Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 82
  1. #71
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Une vrapova mengjeseve te jetes
    Neper lendina djaloshare
    Ne kerkim te kuptimit, te se vertetes
    Humbur ne magjine e mbremjeve tinzare.

    Une renda ne brigje detesh
    Qiellit kerkova, ca shkronja, ca fjal
    Ne pyje, mbi qėlima gjethesh
    Pika vese derdhėn, mall.

    Ne mengjeset e pranveres, si vesa
    Mbi petale, mbi endrra u zgjova
    Ne vapen e veres, si djersa
    Lumenjeve te jetes vershova.

    Ne shpirt, nje kove leshova
    Ne fundin e pusit me uje
    Vjeshten nga gjumi e zgjova
    Me erėrat plot zhurm e bujė.

    E dimrit me mjekerr te gjate
    Ja zbeha te ftohtin ne sy
    Neteve, me henen e artė
    Vallzuam mbi bore qe te dy.

    Dhe nga shpirti, me kove, nxorra yje
    Per netet e zeza, pa hene
    E humba diku neper pyje
    Si vesa mbi flete duke rene.

    Drites se diellit, mengjeseve
    Rrezen ja putha, si lulen
    Qerpikeve, malluar, kujtime
    Ngadal, vijne dhe me ulen.

    Femijria, ē'bukuri perrallore
    Ne prehrin e gjyshes, mbeshtetur
    Kujtime, lidhur perdore
    Nga koha , si bora te tretur.

    Shtatembedhjet vjeē, dhe, ja
    Nje rrahje zemre, nje puthje
    Fjale,shenja pa kuptim, dhe heshtje
    Pėshperitje ne muzgje dhe lutje.

    Por jeta, genjeshter, dhe ndodhi
    Ne puthje, u deha gjithkund
    Sotė, nga nje shishe e vjeter
    Nje gotė plot helm e ktheva me fund.

    AUTORI : LEONARD SEITI
    "Carpe Diem"

  2. #72
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nėse pėr sytė thuhet se janė pasqyrė e shpirtit, atėherė pėr buzėt mund tė thuhet se janė pasqyrė e ndjenjave tona. Nė rast tė gėzimit, nė buzė shfaqet buzėqeshja. Nėse ndjejmė dashuri dhe fjalėt janė tė pakta pėr ta pėrshkruar atė dashuri, atėherė aty sėrish janė buzėt qė pėrmes puthjes i shprehin edhe ndjenjat mė tė thella nga qenia e jonė.

    Pėrderisa Kolerixhi puthjen e quan si "frymėmarrje e nektartė", Shekspiri kėtė e quan "vulė tė dashurisė". Dy njerėz mund tė jenė pranė njėri-tjetrit, mund tė adhurohen, mund ta shikojnė nė sy njėri-tjetrin, por lidhja e tyre vėshtirė ėshtė tė mbijetojė nėse ata nuk puthen mes tyre. Puthja ėshtė shprehje e parė fizike e tėrheqjes mes dy personave. Nė kėtė rast, kur flasim pėr puthjen, nuk ėshtė fjala pėr puthjet e shpejta nė faqe, por pėr puthjet dhe ēastet qė dėshironi tė mos pėrfundojnė asnjėherė, kur gjaku ju vlon, preheni nė pėrqafim tė partnerit, frymėmarrja shpejtohet, ju pėrshkon njė ndjenjė kėnaqėsie e papėrshkrueshme.Edhe po tė jeni mashkulli mė i kujdesshėm nė planetin tonė, pėrshtypja e puthjes sė parė ka vend tė veēantė nė botėn e femrės.

    Puthja "Magjike"

    Puthja e pėrsosur
    Puthja e pėrsosur mund tė ndodhė vetėm me personin tė cilin vėrtet e duam dhe ndihemi tė plotė nė prani tė atij personi. Shumė mė tepėr sinqeritet dhe afėrsi ka nė puthjen me personin qė e duam, se sa nė puthjen me dikė qė fare pak e njohim. Edhe pse puthja e mirė mund t'i bashkojė dy njerėz, ka shumė tė tillė qė frikėsohen tė puthin dikė. Nėse pyeteni se kur duhet puthur, pėrgjigjja e shumė psikologėve do tė ishte: Prisni derisa tė krijohet mes jush dhe personit qė adhuroni njė afri e kėndshme, njė shkallė e tėrheqshmėrisė qė iu pėrgjigjet tė dyve. Dilni me simpatinė tuaj disa herė para se tė vendosni tė putheni me tė. Meshkujt zakonisht nė shumė raste janė tė padurueshėm, mirėpo gjithnjė duhet tė kenė parasysh se pėr tė lėnė pėrshtypje tė qėlluar, ėshtė mė mirė tė pritet gjersa femra tė ndihet e pėrgatitur pėr tė dhuruar njė gjė tė tillė. Puthja mund tė jetė sipėrfaqėsore dhe e thellė nė aspektin emocional. Dhe, kur njėkohėsisht dy persona ndihen tė relaksuar dhe tė gatshėm pėr puthje, atėherė ajo do tė jetė shenjė pėr tė zbuluar gjėrat mė tė mira dhe mė tė bukura qė i ofron dashuria e vėrtetė.
    "Carpe Diem"

  3. #73
    Passion Maska e Lida54
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Francė.
    Postime
    115
    French kiss e ke fjalen ti me duket mu,ene qeka bo magjike kjo dreq.
    I rafte damlljaja se na myten magjite.hahahahahahahha

    Bisou una ty,po jo magjike
    Les passionnés soulčvent le monde, et les sceptiques le laissent retomber.

  4. #74
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Puthja,aktore kryesore ne dashuri.....dhe ne jeten e njeriut.

    Puthja si shenje dashurie,puthja eshte shenje e rendesishme e te shprehurit te dashurise,kur mungon atehere behet fjale per krize.Te puthurit nuk konsiderohen shpesh,si natyrale,por ajo eshte nje art i cili mesohet si te berit dashuri per shembull.
    Nese nuk kemi besim te ajo me te cilin puthemi,puthja do jete e lehte dhe e brishte.Ne dashuri asnjehere nuk duhet te kenaqeni me pak,por gjithmone duhet te jeni kerkues per me mire dhe per me shume. ...
    Do te ishte ideale nese per kerkesat do te punojne te dy partneret,megjithate edhe sikur kjo te mbese vetem ne njeren nuk do ishte keq.Por cfare ndodh nese nuk perputheni ne deshira?
    Cfare nese asaj i pelqen "French Kiss" e juve me shume te puthura!?Zgjidhja eshte
    kompromisi. Cliroheni nga trupi juaj kurse partneri duhet te mbisundohet nga epshet....Ne fund te kesaj gjendjeje puthja me gjuhe mund te dale e jashtezakonshme.Kjo vlen per te zhdukur paragjykimet dhe te ndiheni te lire gjate puthjeve......
    "Carpe Diem"

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    Sa mirė!Ka shum tė drejtė Poradeci:
    Gugu - gugu pėllumbesha,
    Nė krahėt e tua mbetsha.
    Sa do qė ti nėnvlerėsojnė meshkujt femrat dhe sado qė femrat tė ankohen pėr meshkujt...prapė..tė pėrqafuar do vdesin.
    Respektė

  6. #76
    i'm not fragile Maska e Daniel Maker
    Anėtarėsuar
    17-03-2008
    Postime
    1,802
    puthja?
    nje gje qe kur takoj fejumen sme ben as ta pys si ja ka kalu sepse me rendesishme ne at moment eshte si po ja kalon dhe kur e puth dhe me shtrengon cdo gje eshte mir!nuk mundem ta pershkruaj me llafe nje gje qe te ben te myllesh syt sikur je vetem ti dhe ajo ne bot dhe pasioni te merr aq shum sa me vjen tja haj ato buz nga inati qe smundem me ja puth ne cdo moment!
    me pelqejn llafet e Cyrano i Bergerac: IL BACIO E' L'APOSTROFO ROSA TRA LE PAROLE TI AMO (KUSH MUNDET ME PERKTHY SE UN NUK DI)
    mos luj se sta quj

  7. #77
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Llojet e puthjeve

    Klasiket

    Ėshtė njė etapė e detyruar. Tė gjithė pak a shumė praktikojmė kėto lloj puthjesh. Por fakti qė kėto janė puthje klasike nuk do tė thotė t'i lėmė pas dore. Nė qoftė se janė kaq tė njohura dhe tė praktikueshme sepse janė sensuale? Atėherė le tė shfrytėzojmė rastin?!

    Tek buzėt.....

    Ėshtė mė klasikja qė praktikohet dhe nė kinema, mė pak klasike dhe imagjinare pėrsa i pėrket botės reale. Nė fakt tė puthesh si nė Hollywood ėshtė njė shpikje e hershme. Para se tė mendosh pėr puthjen franceze ose puthjen e thellė duke u ndalur tek buzėt, t'i shijosh, kafshosh, tė vlerėsosh kontaktin e parė elektrik…. Fillimi i puthjes ėshtė i rėndėsishėm sa fillimi i raportit seksual. Njė ushtrim shumė sensual, thith vetėm ajėr tė pastėr qė del nga buzėt e tija, dhe ai duhet tė thithė vetėm ajrin, qė del nga buzėt e tua.

    Pėrse kjo puthje tė bėn tė dridhesh?

    Pse nėnat i puthin fėmijėt e tyre nė qafė, pėr t'u dhėnė atyre tė gjithė dashurinė e mundshme. Kėshtu qė zona e qafės mėson qė tani ndjeshmėrinė dhe domethėnien e sensualitetit.Dhe kjo kujtohet nė momente intimiteti.

    PUTHJE EROTIKE

    Kėto puthje stimulojnė dhe bėjnė tė shtohet dėshira seksuale. Trupi pėrgatitet tė shkojė mė larg se fillimi i aktit seksual. Dhe dėshira nė vetvete ėshtė gati njė kėnaqėsi. Do tė ishte mėkat tė shkoje direkt tek ‘'gjėrat serioze''. Serioze ėshtė tė pėrfitosh nga tė gjitha kėnaqėsitė gjatė rrugės pėr nė parajsė!

    Tek buzėt.....

    Eshtė puthja franceze, njė puthje shumė erotike qė belbėzon aktin seksual. Mukozat takohen, ujėrat e trupit bashkohen tamam si nė njė raport seksual. Pėr kėtė arsye kjo puthje ėshtė shumė sensuale dhe tėrheqėse. Pėrfitoni tė eksploroni shijen e buzėve tė saj!

    Tek gjoksi.....

    Gati gjithmonė tė lėnė pas dore! Por jo vetėm femrat dėshirojnė tė puthen tek gjoksi, tė pėrkėdhelen... por dhe burrat. Pėrse tė privohesh nga njė kėnaqėsi efikase? Mjaftojnė pak minuta dhe nėse tė pėlqen kjo pjesė e trupit, mund tė zbulosh gjithmonė kėnaqėsi tė reja!
    Tek barku....

    Ėshtė njė zonė shumė delikate. Nuk ėshtė e mbrojtur me kocka si kraharori dhe legeni, kėshtu qė ėshtė njė vend shumė delikat. Kur lejon partnerin qė tė puthė do tė thotė, qė ke besim tek ai. Tė tė puthin tek barku do tė thotė qė ke nxjerrė nė pah sensualitetin tėnd.

    Pjesėt e harruara tė trupit

    Janė disa pjesė tė trupit fatlume: puthen shpesh dhe zhvillojnė shumė shpejt sensibilitetin dhe kėnaqėsitė e kėtyre pjesėve. Por janė disa pjesė tė tjera tė trupit qė quhen pjesė tė harruara qė shpesh lihen pas dore, kalon shumė afėr por asnjėherė nuk ndalemi asnjėherė por ėshtė njė mėkat sepse mund tė zbulohen kėnaqėsi tė reja, duke provokuar kėnaqėsi tė papritura.......

    Fytyra

    Duke kaluar puthjet nė faqe midis miqve dhe puthjet nė buzė midis dy tė dashuruarve, fytyra shpesh lihet pas dore. Fytyra ėshtė njė zonė shumė sensibile dhe komunikative. Tek pjesa e syve aty ku lėkura ėshtė e hollė dhe delikate ėshtė njė zonė sensibėl e pėrkėdheljeve, ashtu si rrėnja e flokėve dhe veshėt. Fytyra ėshtė si njė univers pėr t'u zbuluar, dhe fjalėt e dashurisė janė tė qarta dhe tė kuptueshme dhe kjo bėn tė tė shtosh dėshirėn, tamam si shikimet qė shoqėrojnė puthjet.

    Tek kėmbėt

    Disa njerėz mendojnė se i gjithė trupi ėshtė i prezantuar nga kėmbėt. Ēdo centimetėr korrespondon me njė zonė. Kėmbėt janė tė forta por edhe delikate, tė ndjeshme ndaj ngacmimeve. Nė qoftė se luan me kėmbėt kėnaqėsia do tė pėrhapet nė tė gjithė trupin. Nė qoftė se ngrihesh drejt kavilies, pulpat e kėmbėve, gjunjėt, kofshėt.....do tė arrish tek zonat erogjene qė kanė kohė qė tė presin.

    Tek duart....

    Duart ashtu si dhe buzėt janė shumė tė ndjeshme. Duart analizojnė dhe vlerėsojnė shumė mirė kontaktet, ashtu si dhe buzėt. Buzėt dhe duart janė instrumentet tanė: duart pėrkėdhelin buzėt dhe buzėt puthin. Tė puthėsh duart do tė thotė t'u thuash tė ndalojnė njė ēast, mbase para se tė pėrkėdhelin. Sepse duart jane magjike……


    "Revista Jeta"
    "Carpe Diem"

  8. #78
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Do t'iu lutesha te mos ma kthenit temen ne ring...Ju lutem!

    Flm per mirekuptimin..
    "Carpe Diem"

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Njerezit kur lidhen,por edhe ne jeten e perditshme,kane nevoje qe te puthen.Permes puthjes ata tregojne nje fare afeksioni per njeri_ tjetrin.Nuk puthen vetem te dashuruarit,por edhe njerezit qe e duan shume njeri_tjetrin,qofshin keta te aferm ose miq.
    Te puthesh te ben mire.Nje gje e tille do te thote qe te duash e te te duan,e pikerisht kur ndien se do dhe te duan,ndjehesh mire dhe i plotesuar.
    Puthje te verteta jane ato puthje qe kane brenda tyre shume dashuri.Gjithashtu "puthje te plota" do et quaja ato puthje te cilat jane shume intensive.Gjithashtu,te puthesh me koken drejt nuk eshte aspak e kendshme,ashtu sic eshte kur e ktheni koken menjane.Gjithashtu,nje puthje eshte shume me e sinqerte,e bukur,e thelle,sa me e gjate te jete ajo.
    Nje puthje e mire!
    Puthja varion ne saje te njerezve dhe qellimeve te tyre.Nje puthje lamtumire,per shembull,nuk eshte e njejta gje si nje puthje e mbremjes.Gjithashtu,keto puthje ndryshojne shume nga ajo qe quhet "french kiss" (puthja franceze).
    Gjithashtu,ka edhe lloje te tjera puthjesh,ku eshte i teri trupi qe hyn ne veprim e reflekton shume deshire................
    Puthja eshte nje menyre e te shprehurit te ndjenjes.Nese e keni parasysh,te gjithe ne fillimin e nje lidhjeje puthim shume intensivisht e cdo gje te mundshme.Kjo do te thote se ndjenja eshte shume me e fuqishme atehere.Te gjithe shijojme cdo moment e detaj te vogel te puthjes.Nje gje e tille eshte shume e bukur dhe shume emocionuese.
    Te dashuruarit puthen ashtu sikur kjo ishte hera e fundit qe takohen bashke,pavaresisht se eshte vetem fillimi.Ata duket sikur do largohen per nje kohe te gjate e po konsumojne puthjet e te gjitha diteve kur nuk do te jene bashke.Gjithashtu,nga menyra e puthjes,ju mund te kuptoni nese lidhja juaj po vazhdon njesoj si me pare apo eshte ne perfundimin e saj.!!!
    Nje thenie e vjeter per puthjen thote;"_Puthja lidh,por edhe....."



    C,fare eshte puthja per ju?
    Je vertet mbreselenese dhe e admirueshme per faktin se temat e tua tregojne qe ke nje shpirt te bukur , dhe vlereson ndjenjat duke shkruar ne menyre te vecante dhe mjaft embelsisht.

    Puthja eshte vleresuar dhe eshte nje gjest ku shprehen ndjenja te fuqishme .
    si cdo gje e mire ne kete bote edhe puthja perdoret per mire por edhe per keq, por mjere ai qe shfrytezon kete fryt kaq te embel te dashurise per keq.
    ghithsesi une kam urryer te me puthin , pasin kur isha i vogel , isha nje femije kaq i mbare dhe i bukur saqe shume kusherira dhe gra te lagjes me puthnin ne faqe shume here dhe me merzitej .
    une preferoj me shume perqafimin , eshte me fisnik dhe me i ngrohte sesa puthja , por edhe puthjen , pervecse me partneren time , dhe mund te them qe puthja eshte e embel dhe te ndihmon te zghosh erotizmin me partneren ,
    ne shqiperi eshte zakon qe njerezit te puthen ne raste fejesash dasmash [ne faqe sigurisht] me dasmoret , apo ne gosti te tjera , por une kurre nuk puthem ne raste te tilla,
    une vleresoj vetem puthjen midis partnereve , dhe nje puthje ne balle e prinderve ndaj femijes se tyre.

  10. #80
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar mė parė nga Daniel Maker Lexo Postimin
    puthja?
    nje gje qe kur takoj fejumen sme ben as ta pys si ja ka kalu sepse me rendesishme ne at moment eshte si po ja kalon dhe kur e puth dhe me shtrengon cdo gje eshte mir!nuk mundem ta pershkruaj me llafe nje gje qe te ben te myllesh syt sikur je vetem ti dhe ajo ne bot dhe pasioni te merr aq shum sa me vjen tja haj ato buz nga inati qe smundem me ja puth ne cdo moment!
    me pelqejn llafet e Cyrano i Bergerac: IL BACIO E' L'APOSTROFO ROSA TRA LE PAROLE TI AMO (KUSH MUNDET ME PERKTHY SE UN NUK DI)
    Wauw!! Me ca shenja pikesimi, spastrime linguistike...ky postim do kishte kaluar per nje Remarque(dhe s'po tallem). Duhet t'ja thuash keto qe the ketu te fejuares, besoj qe do ishte e lumtur.

    Persa i perket temes dhe "puthjeve magjike"...oh, pls eee, zakonisht me con ne probleme magjia e tyre, sidomos magjia e te fundit... Ehhh bela!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 09-07-2008 mė 18:41
    Kam vetem nje limit: qiellin!

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrkufizimi i dashurisė!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 21-05-2024, 15:09
  2. Puthja dhe vendet publike!
    Nga Davius nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 24-02-2024, 04:31
  3. Mėsuesi i muzikės: Kam frikė nga puthja e parė!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 17:35
  4. Puthja magjike
    Nga Rinorja nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-10-2002, 16:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •