Sadri FETIU
Midis shumė epiteteve, tė cilat pėr qėllime tė ndryshme, kryesisht politike, i viheshin Kosovės nė tė kaluarėn, njėri ka mbetur i pamposhtshėm dhe tash ėshtė pėrvetėsuar me oreks edhe nga tė huajt, qė sot si UNMIK e qeverisin Kosovėn.Ai epitet ėshtė multietniciteti. Dikujt mund ti duket se ėshtė njė epitet i thjeshtė dhe pa ndonjė vlerė tė veēantė, por nė thelb pėrmban njė fshehtėsi (prapaskenė) shumė tė rrezikshme pėr tė ardhmen e shqiptarėve si popullsi shumicė qė e pėrcakton edhe identitetin shtetėror tė Kosovės. Edhe pse dihet fare mirė se popullsia e Kosovės, e cila qė nga koha e pushtimit tė saj nga Serbia dhe Mali i Zi, mė 1912 ka pasur dhe ka edhe sot e kėsaj dite mbi 90 % tė popullsisė shqiptare, Kosova qė dikur ishte Stara Serbi, tokė e shenjtė serbe (!?), pastaj vatėr e kultivimit tė vėllazėrimit e tė bashkimit midis kombeve dhe kombėsive, Jugosllavi nė miniaturė, shpirt dhe zemėr e Serbisė pravosllave(?!) e tė tjera, sot ka mbetur e cilėsuar nga UNMIK-u si territor multietnik. Sė pari do tė theksojmė se territori verior shqiptar vetėm brenda periudhės qė lidhet me tė ashtuquajturėn Krizė lindore, qė nga koha jonė nuk e kalon kufirin e 130 vjetėve, ėshtė pėrgjysmuar, sepse Serbia ka pushtuar me dhunė viset shqiptare tė Sanxhakut tė Nishit: Toplicėn, Kosanicėn, Pustarekėn, Vaganicėn, Jablanicėn e tė tjera dhe ka dėbuar mbi 250 mijė shqiptarė nga ato vise. Krejt kjo dhunė gjenocidale ėshtė pėrligjur nga faktori ndėrkombėtar evropian me vendimet e Kongresit tė Berlinit (1878) dhe me tė gjitha vendimet e mėvonshme. Mė 1912 Kosova dhe viset e tjera shqiptare janė pushtuar dhe njė pjesė e madhe e popullsisė sė saj ėshtė masakruar nė mėnyrėn mė tė tmerrshme. Ata qė kanė mbetur gjallė, mė shumė sė 200 mijė frymė, u detyruan tė shpėrngulen. Edhe kjo dhunė ėshtė pėrligjur nga faktori ndėrkombėtar me vendimet e Konferencės sė Londrės (1913). Mė vonė, gjatė sundimit tė Jugosllavisė monarkiste, nė bazė tė konventave tė nėnshkruara me Turqinė, janė shpėrngulur mė shumė se 400 mijė shqiptarė.
Historia ka dėshmuar se nga Kosova qė edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, edhe me bekimin e faktorėve ndėrkombėtarė, Konferencės sė Paqes nė Paris (1945), kundėr vullnetit tė popullit shqiptar, tė shprehur nė Konferencėn e Bunjajt, ka mbetur nėn sundimin e Serbisė rankoviqiane e titiste, janė shpėrngulur me dhunė vetėm pėr nė Turqi mė shumė se 400 mijė shqiptarė. Tė gjitha kėto nuk janė fantazi nacionaliste e nxitur nga paragjykimet mitike, por fakte tė dokumentuara historikisht qė i dėshmojnė edhe dokumentet serbe qė nga Naēertania e Garashaninit, programi i Vasa Ēubrilloviqit, ai i nobelistit serb, Ivo Andiqit etj. Edhe pėr kolonizimin e Kosovės me serbė e malazias dhe sllavė tė tjerė nga Hercegovina, dihet botėrisht, madje janė shkruar edhe vepra tė veēanta shkencore edhe nga vetė autorėt serbė, siē ėshtė, fjala vjen, Obradoviqi. Pra, le tė dihet botėrisht se me qėllim qė tė pakėsohet popullsia shqiptare dhe tė shtohet ajo sllave, nė mėnyrė sistematike, nga Kosova janė dėbuar shqiptarėt dhe janė zbatuar planet e veēanta shtetėrore pėr kolonizimin e saj me popullsi serbo-malaziase. Por, megjithatė, kėtu pėrqindja e popullsisė shqiptare nė tė gjitha periudhat ka mbetur e lartė, midis 90-95 pėr qind. Prandaj, nuk do tė them vetėm unė, por e thonė vetė faktet se Kosova ėshtė vend i banuar, historikisht dhe aktualisht, me popullsi shqiptare. Nė bazė tė tė gjithė parametrave qė shėrbejnė pėr pėrcaktimet gjeografike tė kėsaj natyre, Kosova ėshtė tokė shqiptare.
Tek e fundit nuk duhet ta harrojmė edhe atė konstatimin e lashtė biblik se livadhi ėshtė i atij qė i ka dhentė. Tė kuptohemi, edhe nė Kosovė, qė nė krye tė herėve, qė kur kanė filluar migrimet e ndryshme tė popullsisė, me tė cilat merret dituria e demografisė, jetojnė edhe pjesėtarė tė minoriteteve tė ndryshme, kuptohet midis tyre edhe serbėt vendės. Ata si pakicė, me plot kuptimin e kėsaj fjale, jetojnė nė Kosovė qė nga periudha mesjetare. Gjatė sundimit turk janė trajtuar si qytetarė tė rendit tė dytė, si raja, por, nė sajė tė pėrkujdesjes sė Rusisė pėr ta i kanė gėzuar edhe shumė privilegje, sidomos nė planin fetar dhe kulturor. Kuptohet se edhe nė Kosovė, tek e fundit si nė tė gjitha vendet e Ballkanit dhe tė Evropės, jetojnė pjesėtarė tė minoriteteve tė ndryshme. Por, unė i pėrmenda me emėr vetėm serbėt sepse vetėm ēėshtja e tyre ėshtė problematike. Me gjasė vetėm pėr shkak tė serbėve dhe tė sundimit shekullor tė Serbisė nė kėto vise, Kosova ėshtė e detyruar ta mbajė edhe sot e kėsaj dite mbi kurrizin e vet barrėn e rrezikshme tė epitetit multietnike, tė cilin Serbia me kohė e ka planifikuar si lak nė qafėn e shqiptarėve, pėr ta penguar zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes sė tyre kombėtare. Nė tė gjitha vendet e kėsaj bote, duke filluar nga Amerika e deri tek Australia, bashkė me popujt shumicė, jetojnė edhe pjesėtarėt e minoriteteve tė ndryshme.
Konsiderohet se nė botėn e sotme pėr shkak tė zhvillimeve tė caktuara demografike dhe historike nuk ka asnjė shtet, nė tė cilin nuk jetojnė edhe banorėt qė u pėrkasin kombeve dhe etnive tė ndryshme. Pra, nuk paska shtet pa minoritete ose pakica kombėtare, siē i quanim dikur! Nė disa shtete tė mėdha tė Evropės, qė njihen tradicionalisht si shtete nacionale, si bie fjala: Anglia, Gjermania, Franca, Italia, etj, bashkė me popullsinė shumicė, jetojnė si minoritete shumė pjesėtarė tė kombeve tė tjera. Disa nga kėto, madje, kanė njė numėr qytetarėsh, kuptohet me tė gjitha tė drejtat e garantuara qytetare e njerėzore pėr minoritetet nė bazė tė normave ndėrkombėtare. Pėrqindja e popullsisė qė e pėrcakton kuptimin e tyre shtetėror, pra e popullsisė sė kombit pėrcaktues tė kuptimit tė shtetit e jo tė kombit-shtet, qė konsiderohet sot si kategori e tejkaluar, nė krahasim me pjesėtarėt e minoriteteve, nė tė gjitha kėto vende, ėshtė madje mė e vogėl se ajo e shqiptarėve nė Kosovė. Mirėpo, deri mė sot nuk kam hasur askund qė dikush, Anglinė, Francėn, apo Gjermaninė, ta konsiderojė si vend multietnik, ashtu siē konsiderohet Kosova nga administratorėt e kėtyre vendeve tė Evropės, qė janė nė krye tė UNMIK-ut, nė tė cilėn shqiptarėt pėrbėjnė mė shumė sė 90 pėr qind tė popullsisė. Nuk dua ta lodh lexuesin me tė dhėna statistikore, por le tė dihet botėrisht se edhe vendet fqinje ballkanike, qė konsiderohen shtete nacionale, si bie fjala: Rumania, Bullgaria, Turqia, Serbia, Greqia, Mali i Zi, etj., brenda popullsisė sė tyre kanė pėrqindje mė tė lartė tė minoriteteve sesa Kosova, por deri mė sot, ato, askush nuk i ka quajtur shtete multietnike.
Nė bazė tė kėsaj qė u tha mė lart, del se multietniciteti na qenka njė veēori specifike vetėm pėr Kosovėn!? Pse Kosova e gjorė, u dashka ta bartė edhe kėtė barrė?! Kush ia ngarkoi asaj edhe kėtė problem?! Kush ia ngjiti kėtė tė paqenė? Kush ia qiti kėtė bidat?! Po kush, pos robėrisė shekullore tė Serbisė? Serbia bashkė me Jugosllavinė, pėr ta mbajtur sa mė gjatė sundimin nė Kosovė, sė pari e quajti Stara Serbi (?!) e pastaj gradualisht e zbuti nė Kosovė e Metohi, (!?), ku jetojnė nė bratstvo i jedinstvo tė gjitha kombet dhe kombėsitė. Dhe Serbia pasi e shtoi me sa mundi numrin e serbėve e malaziasve tė ardhur si ushtarakė, policė e agjentė, nėpunės, administratorė, kuadro profesionalė- teknikė, si edhe kolonė tė thjeshtė tė vendosur nė fshatrat me toka mė pjellore tė Rrafshit tė Kosovės dhe tė Dukagjinit, u kujdes qė ta kultivojė edhe kopshtin e minoriteteve, duke krijuar edhe kombėsi tė reja, sė pari, duke i pjesėtuar ciganėt e njohur kudo nė Evropė nė: hashkali, romė, egjiptas garaganė etj. Pastaj, nė dėm tė shqiptarėve, duke ushtruar dhunė mbi ta, i kultivoi me kujdes tė veēantė turqit, myslimanėt, boshnjakėt, goranėt etj.
Serbia punoi bukur shumė edhe pėr pjesėtimin e shqiptarėve nė: kosovarė e shqiptarė, nė shiptari dhe albanci, qė fatkeqėsisht tash vonė ka shenja se do tė ketė edhe rezultate, sepse midis vetė shqiptarėve po punohet me shumė pėrkushtim pėr ta krijuar kombin e ri kosovar, sepse ndoshta, siē besojnė tė gjorėt, kėshtu do ta fitojnė edhe formalisht pavarėsinė dhe do tė lirohen njėherė e pėrgjithmonė nga barra nacionaliste e bashkimit kombėtar(?!). Kėshtu Kosova, nė sajė tė kujdesit tė madh tė Serbisė dhe tė Jugosllavisė, pėr zhvillimin e saj tė pėrgjithshėm ekonomiko-shoqėror, u bė krahinė multietnike, qė duhej tė shėrbente si shembulli mė i mirė pėr zgjidhjen e ēėshtjes nacionale (!?) nė kushtet e sundimit tė egėr sllavo-komunist tė periudhės rankoviqiane dhe asaj millosheviqiane!? Pra, le tė dihet qartė se multietniciteti na qenka njė veēori specifike, njė bidat vetėm pėr Kosovėn (?!), tė cilėn e paska kodifikuar njėherė e pėrgjithmonė sundimi sllav nė Kosovė!? Kėtė bidat, ashtu si edhe shumė tė ndajmbathura e tė paqena, tė tjera, i paska pranuar duarhapur administrata e UNMIK-ut, pėr ta bėrė mė tė lehtė zgjidhjen pėrfundimtare tė problemit tė Kosovės. Ndėrkaq, politikanėt shqiptarė, tė rinj e tė vjetėr, ndoshta nė bazė tė inercionit, ose duke qenė tė angazhuar pėr ēėshtje tė mėdha, si bie fjala, stabiliteti i rajonit sepse shqiptarėt e ndarė nė katėr-pesė shtete do tė shėrbyekan si llaē fort i mirė pėr ēimentimin e kėtij stabiliteti (?!) ose duke u marrė aktivisht me evropeizimin e popullit tė tyre, as qė kanė pasur kohė tė mendojnė pėr kėtė problem!? Tė pėrfundojmė pa keqkuptim: multietniciteti i Kosovės, tė cilin Serbia e Jugosllavia e kanė planifikuar me kohė pėr ta ruajtur ndikimin e tyre mbi viset jugore, pra, pėr ta bėrė tė pėrjetshėm sundimin e tyre nė Kosovė, siē po shihet edhe tash nė projekt-kushtetutat e tyre mė tė reja, dhe ēėshtja e tė drejtave tė minoriteteve, tė garantuara me norma ndėrkombėtare, janė dy ēėshtje tė ndryshme. Por, pėr kėtė do tė shkruajmė nė ndonjė rast tjetėr.
Krijoni Kontakt