
Postuar mė parė nga
Tannhauser
Ne qofte se pohoj dhe une se Vojsava ishte me prejardhje sllave (si Barleti, Frengu etj) sa pika antishqiptarizmi fitoj?
Ja te shikojme referencat.
1. Barleti M., Historia e Skenderbeut, Infbotues, Tirane, 2005 (bot. i IV).
f.2 Gruaja e ketij (Gjonit- shenimi im, Tannhauser) e kishte emrine Vojsave, te cilen e benin jo te padenje per ate burre, me nje ane i ati shume fisnik, princi i tribaleve (b)...
shenimi (b) ne fund te faqes (iperkthyesit): Emer i nje fisi, i cili ne kohen antike banonte ne trevat e Maqedonise dhe te Bullgarise se sotme. Me kete emer Barleti ketu dhe gjetiu quan banoret sllave te ketyre vendeve. Ai i identifikon ata me bullgaret.
Keto shenime, perkthyesi i Barletit Stefan I. Prifti, sic pohon edhe vete ne hyrje i ka shkruar me ndihmen e dy historianeve me te medhenj te epokes socialiste, A. Budes dhe K. Frasherit.
f. 277 Debrea, pasi kaloi pjesen me te madhe te vendit te tribaleve, qe popullorce e quajne Bullgari, arriti ne Polog....
2. Gjon Muzaka, tek Frasheri K., Skenderbeu dhe lufta shqiptaro-turke ne shek. XV, Vell. I, Burime dokumentare shqiptare, Toena (Akademia e Shkencave), Tirane, 2005.
f. 196 Nena e te permendurit zotit Skenderbe, e shoqja e te permendurit zotit Gjon, quhej zonja Vojsava Tribalda dhe rridhte nga nje dere e fisme.
3. Dhimiter Frengu, tek Frasheri K., op. Cit.
f.298 E ema e Skenderbeut, qe quhej Vojsava ishte e bija e princit te Pologut, qe eshte nje pjese e Maqedonise dhe e Bullgarise.
Pas ketyre deshmive, ne menyre krejt te cuditshme (qe te mos perdor ndonje fjale tjeter), Kristo Frasheri ne librin Skenderbeu, jeta dhe vepra, Toena (Akademia e Shkencave), Tirane, 2002, f. 71 shkruan: Sidoqofte per shkak te emrit, disa historiane e konsiderojne Vojsaven sllave nga familja. Por te tjere, duke u nisur nga lehtesia me te cilen shqiptaret kane perdorur emra te huaj (Karl Topia dhe Gjergj Arianiti kishin vajza me emrin Vojsava), nuk e gjykojne kombesine e tyre as nga emri, as nga mbiemri, ndonese ne kete rast, mbiemri nuk eshte me origjine sllave, por ilire (!!!!- shenimi im,Tannhauser). Nder shkrimtaret e hershem, Gjon Muzaka e thote shkoqur se Tribaldet qene shqiptare.
Ne radhe te pare, tribalet nuk qene ilire por thrakas. Ne radhe te dyte autoret e hershem nuk e perdorin termin tribal me kuptim fisi apo familje por me kuptim kombi dhe ne radhe te trete, nenkuptojne Bullgaret sipas tradites se humanizmit ku popuj referoheshin me emrat e banoreve te lashte te atyre vendeve. Keshtu edhe Bizantinet edhe perendimoret shume here i quajne Bullgaret Tribale dhe Thrakas.
Deshmi e K. Frasherit bie ndesh me librin qe vete ka pergatitur (burime dok. Shqiptare) pasi Gjon Muzaka nuk thote asgje te tille.
Por per kete ka edhe nje tjeter argument. Ch. Hopf-i qe solli ne drite Muzaken si dhe kronika te tjera kishte mendimin se Skenderbeu ishte sllav (i teri, jo gjysma), pasi nuk u mbeshtet vetem tek Muzaka por edhe ne kroniken e Spandugino-s. Ja cfare botoi Ch. Hopf ne Chroniques greco-romanes, inedites ou peu connues publiees avec notes et tables genealogiques, Berlin, 1873, f. 343: ...in quella era entrato Scanderbeg huomo valente e per natura Serviano... Per deshmine e Spandugino-s kam edhe nje reference tjeter por e mbaj rezerve.
Si eshte e mundur pra qe Ch. Hopfi- qe solli ne drite Muzaken te kete mendimin se Skenderbeu ka qene sllav dhe K. Frasheri te thote se Muzaka e thote shkoqur se Traibaldet qene shqiptare???
Krijoni Kontakt