Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Postime
    49

    Moisiu: Nevojitet reformë e thellë në drejtësi

    Me se fundi edhe nje leter nga Miosiu. Pas kaq kohesh heshtjeje tani ai e tha fjalen e vet. Po ndoshta eshte pak a shume dhe ajo qe tha dhe ministri i Drejtesise Ilir Rusmajli, qe ky eshte amaneti i fundit i presidentit përpara përfundimit te mandatit te tij. dhe ndoshta eshte dhe ajo qe ka konstatuar Rusmajli, qe eshte teper e vonuar kjo kerkese e presidentit. Nuk mund ta ndryshoje gjendjen e prokurorise tani qe ai eshte ne ikje e siper. Une jam optimiste, qe me ndryshimin e ministrit te Drejtesise, gjendja ka per te ndryshuar pozitivisht. E mbeshtes ate ne punen e tij dhe mendoj se ai eshte i duhuri per kete vend.

  2. #2
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Po thoni qe Rusmajli eshte me i zoti se Aldo Bumçi ?!

    Nese mendoni keshtu te siguroj qe eshte e kunderta.
    Atehere lind pyetja perse u largua Bumçi nese paska qene i mire!? Ngaqe "humbi" nje beteje te humbur pa e nisur, ate te prokurorit, jo se Bumçi e deshironte kete gje, por i tille ishte urdheri, dhe meqenese nuk e zbatoi, u "flakerua" per ti lere vendin nje "qeni me besnik e gjakatar", por edhe ky jo shume larg do te humbase, pasi drejtesia mbetet drejtesi, sado te mundohesh ta shtremberosh ate.

    Moisiu hesht, sepse i tille eshte posti, nuk ka postin e Kryeministrit qe llap lart e poshte "media = mafia", mund te jete i pari kryeminister ne europe, qe shprehet ne ate menyre.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Postime
    49
    Nuk eshte se e vura ne nje peshore dhe koha do te tregoje cfare Rusmajli do te beje ne postin e tij. por e verteta eshte se edeh Bumci nuk eshte se beri ndonje gje...

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Eshte ne postin e ministrit te Drejtesise qe prej disa ditesh dhe ka vijuar sulmin ndaj medias, pa prova, asgje.

    Ministri i Drejtesise nuk ka paraqitur asnje fakt per te vertetuar kete lidhje te medias me krimin dhe mafian ashtu si pretendonte, nuk ka bere asnje paraqitje te ndonje prove qe te vertetonte sadopak fjalet e tij, vetem se si te duket totalisht si ai i Berishes dite me pare.

    C'far mund te presesh prej tij!?

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    "Fiks Fare" publikon propozimet e deputetëve të mazhorancës dërguar Presidentit për faljen e ushtruar prej tij

    Amnistia dhe amnezia e Rusmalit

    Ministri aktual i Drejtësisë konceptoi në vitin ‘97 shkresën për amnistimin e "Gaxhait"


    Vetëm pak ditë më parë, ministri i sapoemëruar i Drejtësisë, Ilir Rusmali, qortoi edhe një herë amnistinë më të fundit të dekretuar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Gjatë një mbledhjeje me drejtues të burgjeve, Rusmali tha se nuk mundet që e drejta e faljes së Presidentit të vazhdojë të ushtrohet si një e drejtë arbitrare dhe se e drejta e faljes u duhet vënë në shërbim atyre që janë rehabilituar e edukuar me gjithë mend, dhe jo atyre që marrin deklarata nga politikanë, nga të njohur në Presidencë, apo nga njohjet me vetë Presidentin. Në të vërtetë, "Fiks Fare" disponon propozimet me shkrim të deputetëve të shumicës, Jozefina Topalli, Sali Shehu, Ndriçim Babasi, Mehmet Xheka, Gëzim Karapici, Nard Ndoka, Adrian Kollozi, Albert Farruku, Parid Teferiçi, Galip Ramadhi etj. Në kërkesa të nënshkruara prej tyre, ata kërkojnë amnisti për të dënuar të veçantë. Mbi këto kërkesa është mbështetur edhe Presidenti në amnistinë e shpallur. Të gjithë të dënuarit e propozuar nga këta deputetë figurojnë në listën e të amnistuarve. Duke folur për kriteret e rrepta të amnistisë, Rusmali duket se e ka harruar që ai është autori i konceptimit të shkresës për amnistinë e Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si "Gaxhai", në kohën kur ishte këshilltar i Presidentit Berisha. Dekreti për amnistinë e "Gaxhait" u hartua në muajin korrik të vitit 1997, vetëm pak para se zoti Berisha të largohej nga posti i Presidentit, duke marrë me vete edhe këshilltarët e tij.


    Kush është "Gaxhai"


    Gazmend Brraka, i njohur me nofkën "Gaxhai", vuan aktualisht dënimin me burgim të përjetshëm për vrasje të kryera në vitin 1997, në qytetin e Vlorës. Ai ka qenë i dënuar më parë me 19 vjet burg, me vendim të formës nga Gjykata e Kasacionit (tashmë Gjykata e Lartë), por pa u tharë vendimi i kësaj gjykate, më 16 korrik të vitit 1997, atij iu fal dënimi i mbetur nga Presidenti i atëhershëm, Sali Berisha. Sipas prokurorisë, "Gaxhai" është organizator dhe drejtues i një bande kriminale, rivale me atë të drejtuar nga Myrteza Çaushi, i njohur edhe si "Zani i Vlorës", i cili gjithashtu vuan tashmë dënimin me burg të përjetshëm për vepra të rënda penale.

    Gazeta Shqip.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    igenus.. nese nuk e kini sekret..
    si mundet ju ta fshihni kaq rrufeshem Nerjakun.. Ku u cuat adhahile..

    Dhe si kini aq mundesira qe ne asnje medie te mos flitet me per ate..

    te fort jini..

    .........

    ja dhe plaku mafioz si e cimenton Mafien..



    korrieri

    --


    Moisiu emeron gjyqtaret
    E Premte, 06 Prill 2007
    Ardian Nuni do te jete anetari me i ri i Gjykates se Larte. Presidenti i Republikes, Moisiu, ka bere dje dekretimin e Nunit si anetar i Gjykates se Larte. Ky dekret eshte ne mbeshtetje te nenit 136, pika 1 e Kushtetutes. Nderkaq, po dje, kreu i shtetit ka dekretuar edhe disa anetare te tjere te Gjykates Kushtetuese: Vladimir Kriston, Sokol Berberin dhe Artan Hoxhen. Keto dekrete jane ne mbeshtetje te nenit 125, pika 1 te Kushtetutes. Gjykata Kushtetuese perbehet nga 9 anetare te emeruar me nje mandat 9-vjecar, pa te drejte riemerimi. Ata jane: Gjergji Sauli - kryetar, Fehmi Abdiu - anetar, Alfred Karamuco - anetar, Kristofor Peci - anetar, Kujtim Puto - anetar, Vjollca Mecaj - anetare, Petrit Plloci - anetar, prof. as. dr. Xhezair Zaganjori - anetar dhe Sokol Sadushi - anetar. Gjyqtaret kushtetues emerohen nga Presidenti i Republikes, me pelqimin e Kuvendit. Nje e treta e perberjes perterihet cdo tre vjet. Gjyqtaret duhet te kene arsimin e larte juridik, te kene kualifikim te larte e pervoje pune jo me pak se 15 vjet. Kryetari emerohet nga radhet e anetareve nga Presidenti i Republikes per 3 vjet me te drejte riemerimi (neni 125 i Kushtetutes). Gjyqtaret kushtetues gezojne imunitet. Ata nuk mund te ndiqen penalisht pa pelqimin e vete Gjykates Kushtetuese (neni 126 i Kushtetutes). Gjithashtu ata nuk mund te shkarkohen, pervecse ne rastet e parashikuara nga Kushtetuta (neni 128). Gjithashtu, funksioni i gjyqtarit kushtetues eshte i papajtueshem me cdo funksion tjeter publik ose veprimtari private (neni 130 i Kushtetutes).




    ---
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 08-04-2007 më 03:48

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Me sa duket, Alfred Moisiu vuan nga i njejti sindrom si paardhesi i tij, ish-presidenti Rrexhep Mejdani, qe i erdhi zeri dhe i buruan te gjitha idete vetem pasi la postin e presidentit. 5 vjet ne krye te shtetit shqiptar nuk mjaftuan qe Moisiu ta fillonte reformen ne drejtesi.

    Intelektuale te tille meskine me dhimbsen pasi nuk arrijne te shohin meskinitetin dhe inpotencen e inisiatives se tyre intelektuale.

    Albo

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Letër drejtuar Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu

    Vonë për të mbrojtur lirinë time!



    Në pamundësi për të krijuar një kontakt zyrtar me ju, për shkak të një armiqësie të pafrenuar që demonstron ndaj gjithkujt që nuk i përshtatet politikisht zyrës suaj, më duhet t`i shtoj disa rreshta shqetësimit për lirinë e medias që keni shprehur, siç citohet nga shtypi, në një takim me disa veprimtarë politikë të së majtës, të paraqitur gabimisht dhe si përfaqësues të medias.
    Së pari, dua t`ju informoj zyrtarisht se familja e kryeprokurorit të Shqipërisë, për të cilin keni vënë veton dhe jeni bërë garant, ka ngritur një padi ndaj meje në gjykatë dhe kërkon një dëmshpërblim prej rreth 360 mijë dollarësh, çka përbën pagën time të 30 viteve, nëse i referohemi pagës që marr sot, e cila është relativisht shumë e lartë. Ky shantazh i drejtpërdrejtë mbi një gazetar, i cili ka së paku 17 vite që jeton vetëm me punën e tij si gazetar dhe jo me detyra shtetërore ose politike, bëhet nga një kryeprokuror, i cili ka kohë që ka humbur qetësinë dhe etikën për të qenë një përfaqësues i shtetit në organin e akuzës dhe është bërë palë me çdo institucion, person fizik ose juridik, qytetar të lirë ose vrasës që është kundër Sali Berishës. Si pasojë, ai bën kujdes të shfaqë të njëjtën urrejtje dhe për atë pjesë të medias apo politikës që nuk i përgjigjet kushtrimit të tij për luftë kundër Sali Berishës. Kjo padi e ngritur nga një gjyqtare, e cila është akuzuar publikisht dhe nga komisioni parlamentar për korrupsion, tregon shkallën e lartë të inkriminimit të kësaj familjeje në Shqipëri dhe banalitetin e retorikës suaj për lirinë e shtypit dhe luftës kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Si kryetar i Këshillit të Drejtësisë ju jeni tashmë palë në përgjegjësinë e kësaj familjeje me logjikë kriminale, e cila kërkon t`i mbyllë gojën një gazete, e cila vetëm ka pyetur, duke i kërkuar rrogën e gjithë jetës një gazetari. Kjo familje, e cila me sa duket, milionat i quan qindarka, është e bekuar nga ju, e mbrojtur nga ju, dhe e përdorur politikisht nga ju. Unë prisja të shihja ndonjë fjalë mes rreshtave nga zyra juaj për shqetësimin që mund t`ju kishte lindur vërtet për lirinë e shtypit, por në të vërtetë, pashë se ishit të shqetësuar për një pronar që ka shtatë biznese, mes tyre dhe një biznes në shtyp dhe as keni denjuar të merreni me të vetmin rast të freskët, kur shteti ka ngritur akuzë kundër një gazetari, siç është rasti im. Kjo dëshmon se ju jeni verbuar politikisht, jeni kthyer në një fanatik politik, antiqeveritar. Si i moshuar që je, unë do të ta falja që përpara lirisë së shtypit që po më cenohet mua, të mbroje lirinë e “Lori Caffe”-së, ngaqë ke shtuar përdorimin e kafes, por nuk mund ta toleroj faktin që ti ndjehesh i gëzuar që po dënohet një gazetar dhe ndjehesh i alarmuar, pse shteti po kërkon të mbledhë taksat nga bizneset e një njeriu që ka investime edhe në media. Akuza ndaj meje, zoti president, është një akuzë që rrëzohet dhe në gjykatat e Koresë së Veriut, pasi jam akuzuar se kam pyetur Prokurorin e Përgjithshëm, nëse gruaja ia ka treguar të vërtetën mbi vrasjen e shoferit. Këtë pyetje jam gati ta ripërsëris çdo ditë me postera dhe pankarta, derisa të marr përgjigje. E drejta ime për të pyetur, është e drejtë që e kam fituar në vitin 1990-të, kur ti dhe Dhori Sollaku strukeshit pas kurrizit të Ramiz Alisë. E drejta e shtypit për të pyetur është aq e pakufi, sa unë mund të të pyes ty një mijë herë për çdo dyshim që mund të kem për biografinë tënde, për firmën që ke hedhur në Bashkimin Sovjetik për t`i shërbyer atij vendi, për lidhjet e tua, personale, për aferat e tua në biznese, për lidhjet e tua, ilegale, për djalin tënd dhe historinë tragjike të vdekjes së tij dhe për çdo gjë tjetër. Unë kam të drejtë të pyes, se ti dhe Dhori Sollaku përfaqësoni shtetin, të cilit unë ia paguaj taksat dhe dua të më japë llogari. Ata që nuk i paguajnë taksat, bilé as llogari nuk kanë të drejë të kërkojnë në këtë vend. Për këtë arsye, zoti president, ju për hipokrizi duhet ta kishit thënë dhe një fjalë publikisht për këtë gjest të paprecedent të kryeprokurorit që ju mbroni. Duhet ta kishit bërë jo për mua, se nuk kam nevojë për mbrojtjen tuaj, por institucionin që përfaqësoni, i cili e ka në detyrim të jetë mbi palët. Ju dëshmuat dje, se keni mbetur një kapter që stërvit militantë për llogore lufte kundër qeverisë. Dje, prite një togë militantësh që do të dalin sot, në sheshin “Skënderbej” dhe do ulërijnë kundër shtetit që kërkon të mbledhë taksa, ndërkohë që askush prej tyre nuk ka asnjë padi nga qeveria dhe zyrtarët e saj. Unë jam i vemti që kam patur dje dhe vazhdoj të kem sot të njëjtat probleme me këtë sistem të inkriminuar drejtësie, i cili u bë dhe më i keq me ndihmën tënde.
    Së dyti, dua të të drejtohem dhe në emër të organizatës së gazetarëve që unë përfaqësoj. Për nga natyra ime, e urrej gazetarinë antiopozitare dhe nuk do të përdorem kurrë si i tillë. Për këtë arsye më janë dhimbsur mijëra socialistë, të cilët ndiqnin me zemër të ngrirë kongresin e tyre dhe lideri që uzurpoi partinë, mbylli dyert dhe nxori median jashtë. Një lider opozite, i cili ka mbyllur dyert e kongresit për median dhe ka hapur kujën për lirinë e shtypit, tashmë kontrollon 90 për qind të medias, për shkak të fatkeqësisë që ajo ka, të ketë pronarët ndërtues. Ata që kishe dje, në tavolinë nuk kanë punë me median. Ata janë veprimtarë të sinqertë, politikë që mbështesin Edi Ramën. Nuk është ndonjë çudi që i mbështet dhe ti, se nuk arrite të bëhesh dot kurrë president mbi palët, por mbete skllav i njërës palë. Problemi është se liria e shtypit nuk është e rrezikuar nga taksat e papaguara të kompanive të një biznesmeni. Liria e shtypit është e rrezikuar nga kontrolli mbi median i një superbiznesmeni që quhet Edi Rama dhe ka vënë në rresht gjithë botuesit të dalin si socialistë në sheshin “Skënderbej”. Nëse ju doni vërtet të bashkëpunoni dhe ndihmoni për lirinë e medias, jeni i ftuar të luftoni për konkurrencë të ndershme, jeni i ftuar të ndihmoni në miratimin sa më shpejt të ligjit për transmetimet dixhitale, për t`i dhënë fund piraterisë, jeni i lutur të kontribuoni në një legjislacion që mbron gazetarët dhe nuk i trajton ata si njerëz ordinerë që mund t`i akuzojë kushdo që shikon ëndrra me 300 milionë lekë, për shkak të profesionit të saj si gjyqtare hajdute. Ka dhjetëra organizata ndërkombëtare për lirinë e medias që i kanë kërkuar këto ndryshime në legjislacionin shqiptar, përfshi dhe OSBE-në dhe BE-në dhe ju po hezitoni. Po hezitoni, se jeni marrë peng nga kjo media që ju ka shërbyer për të mbrojtur nipat dhe mbesat, për të mbuluar të vërtetat e hidhura të familjes tënde dhe korrupsionit të saj. Duke qenë një “gjeneral i marrë peng”, është mirë të mos flasësh së paku për lirinë e medias. Shtyji këto ditë që të kanë mbetur duke pirë “Lori Caffe” dhe na lër rehat të bëjmë aq sa mundemi ne për lirinë tonë. Liria jote ka marrë fund vite më parë, që kur je betuar si ushtarak që do t`i shërbesh BRSS-së. Tani është vonë për të mbrojtur liritë tona. Hesht së paku për veten dhe familjen tënde. Hesht, se ndoshta harrohesh shpejt!

    Mero Baze

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mero Baze eshte Hero i Fjales se Lire..
    Eshte i rralle jo vetem ne shqiperi por dhe ne Bote..

    Mua me habit ku e gjen Forcen e guximin ky njeri trup vogel por me nje zemer kaq te madhe..

    Eshte Simboli i Fjales se lire e i se Vertetes..

    Lum Familja e fisi qe kane nxjerre nje kolos te tille..

    thx anti mafishe..per artikullin..

    a te jap nje detyre ?

    sa te kesh mundesi sill ketu ne forum cdo shkrim te Mero Bazes..
    thanx..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 13-04-2007 më 18:33

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Keni Rast Te Kuptoni Se Si Do Te Behet Reforma Ne Drejtesi!

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous
    "Fiks Fare" publikon propozimet e deputetëve të mazhorancës dërguar Presidentit për faljen e ushtruar prej tij

    Amnistia dhe amnezia e Rusmalit

    Ministri aktual i Drejtësisë konceptoi në vitin ‘97 shkresën për amnistimin e "Gaxhait"


    Vetëm pak ditë më parë, ministri i sapoemëruar i Drejtësisë, Ilir Rusmali, qortoi edhe një herë amnistinë më të fundit të dekretuar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Gjatë një mbledhjeje me drejtues të burgjeve, Rusmali tha se nuk mundet që e drejta e faljes së Presidentit të vazhdojë të ushtrohet si një e drejtë arbitrare dhe se e drejta e faljes u duhet vënë në shërbim atyre që janë rehabilituar e edukuar me gjithë mend, dhe jo atyre që marrin deklarata nga politikanë, nga të njohur në Presidencë, apo nga njohjet me vetë Presidentin. Në të vërtetë, "Fiks Fare" disponon propozimet me shkrim të deputetëve të shumicës, Jozefina Topalli, Sali Shehu, Ndriçim Babasi, Mehmet Xheka, Gëzim Karapici, Nard Ndoka, Adrian Kollozi, Albert Farruku, Parid Teferiçi, Galip Ramadhi etj. Në kërkesa të nënshkruara prej tyre, ata kërkojnë amnisti për të dënuar të veçantë. Mbi këto kërkesa është mbështetur edhe Presidenti në amnistinë e shpallur. Të gjithë të dënuarit e propozuar nga këta deputetë figurojnë në listën e të amnistuarve. Duke folur për kriteret e rrepta të amnistisë, Rusmali duket se e ka harruar që ai është autori i konceptimit të shkresës për amnistinë e Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si "Gaxhai", në kohën kur ishte këshilltar i Presidentit Berisha. Dekreti për amnistinë e "Gaxhait" u hartua në muajin korrik të vitit 1997, vetëm pak para se zoti Berisha të largohej nga posti i Presidentit, duke marrë me vete edhe këshilltarët e tij.


    Kush është "Gaxhai"


    Gazmend Brraka, i njohur me nofkën "Gaxhai", vuan aktualisht dënimin me burgim të përjetshëm për vrasje të kryera në vitin 1997, në qytetin e Vlorës. Ai ka qenë i dënuar më parë me 19 vjet burg, me vendim të formës nga Gjykata e Kasacionit (tashmë Gjykata e Lartë), por pa u tharë vendimi i kësaj gjykate, më 16 korrik të vitit 1997, atij iu fal dënimi i mbetur nga Presidenti i atëhershëm, Sali Berisha. Sipas prokurorisë, "Gaxhai" është organizator dhe drejtues i një bande kriminale, rivale me atë të drejtuar nga Myrteza Çaushi, i njohur edhe si "Zani i Vlorës", i cili gjithashtu vuan tashmë dënimin me burg të përjetshëm për vepra të rënda penale.

    Gazeta Shqip.
    Ministri i Drejtësisë thotë se reforma në drejtësi do të bëhet për të rritur kualitetin e shërbimit ndaj qytetarëve


    Reforma në drejtësi, kontribut i të gjitha forcave politike


    Ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, u shpreh dje për mediat se Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e bërë një ditë më parë, miratoi dy projekte shumë të rëndësishme të propozura nga Ministria e Drejtësisë. Ministri Rusmali deklaroi se, nevoja për reformë në sistemin e drejtësisë duhet të jetë pjesë shumë e rëndësishme e axhendës politike të partive politike shqiptare, të cilat duhet të dedikohen seriozisht në arritjen e marrëveshjeve dhe në promovimin e nismave konkrete produktive në fushën e modernizimit, por edhe të reformimit të sistemit të drejtësisë.

    Ministri Rusmali, u shpreh edhe për reformën në administratën e Ministrisë së Drejtësisë. Sipas tij, ajo është e domosdoshme për të rritur kualitetin më të lartë të mundshëm në shërbimet që kjo ministri ofron ndaj qytetarëve. Ministri tha se do të përpiqet t'i ndryshojë faqen dhe reputacionin institucioneve të tilla, si Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme. Ministri Rusmali i bëri këto deklarata pas përurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, një projekt ky prej 5 milion eurosh i financuar nga Komisioni Europian nëpërmjet një granti nga Programi CARDS.


    - Në shtypin e sotëm thuhet se ka pasur debate mes jush dhe Presidentit? A mund të na thoni zoti ministër ku konsistonte ky debat?


    Çdo mbledhje ka debatet e veta. Mbledhja e djeshme ka qenë e rëndësishme, për faktin që KLD-ja dha pëlqimin për dy projekte shumë të rëndësishme të Ministrisë së Drejtësisë. Projektin për krijimin e seksioneve për të miturit në një grup gjykatash, gjë që do të thotë një arritje e madhe për mbrojtjen e të drejtave të të miturëve në procesin penal dhe projektit tjetër, ai për riorganizimin e gjykatave të rretheve mbi bazën e një modeli më racional funksionimi.

    Sipas këtij projekti do të reduktohen rrethet gjyqësore, por do të rritet kualiteti i gjykimit nëpërmjet angazhimit brenda gjykatave të rretheve gjyqësore të një numri më të madh gjyqtarësh. Këto janë dy nisma të rëndësishme, për të cilat ne arritëm të marrim aprovimin e KLD-së.

    Sigurisht që ka pasur edhe debate, jo për këto nisma, por për çështje të tjera që lidhen me linjat, orientimet e reformës në drejtësi. Shqipëria ka nevojë urgjente për reformën në drejtësi. Nevoja për të duhet jetë një të objekt i rëndësishëm i axhendës politike të partive politike shqiptare, të cilat duhet të dedikohen seriozisht në arritjen e marrëveshjeve dhe në provomimin e nismave konkrete produktive në fushën e modernizmit, por edhe të reformimit të sistemit të drejtësisë.

    Pjesa tjetër, kontributet anësore që mund të vijnë nga institucione apo grupe njerëzish që nuk janë të involvuar drejtpërdrejtë mund të jenë të dobishme, por nganjëherë mund të rezultojnë edhe të dëmshme. Ky ka qenë diskutimi që është bërë dje, por që për fat të keq është përcjellë në mënyrë të sistemuar.


    - Zoti ministër, ju keni nisur një reformë në administratën e ministrisë, në nivel drejtuesish. Kjo bëhet për shkak të paaftësië së drejtuesve apo mund të themi se kjo reformë është prioriteti i juaj?


    Reformimi i administratës së Ministrisë së Drejtësisë është dhe duhet të jetë një objektiv i përhershëm i ministrit të Drejtësisë, dhe unë jam i sigurt se edhe mbas ikjes sime, reforma do të jetë objekt i të gjithë ministrave të Drejtësisë që do të ketë kjo qeveri. Ministria e Drejtësisë, ka si prioritet të punës shërbimin ndaj qytetarëve dhe ne duam që këto shërbime të jenë në kualitetin më të lartë të mundshëm.

    Ju ftojmë të vizitoni institucionet tona, të jeni kritik me shkrimet dhe lajmet tuaja televizive. Ne do të përpiqemi që t'i ndryshojmë faqen dhe reputacionin institucioneve të tilla si, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, etj. Ky është angazhim dhe ne do ta realizojmë.

Tema të Ngjashme

  1. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Spiro Moisiu njeriu më besnik i Enver Hoxhës
    Nga Antimafia në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  3. Muhamedi në Bibël...
    Nga drita në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:39
  4. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •