E keni shum gabim te dyja!! Nuk besoj e keni provuar ndonjehere se sa bukur te "propozojne" apo te ushtrojne presion kta lloj tipash. Kush ka studiuar pas '95 ne Shqiperi, e ka pare mire se c'do te thote t'i behesh fiksim nje profesori.. Ju as nuk e keni idene se si eshte shkolla ne Shqiperi, dhe se si te luajne ne duart e tyre "profesoret" qe jane shum ekstremiste si ne rastin konkret me kete vajze.
Si moj nuk duhet gjykuar dikush?? Profesori jo vetem qe nuk duhet t'i propozoje studentit te vet ate gje madje dhe nese studenti bie ne dashuri apo kerkon te shkoje me pedagogun prape se prapi profesori nuk duhet ta beje ate gje.
Mua me ka ndodhur per vete, nje profesor i filan lende se s'dua ta nxjerr emrin. Ne provim me vjen dhe shikon identifikimin..
Ngacmimi ne provim ku te gjith e kishin mendjen per te shkruar dhe per tiu pergjigjur pyetjeve te provimit
x- Ou(duke pare certifikaten time) qenke nga x qytet me origjine
Une - po
x- Ua sa mir, dhe un prej anej jam
Une- gezohem,
x- Po tani ku rri
Une- Profesor te mbaroj provimin njehere pastaj flasim??
x- Po lere moj provimin se un do e korrigjoj prape
Une- Po mire ec se kto muhabete i bejme me vone po he. (duke dashur ta anashkaloja)
x- (Me mori fletoren.. mi acaroi nervat.. ) Oh, kete e ke bere mire, kete shume mire, ja dhe piket nga kjo po ti ve, ja dhe kete ja dhe ate, s'paske asnje gabim, kshu qe ik se e more provimin
Une- S'ka mbaruar koha profesor.. me ler te mbaroj dhe pastaj bejme llogje me shumice
(kur mbaronte koha e provimit madje pa mbaruar te merrnin fletoren)
x- E mire, vazhdo dhe cik dhe do rrish pas provimit ok?
Une (Zemra ime e di si rrihte me shume nga provokimet) Ok, (me mendjen time xhufke mbaje)
x- Mbaroi provimi (as 30 min pasi ai kishte pare fletoren) Hajde tani kush ka bere ka bere kush s'ka bere ne vjeshte kete pune kemi tani me ju ne..
Klasa- Profesor ka dhe 1 ore per te mbaruar provimin
x- E dini juve apo e di une. Kush e dorezon tani fletoren do kaloje ata qe s'e dorezojne te gjith te ngelur dhe ne vjeshte.
Klasa e dorezoi komplet fletoren. Une isha e treta nga fillimi per te dale nga klasa.. dhe sa po dilja ky duke me kap nga krahu ma ben,
x- Po mire si the qe do rrije pas klase
Une- (dylle e verdhe ne fyryre) Oh, me doli nga mendja
x- Do veme te pime nje kafe ?
Une- e pime po jo sot se kam ca pune
x- Po mire na numrin e telefonit dhe ec e flasim ne kafe pastaj
Une- Ok profesor, kalo mire (duke buzeqeshur me zor)
x- Se mos harron he??
Une- Jo jo c'eshte ajo fjale..
Jo qe nuk e mora po dhe sa here e shifja ne shkolle nderroja rruge.. ne c'do vend qe te shkoja, fshihesha. Pas tre muajsh kishte dale me djalin e vet. dhe po e conte ke lodrat.. nderkohe ishte dhe nusja vet me kete.. un i dal para
I them, ou profesor, keni dale me familjen, sa mire, me behet qejfi
x- Po ,
gruja e pyet kush eshte kjo?
x- Kjo eshte nje studente po e kemi patriote se blla blla blla
gruja- aha, me behet qejfi, do dalim te pime nje kafe
x- (syte i leshonin xixa..)
Une- Jo jo se kam ca pune, kaloni mire dhe gjith te mirat
Jua a kam fjalen qe pedagoget e fakultetit te Tirones jane "mostra"
Krijoni Kontakt