
Postuar më parë nga
valiii
JO Truth nuk gjinden keta emra ne Kur'anin Kerim, Sunnah do te thote Tradite ( Pra Sunnitet e pasojn Traditen e Pejgamberit s.a.v.s), SHija do te thote Tifoze (perkrahes)
e perkrahin Aliun r.a , po kjo nuk do te thote se ata e respektojn Aliun me shume se ne , Ata e kan njejt sikur ithtaret e librit qe Isai a.s ka me deshmu kunder tyre ...!!!
PO ka shume hadithe qe Muhammedi s.a.v.s ka fol per shiat ...
ja nje hadith qe Resuli a.s ju ka drejtuar pikerishte Aliut r.a.
Transmetohet nga Ibn Abbasi, radij-Allahu anhuma, i cili ka thënë: “Isha me Profetin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe Aliu ishte me të. Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, tha: “O Ali! Do të jetë në Umetin tim një popull që do t’i kalojë kufijtë në dashurinë për familjen time. Ata do të kenë një emër ofendues, ata do të quhen Rafida. Luftoji, sepse ata janë mushrikë." Hasen: Transmetuar nga el-Hejthemi në Mexhme’uz-Zeua’id (10/22). Shiko Dhilalul-Xhenne fij Takhrijxhis-Sunne (2/462) të Imam Albanit.
Pra only mesuam se ne Kur'anin Famelart nuk gjinden ato fjale qe ti i ke cituar , por ka shume e shume Ajete qe ne menyre urdherore , direkte e indirekte Allahu ju drejtohet njerezve qe te pasojn (traditen) e Muhammedit s.a.v.s... Ka shume Ajete , por une po mundohem me lejen e Allahut qe ti sjelli disa prej tyre.
Çka t'ju jep Pejgamberi, atë merrnie e çka t'ju ndalojë, përmbanju dhe kinie frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër. (El-hashr-7)
Dhe ai nuk flet nga dëshira e tij. Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet. (En-nexhm,3-4)
Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.(Ali Imran-31)
Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.(El-Ahzab-21)
O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të Dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrone atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i Dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.(En-Nisa-59)
Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.(En-Nisa-65).
Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam roje kundër tyre.(En-Nisa-80)
Po kështu me urdhërin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur'anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur'ani) as ç'është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë,Në rrugën e All-llahut, të cilit i takon çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e ta dini se të gjitha çështjet janë me vullnetin e All-llahut. ( Esh-Shura-52,53)
Kur thirrën besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: "Dëgjuam dhe respektuam!" Të tillët janë ata të shpëtuarit.(En-Nur-51)
Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit. All-llahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht, prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënimi i idhët.(En-Nur-63)
Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.(El-En`am-153)
Selamu Alejkum
Krijoni Kontakt