per mua jane te dashur te dy njesoj. ok ne aparence na duket nena ajo qe eshte me
e dashur sepse eshte ajo qe rri me shume me femijen por edhe babai eshte i dashur ne menyren e tij . por mos harrojme qe meshkujt e kane me te veshtire te shprehin ate qe ndjene. nena kur eshte e lumtur per ty vjen te puth te perqafon te thote plot fjale te bukura , babai kur eshte i lumtur,mbase nuk shfaq te njejten eufori qe ka nena , por mjafton te shikosh syte e tije dhe do e kuptosh qe lumturia eshte e njejte sa ajo e nenes.
kur nene vuan per ty, derdh lote, te perqafon, te flet, babai mbase nuk derdh lote, as te perqafon, rri ne heshtje. por mjafton te degjosh heshtjen e tij dhe atehere do e kuptosh qe po vuan per ty ashtu sic po vuan dhe nena