Bizneset kembengulin per uljen e taksave ne paketen e re fiskale
TIRANĖ-Biznesi kėmbėngul pėr ulje taksash, edhe pse qeveria duket se kėtė vit nuk ka ndėrmend tė bėjė tolerime, pėrveē uljes sė tatimit mbi fitimin. Luan Bregasi, kryetar i Dhomės sė Tregtisė, komenton paketėn e re fiskale tė sapobėrė publike nga qeveria. Ne kemi rėnė dakord edhe nė bisedimet me FMN-nė pėr njė paketė fiskale me taksa tė ulėta. Ramė dakord qė Shqipėria tė ecė me njė nivel tė ulėt taksash, pasi nė kėtė mėnyrė do tė reduktohej evazioni fiskal. Bregasi ėshtė i mendimit se sa mė i lartė tė jetė niveli i taksave, aq mė shumė evazion do tė ketė.
Ne kėrkojmė qė propozimet tona tė realizohen qė nė vitin 2006, sepse nė bazė tė llogaritjeve tona ato do tė sjellin pėrmirėsime mjaft tė ndjeshme nė buxhetin e shtetit, duke e ulur evazionin, duke nxitur bizneset e reja dhe rritur punėsimin. Vitet e kaluara propozimet e biznesit janė debatuar nė nivel politik, por edhe nė rangun profesional nga specialistė dypalėsh tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve dhe doganave.
Sivjet kjo eksperiencė nuk ėshtė ndėrmarrė, pasi qeveria shqiptare ka ndėrmarrė angazhimin kundėr korrupsionit dhe evazionit fiskal, dhe nuk ėshtė pėrqendruar nė politikat konkrete, qė kanė tė bėjnė me uljen e taksave dhe tatimeve, pohon Bregasi. Ne realisht e kemi bėrė punėn tonė, e kemi dorėzuar paketėn tė ndarė nė dy pjesė, nė pjesėn e politikave dhe atė tė administrimit, ndėrsa shteti ka bėrė njė paketė tė vetėn, por ne realisht nuk e kemi marrė paketėn as nė mėnyrė private, e as nė rrugė zyrtare. Realisht, tashmė ėshtė vonė pėr tė filluar njė debat tė tillė, por, sipas Bregasit, ka disa politika qė mund tė debatohen dhe mund tė realizohen.
Pika mė e nxehtė ishte ulja e TVSH-sė (biznesi kėrkoi uljen nė 18 pėr qind), pėr tė cilin ishte marrė premtimi nga Partia Demokratike qė gjatė fushatės elektorale. E ndodhur nėn presionin e Fondit Monetar Ndėrkombėtar, qeveria u tėrhoq nga ky premtim dhe e shty atė pėr mė vonė. Nuk u miratuar as ulja e TVSH-sė pėr energjinė nė 6 pėr qind. Nė Paketėn Fiskale 2006 ėshtė miratuar vetėm pėrjashtimi nga TVSH-ja e lojėrave tė fatit, kazinove dhe hipodromeve, si dhe unifikimi i procedurave tė nxjerrjes me forcė tė detyrimve pėr TVSH-nė.
Kėrkesat e biznesit Sigurimet shoqėrore. U kėrkua ulje e nivelit tė sigurimeve shoqėrore nga rreth 42 pėr qind qė ėshtė sot nė rreth 35 pėr qind. Njė premtim i tillė, nė fakt, ėshtė edhe nė programin e 100 ditėve tė para tė qeverisjes sė Partisė Demokratike. Por nė paketė parashikohet vetėm vendosja e datės 20 tė muajit tė parė, pas mbylljes sė ēdo tremujori, si datė deklarimi dhe pagese pėr kontributet e sigurimeve shoqėrore, nga data 10, duke unifikuar datėn e pagesės sė kontributeve tė detyrueshme tė sigurimeve shoqėrore e shėndetėsore me datėn e pagesės sė tatimit mbi biznesin e vogėl. Akciza.
Biznesi kishte kėrkuar uljen e akcizės pėr disa prodhime tė suksesshme tė ndėrmarrjeve vendėse, nė veēanti pėr birrėn dhe pije tė tjera alkoolike. Njėkohėsisht, Sshoqata e Industrialistėve kishte kėrkuar uljen e akcizės pėr cigaren vendėse, por asnjė nga kėto kėrkesa nuk ėshtė marrė parasysh nė paketėn fiskale. Ndėrsa ndryshimet e tjera qė parashikon Paketa Fiskale 2006 janė kryesisht tė karakterit administrativ dhe procedurial. Tatimfitimi. Biznesi kishte kėrkuar uljen e tatimfitimit nga 23 nė 20 pėr qind. Kjo kėrkesė do tė plotėsohet, por pėr biznesin kjo nuk pėrbėn ndonjė tė re, pėr faktin se kjo ulje ishte miratuar qė nė paketėn e vitit 2005 (ku u miratua ulja nga 25 pėr qind nė 23 pėr qind, dhe pas njė viti nė 20 pėr qind).
Tatimfitimi i riinvestuar. Vitin e kaluar, bizneset e mėdha u pėrballėn fillimisht me presionin pėr ta tatuar mbi tė ardhurat tė gjithė fitimin, pavarėsisht nga fakti nėse ai riinvestohej apo u shpėrndahej aksionerėve. Pas kundėrshtimeve tė tyre u vendos qė tė tatohej vetėm pjesa e fitimit qė nuk riinvestohej. Pėr kėtė arsye, biznesi nė paketėn e vitit 2006 kėrkoi tė merren masa pėr uljen e presionit fiskal pėr fitimin e riinvestuar. Por, nė Paketėn Fiskale 2006 nuk figurojnė masa pėr zgjidhjen e kėtij problemi.
Krijoni Kontakt