Pėrdhosja e antikomunizmit!

Sė bashku me kategorinė e disidentėve tė vėrtetė, tė ndėshkuar prej organeve tė diktaturės komuniste tė proletariatit, do tė marrin dėmshpėrblim edhe segmente qė kanė qenė, njėherazi, pjesė dhe viktimė e kėsaj diktatuare. Kėshtu ka vendosur grupi parlamentar i mazhorancės, nė njė mbledhje tė ditės sė mėrkurė, nė pėrpjekje pėr tė ulur tensionin qė ka shkaktuar Neni 6 i projektligjit tė ri “Pėr dėmshpėrblimin e ish-tė dėnuarve politikė tė regjimit komunist”. Ēfarė thotė konkretisht ky nen? Nė ide tė pėrgjithshme, ai pėrjashton nga pėrfitimi i dėmshpėrblimit njė sėrė personash, tė cilėt, para se tė ndėshkoheshin prej regjimit diktatorial tė Enver Hoxhės & Co kanė patur tė tilla poste qė ndikonin drejtpėrdrejt nė zgjatjen e tij.

Nė projektligjin e ri. kėta individė pėrjashtohen nga pėrfitimi i dėmshpėrblimit. Janė shtatė kategori profesionale, tė cilėt janė ndėshkuar si pasojė e luftės pėr pushtet brenda llojit dhe jo sepse kanė qenė disidentė, kontribues aktivė apo pasive kundėr tij. Konkretisht, neni gjashtė i projektligjit tė ri pėrcakton si jopėrfitues: ish-punonjėsin e sektorit pėr Sigurimin e Shtetit (shėrbimi i fshehtė komunist), tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė, oficerin e Sigurimit tė Shtetit (legal a ilegal), tė reparteve tė ndjekjes dhe ato tė ruajtjes sė personaliteteve, hetuesit, prokurorėt, gjyqtarėt a ndihmėsgjyqtarėt nė procese politike speciale. Po ashtu, pėrjashtohen nga e drejta e pėrfitimit tė dėmshpėrblimit denoncuesi, dėshmitari i rremė ose rėndues nė procese politike nė dėm tė tė pandehurve, personi i regjistruar nė materialet e Sigurimit tė Shtetit si bashkėpunėtor me cilėsinė informator, agjent rezident, strehues ose zotėrues i njė apartamenti tė vėnė nė dispozicion nga Sigurimi i Shtetit gjatė periudhės 30.11.1944 deri mė 01.10.1991. Sė bashku me kategoritė e mėsipėrme, tė pėrjashtuar nga marrja e dėmshpėrblimit janė edhe: ish-anėtari i qeverisė komuniste, anėtari i Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, anėtari i Kėshillit Presidencial komunist, sė bashku me kryetarin e Gjykatės sė Lartė, Prokurorin e Pėrgjithshėm dhe deputetė komunistė, pėrpara zgjedhjeve tė 31 marsit 1991.

Nė dukje, vendimi i parlamentarėve demokratė motivohet si njė gjest humanizmi, kurse nė tė vėrtetė nuk ėshtė tjetėr, veēse njė pėrdhosje e vlerave tė vėrteta antikomuniste. Jo vetėm, sepse vendosja e shenjės sė barazisė midis xhelatit dhe viktimės bėn pjesė nė kategorinė dialektike tė tė kundėrtave tė papajtueshme, por sepse ajo pjesė e ish-nomenklaturės komuniste, e cila mė vonė u bė viktimė e saj, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me tė kundėrtėn e saj: disidencėn dhe viktimat e kėsaj tė fundit. Sepse, Mehmet Shehu dhe pinjollėt e tij, vėrtet e pėsuan pas daljes nė konkluzion tė Enver Hoxhės se ishin “ēerdhe poliagjentėsh”, por kjo ndodhi pas rreth 40 vjetėve kontribut tė rėndėsishėm nė favor tė zgjatjes, forcimit dhe konsolidimit tė diktaturės komuniste dhe njė jete prej “pashallarėsh tė kuq” qė kėta bėnė. I njėjti vlerėsim mund tė qėndrojė edhe pėr Kadri Hazbiun, Beqir Ballukun, Feēor Shehun, Petrit Dumen, Sejfulla Malėshovėn, Liri Belishovėn, etj., tė cilėt, me amendimin e nenit gjashtė tė ligjit dalin tė barabartė me Musine Kokalarin, Lef Nosin, Nebil Ēukėn, Pjetėr Arbnorin, Abdi Sharrėn, Osman Kazazin, me grupin e deputetėve tė pushkatuar barbarisht gjatė viteve tė tetorit tė kuq ’45-’48, me dy poetėt, Vilson Bloshmi e Genc Leka dhe shumė figura tė tjera qė nuk ua pėrmend emrat pėr arsye vendi.

Pėrkundėr kėsaj nomenklature tė ndėshkuar, nga lufta brenda llojit, deputetė dhe pinjollė pasues tė idealeve dhe kauzave tė kundėrta me komunizmin pėrfunduan tragjikisht, jo si rezultat i kėsaj lufte, por nga qenia kundėrshtarė tė bindur ideologjikė dhe politikė tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės & Co. E pėrcaktojmė kėshtu, pasi njeriu qė e drejtoi anijen e komunizmit shqiptar pėr mė shumė se 40 vjet nė kėtė sipėrmarrje nuk ishte i vetėm. Ai kishte nga pas edhe shpurėn, ku bėnin pjesė tė sipėrpėrmendurit, sė bashku me armatėn e hetuesve, gjyqtarėve, spiunėve, denoncuesve etj., kategorive tė ndėshkuara nga organet e drejtėsisė sė llojit tė vet e qė sot protestojnė pėr tė pėrfituar dėmshpėrblim.

Nisur nga kėndvėshtrimi i periudhės postkomuniste shqiptare sipas optikės sė Nurembergut antinazist, nuk ėshtė e tepėrt tė thuhet se amendimi i Nenit 6 tė projektligjit “Pėr dėmshpėrblimin e ish-tė dėnuarve politikė tė regjimit komunist”, nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse stimulim i atavizmit komunist, qė vazhdon tė frymėrojė nė politikėn shqiptare. Pėrkundrazi, lėnia e tij nė trajtė tė pakorrigjuar le tė shėrbejė si hapi i parė i futjes sė shoqėrisė shqiptare nė rrugėn e dekomunistizimit real.