Ne te perditshmen londineze "This is London" te dates 5 nentor 2002 ishte shkruar nje artikull per grupet krminale shqiptare qe veprojne ne Angli. Artikulli merrte shkas nga "zbulimi" i nje ploti per rrembimin e kengetares britanike Victoria Beckham nga nje grup shqiptaro-rumun.Mund ta lexoni vete kete artikull ketu: http://www.thisislondon.co.uk/news/l...ticles/1901171
Une e lexova dhe te them te drejten nuk me beri te ndihem mire.Pjeserisht per faktin se disa prej atyre qe thuhen jane te verteta dhe jane te hidhura por me shume per faktin se autori ja ka futur me top, ose thene ndryshe si kau peles, ne disa aspekte te tjera.Nuk eshte e drejte qe per hir te disa drureve te shtrember (kriminele) te digjet e gjithe stiva e druve (shqiptaret).Artikulli flet per ane primitive te jeteses ne Shqiperi, a thua se po jetojme ne shek.XV, per nje Shqiperi ku njerezit s'kane c'bejne e rrembejne njerez qe pastaj te kerkojne para per lirimin e tyre. Nje shembull:
"Many come from towns such as Fier, Sarande, Vlore, Gjirokaster and Shkoder, where policing is absent and law is replaced with blood feuds and personal score-settling" Mos ka qene ne ndonje vend tjeter ky miku se une per vete isha ne Sarande kete vere dhe nuk ishte kjo ajo cfare pashe.
Nejse, qe te mos zgjatemi. Une e di qe ne Bote ekzitojne shoqata apo institucione qe kane si detyre permiresimin e imazhit te grupit apo komunitetit te cilin perfaqesojne. Keto lloj organizatash ne pergjithesi quhen "Anti Defamation Leagues". A mendoni se ka ardhur koha dhe per me teper a ekzistojne mundesite ekonomike dhe ato intelektuale qe te krijohet nje Lige e tille per komunitetin shqiptar ne diaspore?
Krijoni Kontakt