-
i/e regjistruar
Inkriminim i Hapur ne Duty Free Shops
"http://www.shekulli.com.al/koment/25dhjetor2002/mesazhi.htm"
Mesazhi i frikshėm i Duty Free Shop-eve
Nga Gjergj Buxhuku
Pamundėsia qeveritare, e pėrsėritur prej disa muajsh duke filluar nga korriku, pėr tė zbatuar orientimin e BE-sė dhe FMN-sė pėr tė mbyllur dyqanet Duty Free Shop, ėshtė mesazh tepėr i frikshėm disapėrmasor pėr tė kuptuar se ēfarė hibridi i tmerrshėm politiko-ekonomiko-mafioz bėn ligjin nė Shqipėri.
Sė pari, mbyllja e Duty Free Shopeve ėshtė domosdoshmėri pėr tė luftuar evazionin fiskal, qė bėn kėrdinė nė ekonominė shqiptare. Eshtė absurde tė mendosh se efikasiteti i institucioneve fiskale shqiptare duhet tė shikohet i shkėputur nga organizimi i formave tė tilla tė sofistikuara tė tregtisė si rasti i Duty Free Shopeve, ku kontrollet janė shumė tė vėshtira. Deri tani ato kanė qenė vrima tė zeza tė evazionit fiskal, duke mos u dhėnė asnjė mundėsi institucioneve shtetėrore tė kontrollojnė aktivitetin e tyre. Pėr tė gjykuar masėn e evazionit fiskal nė kėto vrima tė zeza mjafton tė kujtojmė se nė njė pikė tė tillė nė veri tė vendit ku kalojnė vetėm disa qytetarė nė ditė bėhet njė xhiro prej disa dhjetėra ton cigare nė muaj!
Sė dyti, shteti shqiptar qė sot merr pozėn e personit tė interesuar maksimalisht pėr mbylljen e dyqaneve tė tilla, ka pjesėn e tij tė madhe tė bashkėfajėsisė nė aktivitetin e zi tė kėtij biznesi. Megjithėse, numri i kėtyre dyqaneve ėshtė objektivisht i kufizuar duke krijuar pothuaj pozita monopol, licensimi i deritanishėm me ligj ėshtė shmangur nga gara publike e hapur. Nė tė gjitha rastet, licensat e Duty Free Shopeve zotėrohen nga persona tė lidhur me politikėn ose qė kanė paguar qeveritarėt respektivė tė ēdo kohe tė Ministrisė sė Financave ose edhe mė lart. Nuk ka asnjė rast ku gara e licensimit tė ketė qenė publike, duke krijuar terren tė shkėlqyer pėr korrupsion tė ligjėruar!
Sė treti, vullneti me tė cilin politika shqiptare e pozitės dhe opozitės pa dallim, mbron mbylljen e dyqaneve Duty Free Shop, tregon realitetin e turpshem se ēfarė pėrfaqėsojnė dhe cilat grupe shoqėrore mbrojnė partitė politike shqiptare! Zelli me tė cilin politikanėt shqiptarė mbrojnė interesat personale tė pronarėve tė Duty Free-ve, qė numėrohen me gishtat e dorės, do tė ishte i lakmueshėm nėse do tė mbronin edhe me njė tė
mijėtėn e tij, interesat e grupeve masive shoqėrore tė tė papunėve, tė tė varfėrve tė panumėrt, ish pronarėve ose biznesin prodhues tė vendit!
Sė katėrti, politika e korruptuar shqiptare tregoi edhe njėherė qartė se ajo nė thelbin e saj nuk pyet kur vjen fjala pėr xhepin personal, pėr orientimet e organizmave tė rėndėsishme ndėrkombėtare dhe as nuk dėshiron pėr integrimin nė BE pėr tė cilėn ēirret me hipokrizi qesharake dhe tragjike nė tė njėjtėn kohė!
Sė fundi, mosmiratimi i pėrsėritur i projektligjit tregon se qeveria aktuale moralisht ėshtė e rrėzuar. Ajo nuk zotėron as numrin minimal tė votave tė pozitės, duke ndjellė shijen e hidhur tė parandjenjės pėr njė krizė qeveritare tė afėrme!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt