Prokurorėt zbardhin mėnyrėn se si faturoheshin impulset pėr Call Center
Skema, ja si u zhvatėn paratė e Albtelekom
Impulset i shtoheshin linjės sė nxehtė
Klodiana Lala
k.lala@gazetashqiptare.com
Punonjėsit e Albtelekomit kanė zgjedhur njė mėnyrė tejet tė sofikstikuar pėr ti dhuruar shuma tė mėdha parash kompanisė Call Centre. Pėr ta ka qenė e lehtė, pėr tė kaluar nė llogarinė e linjės sė nxehtė, qindra e mijėra telefonata, tė cilat ishin bėrė nė destinacione tė tjera. Punonjėsit e degės qė pėrgjigjen pėr detyrimet qė ky institucion ka ndaj kompanive tė tjera, mes tė cilave edhe Call Center Albania, kanė trasferuar mijėra impulse telefonike nė llogari tė kėsaj tė fundit. Trasferimi i impulseve ka shkaktuar njė dėm tė konsiderueshėm financiar kompanisė shtetėrore tė telefonisė fikse, qė kap shifrėn e 200 milionė lekėve, pa u pėrfshirė tarifa e TVSH-sė. Por nuk janė ndaluar vetėm kėtu. Punonjėsit kanė shfrytėzuar tė gjithė mundėsitė qė tė mund tė kalonin nė llogarinė bankare sa mė shumė para. Pėr njė kohė tė gjatė, por ende tė papėrcaktuar, pasi kjo do tė vendoset nga hetimet, ēmimi pėr cdo minutė telefonatė ka qenė shumė herė mė i shtrenjtė sesa thirrjet e zakonshme.
Auditimi
Drejtuesit e kompanisė shtetėrore tė telefonisė fikse, qė ka qenė jo pak nė qendėr tė akuzave pėr denoncime dhe abuzime, vetėm pak javė mė parė kanė kryer njė auditim tė brendshėm pėr tė kontrolluar punėn. Por rezultatet kanė qenė skandaloze, pasi rezultonte se nė llogarinė e Call Centre ishin trasferuar njė numėr i madh telefonatash dhe ēmimi pėr ēdo minuta kishte qenė mė i lartė sesa thirrjet e zakonshme. Nga auditimi ka rezultuar se ishte njė shtim fiktiv tė telefonatave nė favor tė kompanisė private Call Centre. Pas kallėzimit tė bėrė nga drejtuesit aktualė tė Albtelekom, prokuroria ka nisur hetimet pėr tė zbardhur mekanizmin e vjedhjes sė kryer. Nga hetimet paraprake rezulton se trasferimet e telefonatave, nuk kanė deklaruar nė faturat e kompanisė, qė ka pėr detyrė tu pėrgjigjet kompanive tė tjera private. Kėto impulse tė padeklaruara i kanė kaluar Call Center dhe shuma e pėrfituar, deri tani e deklaruar 200 milionė, dyshohet tė jetė shumė herė mė e lartė, dėm ky qė i ėshtė shkaktuar Albtelekomit, tė vetmes kompani shtetėrore e telefonisė fikse.
Ish-drejtuesit
Gjigandi i telefonisė fikse nė vend, vitet e fundit ka qenė nė qendėr tė akuzave pėr vjedhje dhe korrupsion nė rradhėt e drejtuesve tė saj. Kallėzimet penale nė ngarkim tė ish-drejtuesve tė Albtelekomit kanė qenė tė shumta dhe nėn hetim janė janė disa prej tyre. Dhimitraq Rafti, ish-drejtori i Telekomit ėshtė kallėzuar pėr shpėrdorim detyre nga drejtuesit aktualė tė shoqėrisė. Ai akuzohet pėr marrėveshjen e interkonjeksionit me kompaninė rurale Hermes, duke favorizuar kėtė tė fundit. Pėr tė njėjtėn akuzė nė prokurori ėshtė kallėzuar dhe ish-zėvendėsdrejtori i Telekomit Petrit Deti. Ndėrkohė prokuroria ka nisur hetimet pėr shėrbimin e reklamės dhe publicitetit tė Telekomit. Sipas burimeve nga organi i akuzės katėr ish-zyrtarė tė shoqėroisė akzuohen se kanė shpenzuar 170 milionė lekė pa zhvilluar tendera dhe nė kundėrshtim me rregullat. Ylvi Saliaj dhe Bledar Shane dy ish-zyrtarė tė Telekomit u gjykuan pėr shpėrdorim kompetencash pasi kishin kryer kambizėm tė pastėr me valutat e shoqėrisė, duke i shkaktuar shtetit njė dėm prej 200 milionė lekė.
Ndėrtimi dhe struktura e firmės rozė
Ēfarė ėshtė Call Centre, ajo qė njihet si linja e nxehtė
Call Centre ėshtė kompani private, e cila ofron njė sėrė shėrbimesh telefonike. Ajo ka nisur tė funksionojė nė Shqipėri, prej mė shumė se njė vit e gjysmė. Linja 0900, ose e cilėsuar si linja e nxehtė, nėpėrmjet lidhjeve telefonike, vė nė dispozicion femra, tė cilat tė plotėsojnė tė gjitha dėshirat e telefonuesit, pėr tė gjithė tematiket e mundshme, deri tek ato rozė. Shėrbimi ishte kryesisht pas mesnatės dhe mund tė qėndrojė nė linjė me orė tė tėra. Pėr tu bėrė pjesė e kėnaqėsisė qė falnin vajzat bukuroshe qė reklamonte, Call Centre, duhej tė paguaje, 25 lekė pėr ēdo 15 sekonda telefonatė plus TVSH. Ndėrkaq njė minutė shkonte nė 100 lekė, pa llogaritur TVSH-nė. Gjithsesi veprimtaria e saj ėshtė e liēensuar. Kompania reklamonte veprimtarinė e saj, gjerėsisht nė median e shkruar e vizive, duke harxhuar madje dhe shuma tė mėdha parash. Vajzat qė ofronin shėrbime nė Call Centre, nuk janė njohur kurrė nga telefonuesit e shumtė, atyre ju ruhet anonimati. Ndėrkaq linja 0900, ėshtė vėnė nė dispozicion tė telefonuesve pėr tu bėrė pjesė e lojėrave tė ndryshme televizive. 0900, ėshtė cilėsuar rėndomė nė publik si linja rozė. Kompani tė tilla veprojnė nė tė gjithė botėn dhe aktiviteti i tyre ėshtė i licensuar.
Gazeta Shqiptare
Krijoni Kontakt