Kete shkrimtar e kam pare live se di sa her ishte vertet nje personalitet shum i sjellshem ,intelegjent etj etj....Eshte Njish...
Kete shkrimtar e kam pare live se di sa her ishte vertet nje personalitet shum i sjellshem ,intelegjent etj etj....Eshte Njish...
Nje Nder Poetet me te madh.........
Krenaria e TeToVeS........
ULTRAS BALLISTET
Me **** ndėr valė
Mbaju qiell per nje toke,
Mbaju toke per nje qiell,
Mbaju popull binjak me diellin
Ne kete shpirt me plage t'egra:
Hije t'ka mjetimi n'balle
Dhe ai duf qe n'zemer t'kalle
E kur besa e pajtimit
Para bjeshkeve t'fjaleve t'matura,
Te marre flatra permbi plage,
Shpejt ndasia e shkaterrimit
Vdes, e lind nje jete pa skaj
Rreth e rreth me kenget n'gji
Qe sherbejne per dashuri,
Kane eretimen njeditezaj!
Ajo dore qe helmon lulet
Me te bukra te gjirit tone
S'mund t'i doje as te vetat,
Pse s'ka zemer e as shpirt ,
Jeta e saj s'e ka t'zone
Dege pa lis eshte ne prone,
Qimen e ujkut e ka fis:
Ajo i nderrohet, po hija kurre,
Virtytin mllefi ia stolis!
Gjithmone lisat me bige n'dege
I nget rrufeja shpesh e rralle,
Ku nje mall nga nuri shkrep
E nje zemer frymon n'kep
Ku nje avull del nga endrra
E nje kandil e ndez zgjendrra
N'guaske kembengules t'u jape jete
T'i mbijetoje, duke u djegur
Mbi rruge t'madhe te njerezise,
Bashke me Agun t'i ngrohin vatrat
Qe e bartin malin n'koke
Me kembe te futura thelle ne rere,
Thelle ne rere ne kete Toke.
Mbaju toke per kete koke,
Mbaju qiell per nje diell,
Mbaju popull rreth e rrotull,
Qe kur linda bashke me qiellin
Vetem n'enderr e krijove diellin!
Para teje e ke detin ,
Po ki kujdes me **** nder vale: -
Nje gabim nje shekull s'vlim
As ia del e as ia fal!
P.s nuk e di nuk kam shkruajtur dicka te keqe tek kjo qe del keshtu ****** ndoshta vete forumi e ben automatikisht por kjo fjale nuk e ka per ate kuptim te keq e ofendues.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tolky : 30-06-2007 mė 17:26
Urime Dona. Me te vertete nje shkrimtar me ndjenje te thelle.
Vazhdo te na prezantosh poezi te tjera, apo tregime te tij. Do ti lexoj me andje.
Rezart
Ēelesi magjik Iluminist
Une nuk jam ende une, kure jam ende une.
Une jam ende ju, ku ju jeni ende une.
Ju nuk jeni ende ju, kur une jam ende ju.
Ju jeni ende une, kur une jam ende ju.
Ne ēdo hutese perhumbet ēelesi magjik,
Me te zbulohet lehte fshehtesia e jetes.
Njeriu eshte gjithmone dere e shkyēur,
Per te arritur ēoē te shpirti i detit.
E njeriu eshte patjeter kozmos i vogel:
Kur e arrin gishtin e vogel, i madhi qesh
I vazhdueshem eshte njeriu ne perpjekje
Rralle duke dale cazė nga lekura e vet.
(20 korrik 1991)
Pafundesi ne fundesi te pafund
Shtate kat qiell - shtate galaktika:
Kozmosi perpiqet te jete i paskajshem,
Po megjithate eshte i skajshem.
Ēdo gje e fshehte ne fshehtesine e vet.
Dhe asgje e fshehte pergjithmone.
Ideja ne ideshmeri ekziston,
Gjeturia ne imagjinate qendron,
Imagjinata ne fantazi germon,
Vullneti inercionin mashtron,
Ekziston menyra e jetes dhe stili.
Fshehtesia dorezohet me fshehtesi,
Paskajshmeria mposhtet me paskajshmeri.
Kur te zbulohet shtata e shtates,
Dihet se ajo i ka edhe shtate te tjera
E ēdo shtate shtaten me ato vlera.
Dhe ne rrumbullakesi e sos paskajshmerin,
Qe te behet e skajshme dhe e sosshme,
Per t'ia nisur qe nga krijimi i ri
Dhe keshtu gjithmone ne pafundshmeri.
(25 korrik 1991)
Korniza e levizshme
Nese deshiron t'i thote dicka jetes, le t'i thote
Por le te prese kohen sa me te pershtashme qe te gjendet ne trekendesh me te
E koha te shnderrohet ne eng,
Per fjalen e tij qe kuptohet lehte
Mendoj le te prese pak derisa te levize jeta
Atehere qe te gjithe do te jemi nje
Edhe me gjymtyre, edhe me kuptim,
Edhe me burimin e imagjinates se bujshme
Koha do te pushoje te jete eng,
Por ajo do te jete e njenjeshme me jeten
Dhe do t'i shpertheje katetet e trekendeshit
Per te krijuar kornizen e levizshme
Qe te zgjerohet deri ne pambarim
Te deshirave, qe s'do ta tradhtojne kohen.
(21 gusht 1991)
Toka
Toka eshte gjallese e vdekur numrash dysha,
Ajo eshte e vdekur, po i gjelline berthama
Kater anet e saj i perlind levizja e amshuar
Qe eshte e vendosur ne anen e peste te saj.
Rrotullimin e pare e ben per hir te jeteses,
Rrotullimin e dyte - per hir te qendreses,
Rrotullimin e trete - per hir te bashkimit,
Rrotullim e katert - per hir te amshimit.
Ana e peste e Tokes ekziston vetem ne intuite,
Ajo eshte e kur s'eshte dhe s'eshte kur eshte.
Intuita kur per te s'di aspak, mendon se di;
Kur ze te dije, mendon se ende asgje nuk di.
Dija e mosdija jane te perlindura ne gjithesi
Pas kater elementeve. Dhe koha si faktor
I nxit digresionet, e mandej - bie n'ujdi,
Qe dijenia ta zgjoje Token, ta fute ne katror.
(4 gusht 1991)
valla me te vertet ka qen shkrimtar i mire
te gjitha keto qe kam lexuar jane shume te bukura..........bravo qe keni krijuar kete forume jam shume e kenaqur qe jam anetare e ketij forumi dhe qe po lexoj keto gjera kaq te bukura
Krijoni Kontakt