit dhe praktikave me standartet e BE ne menyre qe sektori privat tė aftėsohet tė konkurojė nė tregjet ndėrkombėtare;

    • sigurimi i shfrytėzimit tė qėndrueshėm tė burimeve natyrore ;

    • rritjen e produkteve me vlerė tė shtuar pėrmes prodhimit me porosi dhe diversifikimit tė eksporteve;

    • krijimin e burimeve tė reja tė tė ardhurave ekonomike pėrmes diversifikimit tė produkteve dhe tregjeve tė shitjeve.



    • Marrėveshjet e tregtisė sė lirė tė pėrfunduara gati me gjithė vendet e rajonit dhe regjimi tregtar qė do tė negociohet nė kuadėr tė Marrėveshjes sė Asocim Stabilizimit, pėrbėjnė njė oportunitet pėr komunitetin e biznesit. Rritja e konkurueshmėrisė sė ekonomisė, nė tėrėsi, do tė pėrbėjnė boshtin e reformave strukturore nė vitet nė vazhdim, nė mėnyrė qė biznesi vendas dhe ai i huaj tė pėrfitojė nga kėto oportunitete tė reja tė krijuara.



    • Fuqizimi i sektorit bankar dhe zhvillimi i tregut financiar do tė pėrbėjnė njė drejtim tė rėndėsishėm tė reformave strukturore. Privatizimi i bankės shtetėrore pritet tė japė njė ndikim tė fuqishėm nė rritjen e konkurrencės nė kėtė sektor dhe do tė shėrbejė si nxitje pėr rritjen e tregut ndėrbankar dhe lidhjen e tij me sektorin privat. Drejtim i rėndėsishėm do tė mbetet fuqizimi i sistemit tė mbikėqyrjes sė tregut, harmonizimi i legjislacionit me standardet e Bashkimit Europian dhe pėrmbushja e detyrimeve qė burojnė nė furnizimin e shėrbimeve financiare sipas praktikave europiane. Nga ana tjetėr, pėrfshirja nė sistemin e monitorimit dhe mbikėqyrjes edhe tė institucioneve financiare jobanka, do tė ndikojė nė rritjen e qėndrueshmerirė sė sistemit dhe rritjen e besimit tė publikut ndaj institucioneve.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #44
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Zhvillimit i Infrastruktures

    Energjia

    • Sistemi Elektroenergjetik Shqiptar vazhdoi tė pėrballet me probleme te medha e te veshtira edhe gjatė vitit 2002. Pėr plotėsimin e nevojave, importet kanė ardhur nė rritje nė raport me vitet e kaluara. Keshtu per vitin 2000 importi i energjise elektrike ishte 17.46% i konsumit te vendit, per vitin 2001 ky import ishte 32.5% dhe per vitin 2002 ishte 42.3%. Subvencionet nga buxheti per sektorin e energjisė arriti nė 7.5 miliardė lekė pėr vitin 2002. Nga ana tjeter si rezultat i krijimit te rezervave ujore situata e prodhimit te energjise paraqitet mjaft me e mire ne fundt te vitit 2002 dhe per vitin 2003. Me qėllim pėrmirėsimin e situatės nė sektor, gjatė vitit 2002, nė pėrputhje me objektivat e vendosura nė SKZHES ėshtė punuar nė disa drejtime prioritare:



    Pėrmirėsimi i treguesve ekonomik dhe financiar tė kompanisė KESH

    • Permiresimi i treguesve ekonomike dhe financiare te KESH eshte konsideruar si nje kusht themelor per arritjen e te gjithe objektivave te tjere strategjike te sektorit. Per kete qellim jane aplikuar masa te forta penalizuese per abuzuesit, shkeputja e tyre nga rrjeti, nderprereja e furnizimit me energji ne proprocion me shkallen e mos-pagimit sipas zona gjeografike dhe po synohet qe masat te zbatohen ne menyre te diferencuar ne cdo konsumator, zbatimi i metejshem i instalimit te matesave te rinj, forcimi i disiplines brenda KESH por nga ana tjeter edhe fushate ndergjegjesuese dhe promovuese te pagimit te energjise:



    • Per rrjedhoj, Treguesit e humbjeve te energjise elektrike ne rrjet dhe arketimeve, per vitet 2000-2001 dhe 2002, per Sh.a.KESH-in (pa kompanite pilot), kane permiresim te ndjeshem nga viti ne vit dhe paraqiten si me poshte:

    Viti 2000 Viti 2001 Viti 2002

    Realizimi Realizimi Realizimi

    Humbjet 43.4% 38.1% 35.3%

    Arketimet 61.56% 84.53% 89.9%



    Liberalizimi gradual dhe pėrmirėsimi i kuadrit ligjor nė sektorin e energjisė.

    • U vendos rritja e metejshme e cmimit tavan te energjise sebashku me masat kompensuese per te varferit dhe kategori sociale ne nevoje qe ishte nje hap i vendosur drejt krijimit te mundesise per mbulimin e kostove te sektorit.



    Fuqizimi i kapaciteteve importuese, transmetuese dhe shperndarese

    • Gjate vitit 2002 kane vazhduar investimet te konsiderueshme ne linjat e interkoneksionit, ne sistemin e transmetimit dhe ne sistemin e shperndarjes. ( a mund te jepet nje shifer globale?) Si rezultat jane kapercyer problemet e kufizimeve teknike te importimit, jane permiresuar treguesit e sistemit te transmetimit si dhe jane fuqizuar kapacitete dhe performancat e sistemeve te shperndarjes ne shume zona te vendit duke mundesuar qofte nje furnizim me te shumte por edhe me te qendrueshem dhe me fuqine e nevojshme te me shume konsumatoreve si dhe ne zona me te gjera gjeografike.



    Organizimi i ri i sektorit elektro-energjetik

    • Ka filluar proēesi i riorganizimit te Sh.a.KESH-it ne thelb te te cilit eshte ndarja e saj ne tre divizione (prodhim, transmetim, shperndarje). Nderkohe kane vazhduar pergatitjet per hapjen e procesit te privatizimit ne sektor sipas planit strategjik ne prodhim dhe ne shperndarje.



    Reformat per periudhen afatmesme 2003-2006

    • Sipas programit afatmesme per sektorin nga nje ane do te vazhdje me vendosmeri zbatimi i masave per forcimin e dispilines se sektorit por nga ana tjeter do te zbatohen edhe investimet per rritjen e prodhimit, fuqizimin e transmetimit dhe shperndarjes, per ristrukturimin e KESH, per integrimin e rrjetit ne ate rajonal dhe europian si dhe masat per nxitjen e perdorimit te burimeve alternative per gjenerimin e energjise elektrike (termo, e eres) duke hapur mundesite per futjen e sektorit privat ne prodhim e energjise elektrike.



    • Nė mėnyrė mė specifike, objektivat konsistojnė nė (i) krijimin e njė sektori financiarisht dhe teknikisht tė shėndoshė, nėpėrmjet pėrmirėsimit tė menaxhimit tė sistemit dhe burimeve dhe pėrmirėsimin e shėrbimit ndaj konsumatorėve; (ii) pėrmirėsimin e kuadrit ligjor dhe rregullator, nėpėrmjet mbėshtetjes sė autoritetit rregullator tė energjisė; (iii) thellimin e riorganizimit tė kompanisė KESH duke e ndarė ne tre kompani; (iv) pėrgatitja e procesit tė privatizimit tė shpėrndarjes dhe gjenerimit dhe tėrheqja e investimeve private nė sektor; (v) pjesėmarrja nė tregjet rajonale dhe europiane tė energjisė. Njė numėr programesh qeveritare pėr pėrmirėsimin e situatės nė kėtė sektor tashmė janė hartuar dhe nė proces zbatimi. Sipas programit tashmė tė miratuar, parashikohet qė deri nė vitin 2006, reduktimi i humbjeve nė rrjet tė arrijė nė rreth 30 pėr qind, ndėrsa si rrjedhojė e pėrmirėsimit tė arketimeve, niveli tyre tė arrijė nė 96 pėr qind, nga 89.9 nė vitin 2002. Me qėllim diversifikimin e burimeve tė furnizimit me energji, njė numėr projektesh janė tashmė tė rakorduara dhe me donatorėt, si ndėrtimi i TEC nė Vlorė, projektet e rehabilitimit tė kaskave tė hidrocentraleve, vazhdimi i fuqizimit tė rrjetit tė transmetim-shpėrndarjes sė energjisė, sigurimi dhe instalimi mjeteve matėse tė energjisė, etj.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #45
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Transportet dhe telekomunikacionet

    • Zgjerimi dhe rritja e kapaciteteve te infrastruktures se transportit ka perbere nje objektiv proritar. Per kete qellim:

    * jane realizuar investime te medha publike nga buxheti dhe me mbeshtetjen e partnereve nderkombetare per i) rehabilitimin dhe zgjerimin e korridoreve te medha rrugore perendim-lindje dhe veri-jug e te segmenteve lidhes me rajonin si dhe te rrugeve te tjera te rendesise kombetare ii) shtim dhe rehabilitim i rrugeve rajonale, urbane dhe rurale ne perputhje si me tendencat e zhvillimit ekonomik dhe domografik por edhe me objektivat per rritjen e aksesit te zonave te varfera te vendit ne rrjetin rrugor. Gjithashtu jane rritur shpenzimet per mirembajtjen e nje rrjeti te shtuar rrugor. Kalimi i pronesise dhe mirembajtjes se rrugeve rurale dhe urbane ne organet e qeverisjes vendore, si dhe kalimi gradual i mirembajtjes se rrjeteve rrugore ne kontrata sipermarrjeje (drejt privatizimit), pritet te japin efekte pozitive ne kete drejtim.
    * jane kryer investime per rritjen e kapaciteteve perpunuese ne portet e Durresit, Vlores, Shengjinit, Sarandes dhe po vazhdon programi i investimeve sipas projekteve perkatese. Jane rritur kapacitetet perpunuese ne aeroportin e Rinasit dhe ka nisur procesi i tenderit per nje kontratet koncensionare per administrimin e tij.



    • Nje progres i shpejte dhe cilesor eshte shenuar ne sektorin e telekomunikacioneve ne te cilin sherbimi mobile ka arritur ne rreth 800.000 abonente nga rreth 400.000 ne vitin 2001, eshte shtuar numri i abonenteve te telefeonise fikse, eshte rritur ndjeshme numri i perdoruesve te internetit si dhe kane filluar efektet e para te rritjes se penetrimit nepermjet zhvillimit te telefonise rurale. Po zbatohet plani i masave per pergatitjen e privatizimit te Albtelekom si dhe te hapjes se licences se re te telefonise celulare. Ne proces reformimi ka hyre edhe sherbimi postar nderkohe qe eshte hapur mundesia e sherbimeve private ne kete drejtim.



    • Objektivat themelore afatmesme 2003-2006 nė zhvillimin e transporteve dhe telekomunikacioneve mbeten krijimi i njė rrjeti tė infrastrukurės moderne qė tė lehtėsojė kostot e transaksioneve ekonomike pėr agjentėt ekonomik dhe tė lehtėsojė varfėrinė, veēanėrisht nė zonat rurale. Pėr kėtė qėllim, masat e programuara, nė pėrfundimin e rrjeteve rrugore kombėtare dhe tė pėrfshira nė rrjetin paneuropian tė transporteve, sė bashku me thellimin e komercializimit tė shėrbimeve nė gjithė sektorėt qė pėrfshin infrastruktura (rrugore, detare, ajrore) dhe pėrmirėsimet e kuadrit rregullator dhe institucional, do tė vazhdojnė tė pėrbėjnė prioritetet themelore tė punės sė qeverisė. Pėrmirėsimet nė rrjetin rrugor urban dhe rural dhe pėrmirėsimi i sistemeve tė mirėmbajtjes sė rrjetit rrugor do tė pėrbėjnė njė prioritete nė pėrmirėsimet e rrjetit tė infrastrukturės rrugore. Nga ana tjetėr, do tė vazhdojnė projektet nė transportin ajror dhe tėrheqjen e investimeve private nė kėto projekte. Thellimi i liberalizimit nė sektorin etelekomunikacionit, shtrirja dhe zgjerimi rrjetit telefonik edhe nė zonat rurale dhe nxitja e shoqėrisė sė informacionit, do tė jenė drejtime tė rėndėsishme tė zhvillimit tė sektorit privat nė kėto fusha, sė bashku me veprimet qeveritare nė funksion tė adoptimit tė politikave mbėshtetėse dhe nxitėse.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #46
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Furnizimi me uje

    • Sektori i furnizimit me uje te pijshem ka kaluar ne nje periudhe problemesh te medha si te kapaciteteit te tij furnizues, te shtrirjes dhe aksesit, te garantimit te cilesese por edhe te gjendjes financiare dhe administrimit. Ne kete drejtim jane marre masa te rendesishme si kryerja e investimeve te konsiderueshme ne sektor qe ka cuar ne rritjen e shkalles se furnizimit nga 2-3 ore ne dite ne 6-9 ore ne dite per rreth 1 milion banore ne disa zona urbane dhe rurale te vendit, rritjen e kontrollit mbi cilesine e ujit etj. Reforma manaxhuese e sektorit ka qene nje tjeter prioritet. Eshte thuajse ne perfundim transformimi i ndermarrjeve te ujesjellesave ne shoqeri publike si dhe ka filluar procesi pergatitor per kalimin e pronesise dhe te administrimit ne qeverisjen vendore proces ky qe po haromizohet me privatizimin nepermjet koncensionit te te disa nga shoqerite me te madha te furnizimit me uje te cila jane kryer (psh. Ne Elbasan) apo jane ne proces e siper (Durres, Fier, Lezhe, Sarande, Kavaje, Berat-Kucove etj). Gjate vitit 2002 jan rritur ne pergjithesi tarfat e ujit duke synuar mbulimin e kostove, eshte forcuar disiplina administraive ne sektor dhe per pasoje eshte rritur shkalla e faturimeve dhe e mbledhjes se pageses nga 54% ne vitin 2001 ne 65% ne vitin 2002 si dhe jane prere shume lidhje ilegale ne rrjetet e ujesjellesave.



    • Reforma ne sektor per periudhen afatmesme 2003-2006 do te vazhdoje ne drejtim te forcimit te disiplines, privatizimit dhe decentralizimit, si dhe kryerjes se investimeve te medha publike. Masat e ndėrmarra nga autoritetet qeveritare gjatė vitit tė fundit kanė demonstruar ndikime pozitive nė drejtim tė rritjes sė eficiencės nė sektorin e furnizimit me uji. Ndėrsa Qeveria ėshtė e ndėrgjegjėshme se pėrmirėsimet rrėnjėsore nė furnizimin me uji tė popullsisė janė njė objektiv afatgjatė, pėr shkak tė vetė gjendjes sė tij dhe nevojave mjaft tė mėdha pėr investime tė kėrkuara, reformat e propozuara nė dokumentet strategjike tė sektorit, do tė ofrojnė pėrfitime nė vazhdim. Kėshtu, do tė vazhdojė reforma e decentralizimit nė varėsi tė pushteteve lokale, praktikat e dhėnieve me koncension dhe formave tė tjera tė pjesėmarrjes sė sektorit privat, pėrsosjet e politikave tė ēmimit, duke reflektuar kostot e ndėrhyrjeve nė rrjete dhe pėrmirėsimet e cilėsisė sė shėrbimit ndaj popullatės, etj. Gjithashtu, pritet tė miratohet edhe strategjia rurale e furnizimit me uji dhe kanalizimeve, bashkė me strategjinė kombėtare pėr kėtė sektor. Pėrfundimi i projekteve qė janė aktualisht nė zbatim, sė bashku me masat e tjera tė propozuara, pritet tė japin efekte pozitive nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė shėrbimeve ndaj konsumatorėve.

    SKZHESE-Permbledhje Ekzekutive faqe 14, paragrafi 25

    Ne fillim te vitit 2003 filloi aktivitetin qendra e pare e Arbitrzhit dhe Ndermjetesimit Tregetar (nje qendre e pavaruru e regjistruar si OJF themeluesit e te cilit jane nje grup juristesh te pavaruru) si produk i nje projekti te Qeverise me mbeshtetjen e WB.

    ketu duhen konsideruar si problemet e medha qe u shfaqen gjate vitit 2002 por edhe efektet e uljes ne pergjithesi te tarifave doganore ne kuadrin e zbatimit te marrveshjes se anetaresimit ne OBT si dhe te hyrjes ne fuqi te disa marrveshjeve te tregetise se lire me vendet e rajonit te Ballkanit.

    Diferencat e medha mes te dhenave mbi te ardhurat ne tatime perkundrejt doganave duhet te korigjohen me efektet e disa ndryshimeve qe u adoptuan ne vitin 2002 ne strukturen dhe ne menyren e arketimit te detyrimeve fiskale si psh menyra e re e arketimit te TVSH per importin e energjise elektrike, importeve te makinerive etj.

    Ne krahasim me periudhen janar – shkurt te 2002, gjate te njejtes periudhe ne vitin 2003, administrata tatimore mblodhi rreth 25 perqind me shume te ardhura tatimore. Pozitiv eshte sidomos fakti se gjate ketyre dy muajve jane arritur rezultate te mira ne realimin e te ardhurave nga TVSH dhe nga akcizat, ku rritja eshte perkatesisht 28 dhe 50 perqind. Vetem ne keto dy zera jane arketuar rreth 500 milion leke me shume. Edhe doganat rezultojne me rreth 520 milion leke me shume per te njejten periudhe. Te administratat kane nisur nje aksion te gjere kunder evazionit fiskal.

    Portofoli i kredisė pėrfshin edhe tepricėn e kredisė tė transferuar pranė ATK-sė, 8.7 miliardė lekė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #47
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Zhvillimi i Burimeve Njerezor

    Arsimi

    • Nė pėrputhje me aspiratat kombėtare dhe Programin e Qeverisė, MASH ka formuluar si drejtim themelor politik zhvillimin e sistemit arsimor kah standardeve arsimore evropiane. Pėr vitin 2002 shpenzimet publike nė arsim pėrbėjnė 3,4% e PBB dhe 11% tė shpenzimeve tė pėrgjithshme publike. Nė vitin 2001 kėta tregues kanė qenė pėrkatėsisht 3,1% dhe 9,8%.



    • Nė kuadrin e rritjes sė efektivitetit tė administrimit publik, gjatė vitit 2002: i) MASH pėrfundoi ristrukturimin e saj, me mbėshtetjen e Bankės Botėrore; ii) U hartua Rregullorja e re e Ministrisė, e cila mundėson mė mirė pėrqėndrimin e veprimtarisė sė stafit tė saj nė ēėshtje thelbėsore tė politikave arsimore iii) U ngrit Kėshilli i Ministrit, i pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė siguruesve dhe klientėve tė shėrbimit arsimor. Vendimet politike tė Ministrit kalojnė paraprakisht pėr shqyrtim nga ky Kėshill iv) Nisi trainimi i stafit tė Ministrisė nga ekspertė tė huaj.



    • Nė kuadrin e rritjes sė pjesėmarrjes nė arsimin bazė pėrmendim se:

    • Nė shkallė kombėtare braktisja e shkollės ka ardhur duke rėnė. Nė vitinshkollor 1998-1999 ajo ka qenė 3.2%; 1999 – 2000 u ul nė 2.8%, kurse nė vitin shkollor 2001 – 2002 zbriti nė 2.4%. Per vitin shkollor ne vazhdim, projeksioni i nivelit te braktisjes se shkolles ne shkalle kombetare eshte 1.8%. Nė vitin shkollor 2001-2002 kanė vazhduar shkollėn e mesme 64 % e nxėnėsve, tė cilėt kanė pėrfunduar arsimin bazė. Pėr vitin shkollor 2002-2003 ky tregues ėshtė 66 %.

    • Paketa ligjore pėr mbėshtetjen financiare tė fėmijve tė familjeve tė varfėra, e parashikuar pėr vitet 2002-2004, eshte ende ne process pergatitjeje por jane operative 6,4 milionė USD kontributet e donatorėve tė huaj, tė pėrfunduara nė vitin 2002 ose do tė pėrfundojnė deri nė vitin 2004, posaēėrisht pėr lehtėsimin e kushteve tė fėmijve tė shtresave dhe tė zonave me nivel tė lartė tė varfėrie .

    • Nė pajisjen e nxėnėsve me tekste MASH ka siguruar qė tė mos ketė ndryshime ndėrmjet zonave rurale dhe urbane. MASH parashikon perdorimin falas te librave nė vitin e ardhshėm shkollor pėr arsimin bazė me ri-kthim dhe ri-perdorim.

    • Nė krahasim mė vitin 2001, nė vitin 2002 janė shpenzuar pėr investime 12, 2% lekė mė shumė, duke pėrfshirė dhe donatorėt, kurse pėr vitin 2003 ėshtė parashikuar njė rritje prej 7,5 % nė krahasim me vitin 2002. Nė vitin 2002 pėrfunduan 132 objekte (92 rehabilitime dhe 40 ndėrtime tė reja), tė prokuruara me fondet e vitit 2001. Ndėrsa nė vitin 2003 parashikohen tė pėrfundojnė 163 objekte (126 rehabilitime dhe 37 ndėrtime tė reja). Nė shkallė kombėtare janė 47,8 % e objekteve shkollore, tė cilat kanė nevojė pėr rehabilitime dhe nė to mėsojnė 30,5 % e nxėnėsve



    • Nė kuadrin e rritjes sė cilėsisė sė personelit mėsimor:

    • MASH pėrfundoi ristrukturimin e pagave pėr arsimin parauniversitar. Nė vitin

    • 2002 pagat u rritėn me 12 %. Nė krahasim me vitin 2000, nė vitin 2002, pagat e mėsuesve si pėrqindje e GDP pėr frymė ndryshuan nga 142.3% nė 147.8%.

    • MASH ka pėrpiluar hartėn kombėtare tė nevojave pėr kualifikim tė mėsuesve

    • pa arsim pėrkatės. ISP ka realizuar module trainimi pėr kėta mėsues. Pėrqindja e mėsuesve qė plotėsojnė standardet e MASH nga 74.3 nė vitin 2000, ėshtė ngritur nė 81.2 nė vitin 2002.

    • Ka pėrfunduar studimi rreth sistemit tė korespondencės nė degėt e mėsuesisė

    • tė universiteteve, i cili do t'u shėrbejė gjithashtu plotėsimit profesional tė mėsuesve pa arsim pėrkatės. Sė shpejti ky sistem do tė fillojė tė funksionojė.



    • Nė kuadrin e zgjerimit tė pjesėmarrjes nė arsimin e mesėm profesional dhe pėrshtatjen mė tė mirė e tij ndaj nevojave tė tregut pėrmendim se:

    • Nė vitin shkollor 2002-2003 u regjistruan nė shkollat profesionale 1751

    • nxėnės mė shumė se nė vitin shkollor paraardhės. Pjesa qė zenė nxėnėsit e arsimin profesional nė arsimin e mesėm ishte 15,4 % nė vitin shkollor 2001-2001 dhe ėshtė 16 % nė vitin shkollor 2002-2003.

    • Nė vitin 2002 investimet e brendshme pėr arsimin profesional zunė 34,6 % tė

    • investimeve pėr arsimin e mesėm nė pėrgjithėsi. Pėr vitin 2003 ky tregues ėshtė mė i lartė, 41,5 %. Nga ana tjetėr, pėr vitin 2003 ėshtė parashikuar 2,17-fishi i investimeve nė arsimin profesional nė krahasim me vitin 2001.

    • U miratua nga Parlamenti “Ligji mbi arsimin dhe formimin profesional”, i cili

    • mundėson krijimin e njė sistemi unik tė arsimit e formimit profesional dhe tė mėsuarit gjatė gjithė jetės. Janė hartuar disa akte nėnligjore, tė cilat kanė hyrė tashmė nė fuqi, dhe po hartojnė akte tė tjera nėnligjore.

    • Nė vitin shkollor 2202-2003 MASH zbatoi kurrikulėn dy-nivelėshe pėr

    • gjashtė profesione, si njė hap i spikatur kah autonomia e shkollave profesionale.

    • Nė vitin 2002 pėrfundoi studimi pėr krijimin e njė “Qendre Kombėtare pėr

    • AFP”. Kjo Qendėr do tė kryejė kėrkime pėr reformimin e AFP.



    • Programi i masave prioritare ne sektorin e arsimit do te vazhdoje drejt thellimit te reformave ne tere sistemin me qellim arritjen e objektivave. Riorganizimi i sistemit arsimor dhe i relacioneve institucionale do te kaloje drejt dekoncentrimit dhe decentralizimit duke perfshire konceptet e rolit te qeverisjes vendore dhe te autonomise shkollore ndersa MASH do te forcoje rolin e saj drejtues, koordinues dhe monitorues. Do te vazhdojne programet per rritjen e aksesit ne arsim vecanerisht te shtresave te varfera, permiresimi i kushteve te mesimdhenies, rritja e kapaciteteve dhe motivimi i personelit, rritja e regjistrimeve ne shkollat e mesme dhe zgjerimi i arsimit profesional ndersa do te kalohet gradualisht drejt modeleve me racionale te shtrirjes se sistemit arsimor. Reforma do te shtrihet edhe ne arsimin universitar duke zgjeruar autonomine dhe rritjen e cilesise se mesimdhenies duke iu pershtatur me mire nevojve te zhvillimit afatgjate te vendit. Procesi i bolonjes dhe orientimet e tij perbejne bazen e reformes universitare.

    • Pėr periudhėn afat-mesme 2003-2006 objektivat kryesore tė MASH janė:

    • Pėrfundimi i hartimit tė strategjisė kombėtare arsimore;

    • Realizimi i reformės administrative dhe financiare nė sistemin arsimor;

    • Ndjekja e arsimit bazė nga 98,5 % e fėmijve tė grup-moshės pėrkatėse;

    • Sigurimi i arsimimit tė fėmijve me probleme tė veēanta dhe pėr pakicat nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi dhe konventat ndėrkombėtare;

    • Ndjekja e shkollave tė mesme nga 70 % e nxėnėsve, qė pėrfundojnė arsimin 8 vjecar;

    • Profilizimi masiv i shkollave tė mesme tė pėrgjithshme;

    • Ndjekja e shkollave tė mesme tekniko-profesionale nga 30 % e nxėnėsve tė shkollave tė mesme;

    • Hartimi i kornizės kurikulare tė arsimit bazė;

    • Ndėrtimi ose rehabilitimi i godinave shkollore nė mėnyrė qe rreth 90 % e nxėnėsve tė zhvillojnė mėsim nė kushte sipas standardeve zyrtare.



    • MASH konsideron si parakushte tė domosdoshme pėr pėrmbushjen e kėtyre objektivave strategjike:

    • Pjesėmarrjen e klientėve tė shėrbimit arsimor nė pėrvijimin reformave arsimore dhe nė vendim-marrjet (prindėt, biznesi, shoqėria civile nė pėrgjithėsi);

    • Rritjen e pėrgjegjshmėrisė legale dhe publike nė veprimtarinė e administratės arsimore;

    • Modernizimin e sistemit tė informacionit dhe tė statistikave arsimore.



    • Synimi afatgjatė ėshtė arritja, nė mėnyrė graduale dhe tė qėndrueshme, e standardeve evropiane arsimore.Deri nė vitin 2015 parashikohet:

    • Pėrfshirja nė arsimin bazė e tė gjithė fėmijve tė grup-moshave pėrkatėse;

    • Sigurimi i njė arsimi bazė cilėsor pėr tė gjithė;

    • Ndjekja e arsimit tė mesėm nga 90 % e fėmijve tė grup-moshės pėrkatėse;

    • Kohėzgjatja mesatare e shkollimit jo me pak se 13,5 vjet.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #48
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Shendetesia

    • Objektivi final i sistemit shendetesor eshte permiresimi i treguesve te shendetit arritja e te cilit synohet te behet nepermjet i) Rritjes e efektivitetit dhe eficences ne perdorimin e burimeve materiale, njerezore dhe financiare te sistemit shendetesor ii) rritjes se aksesit dhe sigurimit te nivelit minimal te tij per sherbime shendetesore iii) nderhyrjeve specifike ne fusha te veēanta te shendetit



    • Dy drejtimet e para kane diktuar nevojen e formulimit dhe zbatimit te nje strategjie teresore te reformimit te sistemit shendetesor i cili aktualisht ka probleme te medha te efeketivitetit, eficences, sigurimit te aksesit dhe cilesise. Problemet shfaqen si ne nivelin e koordinimit dhe programimit strategjik te sektorit ashtu edhe ne nivelin e ofrimit te sherbimeve.



    • Formulimi i nje strategjie te qarte te reformes se sektorit te shendetesise eshte ne perfundim. Gate vitit 2002 jane kryer nje sere masash te rendesishme ne kuadrin e kesaj strategjie si:

    • Ristrukturimi i Ministrise se Shendetesise duke i dhene prioritet rolit te saj se nje institucion politike beres, monitorues dhe koordinues. Forcimi institucional eshte shtrire edhe ne drejtorite e shendetit publik, ne ISKSH dhe ne nivelin drejtues te disa institucioneve shendetesore. Jane kryer disa permiresime ne drejtim te monitorimit dhe kontrollit ekonomik dhe financiar si dhe po eksperimentohen forma te perfshirjes se publikut ne monitorimin dhe vleresimin e sherbimit shendetesor. Jane bere pergatitjet per nisjen e informatizimit te sistemit shendetesor te Tiranes.

    • duke konsideruar problement e medha te skemes se financimit, krahas disa permiresimeve te pjeseshme ne skemen e sigurimeve shendetesore te sherbimit primar, te mjekut te familjes dhe te barnave kane vazhduar dy projektet pilote per mbulimin me sigurime te sherbimit spitalor dhe ambulator (projekti i ASHRse dhe ai i spitalit te Durresit) dhe jane bere pergatitjet per nje projekt pilot ne Berat. ISKSH ka filluar pergatitjet per formulimin e politikes teresore te sigurimeve shendetesore si dhe ka fuqizuar kapacitetet e veta institucionale dhe profesionale.

    • jane permiresuar instrumentat dhe procesi i planifikimit te masave dhe te buxhetit. Kane perfunduar pergatitjet per nisjen e projektit te Masterplanit te sistemit shendetesor te rajonit te Tiranes



    • Me synim rritjen e aksit ne sherbimin shendetesor si dhe permiresimin e cilesise se sherbimit burimet ne dispozicion te sistemit shendetesor kane njohur rritje nga viti ne vit, por gjithesesi, sektori vazhdon te mbetet ende mjaft larg nje niveli financimi te pershtatshem. Per vitin 2002 shpenzimet publike ne Shendetesi kapen rreth 2.7 % te PBB dhe 8.49 % te totalit te shpenzimeve publike nderkohe qe per vitin 2001 ishin perkatesisht 2.0 % dhe 6.47 %.

    • Nepermjet fondeve buxhetore dhe te donatoreve jane ndertuar ose rehabilituar 49 qendra shendetesore dhe 38 poliklinika ndersa jane bere nderhyrje te rendesishme ne spitalet Shkoder, Vlore, Durres, Berat, Peshkopi, Korce. Permiresime te pjeseshme jane bere edhe ne rrjetin e qendrave te tjera shendetesore ne komuna dhe bashki. Gjithashtu jane permiresuar aparaturat dhe mjetet, furnizimi me ilace si dhe jane kryer nje numer i konsiderueshem trainimesh te personelit mjeksor (456 mjeke dhe 1826 infermirere)



    • Nepermjet nderhyrjeve te vecanta dhe mbeshtetjes se donatoreve eshte mundesuar kryerja e vaksinimeve masive te popullsise e vecanerisht te femijeve dhe nenave me nje nivel mbi 97% te mbulimit, jane kryer permiresime te teknologjise dhe te kapaciteteve te rrjetit laboratorik, e vecanerisht per kontrollin e ujit te pijshem, jane shtrire me shume rrjeti i konsultoreve per nenen dhe femijen si eshte permiresuar sistemi i monitorimit per semundjen epidemike.



    • Problemet e sektorit shendetesor vazhdojne te mbeten ende te medha. Per kete qellim ai do te vazhdoje te perbeje nje sektori prioritar si ne drejtim te kryerjes se nje reforme teresore ashtu edhe ne drejtim te mbeshtetjes financiare. Zbatimi i reformes ne sistemin shendetesor do te bazohet ne Strategjine 10 vjecare te sektorit si dhe ne eksperiencat e fituara nga projekte dhe studimet e kryera plote te saj si nje zbatim pjese pjese nepermjet nderhyrjeve pilote ne nen/sektore apo ne zona te caktuara gjeografike.



    • Problematika e kėtij sektori dhe roli i tij i veēantė lidhur me reduktimin e varfėrisė e evidentojnė atė si njė sektor prioritar pėr periudhėn 2003-2006. Shpenzimet publike pėr sektorin e shėndetėsisė nga 2,7 perqind te PBB nė vitin 2002, do tė rriten nė 3.2 pėr qind tė PBB-sė nė vitin 2006.



    • Objektivat nė shėrbimin mjekėsor nė kuadrin e strategjisė sė reduktimit tė varfėrisė janė: (i) rritja e efektivitetit dhe efiēencės nė pėrdorimin e burimeve; (ii) sigurimi i aksesit dhe barazisė nė pėrfitimin e shėrbimeve shėndetėsore nė tė gjithė territorin dhe pėrmirėsimi i cilėsisė sė tyre; (iii) pėrmirėsimi i treguesve tė shėndetit nėpėrmjet ndėrhyrjeve specifike nė fusha tė veēanta.



    • Rritja e efektivitetit dhe efiēencės nė pėrdorimin e burimeve do tė arrihet nėpėrmjet: i)ristrukturimi i te gjithe sistemit duke e shnderruar rolin e ministrise se Shendetesise ne nje rol te formulimit dhe zbatimit te plitikave shendetesore dhe te monitorimit te tyre ii) pėrmirėsimit tė proēesit tė planifikimit, kryerjes sė studimeve pėr vlerėsimin e plotė tė nevojave, financimit, menaxhimit dhe shpėrndarjes me tė drejtė tė burimeve; iii) dekoncentrimit tė kompetencave drejt institucioneve tė bazės (krijimi i autoriteteve shėndetėsore rajonale) dhe forcimit tė rolit tė organizatave tė profesionistėve (qė do tė luajė njė rol deēiziv nė zbatimin e kėrkesave tė etikės mjekėsore dhe tė kartės sė tė drejtave sė pacientit); iv) angazhimit nė njė luftė efektive kundėr korrupsionit qė pėrbėn njė dukuri shqetėsuese nė kėtė sektor; v) ngritjes graduale tė sistemeve tė informacionit duke synuar krijimin e njė rrjeti tė integruar; dhe vi) mbėshtetjes sė proēesit tė privatizimit nė shėrbimin shėndetėsor dhe monitorimit tė sektorit privat.



    • sigurimi i qendrueshmerise financiare te sherbimit spitalor do te arrihet nepermjet reformes ne fushen e sigurimeve shendetesore. Per kete qellim brenda vitit 2003 do te perfundoje strategjia e sigurimeve shendetesore dhe do te ndermrret rregullimet ligjore. ISKSH do te rrise kapacitetet e tij zbatuse te skemave te reja te sigurimeve dhe do te permiresoje sistemin e siguirmeve ne sherbimin primar dhe te barnave dhe do te synoje shtrirjen e tij te plote nder ne fundt te 2006 edhe ne sistemin e sherbimit spitalor



    • Nė kuadrin e sigurimit tė aksesit dhe barazisė nė pėrfitimin e shėrbimeve shėndetėsore nė tė gjithė territorin dhe pėrmirėsimit tė cilėsisė sė tyre, rėndėsi tė veēantė marrin: ( i) Plotėsimi i hartės sanitare tė shėrbimit parėsor. Gjatė periudhės 2003-2006 do tė synohet plotėsimi 100 pėrqind i nevojave pėr qendra shėndetėsore pranė komunave dhe mbi 50pėrqind e nevojave pėr ambulanca pranė ēdo fshati, duke siguruar infrastrukturėn e nevojshme dhe formimin e personelit mjekėsor. Per kete qellim do te ndertohen 80 qendra shendetesore si dhe do te ndertohen apo rehabilitohen rreth 400 ambulanca (ii) pėrgatitja e masterplaneve pėr zhvillimin e shėrbimit shėndetėsor nė dy qarqe; iii) riorganizimi i shėrbimit spitalor; nėpėrmjet krijimit tė spitaleve rajonale. Kėto spitale do tė sigurojnė ofrimin e disa shėrbimeve tė specializuara qė sot jepen vetėm nė QSUT. (iv) motivimi i pėrshtatshėm i personelit mjeksor; (v) Pėrmirėsimi i proēedurave tė liēencimit tė aktivitetit privat, duke synuar para sė gjithash nė sigurimin e shėrbimit nė zonat rurale dhe qytetet e vegjėl si dhe motivimin e personelit qė punon nė zonat rurale dhe tė largėta.



    • Pėrmirėsimi i treguesve tė shėndetit nėpėrmjet ndėrhyrjeve specifike nė fusha tė veēanta do tė sigurohet nėpėrmjet pėrmirėsimit tė promocionit shėndetėsor, kufizimit dhe parandalimit tė pėrhapjes sė sėmundjeve infektive, tuberkulozit, SST, pėrmirėsimit tė kujdesit pėr nėnėn dhe fėmijėn, etj. Pėr kėtė do tė sigurohet mbulimi me vaksina te perfshira ne kalendarin e vaksinimit te detyrueshemi 100 pėrqind tė popullsisė, sigurimi i kontrollit tė ujit tė pijshėm dhe ushqimeve si dhe sigurimi i vazhdimėsisė dhe zgjerimi i mėtejshėm i programeve egzistuese nė kėto fusha. Ne fund te periudhes afatmesme synohet qe vdekshmeria foshnjere te ulet ne nivelin e 14 vdekje per mije lindje te gjalla nga 17,5 qe eshte ky tregues ne vitin 2002 ndersa vdekshmeria ametare te ulet nga 22,7 qe ishte ne vitin 2002 nen nivelin e 18 vdekje per mije lindje te gjalla. Po keshtu synohet te ulet incidence e semundjeve diareike nga 146 per 100 mije banore ne me pak se 130 raste.



    • Nė kuadrin e strategjisė vėmendje e veēantė do t'i kushtohet edhe kategorive specifike tė tė sėmurėve si: tė sėmurėt mendorė, tė sėmurėt kronikė dhe ata nė fazė terminale. Krahas krijimit tė kushteve normale nėpėr spitale psikiatrike do tė synohet zgjerimi i shėrbimeve nė kėtė fushė, kryesisht lidhur me parandalimin dhe kurimin e hershėm tė problemeve. Do tė synohet shtrirja nė tė gjithė vendin e eksperiencės sė QKMZHRF si dhe Organizatave tė tjera qė operojnė nė kėtė fushė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #49
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Politikat Sociale

    • Ne themel te politikave sociale ka qendruar perqasja e krijimit te oportuniteteve zhvilluese te grupeve sociale ne nevoje, te fuqizimit te zerit te tyre ne vendimmarrje dhe te garantimit te sherbimeve baze e te ofrimit te lehtesirave.



    • Rritja ekonomike dhe zgjerimi i shkalles se perfitimit nga kjo rritje e shtresave te varfera dhe grupeve sociale ne nevoje, edhe nepermjet politikave aktive dhe kuruese sociale eshte konsideruar si perqasja kryesore.



    • Nevoja e garantimit te nivelit minimal te domosdoshem te te ardhurave si dhe te sherbimeve jetike per te varferit dhe grupet/individet ne nevoje, ka kerkuar vazhdimin e perdorimit te politikave dhe instrumentave lehtesues dhe kompensues por duke i bere ato me efektive
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #50
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Politikat aktive te punesimit

    • Rritja e punesimit, ka qene nje objektiv themelor i politikes sociale. Ekzistenca e nje sektori te mbi-zgjeruar informal e bashkeshoqeruar nga punesimi informal, ka qene nje ceshtje qe ka filluar te trajtohet me perparesi, por edhe me kujdesin e nevojshem me qellim qe ngushtimi i informalitetit te kete efekte minimale dhe te perkoheshme ne punesim dhe ne nivelin e jeteses. Me nje vemendje te vecante, eshte synuar rritja e shkalles se punesimit te te varferve dhe grupeve sociale ne nevoje.



    • Nxitja e punezenies nėpėrmjet formimit profesional u konsiderua si nje objektiv paresor bazuar ne strategjine dhe masat e lidhura me te. Keshtu, vetem ne vitin 2002 jane hapur 21 kurse te reja te formimit profesional, jane trainuar gjithsej 12000 vete nga te cilet eshte mundur te punesohen rreth 40% e pjesemarresve. Buxheti i shtetit ka shpenzuar rreth 270 milion leke per vitet 2001-2002 per ngritjen dhe permiresimin e qendrave te trajnimit. Nje rendesi gjithnje e me te madhe po marrin inciaitivat jo-publike.



    • Zgjerimi i sherbimeve te punesimit dhe rritja e efektiviteteit te tyre (si ato publike edhe ato jo-publike) ka qene nje drejtim tjeter i rendesishem i politikave sociale te punesimit. Ne vitin 2002 vleresohet nje rritje me rreth 37% te rasteve te ndermjetesimit per punesim perkundrejt vitit 2001. Nderkaq, ka rene numri i te rregjistruarve si te papune ne zyrat e punes nga 180000 ne vitin 2001 ne 172300 ne vitin 2002,



    • Per shkak te reduktimin e buxhetit, gjate vitit 2002 jane zbatuar vetem 160 projekte te reja te nxitjes se punesimit nepermjet financimit te pages dhe sigurimeve shoqerore per firmat e biznesit, ne te cilat jane punesuar 4167 punekerkues te papune dhe ka vazhduar financimi per 155 projekte te mbartura nga viti 2001 ku jane punesuar 3500 punekerkuesve te papune te tjere. Ne keto projekte jane perfshire me mire njerezit ne nevoje. Nderkaq ka filluar zbatimi I modeleve te tjera si ai i biznesit social te cilat mund te krijojne mundesira me te pershtatshme per punesimin dhe integrimin e kategorive te vecanta sociale



    • Per periudhen afatmesme 2003-2006 synohet rritja e shkalles se punesimit dhe ulja e papunesise. Ky synim mbeshtetet ne radhe te pare ne politikat e rritjes ekonomike dhe te zhvillimit te sektorit privat. Nepermjet politikave te punesimit synohet qe te te arrihet rritjen e nivelit mesatar vjetor te punesimit me 18 mije persona ne vitin 2003 dhe me nga 22 mije persona per cdo vit.



    • Nderkaq do te synohet edhe reduktimi i shkalles se informalitetit ne tregun e punes duke minimizuar apo eliminuar efektet kontroverse te tij. Per kete qellim do te ndermerren rregullime ligjore, adoptim i incentivave dhe forcime institucionale qe mundesojne ngushtimin e informalitetit.



    • Nga ana tjeter do te vazhdojne programet e nxitjes se punesimit si nepermjet trainimeve profesionale ashtu edhe nepermjet permiresimit te sherbimeve te ndermjetesimit te punesimit. Per kete qellim do te fuqizohen qendrat publike te ndermjetesimit apo trainimit per punesim si dhe do te nxitet rritja dhe zgjerimi i sherbimeve jo-publike ne keto fusha apo aplikimi i modeleve te reja si ai i biznesit social. Po keshtu do te vazhdojne edhe zbatimi i projekteve te nxitjes se punesimit nepermjet mbeshtetjes financiare ne favor te sektorit privat duke synuar mundesi punesimi per 5000 te papune punekerkues cdo vit.



    • programet aktive te punesimit do te synojne te perfshijne gjithnje e me shume te papunet e varfer dhe te papunet qe i perkasin kategorive ne risk e sidomos te rinjte dhe grate duke iu pergjigjur me mire dhe konkluzioneve te mbi varferine dhe problemeve sociale te dala nga studimet e kryera per kete qellim.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ekonomia e plackitjes dhe ekonomia e tregut
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-10-2012, 14:33
  2. Ekonomia boterore dhe udheheqesit e saj
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2004, 09:14
  3. Ekonomia dhe rikthimi i rolit te shtetit
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-04-2003, 09:26
  4. Femrat dhe ekonomia - Nga Kotelja!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 14:16
  5. Ekonomia shqiptare - Nga Tirana!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2002, 10:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •