Close

Rezultati i Sondazhit: A eshte Nano kandidat i pershtatshem per President?

Votues
52. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po. Eshte i pershtatshem.

    8 15.38%
  • Jo. Nuk eshte i pershtatshem.

    40 76.92%
  • Nuk e di.

    4 7.69%
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 95 prej 95
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Nano: Presidenti, une kandidat
    Oli Xhilaga
    E Diele, 08 Korrik 2007

    Ish-lideri socialist, Fatos Nano, do te jete sot zyrtarisht kandidat i veteshpallur per postin e kreut te shtetit, duke qene ne kete menyre pjese e votimit per kete ceshtje ne Kuvend. Nje fakt i tille eshte bere i ditur nga vete kandidati Nano, gjate mbledhjes se mbremshme te Grupit kuvendor socialist. Burime prane kesaj mbledhje bene me dije, se ish-lideri socialist, gjate fjales se tij, ka ritheksuar vendosmerine e palekundur per te qene pjese e gares presidenciale. Kete qendrim, ish-kryetari socialist e ka mbeshtetur ne faktin se nje kandidim i tille eshte konform Kushtetutes. Rama e ka cilesuar kete nisme si nje aventure. Sipas kreut socialist, ky qendrim do ta conte Partine Socialiste jo ne gjetjen e nje Presidenti konsensual, por, perkundrazi, do ta conte vendin ne zgjedhje te parakohshme, duke paralajmeruar firmetaret, por dhe Nanon, se per kete qendrim do mbajne pergjegjesi. Por, ne kete "sulm" ndaj kandidatures se Nanos, mesohet se Rama ka qene i vetem, pasi ligjvenesit socialiste, te pranishem ne kete mbledhje, kane qene ne mbeshtetje te kandidatures se Nanos. Madje, vete ky i fundit, duke iu kunderpergjigjur kryetarit Rama eshte shprehur se "gjithe procesi i negociatave eshte nje aventure" dhe se "ne kete pike negociatat nuk mund te vazhdojne, pasi marreveshja eshte mes Metes dhe Berishes". Nderkohe, burime prane kabinetit te ish-liderit socialist konfirmojne se tashme numri i deputeteve qe kane firmosur per kandidimin e Nanos ka arritur rreth 35 deputete, ku perfshihen dhe aleate te koalicionit qeverises, sic jane deputetet e PBDNJ-se dhe te PAA-se, ku Dule e beri publike firmen e tij. Ne kete menyre, me ane te kesaj liste, Nano ben hapin e pare drejt realizimit te ambicies se tij per te qene numri nje i shtetit.

    Grupi kuvendor i Partise Socialiste ka shfaqur kundershtine e tij ndaj emrit te servirur si nje kandidat konsensual nga tryeza e negociatave, Arjan Zaimi. Burime prane ketij takimi saktesuan se deputeti socialist, Arben Isaraj, duke iu referuar pikerisht ketij kandidati, ka thene se kandidati konsensual ka probleme me Kushtetuten, pasi ai eshte gjeneral aktiv, e nderkohe ai duhet te jete civil, qe te kandidoje per President. Gjithashtu, po ne kete linje, socialisti Taulant Balla, para kesaj mbledhjeje, eshte shprehur se "procesi per perzgjedhjen e emrit konsensual per President po rreshqet ne nje nivel te rrezikshem emrash te paprovuar dhe, sigurisht, vulnerabel per t'u vene ne sherbim te interesave te atyre qe po bllokojne vleresimin e kontributeve te politikes ne kete proces perzgjedhjeje te kreut te shtetit. Jam kunder cdo emri te paprovuar dhe pa karriere politike. Po krijohet nje precedent i keq i antivlerave ne politiken shqiptare".

    Zaimi-antikushtetues

    Kryetari i PS-se, Edi Rama, njohu dje Grupin parlamentar te kesaj partie me kandidaturen me favorite per postin e kreut te shtetit, te dale nga tryeza e negociatave, ate te Arjan Zaimit. Por, kjo kandidature eshte kundershtuar nga ligjvenesit socialiste, duke e argumentuar me faktin se ky pretendent eshte ne kundershtim me Kushtetuten, e kjo per shkak te pozicionit aktual te Zaimit, si gjeneral efektiv.

    Karshilleku

    Pas mbarimit te mbledhjes se Grupit parlamentar socialist, ish-lideri socialist, Fatos Nano dhe kryetari aktual, Edi Rama, kane preferuar te ndajne disa minuta pushimi ne kafenene e ngjitur me seline, por ne tavolina te ndara. Ne tavoline me Ramen ishin Arben Isaraj, Paulin Sterkaj, Shpetim Idrizi, Ndricim Hysa, Blendi Klosi, Sadri Abazi, Durim Lamaj. Nderkohe qe me Nanon ishin Ben Blushi, Bashkim Fino, Arben Malaj.

    Dule per Nanon

    "Po shkoj te firmos per Fatos Nanon si kandidat per President. Eshte nje obligim sublim per mua si politikan, por dhe i cdo politikani kur ndodhet ne momente te tilla, ku fatet e vendit jane ne rrezik, por dhe integrimi i Shqiperise ne NATO e ne Bashkimin Evropian. Une jam i mendimit, e ndaj po firmos, qe duhet nje politikan ne krye te vendit. Ndaj jap voten pro tij. Me mire vota per nje politikan qe ke divergjenca sesa nje person anonim. Nuk kam firmosur per asnje kandidat te djathte, pasi mazhoranca nuk ka bere asnje levizje nga ana e saj per kete ceshtje. Nuk e di arsyen. Me sa duket po pergatitet qe te leshoje qeverisjen shume shpejt".





    kohajone
    #VamosArgentina

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kandidimi i Nanos, gati firmat per Topin

    E Diele, 08 Korrik 2007

    Deputetet demokrate, mbeshtetes se kandidatures se nenkryetarit te PD-se, Bamir Topi, per postin e kreut te shtetit, dhane dje sinjalet e para per te realizuar nje nisme te tille. "Nese prishet formula e konsensusit, nese zoti Nano hyn ne gare, konsensusi bie dhe duhet te kthehet ne nje gare qe te zhvillohet ne pese raunde, pasi asnjeri prej tyre, sipas Kushtetutes, nuk eshte zbatuar". Kjo ishte pergjigjja e menjehershme e ardhur mbreme nga sekretari i Marredhenieve Nderkombetare te PD-se, Besnik Mustafaj. "Me formula hibride nuk mund te zgjidhet kreu i shtetit. Une mendoj se Kryeministri Berisha duhet te kete disa parime te qarta. Formula e konsensusit ka qene e qarte dhe e ka pranuar edhe vete zoti Topi. Por, nese Nano hyn ne gare, atehere konsensusi bie dhe ne, pra mazhoranca, duhet te hyjme me kandidatin tone ne gare", beri me dije Mustafaj, vetem pak minuta ne zhvillimet e oreve te mbremjes, kur u pretendua se gjashte forcat politike, te ulur prej dy ditesh ne tryeze negociatash, arriten gjuhen e perbashket. Sipas tij, ligjvenesit demokrate duhet te vihen ne levizje per te mbledhur firmat per kandidimin e nenkryetarit te PD-se, Bamir Topi. "Nese zoti Nano rri ne gare, une, ne seance, do te kembengul t'i rikthehemi edhe ne gares dhe jam i gatshem te jap firmen per nje kandidat qe vjen nga qendra e djathte. Bisedimet i shikoj serioze", vuri ne dukje Mustafaj. Ne kete menyre, nje deklarate e tille, deshmoi qarte se nje pjese e deputeteve te PD-se do te mbeshtesin kandidaturen e Topit. Gjithashtu, ish-ministri i Jashtem u shpreh se, nese do te kete nje gare, ne duhet t'i qendrohet gares, dhe PD nuk mund te jete zgjedhes mes dy kandidateve te majte.




    kohajone
    #VamosArgentina

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    “Flakja” e Nanos nga gara, ankese ne Kushtetuese

    E Hene, 16 Korrik 2007


    Nje grup deputetesh socialiste, mbeshtetes te ish-liderit Fatos Nano, nuk perjashtojne mundesine qe te ankohen ne Gjykate Kushtetuese per interpretimin e dy raundeve te para te votimit per Presidentin e Republikes. Votimi ne keto raunde u zhvillua dhe pse ne salle nuk kishte 84 deputete, aq sa nevojiten per zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Ne seance, gjate dy votimeve te para moren pjese 82 deputete, numer i pamjaftueshem per te zgjedhur kreun e ri te shtetit. Por, pavaresisht mungeses se kuorumit, votimi u zhvillua, ndonese rezultati dihej qe ishte deshtimi, pasi nuk mund te kete President pa 84 vota. “Kjo eshte nje ceshtje e cila duhet te diskutohet si duhet. Nuk mund te shprehem tani se si do te veprojme”, tha nje prej mbeshtetesve te ish- liderit socialist, Taulant Dedja, pa perjashtuar mundesine e ankeses dhe interpretimit te procedurave te ndjekura. Sipas socialistit, ka ende kohe nga perfundimi i afatit kushtetues per zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Me optimist se pjesa tjeter e opozites, Dedja theksoi se ka mundesi ende per te gjetur nje zgjidhje, ate te duhuren per te shpetuar vendin nga kriza presidenciale.




    kohajone
    #VamosArgentina

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Nuk e kuptoj Meron si i gelltiti me qindra artikuj qe pati shkruar per Nanon dhe per gruan e Nanos. Nderkohe sot i thurr lavdi...ahhh nano nano sa poshte ke rene :P


    Presidenti që na riktheu parlamentarizmin dhe Fatos Nanon

    Nga Mero Baze

    Procesi për zgjedhjen e presidenti të ri të Shqipërisë fitoi dje legjitimitetin e tij të plotë për shkak të vendimit të pavarur politik të Fatos Nanos për të çuar në Kuvend mbështetësit e tij. Me atë akt Fatos Nano nuk i dha Shqipërisë president Bamir Topin, por i dha presidentit të sapozgjedhur të Shqipërisë një proces të pastër që e bën dinjitoz atë, politikën shqiptare dhe vetë Shqipërinë. Sot, jemi ende nën emocionet e zgjedhjes së presidentit të ri, por sa më shumë ditët kalojnë, aq më shumë do të duhet të nderojmë dhe ta arkivojmë si vlerë politike gjestin politik të mbështetësve të Fatos Nanos për të shkuar në Kuvend dhe për t’i dhënë fund krizës që po rrezikonte të drobiste Shqipërinë.

    Bamir Topi mund të ishte zgjedhur dje president dhe me katër apo pesë vota të majta jo të qarta. Me ushtarë të dezertuar për arsye personale apo kombinime të vogla ne mund të kishim sërish sot president Bamir Topin. Por, për fatin e të gjithëve dhe mbi të gjitha dinjitetin e presidentit të Shqipërisë, ne kemi sot një president të pastër, të dalë nga një proces i ndershëm, ballafaques, konkurrent dhe i hapur. Ne nuk kemi sot një president kulisash që do t’i rëndonte Shqipërisë. Ne nuk kemi sot asnjë arsye të mendojmë, se deputetët janë paguar apo kanë kërkuar privilegje. Ne kemi sot një kuotë të re të zhvillimeve politike në Shqipëri që tejkalon inatet meskine të politikanëve dhe e bën sidomos Fatos Nanon një reformator real të politikës shqiptare. I njëjti personalitet politik që tentoi dhe ia arriti të ndryshojë dhe reformojë Partinë e Punës së Shqipërisë, dje arriti të ndryshojë historinë e parlamentarizmit shqiptar, duke i dhënë atij kuptim, dinjitet dhe transparencë. Ai injoroi kundërshtarin e tij tradicional Sali Berisha, që iu bashkua në njëfarë mënyre kulisave për ta nxjerrë atë nga gara dhe shkoi në Kuvend pa i dhënë premtim askujt dhe pa hyrë në bisedime me askënd për të dëshmuar se ka përgjegjësi më shumë se ata që e quajnë të papërgjegjshëm për fatin e vendit.

    Është hera e dytë në historinë e politikës shqiptare që Fatos Nano përdor parlamentarizmin si promotor të ndryshimeve politike. Në fundin e vitit 2001 dhe fillim të vitit 2002, ai përdori parlamentarizmin për të kryer një proces pastrimi në partinë e tij, proces që më vonë i degradoi dhe i doli jashtë kontrollit. Ai u ndëshkua nga votat e shqiptarëve në vitin 2005, por arriti të ngrihet mbi veten dhe armiqësitë që e rrethonin dje në sallën e Kuvendit, duke dërguar mbështetësit e tij për t’i dhënë dinjitet Kuvendit. Për shumëkënd tingëllonte demagogji procesi i tij për “katarsis” në vitin 2001, por ai arriti ta realizojë atë përmes një pakice parlamentare pro tij. Po ashtu, shumëkush nga ne e ka konsideruar si demagogji “ushtrinë e tij të paqes” përballë radikalëve që ka shpallur para një muaji. Dje, me pakicën e tij ai e demonstroi këtë, duke vënë një gur të rëndësishëm themeli në parlamentarizmin e këtij vendi.

    Ne kemi sot president Bamir Topin, një figurë të re të politikës shqiptare me plot kohë dhe shanse përpara për të formuar historinë e tij prej shtetari. Është për t`u provuar mirënjohja e tij ndaj atyre që ishin të qartë në vendimin e tyre për t’i dhënë president Shqipërisë. Por është një gjë që nuk ka nevojë të provohet në të ardhmen. Dje, pasuria e parë që na dha zgjedhja e tij është rikthimi i parlamentarizmit dhe dinjiteti i zgjedhjes së presidentit.

    Tema

  5. #95
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Shyqyr qe e shpalli kandidaturen dhe u rrezua! Shyqyr qe s'fitoi!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  3. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  4. Bashkim Fino kandidati i së majtës për president
    Nga shefqeti11 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •