Close

Rezultati i Sondazhit: A eshte Nano kandidat i pershtatshem per President?

Votues
52. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po. Eshte i pershtatshem.

    8 15.38%
  • Jo. Nuk eshte i pershtatshem.

    40 76.92%
  • Nuk e di.

    4 7.69%
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 95
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-04-2007
    Vendndodhja
    Stamboll
    Postime
    14
    Nano kandidature per president... hmmm.... Ky ishte hap shum i parashikuar, ndaj nuk eshte e papritur
    Pupolli rrihet e vritet, ngel pa pune e pa buke goje per faj te mendimeve politike PD vs PS ndersa kryetaret e partive hane dreka darka pijne kafen bashke.... Ajo cka tregon media esht vetem siperfaqsore.
    Dihet qe ne fund te fundit populli e ha.

  2. #22
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga Albo
    c) fakti qe Topi dhe Nano e kerkojne postin e presidentit, deshmon pasivitetin e tyre politik.
    Sa per NANON s'me behet vone nese behet president, por te konsumosh nje person si Bamir TOPI ne nje pozite shterpe si ajo e presidentit te shtetit me duket nje marrezi e madhe e rradhes e z. Berisha dhe e vet Topit.

    Mendoj qe Bamir TOPI duhet te jete me shume se aq. Biles, nuk me vjen keq nese them se duhet te behet dhe kryetar i PD-se, dhe te heqe Berishen tashme te konsumuar fare!

    Nano s'eshte per president shteti sepse mendoj qe s'gezon respektin e popullit pas gjithe atyre deshtimeve si kryeminister, pas gjithe atyre turpeve qe ka bere. Ndersa Topi s'eshte per president sepse eshte me i zoti se sa nje person qe duhet te luaje rolin e presidentit te shtetit. Ai duhet te jete regjisor drame - jo thjeshte aktor!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #23
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Citim Postuar më parë nga Edviri
    Nano kandidature per president... hmmm.... Ky ishte hap shum i parashikuar, ndaj nuk eshte e papritur
    Pupolli rrihet e vritet, ngel pa pune e pa buke goje per faj te mendimeve politike PD vs PS ndersa kryetaret e partive hane dreka darka pijne kafen bashke.... Ajo cka tregon media esht vetem siperfaqsore.
    Dihet qe ne fund te fundit populli e ha.



    Populli mund ta haje , por me te hongme nuk ndertohet nje shtet, kete e dine mire qendrat e drejtimit botes, te cilat llogarisin gjithcka , perberja etniko-kulturore,feja,minoritetet, psikologjia e mases,, fryma e kohes,etj,etj,,,,,,,,,,

    Per kanditaturat qe flitet ne gazeta Nano, Topi jane LOJA E RADHES per te fshehur kanditaturen e vertete qe per mendimin tim eshte MOISIU njeriu me i besuar i USA

  4. #24
    N.q.s Nano behet president, na mori lumi. nje kjo,

    e dyta, per Bamir Topin, ka folur Alienated ku pajtohem plotesisht me mendimin e tij.iku dhe kjo

    dhe e treta, Presidenti i radhes dhe konsensual, i vetmi do ishte Z.Sabri Godo.

    pike muhabetit.
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  5. #25
    chacha Maska e diviner
    Anëtarësuar
    31-01-2007
    Vendndodhja
    Dibra F*** City ; Dibra e Madhe
    Postime
    353
    Per Mendimin Tim Ne Asnje Menyre !.....................

  6. #26
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    PSja akoma jeto nen hije te Nanos, nje te mire e ka ky se hijen e ka te gjere shum edhe futen shum socialista mrena saj.....

    Une nuk jam per Nanon president, por nqs shamng zgjedhje te parakohshme ateher ky mund te jete nje alternative...kostoja e Nanos president eshte me e vogel se nje pal zgjedhje te parakohshme...paramendoni se ca politikash do ndjeki PDja pastaj nqs vete ne opozite.....fill do kerkojne zgjedhje te parakohshme,,,

    Ne Shqiperi do behen zgjedhje me shpesh dhe me shpejt sesa zihet tomli kos......Edi Rama osht shum budall persa i perket politikes...

  7. #27
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Berisha: Mazhoranca e ka kandidatin për president, Bamir Topin

    Lideri i mazhorancës, Sali Berisha ka deklaruar dje se mazhoranca ka kandidatin e saj për President që është nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topin, ndërsa theksoi se ccështja e ish-kreut të PS-së në këtë garë i përket ekskluvizisht opozitës dhe se është e lidhur ngushtësisht me zhvillimet e fundit në selinë rozë. “Mos më përzieni dhe mos kërkoni që unë të ndërhyj në fushatën elektorale brenda Partisë Socialsite. Përndryshe, PD dhe maxhoranca kanë kandidatin e saj tashmë të deklaruar. I pyetur nëse vendi rrezikohet nga një krizë parlamentare duke qenë se deri tani njihen publikisht dy kandidatë, Berisha tha se në tëq vërtetë janë 4 të tilla dhe se në një process të hapur zgjedhor “ai që merr vota më shumë do të zgjidhet si President i Republikës”.

    Gazeta 55


    ps. nisen luftrat tani.. pritini kur te veshin dorezat e boksit..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #28
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Kandidatura e Nanos, Milo - i lëkundur, Ceka - ironik

    Kryetarët e dy partive të majta parlamentare kanë reaguar dje në mënyra të ndryshme mbi mundësinë e kandidimit të Fatos Nanos në zgjedhjet për President të Republikës. Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, deklaroi gjatë një prononcimi për mediat, se nuk mund të merrte përsipër të komentonte deklaratat e të gjithë politikanëve shqiptarë, “por nuk bëri asnjë koment jashtë tryezës së kryetarëve të partive të koalicionit të opozitës”. Ndërsa, Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, u shpreh se Kushtetuta i jep mundësi çdo qytetari që ka mbushur moshën 40 vjeç, të kandidojë për President të Republikës. “Besoj se Fatos Nano e ka kaluar këtë moshë, por mund të jetë edhe shoferi im, që i ka kaluar 40 vjetët”, tha Ceka. Lidhur me komentin e zotit Nano, sipas së cilit, “opozita është më e dobët dhe në zgjedhjet e 18 shkurtit ka pasur më pak vota se në 3 korrik”, kreu aleancist u shpreh se në zgjedhjet e 3 korrikut, opozita ka humbur dhe humbësi i madh ishte vetë Nano, ndërsa, sipas tij, në zgjedhjet e 18 shkurtit ka fituar, “ndaj nuk e di se çfarë llogarie ka bërë Nano”.

    Gazeta 55
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #29
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Edi Rama: Ky nivel nuk e afron Nanon me karriken e presidentit

    B.W
    Rama I beri deklaratat pas fteses se bashkepunimit te hartuar nga nje grup deputetesh, te cilet mes te tjerash deklarojne se PS po drejtohet nga nje fryme autoritariste. “Intervisten e Nanos e kam degjuar, jo drejtperdrejt pasi kam qene ne Itali por nepermjet njerezve te zhgenjyer nga cilesia e kesaj interviste. Shpreh keqardhjen time per kete nivel qe nuk e afron zotin Nano ne karrigen e presidentit“, eshte shprehur Rama. Duke iu rikthyer debatit aq te perfolur te zgjedhjeve ne PS, kreu i socialisteve ka thene se ky moment nuk ka pse te dramatizohet, zgjedhjet jane zgjedhje dmth reale. “Do te ishte shqetesuese e kunderta. Kongresi eshte fuqiplote per te nderrmarre nisma edhe brenda vetes. Axhenda politike e PS nuk ndryshon dhe Kongresi eshte sic e ka parashikuar asambleja, pra te henen“. Rama u ka bere thirrje socialisteve te shohin me zemergjeresi edhe ata qe kane opinion dhe qendrim te ndryshem nga shumica e forumeve. “Loja e numrave nuk eshte aspak e rendesishme dhe nuk eshte aspak e lidhur me fatet e PS dhe me fatet e qytetareve qe kerkojne nje PS qe jeton me shoqerine, e jo me llogarite e ngushta aritmetike per zgjedhjen e presidentit, moment ky qe duhet te jete solid per te majtet. Figura e opozites per president do jete perfaqesuese per shumicen e shqiptareve e jo per llogarite e ngushta matimatikore“, perfundoi kreu socialist, Rama.

    24 ore lajme
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  10. #30
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Kryengritje ne pallat


    Kryesocialisti Rama perballet per here te pare me nje krize te brendshme ne parti. Ruci, Dokle, Majko e 15 deputete rreshtohen kunder

    Ilir SAQELLARI

    Per here te pare qe nga momenti i zgjedhjes ne krye te partise, lideri aktual i Partise Socialiste, Edi Rama, rrezikon te permbyset tok me idete e tij per reformimin e partise me te madhe te opozites. Zhvillimet e mbremshme lene dyshimet se Rama mund te jete braktisur edhe nga mbeshtetesit qe i qendruan me afer ne momentin e zgjedhjes se tij ne krye te PS-se me 9 tetor 2005. Pikerisht Gramoz Ruci i cili dha doreheqjen ne kongresin e jashtezakonshem dhe ishte mbeshtetesi i paketes “Rama”, duket se eshte rikthyer tek “dashuria e vjeter”, Fatos Nano. Rrethanat e ketij kthimi nuk dihen. Mbeshtetes te zotit Nano shperndane dje nje rezolute, e cila do te paraqitet edhe ne kongresin e radhes, e cila kundershton gjithe platformen e radhes se Rames per reformimin e partise. Nje numer i madh deputetesh socialiste rreshtohen si firmetare te kesaj rezolute, e cila nuk i pelqen aspak kryetarit Rama. Edhe pse Gramoz Ruci nuk e ka nenshkruar kete tekst, burime nga mbeshtetesit e Nanos garantojne per “Korrierin”, se ai se bashku me Namik Doklen jane pro rezolutes dhe do ta mbeshtesin ate. Sipas po ketyre burimeve, nenshkrimi i Rucit dhe i Dokles ka munguar vetem per te qene negociatore ne rast se do te jete nevoja. Ajo qe te bie ne sy tek lista e firmetareve, eshte edhe emri i Pandeli Majkos. Pas kesaj, per here te pare Rama duket se e ka marre seriozisht “telenovelen Nano”. Pikerisht dje, per here te pare Rama, i cili prej kohesh i shmangej cdo komenti nominal per ish-kryetarin Nano, i permendi ketij te fundit deri edhe emrin ne nje perpjekje per te qetesuar gjakrat e ndezur mes dy grupeve rivale. Duke mos e konsideruar me pjese te “telenoveles” mediatike ish- kryetarin Nano, kryetari aktual i PS-se, Rama, tashme ne rrezik tha: “Shpreh keqardhjen time per kete nivel qe s’e afron fare z. Nano me karrigen e Presidentit. Ky moment nuk ka pse te dramatizohet. Kjo eshte deshmi, se ne PS zgjedhjet jane zgjedhje, d.m.th reale”. Sipas Rames, axhenda nuk ndryshon dhe kongresi eshte sic e ka parashikuar asambleja, pra te henen.

    Mbeshtetesit e Nanos kane firmosur nje te ashtuquajtur “Ftese per mirekuptim”, e cila do te paraqitet se bashku me nje rezolute ne kongresin e 9 prillit. Rezoluta fton te gjithe delegatet e Kongresit te miratojne me konsensus rezoluten te cilen firmetaret e kane quajtur “Rezoluta per reformimin dhe modernizimin e PSSH”, e cila do te paraqitet per votim ne kongresin e dates 9 prill. Pese elementet kryesore te rezolutes jane: kryerja e nje analize per zgjedhjet vendore mes prillit dhe qershorit, nje debat per reformimin e statutit dhe te programit ne te njejtin interval, realizimi deri ne 15 maj i dokumentit per forcimin e koalicionit, thirrja e Kongresit ne shtator, si dhe zhvillimin e zgjedhjeve partiake dy muajt e fundit te ketij viti sipas statutit te ndryshuar.

    Gjashtembedhjete deputetet firmetare shprehin ne tekst shqetesimin per rritjen e frymes autoritare dhe drejtimit subjektiv qe, sipas tyre, po i behet partise. Ata shprehen per mungese te solidaritetit ne forumet e partise dhe ne grupin parlamentar, mungesen e koordinimit dhe drejtimit kolegjial te forumeve te Partise Socialiste. Verejtjet qe ata shprehin ne ftesen e mirekuptimit jane edhe per mungesen e bashkerendimit te veprimit politik mes partise dhe grupit parlamentar, demtimin e identitetit socialdemokrat, tendencen per te promovuar mbeshtetes klienteliste, mungesen e vizionit per krijimin dhe zgjerimin e koalicionit te majte. Sipas tyre, edhe zhvillimi i fushates zgjedhore po zhvillohet me shkelje statutore. Argumentimi i 16 deputeteve per nxjerrjen e kesaj rezolute eshte rreziku i mundshem per dobesimin dhe rrudhjen e forces politike e humbjen e mbeshtetjes nga militantet e votuesit. Sipas tyre, nese vazhdohet ne kete rruge do te thellohen mosmarreveshjet brenda koalicionit opozitar dhe do uljen shanset per fitoren e zgjedhjeve te ardhshme. E gjithe kjo perplasje brenda PS-se vjen pas deklarates kercenuese te Nanos diten e enjte: “Ka munguar kontakti mes Rames dhe meje, ka munguar edhe revanshi im. Revanshi kryhet me menyra demokratike, te cilat kane provuar se jane te suksesshme”.

    Pandeli Majko

    Bukurosh Stafa

    Rajmonda Stefa,

    Taulant Balla

    Arben Malaj

    Taulant Dedja

    Ylli Bufi

    Flamur Hoxha

    Elmaz Sherifi

    Rapush Tola

    Petro Koci

    Valentina Leskaj

    Marko Bello

    Luan Memushi

    Besnik Dervishi

    Kastriot Islami


    Korrierri




    PS Komunistet u perngjajne gjarprinjve,shpesh here hane kokat e njeri-tjetrit.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  3. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  4. Bashkim Fino kandidati i së majtës për president
    Nga shefqeti11 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •