Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-03-2003
    Vendndodhja
    Anadoll
    Postime
    35
    Mua me pelqeu shume ky krijim,eshte si nje pershkrim plot drite i te perditshmes.Ndoshta ke te drejte kur thua qe fakti qe ai pi cigare eshte thjesht detaj dhe ti mendon qe nje njeri i thjeshte,punetor pi cigare dhe bie ere djerse,me beso nuk dua te fiksohem mbi kete punen e ciagres.Thjesht une kur po lexoja hyra ne ate dyqanin e vogel(urime!) dhe duke marre eren e bukes te sapopjekur dhe dukendier ngazellimin e mengjesit ai ndez nje cigare dhe ererat ngaterrohen.Une nuk pi duhan,por jam tolerante ndaj ererave te keqia,ndoshta sikur te ngaterrohej era e bukes me eren e djerses do te me pelqente madje.Nuk e di a u tregova e qarte.Ky ishte shkrimi me i bukur qe lexova sonte sidoqofte.
    p.s.te lutem pak me i hapur ndaj kritikave leri shkrimet e tua te flasin.
    Nje dite sinjor kapiteni ciganen ne rruge e takoi

  2. #12
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Nje duartrokitje me takt..........

    Citim Postuar më parë nga nitROSHI
    Bukepjeksesi ngrihet cdo dite pa zbardhur.
    Ndersa te tjeret flene ai del nga shtepia pa zhurme, here duke pire nje cigare e here duke u kollitur, dhe sigurisht mendon per motin dhe dhimbjen ne shpatull.
    Ai do te ece deri ne fund te rruges ku ndodhet furra e tij e mbase do te ngreje koken plot naivitet drejt qiellit sikur te jete hera e pare qe shikon yjet.
    Bukepjeksesi ecen me hapa te lehte sa ju nuk do te mund te degjoni rreshkitjen e tij ne kete ore te mengjesit, ne kete rruge te fjetur.
    Por vetem nese do te mbani frymen do te degjoni nje zhurme te lehte, qe eshte vringellima e zinxhirit te portes, pastaj nje kercitje dhe me pas asnje grap.
    Ai ndez furren, hedh miellin ne magje e me duart e medha shtupake ze brumin, dhe nuk ka si te mos mendoje per djalin e madh qe muajin tjeter kthehet nga ushtria.
    Atehere gjerat do te behen me te lehta thote me vete, dhe buzen ve ne gaz.
    Kur drita te kete feksur ai do te nxjerre buket e para nga furra, e me dashurine e nje ati te mire do ti rendise ato ne raftet e drunjta.
    Aroma e tyre do ta hijeshoje edhe me teper mengjesin, atje ne fund te rrugices ku ndodhet furra e tij.
    Pastaj ai do te ndeze nje cigare dhe do te prese njerezine, se njerezia eshte ende duke fjetur.
    Pikerisht ne keto caste qetesi, ndersa rrethuar nga tymi i duhanit dhe avulli erëmir i bukeve ai mendon per vajzen e vogel qe mbush njezet, dhe per te nipin qe kete vit shkon ne klasen e pare, mendon per kumbullen qe kete vit ka celur me heret dhe motin e thate.
    Pastaj shikon duart e argasura, si fallxhori perpiqet te deshifroje vragat tyre, plot naivitet zhvesh vitet qe ka mbi shpine, qesh si femije.
    Njerzit vijne atehere kur fryma e drites ka mbushur boten.
    Ai u buzeqesh, pershendetet me ta, e zakonisht flet pak.
    Te gjithe largohen nga dyqani me buket e tij ne duar, ndersa ai thinjet perdite.
    Njerez, njerez, njerez qe lene dyqanin me buket e tij te bukura, te bera nga duart, dashuria, malli dhe kujtimet e bukepjekesit.
    Keshtu gjithcka thuret me te njejtin ritem.
    Kur nata derdhet ne kembet e rrugices, kur portat e avllive mbyllen, dritat behen te rralla, e zurmat fashiten, pikersiht atehere nese ende sju ka marre gjumi, e beni kujdes do te ndjeni nje vringellime zinxhiri dhe renkimin e nje porte, e me pas asgje.
    Me capa te vegjel, duke u lekundur ne barkun e erresires, here duke pire nje cigare e here duke u kollitur, dhe sigurisht duke menduar per motin dhe dhimbjen ne shpatull ai do te ece drejt portes se shtepise, per tu rrethuar nga njerzit e dashur, per te ndare me ta buken e bere nga duart dhe dashuria e tij e perditshme.
    Shume pershkrim i bukur...Te lumt....dhe dikush permendi qe eshte si nje hartim shkollor..sigurisht qe do te merrte noten pese me yll(5*).....protagonistin ne tregim..me aq pershkrim real..te kapshem... sikur e pashe..me te vertete........sikur i thash:" miremengjez,a u lodhe bace?"...bukpjekesit atje larg ne Koder te Diellit..ne Prishtine kur isha student..atje larg ne kohe ...ne vend...
    BRAVO nitRoshi.............
    Me nderime per nitRoshin, buken dhe bukepjeksin,
    bili99,USA
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 19-05-2007 më 11:35

  3. #13
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Gjithmone nuk kam arritur te kuptoj se c ben dikush si nitRoshi ketu ne te tille forum...
    Niti, ketu ka masivizim, plogeshti, turme....ketu ka turme Niti ! Ruhu nga turma dhe mbaje te paprekur cka ke perbrenda, ti nuk ke nevoje ta gjesh ketu tek keta te papjekur vendin tend per tu shprehur.

    Perpiqu te jesh nje bukepjekes i mire me brumin tend !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pratolini : 11-06-2007 më 17:28

  4. #14
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Respektet e mira per kete veper
    Sui generis

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •