Ministria e Integrimit Europian ka pėr mision drejtimin teknik dhe
bashkėrendimin e procesit te integrimit te Republikės sė Shqipėrisė ne
Bashkimin Europian, nepėrmjet pėrafrimit te legjislacionit vendas me ate te
Bashkimit Europian, hartimit te politikave te integrimit, bashkėrendimit te
ndihmave financiare dhe informimit te publikut pėr kėte proces.
Ministria e Integrimit Europian ushtron kėto veprimtari:
Bashkėrendon dhe monitoron:
• pėrgatitjet e institucioneve shqiptare dhe angazhimet e ndėrmarra prej
tyre, ne kuadėr te procesit te Stabilizim-Asociimit;
• punen ndėrmjet ministrive te linjės dhe institucioneve te tjera qendrore
pėr hartimin e planeve kombėtare pėr Partneritetin Europian, me qėllim
realizimin e objektivave te pėrcaktuara ne kuadėr te procesit te
integrimit europian;
• ecurine e procesit te pėrafrimit te legjislacionit vendas me ate te
Bashkimit Europian, duke mbajtur lidhje te rregullta institucionale me
ministrite e linjės dhe institucionet e tjera qendrore. Gjithashtu,
ndihmon ministrite e linjės dhe institucionet e tjera qendrore pėr
hartimin e legjislacionit te nevojshėm, me qėllim pėrmbushjen e
detyrimeve, qė rrjedhin nga marrėveshja e Stabilizim-Asociimit;
• ndihmėn komunitare pėr Republikėn e Shqipėrisė (Programi CARDS,
Programi i Fqinjėsisė, TAIEX, si dhe programe te tjera ndihme, qė mund
t’i ofrohen Republikės sė Shqipėrisė), sipas pėrparėsive te vendit tone,
ne kuadėr te procesit te integrimit europian. Gjithashtu, MIE ndjek
nenshkrimin e marrėveshjeve te ndihmave financiare te Bashkimit
Europian pėr Republikėn e Shqipėrisė, ne kuadėr te ketyre programeve.
Pėrgatit:
• mekanizmat metodologjikė ne funksion te lehtesimit te zbatimit te
reformave sektorale, qė rrjedhin nga negociimi dhe zbatimi i
marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit;
• harton, ne bashkėpunim me ministrite e linjės dhe institucionet e tjera
qendrore, Planin Kombėtar pėr Pėrafrimin e Legjislacionit Shqiptar me
ate te Bashkimit Europian, si dhe kontrollon zbatimin e kėtij plani dhe te
programeve te tjera te lidhura me Partneritetin Europian.