Close
Faqja 5 prej 16 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 160

Tema: Mitrovica

  1. #41
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar mė parė nga OBX Lexo Postimin
    Shume e bukur dhe emocionuese kjo poezi. Urime! A mund ta vendos ne web faqen time? Nese po, me me duhet emri i juaj i plote. Cdo te mire,
    Teuta
    www.TeutaShabaniTowler.com
    pershendetje:, gezohem qe te pelqeu po me thane te drejten emrin e plote smundem tja japi se dhe jemi ne legalitet keshtu qe i ha plot te mira 20 vjet edhe ashtu sjemi te lire po se pakti ne qeli jo, eh edhe armiku per te me zene le te perpiqet le te shpenzohet le te mundohet pastaj, do them
    ROFTE SHQIPERIJA NATYRALE
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga biligoa : 29-11-2007 mė 00:25
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar mė parė nga OBX Lexo Postimin
    Daja Goni

    Kur automjeti i pare i KFOR-it ka hyre ne Mitrovice, UCK-ja nuk ka pa pase shance te del ne veri te qytetit sepse franqezet ishin vendosur menjehere ne fillim te ures dhe nuk lejonin askend te armatosur te shkojn ne veri. Kurse para se kane ardhe KFOR-i franqez, Mitrovica veriore ka qene e mbushur me ushtare e paramilitare serb. UCK nuk ka mundur te luftone sepse atehere veq ishte nenshkruar marreveshtja per armepushim. Ketu ka vend per te fajsuar shume grupe por mendoj se plani i ndarjes eshte bere shume me heret se sa marreveshja per armepushim.

    Qeveria e Kosoves dhe biznesmenet eshte dashur te blejn te gjitha shtepit e serbve ne Mitrovice dhe qytete te tjera te banuara me serb. Ne ate menyre nuk do te kishim perfunduar me numer aq te madh te serbve.


    Me mall per Mitrovice,
    Teuta

    www.TeutaShabaniTowler.com
    ----------------------------------------------------------------------------------------------------


    Perse gjithmone mundohemi tua leme fajin te tjereve?Populli qe do lirine e merr fatin ne duart e veta,dhe nuk lejon qe dikush tjeter ta farkoj ate.
    UCK-ja nuk ka pase nevoje te luftoj me askend,ato dite kur ne Kosove u fut KFOR-i.Kishte mjaftuar sikur ata dhe popullata te dilnin matane lumit.Ne fund te fundit nuk kan pase edhe me kend te luftojne,pasi qe pjesa dermuese e serbeve e kan leshuar ate pjese.
    Mirepo per shume kend interesi ka qene ne Prishtine,per dyqane,troje e shtepi te mbetura bosh.Nuk mund tua leme fajin francezeve.Faji eshte i yni.
    Sa i perket planit te ndarjes se Mitrovices,ai nuk ka egzistuar.Ate ua kemi mundesuar ne vet serbeve.Dhe tani u lejojme te bejne edhe shume plane te tjera.
    Ne kemi pase mundesi te nderrojme shume cka,kemi edhe sot,por nuk e kemi bere dhe nuk e bejme as sot e kesaje dite.

    Shpresoj shume se udheheqsit e Kosoves jan "mbushur"me pasuri dhe me ne fund do te kene kohe te mendojne edhe per Kosoven.


    Me malle per Mitrovice dhe per bjeshket e Shales!

    Daja-GONI

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Eshte postuar dy here
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Daja-GONI : 29-11-2007 mė 04:33

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283
    Citim Postuar mė parė nga Daja-GONI Lexo Postimin
    ----------------------------------------------------------------------------------------------------


    Perse gjithmone mundohemi tua leme fajin te tjereve?Populli qe do lirine e merr fatin ne duart e veta,dhe nuk lejon qe dikush tjeter ta farkoj ate.
    UCK-ja nuk ka pase nevoje te luftoj me askend,ato dite kur ne Kosove u fut KFOR-i.Kishte mjaftuar sikur ata dhe popullata te dilnin matane lumit.Ne fund te fundit nuk kan pase edhe me kend te luftojne,pasi qe pjesa dermuese e serbeve e kan leshuar ate pjese.
    Mirepo per shume kend interesi ka qene ne Prishtine,per dyqane,troje e shtepi te mbetura bosh.Nuk mund tua leme fajin francezeve.Faji eshte i yni.
    Sa i perket planit te ndarjes se Mitrovices,ai nuk ka egzistuar.Ate ua kemi mundesuar ne vet serbeve.Dhe tani u lejojme te bejne edhe shume plane te tjera.
    Ne kemi pase mundesi te nderrojme shume cka,kemi edhe sot,por nuk e kemi bere dhe nuk e bejme as sot e kesaje dite.

    Shpresoj shume se udheheqsit e Kosoves jan "mbushur"me pasuri dhe me ne fund do te kene kohe te mendojne edhe per Kosoven.


    Me malle per Mitrovice dhe per bjeshket e Shales!

    Daja-GONI
    Daja-Goni !

    Nuk desha te beje asnje repelikim negative me Ty i nderuar ...dhimbja shpirtrore per ndarjen Mitrovices eshte shume e madhe ...!
    Une mendoi se as Ne si shqiptare nuk jemi pa llogaridhenje dhe pa pergjegjesin tone,por mund te them se as rastesisht ndarja ska ndodhe ! kur them rastesisht e mendoi qe pjeses evropiane qe mbane afersi te forta me sllavet ka planifikuar nje ndarje te tille qysh heret ...
    Brigadat shumekombeshe te KFOR-it qe veprojne ne Kosove,kane pergjegjesi te madhe per kete ndarje!cdo brigade brenda zones se vete te pergjegjesise nuk lejon nderhyrje te brigades tjeter pa marre para sysh urdherin e hierarkise se KFOR-it ne Kosove!disa te dhena qe veq jane proklamuar per gjithe opinion,para me shume se tre vite , ishte nje vendim i nje Kryadministratori ne Kosove dhe i njerit prej Komandanteve te KFOR-it qe te nderhyhet ne shuajtjen e sistemeve paralele ne Mitrovice dhe vendosjen nen kontroll te te gjitha institucioneve ne veri te Mitrovices,por ai plan nuk u realizua per shkak se ne ate plane Komandanti i Brigades veri nuk lejoj nje nderhyrje te tille ne zonen e tij te pergjegjesis,per kete them se pergjegjesia bie edhe mbi ata qe kane per detyre qeshtjen e sigurise ne Kosove.Kam shpres te madhe se asnje Lider shqiptare nuk ka ate kompetence dhe ate guxim qe te pranoje apo nenshkruaje shkeljen e integritetit territorial te Kosoves.

    Me rrespekt!
    Dhuro shumė...e prit pak!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar mė parė nga Ēaushi Lexo Postimin
    Daja-Goni !

    Nuk desha te beje asnje repelikim negative me Ty i nderuar ...dhimbja shpirtrore per ndarjen Mitrovices eshte shume e madhe ...!
    Une mendoi se as Ne si shqiptare nuk jemi pa llogaridhenje dhe pa pergjegjesin tone,por mund te them se as rastesisht ndarja ska ndodhe ! kur them rastesisht e mendoi qe pjeses evropiane qe mbane afersi te forta me sllavet ka planifikuar nje ndarje te tille qysh heret ...
    Brigadat shumekombeshe te KFOR-it qe veprojne ne Kosove,kane pergjegjesi te madhe per kete ndarje!cdo brigade brenda zones se vete te pergjegjesise nuk lejon nderhyrje te brigades tjeter pa marre para sysh urdherin e hierarkise se KFOR-it ne Kosove!disa te dhena qe veq jane proklamuar per gjithe opinion,para me shume se tre vite , ishte nje vendim i nje Kryadministratori ne Kosove dhe i njerit prej Komandanteve te KFOR-it qe te nderhyhet ne shuajtjen e sistemeve paralele ne Mitrovice dhe vendosjen nen kontroll te te gjitha institucioneve ne veri te Mitrovices,por ai plan nuk u realizua per shkak se ne ate plane Komandanti i Brigades veri nuk lejoj nje nderhyrje te tille ne zonen e tij te pergjegjesis,per kete them se pergjegjesia bie edhe mbi ata qe kane per detyre qeshtjen e sigurise ne Kosove.Kam shpres te madhe se asnje Lider shqiptare nuk ka ate kompetence dhe ate guxim qe te pranoje apo nenshkruaje shkeljen e integritetit territorial te Kosoves.

    Me rrespekt!
    -------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Perderisa ne replikojme ne mynyre te moderuar dhe nuk lendojme njeri tjetrin nuk ka gje te keqe.Dmth.mund te replikosh me mua,nuk me mbetet hatri.
    Si“q ke pare edhe ne shkrimin me larte,diskutohet rreth asaje se cfare nuk kemi bere,e eshte dashur te behet.Pune e jona dhe vetem e jona.Dhe ne e lame ne balte.Nuk ka qene detyre e KFOR-it,andaj nuk mund ti fajesosh.Gjithsesi se ka dhe ka pase te tille qe jo vetem Mitrovicen e kishin ndare por tere Kosoven do tia kishin falur Serbise.Pse nuk e bene?Sepse ne nuk lejuam.Ndersa ne rastin e Mitrovices,na e ndane sepse ne lejuam vet qe ata ta ndajne.Ne fakt e ndame vet.Dhe kjo eshte ajo cfare dua te them.Ne gabuam dhe ne vazhdojme edhe sot e kesaj dite te gabojme.

    Ne kemi pare se si Albin Kurti,me nje demonstrate te vetme detyroi UNMIK-un te pranoj se ka bere gabime te shumta ne Kosove.Ata pane vendosmerine e Albinit,dhe nuk u shkoi mendja te genjejne me tutje.U dorezuan.Than:" ne kemi bere gabime dhe leshime te shumta".

    Edhe ne rastin e Mitrovices.Edhe sot e kesaje dite kemi vetem nje politikan i cili pa hezitim del edhe ne pjesen veriore te Mitrovices.Bajram Rexhepi.Te tjeret vijne me automjete te blinduara deri te halla e sporteve.Aty fillojne te genjejne vehten dhe popullin per disa minuta,dhe prap ikun per ne Prishtine.Nuk ka kembengulsi.Ne fund te fundit nuk ka as interes.Ti mos me nguc, une nuk te nguc.Ti mire ,une mire.



    Kur nje here kan pyet deven:"Kur te ka ardhur barra me se rendi"?
    Devja eshte pergjigjur:"Kur me ka pri gomari".

    Te pershendes

    Daja-GONI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Daja-GONI : 29-11-2007 mė 13:20

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Trepces



    Atehere kur nga te gjitha anet,
    Kosova ne flake digjej.
    Piqej.
    Volle djemet e tu nga zgafella,
    ne balle i qite.
    Shqiptarise krah i dole,
    faqen ia ndrite.


    Atehere kur, Kosove kembet ti prene,
    dhe deshen te te vrasin.
    Te shklasin.
    Perbive djemet e tu ne zgafelle,
    ne balle i qite.
    Shqiptarise krah i dole,
    faqen ia ndrite.


    Atehere kur filluan te te coptojne,
    he vehten e vrafshin.
    U thafshin.
    Volle djemt e tu prap nga zgafella,
    e ne balle i qite.
    Shqiptaria krah s“te doli,
    si ti dikur,qe dite.


    Dhe te gjithe nuk tu kthyen ne zgafelle
    Te shtrire te mbeten mbi ure,
    t“bere gure.
    A thua shqiptaria te harroi?
    Krah djemve s“tju doli,
    ti TRADHTOI

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Mitrovica ka paguar ēmimin politik, tash duhet t’i kthehet perspektiva

    16 janar 2008
    Mitrovica ka paguar ēmimin politik, tash duhet t’i kthehet perspektiva


    Bajram Rexhepi

    Kryetari i Kuvendit Komunal tė Mitrovicės, Bajram Rexhepi, nė njė intervistė dhėnė Kosovapress-it tha sė nė kėtė kohė kur pritet definimi i statusit final tė Kosovės, nė Mitrovicė gjegjėsisht nė veri tė vendit pritet tė ketė tensionim tė situatės, mirėpo sipas tij mė rendėsi ėshtė qė Kosova sė shpejti do tė pavarėsohet nė tėrė territorin e vet. Ai apelon te qytetarėt qė mos tė bien pre e provokimeve nga njerėz dhe grupe tė caktuara, qė nuk munden tė paramendojnė veten pjesė e Kosovės sė pavarur.

    Kosovapress: Keni qenė kryetari i parė i Mitrovicės sė pas luftės dhe u rikthyet prapė nė kėtė post nė kohėn kur pritet zgjedhja e statusit final tė Kosovės. Ēka do tė thotė kjo pėr ju?

    Rexhepi: Kjo do tė thotė qė jam i pėrkushtuar nė momentet mė tė vėshtira t’i gjendemi Mitrovicės. Kanė qenė momente shumė tė vėshtira politike dhe tė sigurisė nė kohėn menjėherė tė pasluftės dhe tash pas njė qetėsie relative prapė mund tė priten tensionime pas definimit tė statusit. Nuk kisha dashur tė ndodhin, por ėshtė e pritshme.

    Kosovapress: Ju thoni se mund tė priten tensionime. Atėherė cili do tė jetė roli juaj nė raste tė tilla?

    Rexhepi: Do tė ketė pakėnaqėsi. Ka grupe tė caktuara, tė cilat nė asnjė mėnyrė nuk mund ta paramendojnė veten qė tė jenė pjesė e Kosovės sė pavarur. Do tė ketė tentime tė ndryshme qė kėtė proces ta ngadalėsojnė, qė tė shkaktojnė ndoshta pengesa, mirėpo janė shumė tė qarta edhe Rezoluta 1244 edhe parimet e Grupit tė Kontaktit, edhe mandati i Kombeve tė Bashkuar kėtu pėr momentin, po ashtu strukturat e KFOR-it, si edhe legjislacioni nė fuqi qė duhet tė funksionojė rendi dhe ligji nė tėrė territorin e Kosovės, duke pėrfshirė edhe pjesėn veriore. Sa i pėrket rolit tim nė kėtė aspekt, kam kėrkuar edhe mė herėt dhe do tė kėrkoj qė mos tė biem pre e provokimeve. Do tė ketė provokime nga grupe tė caktuara, tė cilat do tė donė tė tensionojnė gjendjen edhe nė pjesėn jugore, qė tė ketė reaksion nė kėtė pjesė, por mendoj qė me maturinė politike dhe tė qytetarėve nuk do tė jemi pre e kėtyre provokimeve. Kjo ėshtė kryesorja ēka kėrkohet nga ne. Ndėrsa strukturat kompetente tė sigurisė, KFOR-i, Shėrbimi Policor i Kosovės dhe policia e UNMIK-ut, do ta mbrojnė popullatėn jo serbe qė mos tė sulmohen, tė mos ketė dhunė, nė mėnyrė qė tė ruhet qetėsia dhe paqja nė qytet.

    Kosovapress: Tash pėr tash pushteti i juaj nuk ėshtė i shtrirė nė veri tė qytetit, por nėse plani i Ahtisarit, i cili parasheh krijimin e dy komunave nė Mitrovicė jetėsohet, ēfarė kompetencash do tė keni nė atė pjesė?

    Rexhepi: Unė jam shumė i pėrgjegjshėm. Ky plan i cili ėshtė kaluar edhe nga Ekipi i Unitetit dhe Pakoja e Ahtisarit ėshtė votuar nė Parlament e ka paraparė Mitrovicėn si qytet me dy komuna, do tė jetė njė bord kėshillėdhėnės i qytetit ku do tė jenė pėrfaqėsuesit e dy komunave ku i harmonizojnė qėndrimet pėr interesa tė pėrbashkėt, dhe duhet tė bashkėpunojnė nė lėmenj tė ndryshėm. Unė jam kryetar i komunės sė Mitrovicės kushtimisht, them i pjesės jugore dhe nuk kam ingerenca tė drejtpėrdrejta nė pjesėn veriore. Ata e kanė njė strukturė administrative tė cilėve ua ka zgjat mandatin Ryker edhe pėr gjashtė muaj. Mė vonė do tė shikojmė se si do tė shkojė situata. Influenca ime mund tė jetė me guxim politik, me ide konkrete, qė tė jemi si qyteti i integruar, ndėrsa organizimi administrativ ėshtė dy komuna, pra unė jam i kėsaj komune nė jug.

    Kosovapress: Mendoni se integrimi i qytetit mund tė realizohet duke i krijuar dy komuna pothuajse nė baza etnike dhe cila ėshtė konkretisht strategjia juaj nė kėtė drejtim?

    Rexhepi: Realisht ky ėshtė njė plan i cili nuk ėshtė mė i miri, ka qenė i dėmshėm, por qė ka i ka marrė parasysh edhe shqetėsimet e komunitetit serb. Ne jemi tė pėrkushtuar qė ta ndėrtojmė njė shtet demokratik, ku tė gjithė qytetarėt e Kosovės do ta gjejnė vetveten. Realisht nė kėtė plan janė katėr principe kryesore: sundimi i rendit dhe ligjit, siguria e qytetarėve, e drejta e pronės, lėvizja e lirė. Kėto janė parakushte qė ky plan tė realizohet. Ndėrsa na veē kemi filluar themelimin e njė bordi ose agjencie pėr donacione tė jashtme dhe investime tė jashtme pėr projekte multietnike. Njerėzit janė tė lodhur nga nacionalizmi dhe nga varfėria, dhe ėshtė gatishmėri e qytetarėve tė Mitrovicės tė dy komuniteteve qė tė punojnė bashkė, qė ta krijojnė njė perspektivė mė tė mirė ekonomike dhe njė mirėqenie sociale pėr tė gjithė, dhe kėtu i kemi shpresat mė tė mėdha se do tė kemi sukses.

    Kosovapress: Mendoni se ēelėsi i integrimit tė qytetit ėshtė realizimi i projekteve multietnike?

    Rexhepi: Ky do tė jetė segmenti ku mė sė lehti tė ketė pėrparim qė secili ta shohė interesin e vet dhe tė pėrbashkėt, dhe tė lirohet nga ide nacionaliste tė cilat e kanė mbajtur peng kėtė situatė. Integrimi nuk ėshtė i lehtė, por ėshtė proces qė kėrkon vite. Ėshtė shumė me rėndėsi qė kjo pjesė ėshtė pjesė e pandashėm e territorit tė Kosovės. Jam optimist se me njė kombinim tė faktorit ndėrkombėtar, nivelit komunal edhe atij qendror do ta bėjmė integrimin gradualisht.

    Kosovapress: Pse zgjodhėt AKR-nė pėr partner qeverisės?

    Rerxhepi: E zgjodhėm pėr arsye se ishin me tė afėrt me kėrkesat e tyre, dhe nė njė mėnyrė nė Mitrovicė njė konkurrencė politike ka qenė gjithnjė mes PDK-sė dhe LDK-sė. Njerėzit kanė votuar pėr ndryshime edhe na kemi vendosur pėr ndryshime. Ne kemi qenė opozitė, AKR ėshtė njė parti e re e cila ende nuk ka pasur hapėsirė pėr t’u dėshmuar, megjithatė priten ndryshime. Realisht AKR ėshtė partia e dytė nė Mitrovicė pėr nga numri i votave.

    Kosovapress: Keni premtuar njė qeverisje profesionale dhe tė ndershme e cila do tė jetė gjithmonė nė shėrbim tė qytetarėve, mirėpo emėrimi i disa drejtorėve nuk ėshtė pritur mirė nga qytetarėt.

    Rexhepi: Opinioni i ka mendimet e veta. Kam pas pretendime me pas edhe shumė mė tė mirė, por me kėtė rrogė e cila ofrohet me 310 euro nuk mund tė sjellėsh kualitetin qė do vetė, por megjithatė jam i kėnaqur me kėtė pėrzgjedhje. Unė pėrgjigjem para qytetarėve, ata mė pėrgjigjen mua. Gjithnjė ka mundėsi tė bėhet pėrzgjedhja mė e mirė, por nuk mendoj qė ėshtė pėrzgjedhja e dobėt, pėrkundrazi ėshtė njė pėrzgjedhje e mirė.

    Kosovapress: Gjatė fushatės zgjedhore keni pranuar se nuk keni bėrė shumė pėr Mitrovicėn nė kohėn kur ishit kryeministėr, por keni premtuar se atė qė nuk e keni bėrė nė atė kohė, do ta bėni si kryetar dhe do t’ia ktheni namin qė ka pasur dikur ky qytet. Si do tė realizoni kėtė kur dihet se pėr vitin 2008 buxheti i komunės do tė jetė 8,580,303 euro?

    Rexhepi: Nga natyra jam modest. Kam thėnė se nuk kam bėrė mjaft edhe askush nuk mund tė thotė se ka bė mjaft, por nėse kthehemi prapė, unė kam bėrė mė tepėr se sa strukturat komunale qė kanė pasur legjitimitet nė kohėn kur na kemi qenė tė emėruar. Punėt qė nuk janė kryer nuk ėshtė dėshtim i individit, por edhe dėshtim i misionit tė UNMK-ut, i cili mė nė fund ka pranuar se nuk ka bėrė mjaft pėr Mitrovicėn. Tash ėshtė njė situatė krejt tjetėr nė kohėn kur vjen definimi i statusit, kur politikisht Kosova ėshtė shtet dhe ato lėshime duhen tė pėrmirėsohen. Unė edhe nė fillim kam thėnė qė prej kėtij buxheti shumė tė vogėl, diku rreth 20% janė pėr investime kapitale qė kėto nuk ia kthejnė perspektiven Mitrovicės. Unė kam dalė me projekt konkret si ujėsjellėsi regjional, pėrmirėsimi i rrjetit tė energjetikės dhe shumė projekte tjera. Edhe njė herė thashė se jemi themelim e sipėr bashkė me Komisionin Evropėn pėr Rindėrtim dhe me pėrfaqėsues tė shqiptarėve dhe serbėve tė njė bordi ose agjencie pėr thithjen e donacioneve tė jashtme, dhe kėtu ėshtė shpresa mė e madhe se bashkėrisht mund tė thithim donacione dhe t’ia kthejmė perspektiven Mitrovicės.

    Kosovapress: Ėshtė folur shumė se Mitrovica duhet ta ketė njė fond tė veēantė pėr shkak specifikave qė ka, por nuk ėshtė bėrė asgjė konkrete nė kėtė aspekt. Sipas jush, kush ėshtė fajtor pėr kėtė dhe ēka do tė bėni ju nė kėtė drejtim?

    Rexhepi: Nuk e di ēfarė fondi i veēantė.

    Kosovapress: Njė fond i cili do tė ndahej nga Qeveria posaēėrisht pėr Mitrovicėn, njė gjė tillė e ka kėrkuar edhe PDK-ja nė Mitrovicė?

    Rexhepi: Unė gjatė fushatės kam kėrkuar tė kemi njė status tė privilegjuar, pėr tjerėt nuk flas. Flas pėr veti dhe qėndroj pas asaj qė kam kėrkuar status tė privilegjuar pėr thithjen e grandeve nga niveli qendror. Nė lidhje me kėtė do tė bėj edhe kėrkesė zyrtare, qė pėr hir tė situatės qė ka qenė e neglizhuar, Mitrovica tė ketė mė tepėr grande qė ministritė e ndryshme tė realizojnė mė shumė projekte nė Mitrovicė dhe kjo sigurisht do tė bėhet realitet, sepse do ta kem pėrkrahjen e Qeverisė qendrore. Nuk jam ithtar i fondeve. Ne mundemi nė kuadėr tė njė strategjie qė gradualisht tė bėhet kthimi i shqiptarėve nė veri dhe tė bėhet ndėrtimi i shtėpive tė tyre. Nė kėtė drejtim mund tė bėhet njė fond tė pėrbashkėt me ndėrkombėtaret, institucionet qendrore dhe ne mė njė participim tė vogėl, qė tė fillojė ky proces i kthimit tė njerėzve, por kjo nuk mund tė bėhet menjėherė pa u bė stabilizimi politik dhe i sigurisė nė pjesėn veriore, pra kėrkon kohė.

    Kosovapress: Papunėsia nė Mitrovicė dita-ditės po rritet. Sipas zyrtarėve tė Qendrės pėr Punėsim nė vitin qė lamė pas kjo dukuri ka shėnuar rritje prej 7 %. Si do ta zbutni konkretisht kėtė problem?

    Rexhepi: Realisht, papunėsia mė e madhe nė tė gjitha komunat e Kosovės ėshtė nė Mitrovicė dhe Gjakovė. Pėrpara kanė qenė si sinonim i zhvillimit ekonomik, ndėrsa tash janė nė gjendjen mė tė vėshtirė. Mitrovica ka paguar ēmimin politik edhe tė sigurisė, tashmė duhet t’i kthehet perspektiva. Ne do tė bėjmė ēka ėshtė e mundur qė bizneset nė kuadėr tė kompetencave tė komunės tė kenė taksa tė pėrballueshme, tė mos ketė burokraci tė tepruar pėr hapjen e bizneseve tė ndryshme. Komuna nuk ėshtė vend qė mund tė absorbojė fuqi punėtore, pėr arsye se janė limitet buxhetore edhe pėrkufizimet tjera, por nėpėrmjet inkurajimit tė biznesit privat do tė rritet punėsimi dhe jam shumė optimist qė me projekte multietnike do tė jetė njė shans i madh tė zbutet papunėsia.

    Kosovapress: Arsimi dhe shėndetėsia nė jug tė qytetit pėrballen me probleme tė shumta, pėr shkak tė mbetjes sė Spitalit tė Qytetit, Fakultetit Xehetar-Metalurgjik, si dhe tė disa shkollave tė mesme dhe fillore nė veri tė qytetit. Keni menduar se si do t’i zgjidhni kėto probleme?

    Rexhepi: Kemi ide. Projektet ose para projektet janė nė realizim e sipėr. Deri tash ka qenė politikisht jo korrekte tė mendohet pėr spital nė pjesėn jugore, por tash me pakon e Ahtisarit dihet se spitali nė veri realisht do tė menaxhohet nga pakica serbe dhe ėshtė imanencė qė ne duhet ta ndėrtojmė njė spital, sepse Mitrovica ka nevojė. Spitali nė Vushtrri nuk i pėrmbush nevojat e qytetareve dhe kemi ide qė tė ndėrtohet njė spital nė vendin e ish-kazermės. Ėshtė njė vend i pėrshtatshėm qė tė jetė njė spital modern jo megaloman. Tash ka ndėrruar edhe sistemi i shėrimit, ku njerėzit nuk qėndrojnė me javė apo muaj, po kryhet operacioni dhe pas njė apo dy dite lėshohet nė shtėpi. Pra, tė jetė njė spital modern ndoshta mė 180 deri nė 200 shtretėr.

    Kosovapress: Po, nė aspektin e arsimit?

    Rexhepi: Nė aspektin e arsimit ka nevojė pėr shkolla tė ndryshme, por nė kuadėr tė idesė pėr spital duhet tė jetė edhe shkolla e mesme e Medicinės pranė spitalit, nė mėnyrė qė mėsimin teorik ta konkretizojnė me praktikė. Ka nevojė edhe pėr shkolla tjera tė mesme, por edhe fillore dhe synimi im do tė jetė qė nė maksimum nxėnėsit tė shkojnė nė dy ndėrrime e jo deri nė katėr ndėrrime, dhe hapėsirat shkollore tė pajisen me infrastrukturėn pėrcjellėse si terrenet sportive, kabinetet e konkretizimeve, e gjėra tjera. Kėto janė planet qė duhet me i lidh edhe me ministrin qendrore dhe varėsisht nga mundėsitė buxhetore ose thithja e grandeve nga niveli qendror, ne kėto gjėra do t’i realizojmė gradualisht.

    Kosovapress: Pėr shkak tė mungesės sė kushteve dhe perspektivės nė vitet e fundit zhvendosja e popullatės nga fshatrat nė qytet ka marrė hov tė madh e sidomos nga rajoni i Shalės, ku disa fshatra kanė mbetur krejtėsisht tė boshatisura. Cila ėshtė strategjia juaj qė tė krijoni kushte mė tė mira nė zonat rurale?

    Rexhepi: Fatkeqėsisht kjo nuk ėshtė veē karakteristikė nė Mitrovicė, ėshtė nė tėrė Kosovėn, ku ėshtė njė migrim i popullatės nga viset rurale nė qendra pėr shkak papunėsisė dhe mos perspektivės, mirėpo shpresoj se tash niveli qendror do tė krijojė shumė mė shumė favore dhe forma tė ndryshme tė agrikulturės, blegtorisė ose formave tjera. Ne kemi projekte konkrete ideore sidomos pėr regjionin e Shalės, pos tjerash njė lloj turizmi qoftė veror apo dimėror, ku do tė krijohen kushte inkurajimi pėr forma tė ndryshme tė agrobiznesit, dhe kjo do tė jetė njė shans reale pėr kėtė regjion. Ndėrsa nė strategjinė afatmesme qė nuk varet fort prej neve, riaktivizimi i “Trepēės” me kapacitete e veta do tė kthejė perspektiven edhe tė Shalės, edhe kthimin e njerėzve nė ato regjione, por edhe tė punėsimit mė tė madh.

    Kosovapress: Nė zgjedhjet e nėntorit keni dalė njeriu i katėrt mė i votuar nė Partinė Demokratike tė Kosovės. Sikur tė mos kandidoheshit pėr kryetar tė komunės, a do tė ishit pjesė e Qeverisė Thaēi, dhe a jeni penduar pėr kėtė kandidim?

    Rexhepi: Jo, absolutisht nuk jam penduar. Nė rend tė parė, unė kam ardhur me njė qėllim tė caktuar, si e kam cek edhe mė parė. Ndjej obligim ndaj qytetit tim tė lindjes dhe mendoj qė ėshtė interes shtetėror, nacional qė situata e Mitrovicės tė jetė e qetė dhe t’i kthehet perspektiva. Ky ėshtė njė interes madhor qė pėr mua ėshtė shumė mė e rėndėsishme se sa tė kisha vend nė Qeveri. Nėse nuk isha kandiduar kėtu, kam pasur mundėsi ndoshta tė kyēem nė Qeveri, por nuk ka qenė synim imi. Me pėrvojėn time si ish-kryeministėr do tė jem nėpėrmjet partisė nė funksion edhe tė Qeverisė qendrore, aty ku mund tė kontribuoj me pėrvojėn time tė mėparshme, mirėpo unė do tė jem i pėrkushtuar qė ta kryej obligimin tim nė Mitrovicė qė ėshtė nė interes jo vetėm i Mitrovicės, por edhe i tėrė Kosovės.

    Kosovapress: Cili ėshtė mesazhi juaj pėr qytetarėt nė kėtė fillimvit?

    Rexhepi: Qytetarėt e Mitrovicės kanė treguar pjekuri dhe janė tė vetėdijshėm se mrekullitė nuk mund tė ndodhin shpejt, mirėpo ne do tė punojmė natė e ditė qė tė pėrmirėsohet jeta e tyre. Por njė mesazh ndaj tyre ėshtė qė nė muajt e ardhshėm, kur ndoshta do tė ketė provokime, qoftė mediale apo nga pjesa veriore, por edhe nga njerėz qė nuk janė tė informuar mos tė bien pre e dezinformatave, mos tė shkaktojė frustrime apo panik. Ne do tė jemi transparent qė tė komunikojmė qoftė nėpėrmjet medieve, apo drejtpėrdrejt me qytetarė, dhe realisht atė qė kam premtuar edhe do ta realizoj. Unė kam thėnė se nuk do tė jem ēdo ditė permanent nė Mitrovicė, nga njė herė edhe do tė udhėtojė, por nėse situata e lyp apo ėshtė e tensionuar, gjithnjė do tė jem nė Mitrovicė, do tė jem nė pjesėn veriore, nė shtėpinė time, qė ėshtė njė kurajė edhe pėr qytetarėt tjerė qė nuk ka vend pėr panik, as pėr frikė e as pėr frustrime./Intervistoi: Bajram Hajdari/
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #48
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    Poezit lart janė shumė tė bukura , ju pėrgėzoj tė gjithve atyre qė i postuan.
    Pėr Mitrovicėn kemi shumė ē'te flasim , janė shumė pytje qė ne shpesh i bėjmė vetes , Pse tė ndahet Mitrovica ?! , Pse tė shiten tokat e veriut pėr serbė ?! e shumė pyetje tė tjera qė vlen tė pėrmenden.
    Edhe pse nuk jam nga Mitrovica , edhe pse vetem 2 herė kam qenė nė Mitrovicė , unė ndjej dhimje shumė tė madhe pėr atė qė po ndodhė nė Mitrovicė , Mitrovica nuk e meriton tė jetė e ndarė , pėr kėtė luftuan edhe UĒK.
    Mė lart mir e tha biligoa
    Ti qe do nenshkruash
    Nuk ke gjak Shqiptari
    Per ndarje nuk luftuan
    ADEM E HAMEZ JASHARI!

  9. #49
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Mitrovica ėshtė qyteti qė lindi Rockun shqiptar.
    Pėrshėndetje mitrovicasve. Mitrovica do tė bashkohet.

  10. #50
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165
    Citim Postuar mė parė nga biligoa Lexo Postimin
    Ti qe do nenshkruash
    Nuk ke gjak Shqiptari
    Per ndarje nuk luftuan
    ADEM E HAMEZ JASHARI!
    biligoa,pershendetje!E kuptoj deshiren tende per ta paraqit sa me bukur poezine por qe te mos kete keqkuptime dhe keq perdorime duhet te citosh se e kujt eshte poezia.Ne fakt poezia nuk eshte jotja.Pa keqkuptime te past dada Liridon.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Liridona : 17-01-2008 mė 07:20
    Liridona

Faqja 5 prej 16 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Mitrovica mon amour, eshka qė pret shkėndijen
    Nga gentius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-02-2008, 19:15
  3. Mediat Ne Kosove
    Nga ARIANI_TB nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 19:08
  4. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovės
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •