Debati nė lidhje me normat e interesit tė bonove tė thesarit, qė kanė pėsuar njė rritje tė konsiderueshme gjatė tre muajve tė fundit, ka bėrė qė banka qendrore tė kėrkojė nga ana e qeverisė gjetjen e burimeve tė reja pėr mbulimin e borxhit
Nė lidhje me debatin e ngritur nė media, Banka e Shqipėrisė ka bėrė tė ditur nė njė njoftim tė saj pėr shtyp se njė nga shkaqet e rritjes sė normave tė interesit tė bonove tė thesarit ėshtė pėrqendrimi i burimeve nga merret borxhi qeveritar. Dihet tashmė prej vitesh se borxhi i brendshėm financohet nė pjesėn dėrrmuese tė tij nga ana e sistemit bankar, dhe nė njė pjesė tė papėrfillshme nga ana e individėve. Pjesėmarrja e individėve nė tregun primar ėshtė e pakėt, pasi edhe struktura e kėtij tregu nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr ta ndėrmarrė kėtė investim. Nga ana tjetėr, sforcimin nė rritjen e interesave e ka ndihmuar edhe tejkalimi me 30% i borxhit tė brendshmėn, si dhe realizimi vetėm 46% i borxhit tė jashtėm.
Bankat, ofertat e pakta rritėn interesat e bonove
Nė prononcimin e saj pėr situatėn e fundit nė tregun e letrave me vlerė tė qeverisė, BSH-ja bėn tė ditur se rritja e normave tė interesit tė bonove tė thesarit nė treg, duke mbajtur parasysh se shpenzimet qeveritare janė jo shumė larg parashikimeve, ėshtė ndikuar, pėrveē tė tjerave, edhe nga rritja e interesit tė bankave drejt kredisė sė sektorit privat.
Tejkalohet me 30% borxhi i brendshėm
Rritja e interesave tė bonove tė thesarit ka ardhur nė mėnyrė tė sforcuar, si pasojė e tejkalimit tė borxhit tė brendshėm, qė pėr 7 muajt e parė tė kėtij viti ėshtė 130%, duke sjellė njė kosto shtesė pėr qeverinė e re. Kėrkesa e qeverisė pėr borxh ka qenė mė e lartė se oferta e bankave pėr bono, duke ēuar nė rritjen e vazhdueshme tė interesave, qė janė nė nivelet mė tė larta historike.
Bankat e rrisin me 40% kredinė pėr 7-mujorin
Deri nė korrik kredia e sektorit privat ėshtė rritur gati 40 pėr qind, kundrejt vlerės prej 18 pėr qind tė sė njėjtės periudhė tė vitit tė kaluar. Kanalizimi nė rritje i fondeve drejt ekonomisė ka bėrė qė kėrkesa e bankave pėr letrat me vlerė tė qeverisė tė bjerė, duke shkaktuar njė rritje tė interesave. BSH-ja bėn tė ditur se ky fenomen nuk ėshtė diēka e papritur, por ai tėrheq vėmendjen pėr gjetjen e burimeve tė reja tė financimit nga ana e qeverisė me rritjen e peshės sė sektorit privat nė kreditimin e bankave. Pa paragjykuar nivelin aktual tė interesave, qė duhet theksuar se ėshtė rezultat i njė tregu tė lirė, Banka e Shqipėrisė ėshtė duke shqyrtuar masat qė duhet tė marrė pėr ta bėrė sa mė tė lehtė kėtė proces tė mirėpritur tė rritjes sė kreditimit tė sektorit privat.
Rritja e interesave tė bonove tė thesarit nuk i rrezikon financat e qeverisė
Banka e Shqipėrisė bėn tė ditur, nė njoftimin e saj pėr shtyp, se qė prej fillimit tė kėtij viti nuk ka vepruar pėr ta ndryshuar koston e parasė nė treg. Norma-bazė e interesit ka mbetur e pandryshuar, nė nivelet mė tė ulėta historike tė saj, 5% qė prej muajit mars tė vitit 2005. Ky vendim i politikės monetare ėshtė bazuar, nė radhė tė parė, nė pritshmėritė e ulėta tė inflacionit, qė pėrbėn edhe objektivin kryesor tė Bankės sė Shqipėrisė; sė dyti, nė nxitjen e kreditimit tė ekonomisė, pasqyruar edhe nė rritjen e agregateve tė tilla si M3. Lėvizjet e normave tė interesit, tė inicuara e tė mbėshtetura nga Banka e Shqipėrisė, synojnė krijimin e kushteve tė pėrshtatshme monetare nė ekonomi pėr kontrollin e inflacionit. Ato nuk kanė dhe nuk mund tė kenė qėllime tė tjera, si nxitjen apo frenimin e politikės fiskale, nė rastin nė fjalė.
Gjithashtu, njė ndėr elementet-bazė tė marrėveshjeve me institucione tė rėndėsishme financiare, si Fondi Monetar Ndėrkombėtar, ėshtė respektimi i deficitit buxhetor nga ana e qeverisė, qė pasqyrohet edhe nė ligjin pėr buxhetin, qė miratohet nga Parlamenti. Kėto marrėveshje, qė nėnshkruhen zakonisht nė fillim tė ēdo viti, nuk ndikohen nga ngjarje tė tilla si ndryshimi i qeverive. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr marrėdhėniet e Bankės sė Shqipėrisė me qeverinė, tė cilat janė plotėsisht tė rregulluara e tė publikuara nė faqen e saj tė internetit. Autoriteti qendror monetar bėn tė ditur pėr mediat se shmangiet qė mund tė jenė vėnė re nuk janė tė pazakonshme, dhe nuk i rrezikojnė financat e qeverisė pėr pjesėn e mbetur tė vitit.
Krijoni Kontakt