• Alarmin për rrezikun që u kanosej 7 të rinjve e ka dhënë kryetari i komunës së Mbrostarit i cili është lajmëruar me një numër celulari nga të rinjtë.


Gjenden emigrantet e humbur ne Malin Gramoz ne perpjekje per te kaluar ne menyre klandestine drejt Greqise. 7 te rinjte shqiptare jane gjetur nga policia helene rreth ores 7:30 te mengjesit te sotem mes fshatrave Avdhela, Perivoli dhe Nikrolivadho. Lajmi konfirmohet edhe nga policia shqiptare dhe ambasadori yne ne Athine Vili Minarolli sipas te cilit emigrantet jane mire, por jane derguar ne spital per t’iu nenshtruar kontrolleve mjekesore.

Florian Grëmi, 18 vjeç, Krenar Buzi, 25 vjeç, Elvis Buzi, 17 vjeç, Kalem Buzi, 24 vjeç, Bernard Buzi, Pëllumb Gurigaqi, 26 vjeç, dhe Orgest Zejfullari ishin te izoluar nga bora ne malin Gramoz, ne anen greke te tij. Ata janë nga fshati Kallm i Vogël i komunës Mbrostar në Fier. Alarmin për rrezikun që u kanosej 7 të rinjve e ka dhënë kryetari i komunës së Mbrostarit, Vait Baçe, i cili është lajmëruar me një numër celulari me prefiks grek nga të rinjtë. Djemtë fierakë i kanë bërë të ditur kryetarit të komunës se ndodheshin në rrezik, thuajse të mpirë nga të ftohtët në pjesën e maleve greke, ku trashësia e dëborës arrinte mbi dy metra, ndërsa kishin humbur rrugën dhe nuk e dinin me saktësi se ku ndodheshin

Gazeta Shqiptare.