Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6

Tema: Ekonomia

  1. #1
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ekonomia

    Ministri Basha ka premtuar lidhjen e kontratave koncesionare gjatė vjeshtės pėr mirėmbajtjen e rrugėve


    Qeveria sėrish ka deklaruar mbėshtetje pėr zhvillimin e biznesit dhe ecurinė normale tė tij. Ka qenė kryeministri Sali Berisha, i cili nė njė seminar tė organizuar nga Ministria e Punėve Publike dhe BERZH-i ka deklaruar se shteti do tė japė tė gjitha garancitė nė ndihmė tė biznesit, si dhe do tė jetė partner i biznesit nė projekte tė shumta. Seminari me temė “Financimi i infrastrukturės rrugore dhe partneriteti publik-privat”, ėshtė zhvilluar dje para dite dhe nė tė kanė marrė pjesė edhe disa ministra tė qeverisė “Berisha”. Mbėshtetjen pėr biznesin dhe zhvillimin e partneritetit e ka deklaruar edhe ministri Basha, i cili ėshtė mbėshtetur nė lidhjen e kontratave koncesionare. Si Berisha, ashtu edhe Basha kanė bėrė tė ditur se kontratat e rėndėsishme qė do tė vijnė nė tė ardhmen do tė jenė koncesionare dhe me njė partneritet me shtetin.
    Berisha
    Duke folur pėr eksperiencat e vendeve tė ndryshme, si dhe ligjin e koncesioneve, kryeministri Sali Berisha ka thėnė nė seminarin e djeshėm se “Partneriteti publik-privat nuk ėshtė i vetmi mjet shėrues i problemeve tė mėdha tė ndėrzhvillimit qė ne kemi trashėguar, por ai ėshtė njė instrument shumė i fuqishėm pėr mobilizimin e burimeve, tė cilat mund tė jenė tė shmangura, tė copėzuara dhe si tė tilla, mbeten jashtė qarkullimit ekonomik”. Pas kėsaj Berisha ka sqaruar se “Nė projektet e mėdha tė qeverisė, nė tė gjitha pa pėrjashtim, ka hapėsirė tė madhe pėr partneritetin publik-privat. Rrugė, nė radhė tė parė. Dhe unė mendoj se kėsaj forme duhet t’i ofrohen segmente mė tė sigurta. Shteti duhet tė jetė nė kushtet aktuale rrezikmbajtėsi kryesor, sepse nė perspektivėn e zhvillimit shteti ka tė gjitha garancitė pėr superimin e kėtyre rreziqeve, tė cilat mund tė bėjnė tė ndrojtur sektorin privat pėr t’u angazhuar nė kėtė partneritet. Ne jemi tė vendosur me shpejtėsi dhe nė njė hapėsirė tė madhe tė operojmė nė kėtė fushė, ne do tė jemi koncesionarė nė bordet tona dhe pa pėrjashtim nė tė gjitha, po tė jetė e mundur, ne do tė jemi koncensionarė nė aeroporte - Rinasi ėshtė tashmė-, do tė jemi koncensionarė nė hidrocentrale, nė termocentrale, nė rrugė”
    Basha
    Ministri i Punėve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit ka qenė mė konciz nė lidhje me bashkėpunimin me sektorin privat. Ai ka thėnė se pas pak muajsh do tė lidhen kontrata koncesionare me subjekte private dhe kjo do tė bėhet dhe nė vitet e ardhshme. “Duke nisur nga vjeshta e kėtij viti do tė tentohet tė lidhen kontrata koncesionare pėr mirėmbajtjen e rrugėve, duke u nisur nga rezultatet e frytshme qė ka dhėnė kjo formė nė shtetet e tjera evropiane”, - tha Lulzim Basha. Ndėrkohė, sipas tij, nė vitin e ardhshėm do tė fillohen tė zbatohen mė shumė skemat e dhėnies me koncesion, por duke mbajtur nė kontroll procesin e tenderimeve. Nė kėtė pikė, sipas specialistit tė Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH), janė shprehur se rregullat pėr tenderimet duhet tė jenė tė qarta dhe nuk duhet tė ndryshohen gjatė procesit.


    Porti i Durrėsit, i pari nė listė pėr koncesion

    “Nėse do tė flitet pėr dhėnie me koncesion, atėherė Porti i Durrėsit rezulton tė jetė ndėr tė parėt nė listė”

    TIRANĖ-Ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, ka hedhur dje idenė e zbatimit tė njė forme koncesionare, edhe pėr portin detar mė tė madh nė vend, atė tė Durrėsit. “Nėse do tė flitet pėr dhėnie me koncesion nga ku mund tė rritet pėrfitimi ekonomik, atėherė Porti i Durrėsit rezulton tė jetė ndėr tė parėt nė listė”, - ėshtė shprehur dje ministri Basha. Sipas tij, interesi komercial ėshtė pėrparėsia kryesore pėr zbatimin e njė koncesioni, si nė infrastrukturė ashtu edhe nė shėrbime. Pėrsa i pėrket tė ardhmes, ministri Basha theksoi se koncesionet nė Shqipėri do tė jepen pėr menaxhimin ekskluziv, nė radhė tė parė, e pastaj edhe pėr ndėrtimet nė infrastrukturė. Sipas tij, pėr Portin e Durrėsit do tė bėhet njė shtrim, duke u bazuar edhe te koncesioni i aeroportit “Nėnė Tereza” nė Rinas. Por Porti i Durrėsit nuk do tė jetė i vetmi qė do tė trajtohet me koncesion. “Portet janė tė parat nė listė pėr t’u dhėnė me koncesion”, - theksoi Basha, duke parashtruar idenė e dhėnies me koncesion tė tė gjitha porteve nė vend. Institucione tė rėndėsishme monetare ndėrkombėtare, me anė tė rekomandimeve tė vazhdueshme, e kanė nxitur qeverinė pėr ta zbatuar koncesionin si njė formė efikase pėr menaxhimin dhe ndėrtimin e infrastrukturės. Megjithatė, ende nuk ėshtė dhėnė njė datė e saktė se kur tė nisė procesi i dhėnies me koncesionit tė portit tė Durrėsit, port nė tė cilin vitin e kaluar u trajtuan 501 mijė pasagjerė, kundrejt 355 mijė pasagjerėve tė regjistruar nė vitin 2004, si edhe 75 600 automjete, nga rreth 32 mijė tė numėruara gjatė 2004-ės...
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #2
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Buxheti, pagat rriten nga 5 deri nė 25%

    Nė buxhetin e vitit 2006 qeveria ka parashikuar qė pagat e arsimtareve e tė punonjėsve tė shėndetėsisė tė rriten me 20%; ato tė infermiereve me 25%.


    Gjithashtu, edhe pagat e ulėta tė punonjėsve nė varėsi tė institucioneve qendrore dhe atyre qė nuk janė nėn shėrbimin civil, do tė rriten me 15%. Nė kėtė rritje do tė jenė edhe pensionet e ulėta korresponduese. Tė gjitha pagat e tjera do tė rriten me 5%, duke filluar qė nga 1 korriku. Por njė vend i hapur pėr debat ėshtė lėnė pėr kohėn kur do tė rriten kėto paga. I pyetur nga gazetarėt se kur do tė bėhet rritja e pagave dhe pensioneve, Bode ėshtė pėrgjigjur se, veē pjesės sė deklaruar, qė ka qenė pjesė e politikave tė pėrvitshme tė buxhetit (zakonisht fillon nga 1 korriku), pėr kėtė vit qė vjen ėshtė parashikuar tė ēlirohet njė fond i mjaftueshėm pėr ta bėrė tė qenėsishme rritjen e pagave apo pensioneve, jo mė 7-8%. Ndėrkohė, tė ardhurat nuk kanė pėsuar asnjė ndryshim, ndėrkohė qė e njėjta gjė nuk ka ndodhur me shpenzimet. Ndryshimi mė i madh ka ndodhur me shpenzimet operative pėr mirėmbajtje tė zyrtarėve (naftė, celularė etj.). Kėshtu, shpenzimet operative pėr mirėmbajtje llogariten qė pėr vitin 2006 tė jenė rreth 21,5 miliardė lekė nga 21,9 miliardė qė janė parashikuar pėr kėtė vit. Nė terma reale (nė raport me GDP), shpenzimet operative pėr mirėmbajtje pėr vitin 2006 pritet tė jenė 2,4% e GDP-sė. Shuma e shpenzimeve qė ka llogaritur qeveria pėr pushtetin lokal ėshtė rritur me 300 milionė lekė, dhe ka shkuar nė 21,2 miliardė ose 2,4% e GDP-sė. Gjithashtu, ėshtė marrė vendimi pėr ndryshimin e shumės sė granteve tė qeverisė qendrore pėr pushtetin lokal, e cila tashmė ka shkuar nė 21,2 miliardė lekė, pas ndryshimit. Kėshtu, nga 0,8% tė GDP-sė qė ishte llogaritur granti i qeverisė pėr buxhetin lokal, pėr vitin 2006 do tė jetė 1,1%.

    Dokle: Rritja ekonomike mė e ulėt e 8 viteve

    TIRANĖ-Namik Dokle ka kundėrshtuar “Projekt Buxhetin 2006” duke thėnė se “me kėtė buxhet po dėgjojmė vetėm jehonat e premtimeve”. Dje nė Parlament, Dokle deklaroi se buxheti pėr vitin qė vjen parashikon rritjen ekonomike mė tė ulėt nė 8 vitet e fundit. “Buxheti i vitit 2006 cėnohet nga ritmet e rritjes ekonomike. Ėshtė viti me projeksionin mė tė ulėt tė rritjes ekonomike nė dekadėn e fundit. Gjatė qeverisjes socialiste rritja ekonomike ka qenė 6 deri nė 8 pėr qind, zoti Berisha me mijėra herė nė mitingje na futi me zor nė timpanin e veshit se nė qeverinė e tij kjo rritje ekonomikė do tė ishte mbi 8 pėr qind”,- tha mbrėmė Dokle. Ndėrsa pėr rritjet e premtuar tė pagave dhe pensioneve, Dokle tha se “rritja e pagave nuk bazohet nė rritjen ekonomike, por pretendohet se do tė bazohet nė parullat enveriste “kursim, kursim dhe vetėm kursim”. Por akoma mė keq ndodh me 560 mijė pensionistė tė cilėt trajtohen nė mėnyrėn mė tė keqe. Po kėshtu po veprohet dhe me pensionet e ish- ushtarakėve, tė cilėve u mohohet pensioni”. Ndėrsa pėr ekonominė e vendit ai tha se “synimi qeverisė thotė qė ekonomia shqiptare tė arrijė nė nivelet e larta tė rritjes ekonomike, 6-8 pėr qind nė vit. Nga 53 zėra investimesh nė buxhet, vetėm 12 vijnė nė rritje, 3 nė tė njejtin nivel dhe 38 zėra tė tjerė vijė me ulje”.

    Koēi: Berisha nuk mundi t`i shpėtonte mashtrimeve

    TIRANĖ- “Ky buxhet s’ka tė ardhurat e nevojshme jo vetėm pėr tė plotėsuar premtimet e KOP-it, por as pėr t’u siguruar shqiptarėve atė standard jete qė kanė pasur deri mė sot. Pėr herė tė parė pas 98 viteve qeverisje tė sė majtės, ky Parlament do tė miratojė njė buxhet qė siguron vetėm 5 pėr qind rritje ekonomike, nga 7 deri nė 8 pėr qind qė ėshtė prezantuar nė programin e qeverisė” u shpreh dje nė Parlament deputeti Petro Koēi. Nė fjalėn e tij pėr “Projekt buxhetin 2006”, Koēi tha se “Berisha nuk mundi t`i shpėtonte kalvarit tė mashtrimeve kėsaj radhe mė tė amplifikuara dhe mė tė sofistikuara tek i fuste shqiptarėt nė vorbullėn e termave rritje ekonomike, xhidipi, qė njė drejtor i juaj i thotė GDP, inflacionit dhe kontigjencės. A thua tė jetė kaq e vėrtetė qė njerėzve t’u shkulėsh nga kujtesa fjalėt dyfishim rrogash, trefishim pensionesh, ujė e drita 24 orė, rrugė rurale e autostrada, e spitale pėr kėdo, qė me aq kujdes lideri i ri i pozitės ua nguli nė mendje, dhe qė me vitin e parė tė qeverisjes do t`i bėnte me buxhetin e vitit 2006”.

    Malaj: Buxheti, mashtrim ndaj shqiptarėve

    TIRANĖ-Ish- ministri i Financave, Arben Malaj, e ka cilėsuar projekt buxhetin si njė mashtrim ndaj shqiptarėve. Malaj tha dje nė Parlament se nuk realizohet rritja e pagave, pensioneve dhe investimeve tė tjera nė masėn e premtuar. “Pagat sot janė nė buxhet rreth 59 miliardė lekė, pensionet rreth 40 miliardė lekė, investimet e brendshme rreth 25 miliardė lekė. Pra nė total janė 125 miliardė, ndėrsa rritja e tė ardhurave tuaja ėshtė vetėm 11 miliardė lekė, dhe asnjė aritmetikė nuk i ēon mė shumė se 10 pėr qind. Politika e uljes sė shpenzimeve operative do tė rezultojė negative. Mirėmbajtja e shkollave, spitaleve, rrugėve do tė pėrkeqėsohen. Do tė duhen disa herė mė shumė para nė njė kohė tė dytė”,- tha Malaj dje. Ndėrsa pėr nivelin e rritjes ekonomike, ish- kreu i Financave shqiptare u shpreh se “rritja ekonomike mund tė jetė nė vėshtirėsi nė 2006 pasi jo po bllokoni pushtetin vendor. Shtyrja dhe vonesa pėr konfigurimin pas zgjedhjeve do tė pakėsojė e bllokojė pėrkohėsisht investimin privat. Rritja ekonomike cėnohet dhe nga pavarėsia e institucioneve tė pavaruara. Shifra mė ambizioze ėshtė rritja e investimeve, ajo fsheh tė gjitha mosrealizimet tuaj. Keni njė rritje rreth 60 pėr qind, nga 11 nė rreth 23 miliardė lekė”.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #3
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    BE projekti mbi Shqipėrin

    Projekti prej 1,5 milionė eurosh,

    Certifikimi i produkteve shqiptare sipas standarteve te Bashkimit Europian


    Bashkimi Europian do tė financojė njė projekt tė ri pėr tė mbėshtetur kompanitė shqiptare nė arritjen e standardeve. Projekti dyvjeēar, i quajtur suport pėr standardizimin, certifikimin dhe akreditimin nė Shqipėri, ka pėr qėllim pėrmirėsimin e kapaciteteve shqiptare tė eksportit.

    Ky projekt ėshtė cilėsuar si shumė i rėndėsishėm nga ekspertė tė ndryshėm, pėr faktin se ai pritet tė rrisė numrin e kompanive shqiptare qė eksportojnė nė vendet e BE-sė. “Ne mendojmė qė tė mbėshtesim kompanitė shqiptare me asistencė teknike, pėr t’ua lehtėsuar atyre arritjen e standardeve, tė cilat unė do t’i quaja si pasaporta e produkteve shqiptare pėr tė hyrė nė Europė,” u shpreh Frederique Darmstaedter, drejtoresha e projektit me zyra ne Bruksel. Kostoja e projektit do tė jetė rreth 1,5 milionė euro dhe do tė financohet plotėsisht nga Bashkimi Europian. Ekspertėt e BE-sė, nė bashkėpunim me ata tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Standartizimeve, do tė ofrojnė asistencė teknike dhe konsulencė pėr ēdo kompani shqiptare qė kėrkon tė certifikohet sipas standardeve ISO.

    Sipas Xhorxh Molak, shefi i kėtij projekti pėr Tiranėn, njė rėndėsi shumė e veēantė do t’u kushtohet kompanive qė operojnė nė industrinė ushqimore, pasi pėr kėto kompani certifikimi ėshtė mėse i domosdoshėm. “Puna jonė do tė konsistojė kryesisht nė ndėrgjegjėsimin e prodhuesve shqiptarė pėr rėndėsinė qė ka standardizimi, dhe pėr kėtė do tė punojmė shumė nė bashkėpunim me specialistėt e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Standardizimit,” u shpreh Molak.


    Standardizimet nė Shqipėri
    Aktualisht nė vendin tonė janė tė cetifikuara me standardet ISO vetėm 11 kompani tė certifikuara sipas standardeve ISO, dhe 2 sipas sistemit HACCP. Ky ėshtė njė numėr shumė i vogėl nė morinė e bizneseve tė shumta qė operojnė nė vendin tonė. “Ne do tė kontaktojmė ēdo kompani qė do tė shprehė dėshirėn pėr t’u certifikuar. Besoj qė nė pėrfundim tė kėtij projekti tė kemi edhe 10 kompani tė tjera tė certifikuara, dhe kjo ėshtė njė gjė shumė pozitive,” deklaroi drejtori i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Standardizimeve, Arben Nati. Sipas tij, mungesa e certifikatave tė cilėsisė ka qenė dhe vazhdon tė jetė pengesa mė e madhe pėr shumė kompani shqiptare qė duan t’i eksportojnė produktet e tyre nė vendet e BE-sė.

    Duke pasur parasysh edhe faktin se Shqipėria ka njė deficit tregtar shumė tė lartė, nė raport kjo me volumin tregtar, certifikimi bėhet shumė i domosdoshėm. Megjithatė, sipas drejtuesve tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Standardizimit, kohėt e fundit po vihet re njė rritje e ndėrgjegjėsimit tė kompanive shqiptare pėr t’i certifikuar produktet e tyre.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #4
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Nje nga faktoret qe ndikojne ne PBB

    Ndryshimi i qeverive ėshtė njė shans i mirė pėr tė mėsuar edhe statistikat reale tė ekonomisė kombėtare. Instituti i Statistikave publikoi dje njė rivlerėsim tė Produktit tė Brendshėm Bruto pėr vitet e kaluara


    Ndėrhyrja e politikės nė statistikat qė raportojnė ministritė dhe institucionet e tjera publike ka qenė thjesht njė lojė qė ka bėrė qė ata pak njerėz qė i kuptojnė statistikat, ose tė shajnė me vete pėr gėnjeshtrat, ose tė vegjetojnė me to.
    Por gjithsesi, njė praktikė e mirė ėshtė nisur me rivlerėsimin pas shumė vitesh tė tė dhėnave ekonomike, gjė qė sjell edhe statistika mė realiste.
    “Ekonomia shqiptare ka njohur rigjallėrim gjatė vitit 2003, pas rėnies sė ritmeve tė rritjes nė periudhėn ‘98-2002”, njoftoi dje Instituti i Statistikave. Tė dhėnat pėr vitin 2004, kur zyrtarisht PBB-PBB u rrit me 5,9% nė terma realė, sipas vlerėsimit tė Ministrisė sė Financave, nuk janė shqyrtuar ende.
    Nė bazė tė statistikave tė reja, Shqipėria njohu njė krizė tė thellė gjatė vitit 2002, kur produkti i brendshėm bruto u rrit me vetėm 6,2% nė terma nominale, dhe vetėm 2,9% nė terma reale.
    Nė fakt, kur viti 2002 u mbyll, shifra zyrtare e rritjes reale ishte 7%. Por pak muaj mė vonė qeveria u ndryshua, dhe rritja e PBB-sė u rivlerėsua nė “6 deri 6,5%”, sipas njė deklarate tė asaj kohe tė ministrit tė Financave, Kastriot Islami.
    Vitin e kaluar INSTAT-i publikoi njė vlerėsim tė ri, ku PBB e vitit 2002 ishte 3,4%. Shumė gazetarė mėsuan nė konfidencialitet se shifra e publikuar ishte pak mė e lartė se vlerėsimi real, dhe doli si rezultat i “negociatave” me Ministrinė e Financave. Natyrisht, shifra e publikuar dje ėshtė mė e ftohtė politikisht, dhe tregon njė rritje vetėm 2,9% nė terma reale.
    Nuk kishte se si tė ndodhte ndryshe, po tė kemi parasysh se viti 2002 ishte koha kur kriza energjetike arriti kulmin, ku prodhimi i energjisė elektrike ra nė minimum, ndėrsa pjesa dėrrmuese e kompanive e ndėrprenė prodhimin, si pasojė e mungesės sė energjisė elektrike.
    Sipas INSTAT-it, viti 2003 shėnoi kthesė, pasi gjatė viteve ’98-2002 u vu re njė ngadalėsim i fortė i ritmit tė rritjes sė PBB-sė. Gjatė vitit 2003, PBB-ja u rrit me 5,7% nė terma reale, shifėr kjo qė ėshtė pranė rritjes potenciale qė ėshtė vlerėsuar nė masėn 6%.
    Shkaktarėt
    Ekonomia shqiptare njohu ritmet mė tė larta tė rritjes mes vendeve nė zhvillim gjatė periudhės ’92-‘96, kryesisht si pasojė e nivelit tė ulėt, nga ku u nis pas kolapsit industrial tė vitit 1991. Edhe shifrat e asaj kohe janė rivlerėsuar nė ulje me ftohjen e angazhimit politik, pėr tė dhėnė statistika tė bukura. Si shembull ėshtė vlerėsimi qeveritar pėr rritjen e PBB-sė nė vitin 1996, qė rezultoi me rritje 12,5% nė terma reale. Vlerėsimi i mėvonshėm e reduktoi nė 9%, gjė qė gjithsesi ėshtė njė shifėr shumė e lartė, dhe se ēdo qeveri mund tė krenohet njėsoj pėr rritjen ekonomike.
    Problemi nė kėtė situatė gėnjeshtrash politike ėshtė se nė mungesė tė shifrave reale, ėshtė e vėshtirė tė kuptohen shkaqet qė sjellin rritje apo frenim. Rrjedhimisht, ėshtė e pamundur tė korrigjohet diēka, kur punėt shkojnė keq. Shumė ekonomistė kanė disa pyetje (jopolitike) pa pėrgjigje, duke parė ngadalėsimin e rritjes ekonomike nė periudhėn 1998-2002.
    E para ėshtė se a ka pasur ndonjė ndikim nė kėtė fenomen politika e shtrėnguar monetare, a ka dhėnė efekt negativ forcimi i lekut apo mbajtja nėn kontroll e inflacionit nė nivele shumė tė ulėta? Ēfarė ndikimi kanė dhėnė reformat strukturore nė PBB? Sistemi fiskal i vendosur nė vitin 1998 e frenoi rritjen ekonomike apo e nxiti?
    Gjetja e shkaqeve dhe reagimi ndaj tyre mund tė jetė i vonuar, por jo i kotė; nė kėto kohė kur politika priret tė zbatojė apriori dhe pa asnjė shqyrtim formulat e gatshme tė FMN-sė apo teori ekonomike tė shekullit tė 18-tė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #5
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ndermjetesit Financiare.

    Ndermjetesimi financiar si
    epiqendra e sistemit ekonomik.

    Nje nga pikat me te rendesishme ne te gjithe sistemin financiar jane pikerisht ndermjetesit. Nga ndermjetesit me te rendesishem permendim BANKAT e grades se dyte.

    Natyrisht nga pervoja,, sistemi ekonomik shqiptar ka hasur eksperienca jo shume pozitive me ndermjetesit financiar dhe kjo ka ndikuar menyre te veēante ne kulturen ekonomike. Ndermjetesit financiare jane themelor ne sistemin ekonomik te nje vendi sepse marin persiper rrezikun e e mospagimit te paleve kontraktuese, e cila eshte edhe rreziku me i madh qe haset ne tregun financiar, duke lene menjane faktoret e pavarur qe i nenshtrohemi vullnetarisht.

    Kostoja qe hasin palet kontaktuese eshte mjaft e larte nese ato do perpiqeshin te gjenin njera tjetren pa ndihmen e ndermjetesve, gjithashtu edhe koha qe do humbisnin do ishte e konsiderueshme dhe gjeja me e rendesishme eshte se nese me nenshkrimin e nje kontrate a do ishin te sigurte palet qe secila ane do ti permbahej detyrave te veta?

    Ja qe ketu shfaqja nevosa e ndermjetesve qe sigurojne shume kushte qe palet te jene te sigurta.

    E para, secila ane mund ti drejtohet ndermjetesve dhe nuk kane nevoje te kerkojne njera-tjetren sepse qe te dyja gjenden tek ndermjetesit. E dyta koha qe ata humbin eshte relativisht shume me e vogel po ti drejtohen ndermjetesve sesa po te kerkonin vete. E treta dhe me e rendesishmja nese njera pale nuk i permbahet kontrates atehere pala tjeter nuk rrezikon gje sepse ne kete rast eshte ndermjetesi qe pergjigjet sepse kontrata mund te nenshkruhet ndermjet paleve dhe ndermjetesve dhe jo ndermjet paleve drejt per se drejti .

    Nje nga ndermjetesit me kryesore jane Bankat, e cila siguria e tyre eshte nder me te lartat ne te gjith sistemin financiar. Ekzistojne edhe ndermjetes te tjere qe jane te specializuar ne sektor te veēante, si psh Shoqerit e ndermjetesimit imobiliar, Shoqerit financiare etj

    Te gjitha keto shoqeri i nenshtrohen mbikqyrjes se autoriteteve shteterore per zhvillimin e aktiviteteve te tyre. Pra ato nuk jane te lira te bejne “ē’far duan” duhet te rrespektojne ligjet dhe rregullat qe legjislacioni i kushtezon. Dhe per keto fakte mund te kuptohet me thjeshte qe rreziku tek to eshte shume i vogel.
    Pyetja me e rendesishme eshte se kur do fitohet besimi i humbur?

    Nje pyetje qe aktualisht gjen pergjigje te shumta dhe jo korrekte sepse nese nuk meren masa per informimin ne keto fusha kaq te rendesishme dhe vitale per jeten ekonomike atehere dhe mentaliteti i fituar nuk do na pasqyroje korrektesisht ne kontributin drejt integrimit ne europe.

    Marja e iniciativave shteterore drejt integrimit nuk do te thote vetem premtime ne fushata elektorale por edhe zbatimin e tyre ,informimin mbi hapat e zhvillimeve qe do kryhen dhe mbi te gjitha iniziativa per pasurimin e kultures ekonomike shqiptare.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #6
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Sistemi Kompjuterik i Domosdoshem

    Sistemi kompiuterik ne ditet e sotme eshte mese i domosdoshem, ne vendin tone pak njerez e njohin mire potencialitetin e kompiuterit.
    Ne te gjith boten tashme njerzit e shohin si nje mjet i cili u lehteson shume punen, jo vetem nga ana e shpejtesise se ekzekutimit por edhe nga ana e uljes se asimetris informative.
    E cila kjo gje nga pikpamja ekonomike ul koston ne nivele mjaft te konsiderueshme.
    Nese ne konsiderojme te gjitha pagesat qe kryejme ne sportele te ndryshme si uji,dritat etj do te verejme se pagesat behen me anen e librezave dhe sportelistet duhet te gjejne faturen perkatese ne pirgun me letra te ndryshme.
    Natyrisht nuk pretendohet qe pagesa te behet me anen e internetit sepse ketu lindin probleme te tjera siē eshte ajo e sigurise se faqeve te internetit te cilat duan ekspert informatik qe ti mbrojne (mbrojtja me SSL me 128 bit) keto faqe.
    Gjeja e rendesishme eshte qe faturat qe paguhen te memorizohen ne arkivin (DATABASE) e organit perkates ne kete menyre vete organi mund te gjeje mjaft thjeshte te gjithe personat.
    Duke folur ekonomikisht kjo lloj proēedure ndihmon jo vetem ne permiresimin e efikasitetit dhe te efiēences por edhe ne uljen e korrupsionit.Kjo menyre nuk do ti lejonte punonjesit e ketyre organeve te administrates publike qe te manipulonin faturat per qellime vetiake.Ne te njejten kohe do te hapte nje rruge te re bisnesi ne kategorine e shoqerive informatike.
    Erald Berberi
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Tema tė Ngjashme

  1. Ekonomia e plackitjes dhe ekonomia e tregut
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-10-2012, 14:33
  2. Ekonomia (S.K.ZH.E.S.)
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 22:01
  3. Ekonomia boterore dhe udheheqesit e saj
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2004, 09:14
  4. Femrat dhe ekonomia - Nga Kotelja!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 14:16
  5. Ekonomia shqiptare - Nga Tirana!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2002, 10:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •