Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    toronto
    Postime
    75

    Post Gazeta JON për shqiptarët e Torontos dhe rrethinat

    Përshëndetje të gjithëve

    Muajt e fundit në qytetin e Torontos ka dalë gazeta shqiptare "JON" me një tirazh prej 5000 kopjesh. Edhe pse me fillimin e saj të drojtur, kjo gazetë muaj pas muaji ka filluar të bëhet e njohur e të lexohet gjithmonë e më shumë.

    Tematika e saj përqëndrohet në shkrimet letraro-artistike, historike dhe lajmet mbi jeten komunitare të shqiptarëve të Torontos e rrethinave të saj. Politika e pafrytshme deri tani është mënjanuar me vendosmëri.

    Deri tani gazeta JON është shpërndarë falas në zonat ku ka përqendrim më të lartë shqiptarësh, lokalet ku ata mblidhen, universitetet e ndryshme të qytetit, bibliotekat zonale, qendrat komunitare dhe bizneset shqiptare. Kohët e fundit kanë filluar edhe rregjistrimet për abonimet vjetore kundrejt një çmimi simbolik prej 15 dollarësh.

    Dyert janë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të dërgojnë shkrimet, poezitë dhe lajme te ndryshme për komunitetin shqiptar në Kanada, por edhe për sugjerime e kritika për të përmirësuar më tej punën dhe cilësinë e kësaj gazete.

    Për çdo informacion mund të shkruani në adresën florosmani@hotmail.com
    ose ronnie133@gmail.com
    :j

  2. #2
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Ju lumte per nismen.

    gjithe te mirat shqiptareve te Kanadase dhe atyre qe ndihmojne komunitetin shqiptar

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-05-2007
    Postime
    5
    Urime per inicjativen. Kam lexuar disa nga artikujt tuaj dhe vertet me kane pelqyer. Si per fillim nuk eshte keq dhe me vjen mire qe komuniteti shqiptar ka hedhur edhe nje hap me shume. Ju sugjeroj qe te fokusoheshit dhe te shkruanit edhe me shume per jeten e te rinjve shqiptare ne Kanada.

    Landleli kur te kem kohe do te shkruaj nje email,nese nuk e ke problem,sepse dua te them dicka ne lidhje me gazeten Jon.

    Gjithe te mirat

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    toronto
    Postime
    75
    Faleminderit *Vogëlushe* per fjalet inkurajuese.

    Ne i mirepresim te gjithe dhe nga studentet presim kontribute te konsiderueshme me shkrime per jeten e tyre ketu ne Kanada, shkollat ku studiojne, vendet ku mblidhen, poezi, publicistike etj.

    Kur te gjesh kohe me shkruaj per cdo ide apo sugjerim qe mund te kesh. Duke bashkepunuar gazeta do te behet me e kenaqshme dhe e lexuar nga me shume shqiptare.


    ronnie133@gmail.com
    :j

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •