Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Vetëvaret 16 vjeçari, frekuentonte "Jehovain"

    Vladimir Karaj
    04-04-2007
    Godina ku kryen aktivitetin sekti "Deshmitaret e Jehovait" ne Mushqete
    Mbrapa - Para

    Në Mushqetë të Tiranës, ku vetëvarja e një adoleshenti ka rikthyer dyshimet mbi sektin. Pak ditë para vdekjes, Marenglen Tarja kishte thënë: "Po të vdesësh të dielën është mirë..."

    Të dielën në darkë, Marengleni është larë, është veshur, ka futur librat në çantë që t'i kishte gati për në shkollë dhe më pas ka dalë nga shtëpia, për të mos u kthyer kurrë. 30 minuta më vonë, i ati, Saliu, e ka gjetur të vetëvarur në një pemë. 30 minuta, që Marengleni të mos mbajë më kurrë në shpinë çantën e librave... Gjysmë ore, gjatë të cilës Sali Tarja, që tani fsheh lotët para burrave, duke mbuluar sytë me dorë, ka humbur fëmijën e tij dhe Marengleni jetën... 30 minuta, që në odën e një shtëpie dykatëshe me mur guri të Tarajve, në Mushqetë të Tiranës, të ulen në rreth një grumbull burrash, të gjithë me mjekra të mbështetura pas kraharorit, që ndërsa rrufisin kafe e mërmërisin fjalë morti, pyesin për të kushedisatën herë: "Si ndodhi?". Saliu s'di të kthejë përgjigje. Ai vetëm qan nën zë, ndërsa fshin sytë me një shami prej cope dhe rrallë të sheh drejt, por pa nxjerrë asnjë fjalë. I vëllai, Zyberi, që pret miqtë përgjigjet gjithmonë me gjysmë zëri, herë duke thënë: "Ja kështu!" herë duke shqiptuar: "Taksirat". Atëherë, ata që kanë pyetur shkundin kokën, duke lëshuar ndonjë psherëtimë dhe bëjnë sikur i kanë marrë veshtë gjitha. Por sytë e tyre, që i ngrenë në të rrallë, për të parë dantellën e bardhë të dritareve apo teksa i numërojnë thekët tapetit të shtruar në konakun e Tarajve, vazhdojnë të pyesin: "Po si ndodhi kështu"?...

    "Pemën e premë..."

    "Pemën e kemi prerë," -thotë një ndër xhaxhallarët e Genit, siç i thërrisnin shkurt 16-vjeçarit shokët dhe të afërmit."Nuk e shihnim dot..." Mban frymën dy minuta dhe pa na parë në sy rënkon: "Shpirti i vogël". Askush nga të afërmit nuk ka mundur të kuptojë më parë se Geni kishte probleme. Deri para asaj gjysmë ore mungese, ai ishte një djalë i këndshëm dhe i hedhur dhe askujt s'i kishte shkuar mendja se mund të arrinte deri aty. Tani pemën e kanë prerë, litarin ndoshta e kanë djegur dhe njerëzit e shtëpisë shpresojnë që me lot të fshijnë nga mendja tmerrin. "Çfarë na ndodhi, na ndodhi", -thotë Zyberi, burri i vetëm që mund të jepte shpjegime në atë shtëpi, ai të cilit duhej t'i drejtoheshim edhe ne. E thotë si për të treguar se nuk mund të ndodhë asgjë tjetër më e rëndë, që muret e asaj shtëpie të mos e mbanin.

    "Tani e kam radhën unë..."

    "Tani e kam radhën unë...Po të vdesësh të dielën është mirë, se ringjallesh të hënën..." Pas këtyre copëzave bisedë të Genit janë kapur të gjithë ata që hyjnë e dalin në shtëpinë e Tarajve.Pas këtyre fjalëve kapen dhe mbahen lotët, që prej tre ditësh nuk ndalen në këtë shtëpi. Kur dikush vdes nga një sëmundje, njerëzit ia faturojnë atë natyrës a kujt të munden, por kur një 16-vjeçarvret veten, ai lë pas të pashpjegueshmen, pyetjen që nuk merr asnjëherë përgjigje, para së cilës mbeten memecë burrat me mjekër të mbështetur në gjoks, që i lëshojnë vendin njëri -tjetrin në konakun që nuk mbetet asnjëherë bosh. Ekur të gjithë kanë filluar të gërmojnë për të gjetur pse-të, kanë mësuar se Marigleni, para pak kohësh kishte filluar të frekuentonte sektin e "Dëshmitarëve të Jehovait". Zyberi, xhaxhai që qëndron në krye të dhomës së pritjes, na thotë se ditë më parë, Genin e kanë parë të zbresë nga një furgon i "Dëshmitarëve të Jehovait". "Djali shkonte atje, ka pasur dhe libra nga ato që i shpërndajnë shtëpi më shtëpi",- thotë Zyberi, duke u përpjekur të jetë i qetë, megjithëse zëri i dridhet dhe herë-herë duhet të ndalet për të shfryrë me një "uf", si për të nxjerrë gjithë dufin. Zyberit i kanë treguar se ata predikonin që po të vetëvriteshe të dielën, do të ringjalleshe në parajsë të hënën. "Nuk e di çfarë është kjo fe kështu,"- thotë ai, duke mbledhur supet. Shokët e 16-vjeçarit i kanë treguar që para një apo dy ditësh, para se të vetëvarej ai kishte thënë se i kishte "ardhur radha". Të afërmit e lidhin këtë me faktin se adoleshenti kishte humbur brenda vitit dy shokë të ngushtë. Njëri ishte mbytur në verë në lumë, ndërsa tjetri ishte një nga viktimat e aksidentit të fillim marsit në Bërzhitë. "E kanë gjetur ashtu të dobët dhe ia kanë marrë mendjen djalit",- thotë ai gjithmonë duke pasur në mendje sektin e "Dëshmitarëve të Jehovait"."Ata vijnë shtëpi më shtëpi dhe sjellin libra, por ne nuk i pranojmë dhe ata gënjejnë fëmijët. Kemi një mësues në shkollë me ta dhe u flet fëmijëve për ringjalljen a çfarë janë këto," -kështu futet në bisedë pa e pyetur kush një meso- burrë që thotë se edhe vetë është mësues. Se vajza e një të afërmi të tij, kishte shkuar një ditë në shtëpi duke folur për vdekjen dhe ringjalljen dhe kishte treguar se këtë ia kishte thënë mësuesi në shkollë, i cili i kishte dhënë edhe libra. "E kemi ngritur problem," -thotë ai, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.

    Frika prej dëshmitarëve...

    Rruga për në Mushqetë është e njëjtë me atë që të çon nëElbasan dhe para se të arrish atje, duhet të kalosh në Bërzhitë e Ibë. Këtu ku ndalemi për të pyetur për herë të parë, për vendin ku ka ndodhur vetëvrasja, një grua me një buzëqeshje të hidhur thotë: "Dëshmitarë të Jehovait" jeni ju." Dhe pasi është sqaruar: "Jo se ju pamë me çantë të zezë dhe menduam..." Pastaj ndërsa ne kemi vendosur të heqim qafe çantën e zezë, arrijmë të kuptojmë se të gjithë të huajt shihen në këtë zonë me të njëjtin sy. "Jemi bërë me hije",- thotë një burrë, që e gjejmë në shtëpinë e Tarajve. "Tani ose shteti duhet t'i ndalojë këto, ose ne nuk duhet t'i lëmë më fëmijët të dalin nga shtëpia",- vazhdon ai, ndërsa buza i dridhet prej ndonjë tiku nervor. "Ata na e morën djalin,"-shton një grua e moshuar që na afrohet thuajse me vrap, pasi na ka parë prej së largu. Ajo i mallkon nëpër dhëmbë dhe ikën andej nga rrinë gratë.Të tjerë njerëz që takojmë prej rrugës nga Tirana në Mushqetë, shfaqin të njëjtin panik prej atyre që shpërndajnë libra nëpër dyer dhe ndërsa e ngatërrojnë emrin "Jehova" (një nga emrat e Zotit në hebraisht) me Havai (ishull në Amerikë), kërcënojnë se do t'i largojnë prej zonës së tyre. Vetëm fakti që një adoleshent me probleme i kishte frekuentuar e më pas kishte vrarë veten, është i mjaftueshëm për të nxitur zemërimin e këtyre njerëzve, që nuk dinë sesi ta shpjegojnë vetëvrasjen e një fëmije, në mos me faktin se para se të kryente aktin, ndodhej në një makinë me njerëzit e sektit të "Dëshmitarëve të Jehovait"...Në 30 minuta në shtëpinë prej guri të Sali Tarjas ne mësuam gjithë sa mund të mësonim, prej asaj që kishte ndodhur. Gjysma e orës që i mjaftoi Marenglenit 16 -vjeç t'i jepte fund jetës, sigurisht nuk është e mjaftueshme që të tjerët të shpjegojnë të pashpjegueshmen. Ndërsa dalim, ne na fiksohet në mendje djali që buzëqesh prej fotografisë dhe pamja e pemës së prerë ku ai vrau veten, të dielën në darkë, ndërsa ishte bërë gati që të nesërmen të shkonte në shkollë.

    Akuza e xhaxhait të 16-vjeçarit për predikuesit e sektit "Dëshmitarët e Jehovait"

    Zyber Tarja: 99 për qind, ata e shtynë të vetëvritej

    Ju dini ndonjë arsye se përse u vetëvra nipi?

    Po ku dihen këto gjëra tani. Ai që i dinte, i mori me vete. Por djali shkonte me këta të "Jehovait" dhe atë ditë e kanë parë të vinte me ta nga Krraba. Ai kishte humbur më parë dy shokë dhe këta thonë që kishte thënë diku se tani ishte radha e tij.

    Keni dyshuar se mund të ndodhte një gjë e tillë?

    Jo, ai atë ditë ishte mirë. Nuk kishte shfaqur asnjë problem. Shkoi në Krrabë dhe u kthye. Bëri çantën gati, u la, u pastrua, u bë gati për shkollë dhe doli. I ati që doli ta kërkonte se ishte darkë dhe se dinte ku ishte, e gjeti të varur në një pemë aty poshtë.

    Keni ndonjë arsye të dyshoni se ka të bëjë me dëshmitarët e "Jehovait"?

    Ne prova nuk kemi. Nuk është se i dëgjuam vetë apo i pamë. Por e dimë që atë ditë ishte me ta në makinë dhe na thanë që ata predikojnë ringjalljen. Pastaj djali tani e bëri këtë, kur kishte disa ditë që shkonte tek ta e merrte libra e gjëra.

    Ka lënë ndonjë fjalë djali, para se të vetëvritej?

    Asgjë nuk ka lënë. Vetëm seç i ka thënë një shoku që kishte mësuar se po të vdiste të dielën, do të ringjallej të hënën, prandaj edhe unë them që ata e kanë bërë. 99 për qind për ne ata e kanë shtyrë të vetëvritej.

    REAGIMI

    "Dëshmitarja e Jehovait": Ne nuk predikojmë vdekjen

    Avdije Allkurtin e njohin të gjithë në vendin e quajtur "Kafja e Xhafës", edhe pse banakierja e një lokali aty pranë na thotë se askush nuk hyn e del në shtëpi të tyre. Avdija është pjesëtare e "Dëshmitarëve të Jehovait" , që e kanë qendrën në këtë zonë, na pret në shtëpi e sjellshme dhe përpiqet të na sqarojë atë që ajo e quan të vërtetë. Së bashku me djalin i cili nuk pranoi të na e thotë emrin, Avdija tregon se ata predikojnë jetën dhe jo vdekjen, ndërsa mohon të kenë njohur djalin që kishte vrarë veten pak ditë më parë. "Nuk e kemi parë fare",- thotë ajo. Por i biri, që vjen disa minuta më vonë dhe që nuk e ka dëgjuar këtë fjali, na thotë se: "ai vinte ndonjëherë, po kishte pak kohë". Ndërsa më pas pohon se as që e njihte adoleshentin dhe se nuk e kishte pasur në makinë, edhe pse siç thotë ndonjëherë merrte rrugës edhe pasagjerë. Para se të ikim, Avdija përmend një "Allah, Allah", ndoshta për forcë zakoni, por që tingëllon krejt çuditshëm në gojën e saj prej besimtareje të "Jehovait", e cila para se të ndahet thotë se: "këto ishin shenjat e fundit të botës". Ndërsa akuzat i shpjegon me sulmin që do u bëhej dëshmitarëve, në ditët e fundit.

    Kush janë "Dëshmitarët e Jehovait"

    Jehova apo JHËH, në hebraisht është një nga emrat e Zotit, për hebrejtë dhe të krishterët dhe në shqip do të përkthehej si shpëtimtari. Por në shkrimin e mësipërm "Jehova" është përdorur për të shënuar sektin "Dëshmitarët e Jehovait". Sektiështë krijuar nga mesi i shekullit të 19 dhe nuk ka lidhje me krishterimin edhe pse propagandon biblën (në disa variante të tjera). Bibla e tyre për të krishterët quhet e deformuar. Numri i ndjekësve të tyre në të gjithë botën është rreth 6.7 milion (sipas statistikave që ata pohojnë). Emrin që kanë sot e morën nën presidencën e Zhozef Franklin Rutherford, ndërsa si themelues i tyre njihetÇarles Taze Rusell.

    Sipas wikipedia.org

    Rastet në 2005

    12 shkurt

    Alda Cena, nxënëse në klasën e pestë në qytetin e Fierit u gjet e vetëvarur në tualetin e shtëpisë. Fillimisht u fol se vajza e mitur kishte përqafuar "Dëshmitarët e Jehovait" dhe kjo u bazua në disa fletushka që policia gjeti në shtëpinë e viktimës. Ky version i policisë u hodh poshtë që në fillim nga të afërmit e viktimës. Edhe versioni zyrtar e përjashtoi një gjë të tillë. I ati i Aldës, e lidhi këtë akt me një premtim që i kishte bërë së bijës për ta çuar në Llogara ditën kur dhe ndodhi ngjarja, por planet ndryshuan dhe vajza nuk mund të shkonte në pikën turistike për të luajtur me dëborë.

    17 shkurt

    Vetëm pesë ditë pas vetëvrasjes së Aldës, vetëvaret bashkëmoshatarja e saj nga Tirana, Joana Rajdho, me prindër të divorcuar. Joana u gjet e vetëvarur nga gjyshërit e saj (nga nëna) në banjën e shtëpisë. Fillimisht, si shkak i vetëvrasjes u cilësua një notë katër, që ajo kishte marrë në lëndën e matematikës, por më pas dhe problemet familjare. Por shokët dhe shoqet e Joanës deklaruan të kundërtën. Ata thanë se vajza e vetëvrarë ishte "Dëshmitare e Jehovait". Dëshmitë e bashkëmoshatarëve të viktimës janë hedhur poshtë nga nëna e Joanës.

    20 shkurt

    Vetëvaret në kasollen e bagëtive 13-vjeçarja Eriola Elezi, nga fshati malor i Velçanit në Mokrën e Sipërme në Pogradec. Sipas hetimeve të policisë, vajza nuk kishte asnjë arsye familjare që t'i jepte fund jetës. Ndërsa policia nisi hetimet intensive për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje, kryetari i komunës, Ramazan Rapçe, deklaroi se viktima prej 3 muajsh frekuetonte një shoqatë fetare nga Gjermania. Ata çdo të premte kryenin predikime fetare dhe 13-vjeçarja Eriola Elezi që në fillim ka qënë frekuentuese e rregullt e kësaj shoqate fetare.

    27 prill

    Vetëvaret 13-vjeçari Viron Dhani. Adoleshenti nga fshati Ndërmënas i rrethit të Fierit u gjet i vetëvarur me citate të broshurave të Jehovait. Sipas familjarëve, prej një viti, Vironi vuante nga epilepsia. Ende nuk janë saktësuar rrethanat e kësaj vetëvrasjeje, por burime të policisë që shkuan në vendngjarje thanë se adoleshentit iu gjetën në xhep citate të sektit "Dëshmitarët e Jehovait". Vironi ishte djalë i vetëm i familjes. Ai ka lënë pas një motër, një vit më të vogël. Ai ishte nxënës në klasën e shtatë dhe siç treguan mësuesit dhe shokët e tij, ai ishte një nxënës me rezultate të mira.

    1 maj

    Athina Nunka, 13 vjeç, nga fshati Dishnicë i rrethit të Korçës u gjet e helmuar. Ngjarja ndodhi në ditën e Pashkës, dhe sipas policisë adoleshentja ishte vetëhelmuar. Por një gjë e tillë nuk u pranua kurrsesi nga prindërit e saj. Sipas të afërmve, prindërit dhe motrat e Athinasë ishin në kishë kur ndodhi ngjarja. Viktima donte të shkonte me ta në kishë, por prindërit i kanë thënë se dikush duhet të qëndronte në shtëpi. Familjarët thanë se kishin gjetur në shtëpi karamele të dyshimta, që sipas tyre duhej t'i kishte sjellë dikush.

    shekulli.com.al

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Im Sorry
    Sui generis

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Me vjen keq sidomos per kete 16-vjecaren.

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Gjithmone kur behen vetevrasje ia vene fajin sektit te Jehovait. nuk besoj se atje te mesojne se si te vetevritesh. Mua me kane sjelle me vite revista ne shtepi dhe kane ardhur dhe ne shtepine time, kam qene dhe ne mbledhjet e tyre, por deri tani une nuk e kam vrare veten e as kam degjuar ndonje qe frekuentoi ata te vrase veten ....

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga YaSmiN
    Me vjen keq sidomos per kete 16-vjecaren.

    Edhe une jam me kete.
    Sui generis

  6. #6
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Me vjen keq QE ndollin keto gjera ,

    Nuk eshte hera e pare qe ndollin para Dy vjeteve Brenda 1 muaji jan vetvar 3 Vajza ne Fier mosha e te cilave nuk me kujtohet ,

    Vertet Me vjen keq

    Ngushellime FAmiljeve te Tyre

    Me Respekt Saimiri
    FieRaK

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2006
    Vendndodhja
    elbasan
    Postime
    182
    e njoh shum mire rastin sepse hallen e tij e kam komshije!me duhet te them qe ketyre sekteve iu duhet ven zjarri sepse jan vec llumrat qe debohen nga shtetet e tjera dhe jan mbledhur ketu ne shqiperi.jam kundra cdo sekti fetar. e perseris cdo sekti.perjashtuar fet e mirfillta si krishterimi apo muslimanizmi!!!

  8. #8
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Ngushellime familjes Per te ardhur keq se cfare ndodhin sot.. Me varjen e tij ai nuk fitoi asgje.. Pasi vetvrasja denohet..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2006
    Vendndodhja
    elbasan
    Postime
    182

    qetesia_e_shpirtit_m

    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    Ngushellime familjes Per te ardhur keq se cfare ndodhin sot.. Me varjen e tij ai nuk fitoi asgje.. Pasi vetvrasja denohet..
    mir e thu po kujt ja thu se?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e pishtari
    Anëtarësuar
    05-03-2007
    Postime
    75
    postuar nga Ballisti_Tetove U.S.of Albania Keni ndonjë arsye të dyshoni se ka të bëjë me dëshmitarët e "Jehovait"?

    Ne prova nuk kemi. Nuk është se i dëgjuam vetë apo i pamë. Por e dimë që atë ditë ishte me ta në makinë dhe na thanë që ata predikojnë ringjalljen. Pastaj djali tani e bëri këtë, kur kishte disa ditë që shkonte tek ta e merrte libra e gjëra.

    Ka lënë ndonjë fjalë djali, para se të vetëvritej?


    ja ta them une se cfare te mesojen ata sepse me kane sjell revista dhe kameshkuare ne mbledhjet e tyre
    ata fillimishte trokasin ne dere dhe te pyesin a ke degjuare per lajmine e mire
    i cili eshte ardhja e mbreterise se Perendise per te cilen mendojne dhe besojne
    sepse ky sistem thone eshte kalimtare
    dhe nuke te thone po vdiqe do gjallesh te hene ose te marte apo te merrkure ..etje
    ata perdikojne dhe thone a do tja kushtoshe jeten zotit po jo duke vrare veten po duke predikuar se ky sistem eshte i perkoshem mos u merzit me vuatjet sepse do kalojne kur te vije mbreteria e perendis
    dhe nese nokushe vdes ai fle gjum thon nuke shkone as ne qell e as nuk ngjallet
    sepse ata mendojne ringjallja do behet nga jezu krishti djalite te zoti
    kure te vije mbreterija e perndise harmakedon

    dhe te thone aje gati tja kushtoshe jeten perndis tend nese ti pranon
    ather pakezoheshe por jo direkt bejne nje studim bible
    dhe kure shkojne 2 her me duket ne vit kan kongres perpara organizates se tyre fetare ben betimin dhe pakezoheshe qe do te thote larja nga pislleqet qe jane vjedhja , genjeshtra imoraliteti vrasja , vetevrasja sepese po kryeve vete vrasje ti nuk i sherben dote perendise sepse perendija te do ketu ne jete

    po ai djale qe thua ti ka ber pakezimin dhe premtimin perpara asaj organizate fetare dhe kure eshte bashkuare me ta
    shoket shtepia ambjenti ku eshte ne shqiperi
    i kane then budalla ashtu si ata do behesh ti? depresjon sepse po u pakezove a besone vertet dhe vete vrasje jo se i thone ata por eshte nje lloje si ne mes te dy zjarreve te ndergjegjes se tija dhe ambjentit te jashtem
    shtepia e tije e di shume mire kushe ka fajen dhe boll me keto
    ata sjane as rracista dhe nuke te mesojne as dhe nje gje te keqe te beshe as te tjerve as vetes tende lere ne doren e perendis thone
    Ndryshuar për herë të fundit nga pishtari : 09-04-2007 më 17:49

  11. #11
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Vetevrasjet per shkaqe ekonomike, tronditje mendore e probleme te tjera sociale vazhdojne te jene shqetesuse ne Shqiperi.
    Keta Deshmitaret e Jehovait nuk flasin per vetevrasje dhe as nuk predikojne vetevrasjen, por jane grup fetar problematik pasi nuk e denojne si mekat vetvrasjen.
    Nuk e di qe ne shtete te tjera te flitet per vetvrasje nga ndikimi i ketyre Deshmitareve.

    Por keta Deshmitaret e Jehovait nuk duhen shume gje per komb e per shtet shqiptar pasi nuk i kane qejf qeverite dhe nuk e nderojne nje flamur kombetar. As per ushtri nuk jane, pasi kundershtojne pjesemarrjen ne ushtri e sherbim ushtarak.
    Keshillojne te mos marresh pjese ne votime, as ne qeveri e ne gjera qe ka te beje me shtetin. Gjithcka e bejne pa dhune ama. Keta nuk festojne ditelindje, as festa kombetare, as Krishtlindje, as Pashke, as Vit te Ri.
    Jane kunder transfuzioneve te gjakut.
    Biles ne teori keta Deshmitaret nuk u lejohet qe te shoqerohen me njerez te tjere jashte rrethit te tyre fetar.
    Disa studjues kane kundershtuar dhe biblen qe keta kane perkthyer per besimtaret e vet pasi kane bere ca ndryshime teologjike.

    Shkurt muhabeti, mendoj qe jane si pune vehabistash te krishtere, vecse jane paqesore ne natyre

    do uroja qe shqiptaret te perqafonin rrymat tradicionale te krishterimit, dhe jo kete kult a sekt te shekullit te 19 te importuar nga Amerika.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    ajo qe ka rendsi tanie sht qe deshmitaret e jehovait te takohen me autoritet lokale ku ushtrojn veprimtar dhe te shpjegojn se si i kryejn veprimtarin dhe cfar filozofie kan. duhet te ket nje investigm nga policia per keto veprimtari se nuk i dihet se cfar po i mesojn kalamajve kta. prindrit e genit bejn mir qe te flasin neper shkolla apo ne media sa me shum qe te edukojn prindrit e tjer qe mund te ken femijne rrezik sepse vetem informacioni mund te zgjidh problemet dhe konfliktet.

  13. #13
    sexy_mama Maska e nadule
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    235
    Po pse genjeni mor Zot qe thoni Jehovai nuk predikon ringjalljen.... Kur kam qene ne Fier pothuaj perdite na vinin ne dere keta tipat e Jehovait dhe sinqerisht nuk i kisha shume qejf dhe thjesht u thosha kam pune, derisa nje dite njera prej tyre me ka thene, po ti me degjo njehere, se ne do ngjallim gjithe te vdekurit...i them pa ma ngjall cik tani gjyshen a gjyshin ke te duash ti, dhe qe neser vi atje te Jehovai e ty... Me thote, ne do bejme gjithe te vdekurit te cohen ne kembe dhe te ecin keshtu sic ecen ti sot... i them o goce vdis ti tani se neser te ngjall une prap dhe me tha vdes dhe e bej me deshiren me te madhe se po ja kushtoj jeten Zotit..... Une thjesht mbylla deren dhe ajo iku, po nqs une nuk marr vesh nga keto pune, me thoni ju cfare lloj predikimi ishte ky, s'ka te beje as me vdekjen as me ringjalljen? Pffffff

    Shume ngushellime familjes se djalit....
    Dhe kur te jem nen toke
    Qe vdiqa ti mos thuaj
    Me shkruaj dhe nen toke
    Se une do te te shkruaj...

  14. #14
    M1ST3R10Z3 @k47 Maska e Michaela
    Anëtarësuar
    27-03-2007
    Vendndodhja
    BrEnDa NjE mIsTeRi
    Postime
    487
    Ca po behet ne shqiper aman....po iken per pambuk gjysma e adoleshenteve tu u marr me jovahin....nuk arrij ti kuptoj shohin lajme keta apo rrijne kot???

    Nejse te rrojne te tjeret gjynaf ka qene ne lulezimin e jetes....harram ju qofte atyre te jovahit
    GjERMONE E LOGEL SA NJE GOGEL!

  15. #15
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga Michaela Lexo Postimin
    Ca po behet ne shqiper aman....po iken per pambuk gjysma e adoleshenteve tu u marr me jovahin....nuk arrij ti kuptoj shohin lajme keta apo rrijne kot???

    Nejse te rrojne te tjeret gjynaf ka qene ne lulezimin e jetes....harram ju qofte atyre te jovahit
    Vetem te rrezikosh jeten e dikujt apo tenden pa pasur nevoje eshte e papranueshme per Deshmitaret e Jehovait, shpesh ne revista permendet rasti i Davidit qe nuk piu ujin qe i kishin mbushur shoket e tij duke rrezikuar jeten e tyre. Dhe shume ka ketu qe flasin pa pasur fare informata se kush jane, thjesht i njohin me emer dhe per literaturen qe shperndajne. Eshte mire te shohim vertete nga e kane zanafillen vetvrasjet, sepse nese mundohesh t'i vesh nje natyre fetare, eshte shpetim per shtetin. Dhe pastaj fe te ndryshme mezi presin ti fryejne zjarrit. Sic bene koheve te fundit.
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  16. #16
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Pasi vetvrasja denohet..
    Na u ka bërë koka dhallë, me lloj-lloj doktrina, po sikur kam dëgjuar se 16 vjeçari është i pa-mëkat.

    Ça janë ato postime të kota me nga 100 rreshta fjali të panevojshme, kur Dëshmitarët e Jehovait po bërtasin "Ne jemi bisha 666, ne erdhëm t'iu zhdukim". Dhe sa më shumë që po bërtasin aq më shumë njerëzit po i marrin fjalët e tyre për tallje. Dhe sa më shumë që injorohet rreziku që vie prej tyre, aq më shumë rritet ky rrezik. Sikur këta qenkan kaq të mirë e kaq të rëndësishëm sa që gjithkush i fajëson për vetëvrasjen e fëmijëve të tyre. Sikur prindërit mezi paskan pritur që t'u vdesë dikush për të akuzuar Dëshmitarët e Rremë? A mundet vallë Edvin82 pishtari Ermal22 që të shfrytëzojnë vdekjen e familjarëve për të akuzuar dikënd? E nëse ata nuk janë në gjendje t'a bëjnë një veprim kaq makabër, me çfarë logjike ua hedhin këtë faj prindërve të cilëve Bisha po ua gllabëron fëmijët? Kush janë këta plehra që e gjithë bota iu paska hudhur në qafë e po i akuzon? Sa të gjorë. Një tufë maskarenjsh kanibalë që vinë si lugetër shtëpi më shtëpi për të mbjellur vdekjen.

    Ajo lista do mbetet kaq apo do shtohet numri?

  17. #17
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Na u ka bërë koka dhallë, me lloj-lloj doktrina, po sikur kam dëgjuar se 16 vjeçari është i pa-mëkat.

    Ça janë ato postime të kota me nga 100 rreshta fjali të panevojshme, kur Dëshmitarët e Jehovait po bërtasin "Ne jemi bisha 666, ne erdhëm t'iu zhdukim". Dhe sa më shumë që po bërtasin aq më shumë njerëzit po i marrin fjalët e tyre për tallje. Dhe sa më shumë që injorohet rreziku që vie prej tyre, aq më shumë rritet ky rrezik. Sikur këta qenkan kaq të mirë e kaq të rëndësishëm sa që gjithkush i fajëson për vetëvrasjen e fëmijëve të tyre. Sikur prindërit mezi paskan pritur që t'u vdesë dikush për të akuzuar Dëshmitarët e Rremë? A mundet vallë Edvin82 pishtari Ermal22 që të shfrytëzojnë vdekjen e familjarëve për të akuzuar dikënd? E nëse ata nuk janë në gjendje t'a bëjnë një veprim kaq makabër, me çfarë logjike ua hedhin këtë faj prindërve të cilëve Bisha po ua gllabëron fëmijët? Kush janë këta plehra që e gjithë bota iu paska hudhur në qafë e po i akuzon? Sa të gjorë. Një tufë maskarenjsh kanibalë që vinë si lugetër shtëpi më shtëpi për të mbjellur vdekjen.

    Ajo lista do mbetet kaq apo do shtohet numri?
    S'ja paske idene se kush jane vertet Deshmitaret e Jehovait, apo i ke ngaterruar, ose nga mosnjohja e gjerave flet dhe shan sepse keshtu te kane thene se jane. Por kujdes sepse kjo nuk te ndihmon ta identifikosh armikun e vertete.
    E habitshme kjo qe te paskan thene per numrin 666, edhe per ate s'e ke fare idene me duket
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  18. #18
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Ngushellime familjes, eshte per te ardhur keq kur degjon qe jeta e nje njeriu perfundon keshtu....

    Kurse ju te tjeret te rroni vete se mendja paska kohe qe u ka lene shendene.
    Kush e mban mend, ne ..92' ne Tirane pati nje dyndje te pa pare te ketyre lloj sektesh, u mbushen rruget e Tiranes plot... u bene dhe mrekulli kolektive ne stadiumin Dinamo... e çoroditen miletin.

  19. #19
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    E habitshme kjo qe te paskan thene per numrin 666, edhe per ate s'e ke fare idene me duket
    S'kam nevojë për kurëfarë informatash nga askush, ata janë duke bërtitur në kupë të qiellit: "Ne po i vrasim fëmijët tuaj".

  20. #20
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    frekuentonte "Jehovain"
    Imagjinoni se sa mendje te hapur ka gazetari qe ka shkruar kete artikull! Eshte normale qe gazetaria ne shqiperi perbehet nga disa analfabete te ndyre qe kan hyre me "mik" ne ato poste.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Braktiset nga e shoqja, vetëvaret 45-vjeçari
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-12-2005, 00:13
  2. Vetëvaret 13- vjeçari, “Dëshmitar i Jehovait”
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 05:20
  3. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 15:11
  4. Lushnje, vetëvaret 12-vjeçari
    Nga EDUARDI në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-04-2005, 04:34
  5. Qëllohet për vdekje 25 vjeçari, në Tiranë
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-12-2002, 19:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •