Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e I KTHYERI
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Postime
    85

    Mesazh urimi nga Mitropoliti i Korçës

    PASHKË 2007

    EJANI MERRNI DRITË …!

    “Ejani merrni dritë prej dritës që s’perëndon dhe lavdëroni Krishtin që u ngjall së vdekurësh”.

    Çdo vit ndalemi në këtë himn kuptimplotë, ngaqë ky himn na kujton se e vetmja dritë që nuk shuhet kurrë, e vetmja shpresë që nuk venitet asnjëherë dhe i vetmi gëzim që qëndron gjithmonë me ne, vjen vetëm nga kjo dritë, sepse kjo është e vetmja dritë autentike: AJO ËSHTË DRITA E ZOTIT.

    Të dashur motra e vëllezër!

    Ne jemi të vetëdijshëm se jeta e sotme po karakterizohet nga një konfuzion i madh shpirtëror dhe ky konfuzion, i shfaquar në urrejtjet, dyshimet, mërirat dhe grindjet e ka bërë jetën e njeriut të kotë, të lodhshme dhe plot stres, e ka mbushur atë me frikë dhe dëshpërim, e ka zhveshur atë nga paqja dhe gëzimi, duke u bërë kështu pengesa më e madhe për të hyrë në jetën e vërtetë, sepse me të vërtetë jeta jonë ka nevojë për dritë dhe për gëzim.

    Për këtë arsye Kisha na fton të marrim pjesë në dritën e Ngjalljes së Krishtit, për të përjetuar gëzimin që vjen nga kjo ditë. Ajo na fton të përjetojmë Ngjalljen e Zotit, sepse vetëm nëpërmjet këtij përjetimi ne mund të ndiejmë gëzimin e gjallë dhe ngazëllimin e papërshkruar të kësaj ngjarje, që është dhurata më e madhe që Perëndia i ka bërë të gjithë njerëzve nëpërmjet Jisu Krishtit.

    Duke u ngjallur së vdekurësh Zoti hapi rrugën e çlirimit, duke mundësuar realisht shpresën për mundjen e vdekjes për të gjithë ne. Duke mundur vdekjen na aftësoi të mundim frikën dhe dëshpërimin dhe ti japim kështu jetës sonë shpresë, kuptim dhe gëzim.


    Në këtë ditë të shenjtë do të doja t’i përshëndes të gjithë me lajmin e gëzuar se KRISHTI U NGJALL!

    Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët!


    Mitropoliti i Korçës,
    Pogradecit, Kolonjës,
    Devollit dhe Voskopojës

    Joani



  2. #2
    i/e regjistruar Maska e *andrea*
    Anëtarësuar
    09-02-2007
    Vendndodhja
    everywhere ...
    Postime
    39

    Smile Gezuar

    Gezuar te gjitheve!

    Pashke te mbara!

    Krishti u ngjall!
    Everything has its opposite: although this is never absolute, only relative... :)

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    *~Gezuar Pashket e Medha~*

    Ju uroj te gjith besimtareve ortodokse

    GEZUAR PASHKET E MEDHA

    Zoti qofte me ju kudo

    Krishti u Ngjall
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e vajzaevaleve
    Anëtarësuar
    20-01-2007
    Postime
    10

    Nga Nji Vez Te Kuqe Per Te Gjith

    GEZUAR NE PERJETESI PASHKET E MEDHA

    JU UROJ TE GJITHE TE KRISHTEREVE ORTHODOKS TI KALOJN GEZUAR PASHKET
    JU DERGOJ TE GJITHEVE NGA NJI VEZ TE KUQE
    KRISHTI U NGJALL
    Ndryshuar për herë të fundit nga vajzaevaleve : 06-04-2007 më 06:17

  5. #5
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Shpresa,miresia dhe paqja pushtofte zemrat tona !
    Drite pacim ne jete dhe deshire per vllazerim,lavdi t'i japim Shqiperise sone,popullit tone,femijeve tane !


    PASHKE TE GEZUARA TE GJITHEVE !
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARKIA : 06-04-2007 më 06:47
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  6. #6
    SHQIPTAR PURO
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    ne Atdhe
    Postime
    24
    Nga mot gezuar!

Tema të Ngjashme

  1. Mesazh Pashkal nga MITROPOLITI I KORCES JOANI
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 14:09
  2. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  3. Sotir Papahristo, njeriu i arsimit
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-10-2005, 09:55
  4. Katalog i Kodikëve Kishtarë Mesjetarë të Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 00:19
  5. Korca dhe Bandat
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 14:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •