Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 42
  1. #21
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Nolird
    Anėtarėsuar
    19-04-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    466
    Gulfatje

    Te jetosh domethene te enderrosh,
    Te enderrosh domethene te jesh.

    Jemi njekohesisht hapsire e kohe
    Qe te enderrojme plot zjarr deshirash.

    Zjarri thone eshte edhe akull,
    Po edhe akulli - zjarr sketerre.

    Ka zjarr edhe ne treu, edhe ne zemer,
    Zjarri ne ide eshte drite e forte.

    Zjarri mund te linde edhe nga deti
    E deti mund te linde edhe nga zjarri.

    Zjarri s'eshte dukuri e gabuar,
    Po dukuria e gabuar eshte edhe zjarr.

    Femijeve te prape, qe lozin me zjarr,
    Nenat ua fshine lotet, po edhe hirin!

    (24 nentore 1990)

  2. #22

    Dashuri

    Dashuri eshte
    fjala qe nuk mbetet
    te lengoje pas dhembesh
    te perpelitet pa fund;
    ajo eshte hap qe nuk stepet,
    eshte zemer qe nuk meket,
    eshte vrull qe nuk sprapset,
    eshte rruge qe i nderpret
    te gjitha rruget e udhekryqet
    qe nuk cojne askund.
    Dashuri eshte
    njeriu i dashuruar
    qe krijon dashurine
    edhe nga dashuria.
    Dashuri domethene zberthim,
    domethene nevoje,deshire, rritje
    domethene domosdoshmeri,
    domethene perhershmeri.
    Fjala dashuri
    nuk duron te ndahen popujt
    ne te medhenj e ne te vegjel.
    Dashuri eshte
    kur nukka ndjekes e te ndjekur
    Kur nuk ka shpifes e te shpifur,
    kur njeshat nuk veprojne pa shumen
    e shuma pa njeshat.
    Dashuri eshte
    fjala qe di te ngrohe
    edhe diellin e lirise.

    Nese dashuria eshte vetem per dike,
    Ajo me s'eshte per aske.

  3. #23
    i/e larguar Maska e tolky
    Anėtarėsuar
    17-04-2007
    Postime
    68
    URATA

    Nga guaca buruan netet pa fund
    E diten neglizhencen te ma urojne,
    te ma bekojne morfemin per urtesi
    Dhe nisananat per rruget kapsi.

    Si t'u them mashtrimeve te mia,
    Si t'behem morfem per ata urata
    Qe aq te kujdesshme jane e s'pushojne
    Per kenge jermi qe shine kujtesen,
    Per guret e drunjet qe i shkelen zbath
    N'kete rruge qe s'di se ku te barte?

    E ēoj endrren ne korr qe te kendoje,
    Te veshtroje horizontin e dirigjentit
    Te fluturoje ne tepe te kohes,
    T'i duket i embel ai udhetim i gjate,
    Drejt gurrave te cemta te levize,
    T'i laje ato duar, te laje sklepin.

    Nga guaca buruan ato hije bizantine
    E me perkedhelen duke me uruar
    Gjume te embel te kohes se vet te zgale,
    Por zgalemi pse me qukat gjurin?!

  4. #24
    i/e larguar Maska e tolky
    Anėtarėsuar
    17-04-2007
    Postime
    68

    Proza Popullore e Sharrit

    Inati

    Kishin kane ni burre e ni grue, kishin pase ni gjal.Baba i vdes gjalit e nana mbet e vij.Gjali kishte kane martaum.Nenes i vejn inati pse gjali fle me gruen.Kur shkon gjali n'pazar nana e porosajten t'ja bere ni burre.Gjali thot:
    Ani s'ka fjale.
    Kur gjali del n'pazar, ja blien ni uk, vejn n'shpej ene e fejten ukin n'aher.Kur hipen gjali n'shpej nana e pejten:
    A erdhe be bir?
    Erdha
    A ma praune burrin?
    Ta prauna
    Po ku shkoi?
    N'aher.
    Po si ashtau?
    I vejn mbare t'veje terma.Un e lash agje, po si t'veje ne t'veje.
    Gjali rrej n'ode e nana shkon n'aher, kur hi agje uki e ha.

    Pekmezi i Dhandrrit

    Kishte kan ni grue e kishte pas ni cauc e ni gjal.
    Caucen e martoi ene dhandrri i ka ardh di trej here n'shpaj.
    N'qur paska pas ni qip pekmez.Gjali e paska dijte se nena e paska qipin me pekmez, i thot:
    Oj nene cit pak pekmez t'ha buke be se s'en
    ha buke e krejp!
    Kur do veje dhendrri nena athere do hame.
    Kaperci ni koh - hajt e hajt, prape gjali tha:
    Oj nene citem pake pekmez t'ha buke
    Kur do veje dhendrri be bir athere.
    Kshtau disa her luti gjali nenen e disa her i thojte si perher >> Kur do veje dhendrri<<
    Gjali u idhnaue shaum.Kap qipin me pekmez ene e derdhi pekmezin.
    At vet, thon, a tha ene mani.

  5. #25
    i/e larguar Maska e tolky
    Anėtarėsuar
    17-04-2007
    Postime
    68
    Trazire

    Sendet, qe e humben rrugen,
    Ne fund te kenetes rane
    Dhe me sterkale doli stuhia
    Te vershelleje ne barishte

    Zogjte e ujrave i harruan sqepat
    Nensqetull te prehjes
    Dhe me krahet e frikes
    E rrahen ujin e fjetur

    Unaza

    Te rinjte e lugines
    Unazen e fejeses
    E futin ne gisht me sapun;

    Etja i ve ne vrap
    Ne zheg te veres,
    Nga burimi u shteren mollezat;

    Te rinjve unaza
    U behet e madhe
    E u bie pahiri ne bunar.

    Tash syri i henes
    Neper te pershkohet
    E nata e ve ne gisht te vet!

    Ne vizite

    Erdha mbi flatrat e dashurise sime:
    Ju pashe, u permallova.....
    Dhe me mire mos t'ju kisha pare:
    Do te mendoja se keni ruajtur ende
    Freskine e barit te paprekur,
    S e keni ruajtur shkelqimin e pushit
    Me purpur te pazhavaritur te agut.
    Ē'pluhur paska rene ne petalet
    E trendafilit te murit tuaj,
    O shoket e mi, me duket se sjellje pleqerishte,
    O shoket e mi, ne imazh artistike
    Perhere te rinj, lulishte!

    Bindja

    Rrugen e mallkimeve,
    Neper te cilen u kaperdiva,
    E shtrova me gure fjalesh
    I bindur thellesisht
    Se do te vdes i ri
    Nga hallet e vjetra rezbitur
    Nga hallet e reja tronditur,
    Deshprine moj, parajsa ime
    Me lule te lenduara....!

  6. #26
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Nolird
    Anėtarėsuar
    19-04-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    466
    Citim Postuar mė parė nga Nolird
    40."Analogjitė Prometeike" Ese, korrik 2002 Tetovė
    41."Feniksi" poezi per te rritur, 2001 Tetovė
    42."Pėrtej Kohės" poezi per te rritur, qershor 2005 Tetovė

    43."Ninėza nė koshadhe", poezi 2002, Tetovė
    44."Hija e dhimbės, poezi" 1979,Shkup
    45."Shira dhe Vėrshime", roman pėr tė vegjlit 1989, Shkup
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nolird : 19-05-2007 mė 17:15

  7. #27
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Nolird
    Anėtarėsuar
    19-04-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    466
    Nica

    Unė qė i sodita gjurmėt e me zemėr i ndjej.
    Janė kėngėt qė shpėrthejnė n'jehonė
    Kur kuptoj se mėngjezet i ke zgjuar te kroi tej,
    Stepem, mekem, o moj Nica jonė!

    Cila lule e livadhit erėn e shpirtit tėnd e ka ?
    Cili liqen gjerėsinė e syrit tėnd e ka ?
    Cili shkrep, cili kep nė shpat dukėn tėnde ka ?
    Cila kėngė bukurinė e zėrit tėnd ka ?

    Gurėt qė i shkele ti Nicė, i preka njė nga njė,
    Vendet qė i ruajte ti , me dashuri
    I latova nė poemė, nė ardhmėri tė kenė zė
    Ti nėna ime, ti Nicė, ti amshueshmėri!





    Citim Postuar mė parė nga Nolird
    43."Ninėza nė koshadhe", poezi 2002, Tetovė
    44."Hija e dhimbės, poezi" 1979,Shkup
    45."Shira dhe Vėrshime", roman pėr tė vegjlit 1989, Shkup
    46."Vatra" , 1994 Shkup.

  8. #28
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Nolird
    Anėtarėsuar
    19-04-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    466
    Paqe

    Paqe, ju lutem, vetem paqe
    Per barin e sfilitur
    Te shkelur perbri rruges;

    Paqe per laureshen krahelenduar
    E te ngujuar ne kafazin
    E senatoriumit te pergjakur;

    Paqe per bucitjen e jetes,
    Per endrrat e bukura,
    per deshirat e pajetura!

  9. #29
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Nolird
    Anėtarėsuar
    19-04-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    466
    Njeriu

    Te jetosh
    Duke menduar per jeten
    Domethene -
    Te duash njeriun

    Rrenja e jetes eshte
    Pika me e vogel e ujit
    Qe e perbin
    Kurmin e gjithesise.

    Si ne zemer te kozmosit
    Biem furishem
    Ne pafundesine
    E botes se njeriut.

    Njeriu eshte
    Toke e etshme per shi
    Dhe frut i merakosur
    Per diell.

    Boten e transformon
    Nder levizje
    Duke ia nderruar
    Anen e erret.

  10. #30
    Leave me alone. Maska e Nita86
    Anėtarėsuar
    23-05-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1
    Me te vertet lum si ne Shqiptaret qe kemi patur nje Shkrimtare te madh Si Abdylazis Islami.

    Do te postoj edhe une disa nga poezite etij dhe tregimet e tij .

    Pa kohėn time

    Nje kohe s'jam i kohes sime
    Pa kohe time,
    Nje kohe s'jam i vetvetes sime
    Pa mua, me mua.
    Fjala ime eshte realiteti,
    Qe perpelitet neper hi;
    Eshte Planete me henezat e saj,
    Me dhembje, ne mua

    Femijet i mbushin duart me ajer,
    Bien ne shtrat
    E s'i merr gjumi
    Neper dritare
    Ne maje bliri,
    E kapin hene me qepalle
    E marrin fener ne dhome
    Ta futin
    Ne boten e endrrave!

    (28 nentor 1989)

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  3. A ėshtė pėrhapur islami me shpatė?
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 09:17
  4. Kerkese muslimaneve
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 03:33
  5. Islami NdĖrmjet Lindjes E PerĖndimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •