kengetare shume e mire ................
kengetare shume e mire ................
e kam pasur ne festval te femijeve edhe ne shkolle.eshte shume e talentuar.ja ka dhan ZOTI DHURATE at ze te embel e kumbues
Rastesisht,siēndodh perhere,degjova nje kenge te Rosela Gjylbegut dhe te them te drejten me pelqeu shume.Nuk e di saktesisht se si titullohet kenga,por me duket se "Hirushja".Nese teksti do te fliste ,bie fjala per,te pa punet,do te ishte madheshtore.Muzika eshte si i thone fjales,shume e bukur.
Rosela e ka kenduar me mjeshteri dhe mendoj se zeri i saj eshte shume i veēante.
Do doja ta degjoja me nje kenge te Joan Baez dhe te jepja mendimin tim per kete kengetare te talentuar.
Pershendetje nga Stevie Ray Vaughan.
Postuar mė parė nga SRV
Eshte e vertete se eshte kenge e bukur.
Ajo e kendoi ate kenge ne festivalin e kenges, ne 2004.
shiqo videon
NJE MREKULLI ROSELA......... STARTI I NJE KARRIERE TE BUKUR ......... LIVE ..........
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 16-07-2014 mė 09:30
Hapat e Pare te Roseles ........ 2006
Rosela Gjylbegu – Jaret shkodrane, endrra ime ne sirtar
Kengetarja e njohur Rosela Gjylbegu tregon per fillimet e karrieres se saj. Megjithese fare e re, kengetarja ka arritur te hyje menjehere ne zemren e publikut shqiptar. Rosela, tashme nje studente e psikologjise, tregon per planet e se ardhmes dhe surprizat qe do te sjelli ajo per publikun shqiptar.
-Kenga ka nisur per Rosela Gjylbegun tek “Ethet” apo me pare?
Kenga per mua ka nisur ne Shkoder, ne Festivalin e Femijeve, ku kam marre pjese vetem nje dite. Deshira ka qene e madhe ne fakt ne moshe fare te vogel. Me pas erdhen “Ethet” dhe keshtu qe ndryshuan shume gjera, ato sollen dicka shume te re dhe positive ne jeten time.
-Tek “Ethet” ne ate periudhe ka qene nje konkurrence e madhe te rinjsh te cilet synonin te ishin pjese e ketij spektakli. Sa e veshtire ka qene per Rosela Gjylbegun te “shkonte ne Tirane”?
Ne fakt ishte shume e veshtire. Ka qene nje rastesi pjesemarrja ime ne ate edicion te “Etheve”. Nje shoqja ime me njofton se do te zhvillohej nje kompeticion i tille dhe shtepia ime eshte shume afer me teatrin “Migjeni”, ku u zhvillua faza e pare e seleksionimit, ishte thjesht fati qe une mora pjese tek “Ethet”.
-Mendoni se ky spektakel ka qene nje shtyse qe ju te vazhdonit rrugen e artit dhe nese nuk do te kishin marre pjese atje do te ishte sot kengetare Rosela Gjylbegu?
Do te thosha qe neqoftese nuk do te ishte ky fat une nuk do te isha sot ketu. “Ethet” kane luajtur nje rol shume te madh sepse eshte shume e veshtire qe te promovohesh ne ate menyre. “Ethet” kane qene nje promovim shume i madh per ne. Ishte nje staf i mrekullueshem, i perbere nga artistet me te mire shqiptar dhe keshtu qe ishte nje fat i madh per ne.
-Nderkohe qe ju keni marre pjese ne Festivalin e Femijeve ne Shkoder. Me cfare kenge eshte prezantuar Rosela ne kete festival?
Jam prezantuar me nje kompozim te Ilir Barbullushit, ka qene nje trio mes meje, Dukes dhe Ersi Dades. Ishte nje trio shume e lezetshme, ku me e gjata isha une. Kam qene ne klasen e gjashte kur eshte bere ajo kenge. Ate vit festivali prezantohej nga Roza Anagnosti dhe Ervin Bushati, ishte nje eksperience shume e bukur per mua dhe mendova se mbaroj aty gjithcka sepse ne Shkoder nuk eshte se kishte shume mundesi dhe Festivali i Femijeve dhe aktivitetet per te rinj ishin te kufizuara. Kur u zhvillua spektakli i “Etheve” une kam qene ne vitin e dyte te shkolles se mesme.
-Kush e ka mbeshtetur me shume Roselen ne rrugen e muzikes?
Nuk do te vecoja nje person te vetem, do te thosha gjithe familja ime. Te them te drejten pa ata une nuk do t’ia dilja mbane dhe per kete i falenderoi. Me ndenjen shume afer dhe me dhane force dhe kurajo per te vazhduar perpara. Nese do te me duhej te permendja nje person te vecante do te thosha vellai sepse ai me shtynte gjithmone, i pelqente dhe merrej me muzike. Gjithashtu neve ne familje na pelqen shume arti dhe keshtu qe kam pasur mbeshtetje te forte nga te gjithe.
-Cfare rryme muzikore pelqen me shume Rosela te ndjek?
Me pelqen muzika e lehte, do te me pelqente nje bashkepunim me Bern, por brenda atyre kornizave dhe brenda nje kufiri te caktuar. Por jam me teper tek muzika e lehte, aty e gjej veten, tek baladat. Besoj se ketu jam me mire.
-Cilet kengetare shqiptarw dhe te huaj jane idhujt e Rosela Gjylbegut?
Nuk mund te vecoj dot sepse te them te drejten ne ato vite kane qene kengetaret me te medhenj shqiptar, ata qe kane krijuar historine e kenges shqipe. Une kam shume preference, do te vecoja Eranda Libohoven, edhe pse nuk kam kenduar ndonje kenge te saj me ka pelqyer jashtezakonisht. Tjeter do te vecoja Ardit Gjebrean, Mira Koncinā?. jane shume dhe nuk i ndan dot. Vace Zela eshte e paharrueshme, ne kemi kenduar shume kenge te saj tek “Ethet”. Mund te them se keta kengetare perbejne periudhen e viteve me te arta te muzikes shqiptare.
-Ju keni interpretuar edhe kenge popullore shkodrane. Sa e ndjen veten aty Rosela Gjylbegu?
Me pelqejne shume kenget popullore, vecanerisht jaret shkodrane. Me thone se jam mire tek kjo gjini e kenges, vecanerisht tek nje kenge qe une e kam kenduar te riorkestruar nga Luan Borova. eshte nje kenge shume e bukur qe mu pershtat. Ne fakt une kam shume deshire te bej nje jare dhe do te luftoj per ta realizuar kete deshire. Megjithate nuk eshte se e ndjej veten shume tek ajo rryme, ka kengetare te tjere te cilet ia dalin shume me mire se une ne kete gjini.
-Cilin nga kengetaret e muzikes popullore shkodrane do te vecoje si idhullin tend?
Ne Shkoder jane shume kengetare, Bujar Qamili, Mukades Canga, Violeta Zefi, Myrafete Laze. Nuk mund te vecoj dike sepse jane te gjithe profesioniste dhe kengetare shume te mire.
-Eshte Rosela e pranishme ne cdo aktivitet qe zhvillohet ne Shkoder?
Te them te drejten me bejne shume ftesa dhe per kete me vjen shume mire. Nuk jam shkeputur realisht me Shkodren, do te thosha qe atje kam mendjen dhe zemren. Nese do te kasha mundesi te shkoja dhe te shkeputesha nga shkolla do te shkoja ne Shkoder me shume kenaqesi.
-Rosela Gjylbegu studion per psikologji. cfare lidhje ka psikologjia me muziken?
Shume me thone qe ke bere nje zgjedhje dhe nje alternim shume te bukur, te tjere me thone se kjo dege nuk ka lidhje me muziken. Mua ne fakt me ka pelqyer gjithmone kjo dege, me pelqen te komunikoj dhe te merrem me njerezit. Por gjithsesi une nuk e kam pare ne ate aspekt, thjesht zgjodha nje profesion, muziken e kam hobi dhe perpiqem t’i alternoj me aq mundesi sa kam.
-Si arrin Rosela te alternoj shkollen me aktivitetet artistike?
Duke marre ndonjehere edhe mungesa. Por ne fakt me kane ndihmuar shume, jane shume te sjellshem me mua. Kjo me ndihmon vecanerisht kur fillon festivali, ku mua me pelqen te marr pjese, edhe kete vit do te marr pjese. Jane treguar shume te sjellshem dhe te durueshem.
-Ju keni marre pjese ne festivalin e RTSH-se dy here, nje here si soliste dhe nje here ne duet me Arber Arapin. Jeni ndjere mire dhe do te merrni pjese perseri ne festival?
Sigurisht qe jam ndjere mire. Festivali eshte nje eksperience e bukur, me pelqen shume te kendoj “live”. Kam nje bashkepunim te lezetshem, por nuk do te doja qe ta zbuloja tani sepse jemi ende ne pergatitje e siper. Shpresoj qe publiku ta pelqej por edhe une mendoj se do te dali dicka e bukur.
-Rosela ju jeni larguar nga Shkodra dhe jetoni ne Tirane. Sa e ndjeni mungesen e qytetit tuaj?
Me mungon jashtezakonisht shume qyteti im. Jo vetem une por edhe shume te tjere si une jane detyruar qe te vijne ne Tirane per shkak te mundesive qe te jep ky qytet. Shkeputja ishte pak e veshtire, por ishte nje vendim i marre nga e gjithe familja per te miren dhe te ardhmen time. Vitin e pare e kam pasur pak te veshtire, por kete vit kam nje shoqeri te mire dhe jam ambientuar me shume.
http://www.parajsa.com/forum/t/rosel...-ime-ne-sirtar
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 16-07-2014 mė 09:42
Prezantimet e para :
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 16-07-2014 mė 09:59
LIVE - ARTISTE E VERTETE !
Si gjithmone e mrekullueshme ne ēdo prezantim !
Me shume per ROSELEN !
Krijoni Kontakt