Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Ta bëjmë vuajtjen kryq për shpëtimin tonë

    Vuajtja është një realitet, një problem dhe një mister.
    Kur flasim për vuajtje nuk kuptojmë vetëm ato fizike, por edhe ato morale, sociale, katastrofat natyrore, shkurt, diçka që ne nuk do të donim të na ndodhnin. Që në moshë të njomë shumë njerëz kërkojnë me vete se përse vuajnë. Më pas konstatojnë se për të gjithë vuajtja është një realitet, një problem, një mister. Në fakt, e rëndësishme nuk është se si e konceptojmë ne vuajtjen, por lidhja që ne kemi personalisht me vuajtjen tonë. Çfarë të bëjmë që të mos vuajmë? Kisha nuk do që njerëzit të vuajnë.
    Gjatë liturgjisë ne lutemi që të na jepet një “mbarim i krishterë i jetës sonë pa dhimbje, faqebardhë para gjykatores së trembshme të Krishtit.” Prandaj Kisha kërkon që besimtarët të kalojnë jetën në paqe.
    Nuk është e thënë që të gjithë njerëzit të vuajnë. Disa ajo i ka kursyer, disa kanë një vuajtje më të madhe. Një mjek rumun i krishterë thotë se ka dy gjëra që për njeriun nuk mund të bëhen pa besim: të rritësh fëmijë të mirë dhe të durosh një vuajtje të madhe. Mendoj se të gjithë njerëzit që kanë një kryq të madh për të mbajtur, janë njerëz plot besim tek Perëndia. Ata e konsiderojnë këtë vuajtje si të ardhur nga duart e Zotit, sepse të krishterët e dinë se çdo gjë ndodh me lejen e Zotit. E rëndësishme nuk është përse dhe nga vjen vuajtja, por si të përballemi me të. Në lidhje me këtë një átë thotë: “Nëse ne duhet të vuajmë, le të mos vuajmë më kot.” Që ta përdorë për mirë vuajtjen e tij, njeriu duhet të besojë se kjo vuajtje ka një kuptim për të, edhe sikur të mos e kuptojë qëllimin. Në fakt, ai që është në këtë gjendje, dhe di si të durojë vuajtjen e tij apo dhimbjen, nuk vuan më. Thënë ndryshe, vuajtja është një realitet që nuk kemi të drejtë ta shmangim, ajo është një problem dhe ne kemi të drejtë ta zgjidhim, por ne duhet të përulemi para këtij misteri dhe ta përdorim vuajtjen që na është dhënë për përparimin tonë shpirtëror. Nëse nuk kuptojmë vuajtjen tonë, nuk mund të kuptojmë as vuajtjen e tjetrit. Ne mund të ndërhyjmë për të mirën e tyre, për t’i lehtësuar, për t’i ndihmuar. Madje është detyra jonë, sepse Zoti na thërret të jemi bashkëpunëtorë të Tij për të ndihmuar të afërmin tonë, dhe Ai na bekon nëse e lehtësojmë atë.
    Megjithëse nuk kemi fuqi të shërojmë, kemi fuqi të ndihmojmë të tjerët për aq sa na takon ne. Le të mendojmë katër burrat që çuan tek Zoti të paralizuarin e Kapernaumit. Ata ndijenë nevojën të çonin mikun e tyre tek Krishti që ta shëronte. E kuptuan që nuk mund ta shëronin ata, por Krishti. Ata e bënë punën që u takonte, dhe Zoti i dëgjoi. Megjithatë Perëndia nuk shëron gjithmonë menjëherë. Disa Ai i lë të vuajnë të jetojnë dhimbjen e tyre me paqe. Të gjithë ne kemi përshtypjen se njerëzit që kanë vuajtje të mëdha janë më të fortë, ata kanë një vështrim tjetër për jetën dhe kanë cilësi që u mungojnë njerëzve që nuk kanë kaq prova. Kjo nënkupton se nëse vuajtja na është dhënë, le ta pranojmë duke menduar se do të pasurohemi. Disa e ndiejnë vuajtjen si një padrejtësi, si diçka që nuk duhet t’iu ndodhë personalisht atyre. Secili prej nesh ka një lidhje me vuajtjen, secili mund të përfitojë prej saj. Ajo që ndihmon më shumë është besimi në Perëndinë, ndërgjegjja se Perëndia e lejon këtë vuajtje dhe se kjo ka një arsye për të qenë. Për aq kohë që ka njerëz me vullnet të mirë, vuajtja nuk do të ekzistojë, do të minimizohet. Besimi i madh tek Zoti mund të përballojë një vuajtje të madhe. Vuajtja është një kryq për shpëtimin tonë, të cilin nuk mund ta evitojmë. Nëse e evitojmë, Perëndia nuk e bekon një qëndrim të tillë, pasi Ai kërkon nga ne të mbajmë kryqin tonë, kryqin e përpjekjeve që ne duhet të bëjmë për të qenë më të mirë. Pa kryq nuk ka shpëtim, dhe shpëtimi nuk vjen vetëm nga Kryqi i Krishtit, por edhe nga fakti që ne mbajmë kryqin tonë. Kur duhet të kalojmë një provë, një sëmundje, një dhimbje ne takohemi me kryqin që duhet të mbajmë, dhe ai bëhet me të vërtetë kryq i shpëtimit tonë.
    Le t’i kërkojmë Zotit të pranojmë vuajtjen kur na vjen. Le t’i kërkojmë që besimi ynë të rritet, që të përballim çdo situatë që shfaqet në jetë që të mos vuajmë më kot. Le t’i kërkojmë Atij besim, që të mbajmë një vuajtje të rëndë. Shën Isak Siriani thoshte: “Kërko një mjek para se të sëmuresh dhe lutu para tundimit.”
    Vuajtja është mister për të na lidhur me vuajtjen e Zotit, i Cili ka mëshirë për ne dhe na shpëton, sepse i do njerëzit edhe kur Ai iu jep vuajtje, dhe që fshin lotët e çdo fytyre kur e di se ne po vuajmë për të mirën tonë.

    Nga At Theofili i Sambatës (Rumani)
    Përktheu: Eleni Pani

  2. #2
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Perendia thot :I dashur une dua qe te kesh mbaresi ne cdo gje .Perendia nuk do q ene te vuajme Ai nuk ka krijuar vuajtjen por ajo erdhi si pasoje e mekatit dhe vetem djalli eshte ai qe na shkakton vuajtje por edhe nga veprat e mishit qe jane kurveria ,kurorshkelja lakmia zilia xhelozia smira etj.Jezusi tha une dua qe ta kini jeten dhe ate me bollek.Sa per vuajtjen thuhet qe te Vuajme per ungjillin e Krishtit qe do te thote se pali shkonte dhe shpallte Jezusin dhe njerezit e burgosnin por pali thot ne dobesine time fuqia e tij persoset tek une.djalli ka ardhur per te vjedhur per te shkaterruar vrare por UNE ERDHA QE TA KENI JETEN ME BOLLEK
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22
    Perendia thot dashur une dua qe te kesh mbaresi ne cdo gje .Perendia nuk do q ene te vuajme Ai nuk ka krijuar vuajtjen por ajo erdhi si pasoje e mekatit dhe vetem djalli eshte ai qe na shkakton vuajtje por edhe nga veprat e mishit qe jane kurveria ,kurorshkelja lakmia zilia xhelozia smira etj.Jezusi tha une dua qe ta kini jeten dhe ate me bollek.Sa per vuajtjen thuhet qe te Vuajme per ungjillin e Krishtit qe do te thote se pali shkonte dhe shpallte Jezusin dhe njerezit e burgosnin por pali thot ne dobesine time fuqia e tij persoset tek une.djalli ka ardhur per te vjedhur per te shkaterruar vrare por UNE ERDHA QE TA KENI JETEN ME BOLLEK
    Perse kam mendimin se ti lexon vetem titujt e nuk lexon gjithe artikullin? Të jesh i krishterë do të thotë të jesh pasues i Jisu Krishtit, do të thotë të shkosh i sigurt e me besim drejt Kryqit ashtu sic shkoi edhe Zoti Ynë Jisu Krisht.

    Kush i trembet kupës së vuajtjeve që vijnë me Kryqin, nuk meriton ta quajë veten i krishterë. Kjo botë që nuk kurseu as Zotin tonë Jisu Krisht që ishte i pamëkat, nuk ka se si të kursejë ne mëkatarët, që pretendojmë të jemi pasues së tij. Prandaj vuajtja për të krishterin duhet të jetë gëzim pasi sa herë që vuajmë do të gjejmë ngushëllim tek Shpirti Ngushëllues i Perëndisë.

    Ashtu si lufta teston trimin e frikacakun, ashtu edhe Kryqi teston të Krishterin besëshumë dhe atë besëpak.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-10-2007 më 00:28

  4. #4
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Smile vuajtja

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Perse kam mendimin se ti lexon vetem titujt e nuk lexon gjithe artikullin? Të jesh i krishterë do të thotë të jesh pasues i Jisu Krishtit, do të thotë të shkosh i sigurt e me besim drejt Kryqit ashtu sic shkoi edhe Zoti Ynë Jisu Krisht.

    Kush i trembet kupës së vuajtjeve që vijnë me Kryqin, nuk meriton ta quajë veten i krishterë. Kjo botë që nuk kurseu as Zotin tonë Jisu Krisht që ishte i pamëkat, nuk ka se si të kursejë ne mëkatarët, që pretendojmë të jemi pasues së tij. Prandaj vuajtja për të krishterin duhet të jetë gëzim pasi sa herë që vuajmë do të gjejmë ngushëllim tek Shpirti Ngushëllues i Perëndisë.

    Ashtu si lufta teston trimin e frikacakun, ashtu edhe Kryqi teston të Krishterin besëshumë dhe atë besëpak.

    Albo
    Jam dakort qe do te vuajme per shkak te besimit tek Krishti , ne fakt bibla thot lum kushdo qe do te te perndiqet per hirin tim.Por nuk jam dakort qe do te vuajme qe te kemi shpetimin te plote sepse shpetimi eshte i plot qe kurse pranon Krishtin.Lexo tek veprat e apostujve ne kapitullin e kuvendit te Jeruzalemit se cfare thane apostujt per shpetimin.se nuk ka nevoje qe te rrethpritemi qe te kemi shpetimin e plot por se rrethprerja e vertete jemi ne qe jemi te Krishtit sic thuhet tek hebrenjte.Dhe nuk jam dakorte qe duhet te durojme semundjet fizike dhe shpirterore sepse tek isaia thuhet Ai u rrah peer te patur ne sherim,me ane te vurratave te tij ne jemi te sheruar.Zoti te bekofte.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2008, 21:55
  2. Shpetimi.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 194
    Postimi i Fundit: 07-12-2005, 15:36
  3. Ja se si e mer SHPETIMIN i Krishteri.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-04-2003, 20:06
  4. Nje shikim Biblik mbi Drejtesimin edhe Shpetimin
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-11-2002, 10:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •