Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Tregu vendas i kėmbimit ndjek zhvillimet ndėrkombėtare

    Euro ka shėnuar njė rėnie tė lehtė nė kursin e kėmbimit ndaj monedhės vendase duke u kėmbyer nė blerje me 126,38 lekė, 10 pikė mė pak se njė ditė mė parė, por sėrish nė nivele relativisht tė larta.

    Dollari amerikan ka shėnuar njė rritje prej vetėm 6 pikėsh, deri nė 93,02 lekė.

    Rritje shėnuan edhe paundi britanik dhe franga zvicerane qė u kėmbyen me respektivisht 186,28 dhe 77,39 lekė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #12
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Paundi pėsoi njė rėnie prej 0,4% ndaj dollarit, humb pike edhe ndaj euros dhe jenit

    Paundi britanik pėsoi njė rėnie prej 0,4% deri nė 2,0005$ pasi kishte arritur njė ditė mė parė nė nivelin mė tė lartė nė 26 vjet.

    Rėnia nė nivelin e paundit erdhi pas njė rėnieje nė nivele tė ndjeshme tė bursės kineze.

    Paundi ra me 0,6% edhe ndaj monedhės japoneze duke u kėmbyer me 236,06 jen.

    Edhe euro u forcua deri nė 67,91 pencė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #13
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Dollari shėnon njė rritje tė lehtė pas krizės nė bursat kineze

    Dollari ju largua nivelit mė tė ulėt tė 2 vjetėve tė shėnuar ndaj euros, ndėrsa investitorėt ndoqėn me kujdes disa zhvillime tė ekonomisė amerikane pėr tė kuptuar ecurinė e normave tė interesit.

    Shifrat e ardhura nga Zyra e Punės nė SHBA, qė tregon njė rritje tė lehtė nė shifrat e papunėsisė nuk patėn ndikim tė lartė nė treg.

    Euro pėsoi njė rėnie tė lehtė deri nė 1,3595$, pasi kishte arritur nė nivelin mė tė lartė nė 2 vjet prej 1,3619$ tė shėnuar nė fillim tė ditės.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #14
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Dalin nė shitje 22.19 miliardė lekė bono thesari

    Banka e Shqipėrisė, nė bashkėpunim me Ministrinė e Financave zhvilloi dje ankandin e radhės pėr shitjen e bonove tė thesarit tė qeverisė.

    Sipas Departamentit tė Operacioneve Monetare pranė kėsaj banke, nė kėtė ankand, Ministria e Financave ofroi pėr shitje bono thesari me maturim 3-mujor, 6-mujor dhe 12-mujor, tė cilat do tė pėrdoren pėr Bankėn e Shqipėrisė dhe pėr bankat e nivelit tė dytė.



    Nga totali prej 22.19 miliardė lekėsh, 3.3 miliardė do tė jenė bono me maturim 3-mujor, 6.4-miliardė do tė jenė bono me maturim gjashtėmujor dhe 12.6 miliardė do tė jenė bono me maturim 12-mujor.

    Nė ankandin e zhvilluar javėn e kaluar u shitėn vetėm bono me maturim tremujor, me njė vlerė prej rreth 4.4 miliardė lekėsh.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bonot e thesarit, rriten fitimet e bankave dhe individeve

    E Hene, 07 Maj 2007

    Blerina Hoxha

    Te gjithe zoteruesit e kursimeve ne bono thesari, vecanerisht bankat e nivelit te dyte, rriten dukshem kete muaj fitimet e tyre nga investimet ne blerjen e letrave me vlere te qeverise. Pergjate prillit norma e interesit per bonot me maturim 1-vjecar u rrit me 0.6 per qind, duke arritur ne 7.6 per qind, nga 7.0 per qind qe ishte me pare. Po keshtu, normat e interesit jane rritur per te gjitha maturimet, 3 dhe 6-mujore, duke ndikuar keshtu ne rritjen me miliona dollare te fitimeve te bankave dhe individeve. Por nga ana tjeter kjo situate rrit koston e borxhit qeveritar, pasi buxhetit te shtetit i duhet te shlyeje me shume per interesa.

    Ministria e Financave, nepermjet Bankes se Shqiperise, ne ankandin e fundit ofroi per shitje 1.3 miliard leke bono thesari per afat maturimi 3-mujor, nderkohe qe interesi shkoi ne 5.79 per qind nga 5.3 qe ishte ne fillim te prillit. Burimet nga Banka e Shqiperise bejne te ditur se, rritja e normes se interesit po vjen nga rritja e kerkeses se qeverise per parį. Ne ankandin e fundit bankat e nivelit te dyte ofruan vetem e gjysmen e parave "cash", qe kerkoi qeveria, duke ndikuar keshtu ne rritjen e normes se interesit.

    Norma e fitimit qe bankat e nivelit te dyte po marrin nga investimet ne bonot e thesarit (letrat me vlere te qeverise) eshte shumefish me e larte se sa kane mundesi te fitojne bankat homologe ne vende te tjera nepermjet kesaj forme investimi. Bankat fitojne nga investimet ne bonot e thesarit me shume se 1.5 per qind, po t'i referohemi kostos se parase, nderkohe qe ne Itali fitimi i bankave per investimet ne bonot 12-mujore nuk eshte me shume se 0.006 per qind. Ndersa ne SHBA, interesi i bonove e thesarit eshte ende me i ulet. Ekspertet e Financave nga ana tjeter cilesojne se ne cdo rast norma i interesit qe ofrohet ne ankandet e bonove te thesarit nuk duhet te jete me diference te larte nga perqindja e interesit baze te lekut.

    Banka Qendrore nga njera ane e ka cmuar lekun me 5.5 per qind interes, nderkohe qe realisht qeverise paraja "cash" nepermjet bonove te thesarit i jepet me nje interes 1.6 per qind me te larte. Ekspertet thone se, eshte detyre e Bankes Qendrore qe nepermjet politikave te saj monetare te gjeje likuidet e nevojshme per qeverine. Zgjidhje sipas eksperteve eshte pjesemarrja me e madhe e aktoreve ne blerjen e letrave te borxhit qeveritar me nje interes me te ulet.

    Mirepo interesi i larte i bonove te thesarit, krahasuar gjithmone me interesin baze te lekut, krijon deformacione edhe ne tregun e huadhenies, pasi kredia qe bankat private japin per ekonomine ka gjithmone ne konsiderate normen e interesit qe jep banka qendrore. Ekspertet vleresojne se, automatikisht nje interes i larte ne shitjen e letrave me vlere te qeverise ndikon ne nje huadhenie me interes me te larte.
    #VamosArgentina

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Banka e Shqiperise lajmeron forcimin e lekut



    Banka e Shqiperise ka lajmeruar serish vleresimin e lekut per shkak se, ekonomia vendase rrezikohet nga inflacioni. Ne analizen e fundit qe Banka beri per ecurine e ekonomise gjate tremujorit te pare te vitit vleresoi se, faktoret e rrezikut jane te pranishem si ne horizontin afatshkurter, ashtu edhe ne ate afatmesem. "Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise i kushtoi kujdes te madh peshimit te mundesive per materializimin e tyre ne te ardhmen, gje qe do te krijonte premisat per nje gjallerim te presioneve inflacioniste ne ekonomi, duke e bere te veshtire ankorimin metejshem te pritshmerive te agjenteve ekonomike rreth objektivit te synuar prej Bankes se Shqiperise", lajmeroi Banka e Shqiperise ne deklaraten e saj. Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise arriti ne perfundimin se keta faktore rreziku ende mbartin potencial te larte materializimi, fakt qe imponon domosdoshmerine e nje vigjilence te larte nga ana e politikes monetare per minimizimin e shmangies ne te ardhmen te inflacionit nga niveli i synuar 3 per qind me nje zone tolerance plus/minus 1 per qind.
    #VamosArgentina

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Deficiti fiskal, Shqiperia ka nivelin me te larte ne rajon



    Shqiperia ka hendekun me te larte ne rajon ndermjet te ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore. Sipas nje studimi te Komisionit Evropian per kete tregues gjate viteve 2000-2005 Shqiperia zvogeloi deficitin fiskal ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto nga -9.2 per qind, qe ishte ne 2000, ne -4.7 per qind ne fund te vitit 2000. Por pavaresisht kesaj uljeje Shqiperia ka nje deficit shume me te larte krahasuar me vendet e tjera ta rajonit. Madje Serbia dhe Bullgaria ne fund te vitit 2005 kane rezultuar me suficit. Per te mbajtur administraten e shtetit dhe per te realizuar nevojat e tjera, buxheti shqiptar harxhon disa miliarde leke me shume se sa ka mundesi te arketoje nga tatimet dhe taksat.

    Ministria e Financave shpjegon nga ana tjeter se reformat e ndermarra dhe qe parashikohen te aplikohen gjate periudhes ne vazhdim si ne permiresimin e performances se administrates tatimore, ashtu edhe ne politiken e taksave parashikojne qe te ardhurat buxhetore per tre vitet e ardhshme do te rriten pergjate periudhes ne vazhdim. Keshtu gjate viteve 2008-2010 pritet qe te ardhurat e pergjithshme te buxhetit te arrijne ne 359.6 miliarde leke ose 27.8% e PBB ne vitin 2010, nga 26.1% e PBB qe parashikohen te arrihen ne fund te vitit 2007. Ndersa, te ardhurat tatimore ne fund te vitit 2010 parashikohen te arrijne ne 329.6 miliarde leke ose 25.5% e PBB, nga 23.7% qe parashikohen ne fund te vitit 2007.

    Bazuar ne nivelin e te ardhurave buxhetore dhe nivelin e burimeve te financimit, shpenzimet totale buxhetore ne vitin 2010 do te arrijne ne 403.2 miliarde leke ose

    31.2% e PBB, krahasuar me 303.1 miliarde leke ose 30.9% e PBB qe parashikohen ne vitin 2007. Keshtu qe edhe pas tre vitesh Shqiperia do te kete ende nje deficit fiskal te larte, qe do te jete rreth 500 milione dollare.





    Deficiti fiskal, krahasuar me rajonin



    Vendet 2000 2005

    Shqiperia -9.2 -4.7

    Bosnja -3.1 0.0

    Bullgaria -1.0 +2.3

    Kroacia -6.5 -4.2

    Maqedonia. +2.5 -1.5

    Rumania -3.8 -0.8

    Serbia & Mali i zi -0.9 +0.2
    #VamosArgentina

  8. #18
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Borxhi, bankat nuk plotėsojnė kėrkesėn e qeverisė

    Nė ankandin e fundit tė bonove tė thesarit tė zhvilluar nga ana e Bankės sė Shqipėrisė, kėrkesa e qeverisė pėr marrje borxhi, nuk ėshtė plotėsuar nga ana e bankave tė nivelit tė dytė. Gjatė ankandeve tė zhvilluara nė harkun kohor tė njė viti janė shtuar rastet, nė tė cilat kėrkesa nga ana e bankave tė nivelit tė dytė apo edhe individėve dhe institucioneve tė tjera (qė zėnė njė peshe tė vogėl nė kėtė aktivitet), nuk plotėson ofertėn e qeverisė pėr bono thesari. Ankandi i radhės, ku Ministria e Financave ka nxjerrė pėr shitje rreth 14 milionė USD bono thesari, ka rezultuar me njė emetim bonosh tremujore, prej vetėm 5.8 milionė dollarėsh. Bankat e nivelit tė dytė kanė kėrkuar qė tė blejnė vetėm 8.4 milionė USD bono nė kėtė ankand, kur Ministria e Financave kishte nxjerrė nė shitje 14 milionė USD. Edhe nga oferta e bėrė nga ana e bankave, qė ishte 8.4 milionė USD, janė pranuar vetėm 5.8 milionė USD. Interesi mesatar nė ketė ankand ka qenė 5.8%. Kėrkesa e ulėt e bankave tė nivelit tė dytė pėr borxh qeveritar, mund tė shpjegohet me presionin qė bėjnė institucionet bankare nė vend, pėr njė rritje tė normave tė interesit tė borxhit, nė njė kohė qė blerėsit mė tė mėdhenj tė bonove tė thesarit dhe letrave tė tjera me vlerė, janė njė numėr i kufizuar bankash. Nga ana tjetėr, rritja e shpejtė e kreditimit ka bėrė qė depozitat e bankave tė nivelit tė dytė tė kenė njė alternativė mė tė mirė investimi, qė ofron njė kthim mė tė madh nė kushte tė njė risku qė ende mbetet nė nivele normale.
    Rritje e re interesash

    Gjatė mbledhjes tė disa ditėve mė parė tė Kėshillit Mbikėqyrės tė BSH-sė, ėshtė marrė nė diskutim gjendja e ekonomisė dhe Banka e Shqipėrisė ka bėrė tė ditur se ėshtė duke vėzhguar faktorėt nė krahun e ofertės dhe tė kėrkesės, nė ekonomi. Nė kėtė diskutim, anėtarėt e KM kanė bėrė tė ditur se ka faktorė potencialė qė mund tė japin goditje me pasoja inflacioniste. Por vendimi i BSH-sė, edhe kėsaj here ka qenė pėr njė mbajtje tė pandryshueshėm tė normave tė interesit pėr lekun. Megjithatė nga pėrfundimi i kėsaj mbledhjeje tė KM, nėnkuptohet qė BSH ėshtė duke parė mundėsinė pėr njė rritje tė re nė interesat e lekut. Norma bazė e interesit pėr monedhėn vendėse lek, mbetet ende e pandryshuar ,nė pritje tė njė rritjeje tė mundshme nė muajt nė vazhdim.


    Shekulli
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Historia e alfabetit tė gjuhės shqipe - Stavri Skėndo
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-04-2021, 14:37
  2. Revista per femije “Tinguj malli”
    Nga Tirana nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-07-2014, 07:55
  3. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  4. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05
  5. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •