Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Policia e Tiranës: Për Pashkët shpëtuam një jetë njeriu

    Mahmut Doçi tentoi të vriste Sh.N. te "Kafja e Rremës"

    Policia e Tiranës parandalon një vrasje në ditën e Pashkëve. Një konflikt banal në një nga lokalet në zonën e Babrrusë në Tiranë ka degjeneruar me sharje dhe me kërcënime serioze. Në pranga ka përfunduar Mahmut Doçi, ndërsa i është sekuestruar një pistoletë TT, gati në shkrepje. Në "shënjestrën" e Doçit ishte 60-vjeçari Sh.N., i cili gjendej në lokal. Lajmërimi i uniformave blu ka arritur të neutralizojnë 45-vjeçarin, i cili më pas është dërguar në komisariat për shpjegime. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Sipas saj, në sajë të masave të marra gjatë festës së Pashkëve dhe shtimit të patrullave, u bë e mundur që të merrej informacioni dhe prangosja e autorit.

    "Konflikti banal"

    Pas ngjarjes u morën në pyetje nga grupi hetimor dëshmitarët që gjendeshin në lokal. Rezultoi se konflikti midis 60-vjeçarit dhe 45-vjeçarit ishte banal. "Në një lokal në vendin e quajtur ‘Kafja e Rremës‘, në drejtim të rrugës së Babrrusë, shtetasi Mahmut Doçi, 45 vjeç, banues në Tiranë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Sh.N., 60 vjeç, banues në Tiranë", tha policia pas ngjarjes. Më pas shtoi se në sajë të një ndërhyrjeje policore të shpejtë dhe profesionale, u bë e mundur çarmatimi i shtetasit Mahmut Doçi dhe parandalimin e veprimeve të mëtejshme të ndërmarra prej tij. "Aktualisht Mahmut Doçi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit 3 në Tiranë, për kryerjen e veprimeve hetimore. Gjatë pasdites së djeshme ai është marrë në pyetje, ku ka treguar edhe versionin për ngjarjen", deklaruan burimet zyrtare nga policia kryeqytetase. Më pas thanë se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë pistoletë TT, të cilën Doçi e mbante pa leje, si dhe një gëzhojë në vendin e ngjarjes. Mësohet se gjatë tentativës së vrasjes së 60-vjeçarit, Doçi ka qëlluar në drejtim të tij, por plumbat fatmirësisht nuk e kanë kapur. Më pas i moshuari ka vrapuar duke u fshehur në një godinë afër vendit të quajtur "Kafja e Rremës", duke iu shmangur agresorit. Policia tha se është lajmëruar për pak minuta dhe një autopatrullë ka mbërritur në vendngjarje, duke neutralizuar Mahmut Doçin dhe duke e vënë para përgjegjësisë ligjore.

    Ngjarja për Pashkët

    Ngjarja më e rëndë e shënuar në ditën e Pashkëve ka ndodhur në Tiranës. Policia në një komunikatë deklaroi dje se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30. "Në sajë të masave të marra në drejtim të rendit dhe sigurisë publike me rastin e festave të Pashkëve dhe të koordinimit të veprimeve e një ndërhyrjeje të shpejtë policore, forcat policore të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me ato të Komisariatit 3, bënë të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale, siç është ajo e vrasjes", thanë burimet nga policia. Policia tha se arrestimi i 45-vjeçarit është realizuar në kuadër të masave të marra në ditën e Pashkëve për sigurimin e lëvizjes së lirë të besimtarëve nga banesat e tyre për në kisha, ku ata kryen ritet fetare. Janë vendosur autopatrulla në çdo cep të Tiranës për të parandaluar ndonjë ngjarje të rëndë. Në këtë kuadër janë forcuar lëvizjet e qytetarëve, pikave të kalimit kufitar, si dhe lëvizjet e autoriteteve të larta të shtetit.

    Gazeta Shqip
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2006
    Vendndodhja
    elbasan
    Postime
    182
    hallall policis se tiranes!!!

  3. #3
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Bravo policia.
    Nder, perkushtim, rrespekt e ligj.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Shyqyr ky eshte nje lajm i mire per policine edhe per ne njerezit qe te ndihemi sa me te sigurt.

Tema të Ngjashme

  1. Emra shqip
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 11-05-2018, 16:54
  2. Rama rizgjidhet kryetar i bashkisë së Tiranës
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 564
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 23:08
  3. Nje pyetje rreth krishterimit ...
    Nga Gostivari_usa në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-11-2006, 08:19
  4. Planifikimi urbanistik i qëndrës së Tiranës
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03
  5. Te biesh ne dashuri me diturine! (Fjale te cmuara)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 15:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •