Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Liturgjia e Fjalës së Zotit!

    Unë-Jam; jam besnik e do të më gjesh kudorherë pranë teje, na thotë Zoti.


    Ja përsëri në takimin tonë me Fjalën e Zotit të Liturgjisë Hyjnore të së dielës.

    Tema e përbashkët e të trija leximeve biblike të Liturgjisë Hyjnore të dielës së 3-të të Kreshmeve është kthimi shpirtëror, që lind nga zemra e gjenë shprehje, mishërim e pasqyrohet në sjelljet tona të jetës së përditshme.

    Liturgjia e Fjalës Hyjnore e dielës së 3-të të Kreshmeve na përkujton se sa urgjent dhe i domosdoshëm është kthimi jonë tek Zoti. Sidomos kthimi i mendjes e zemrës drejt Zotit për ta shpëtuar veten tonë dhe botën nga i keqi dhe e keqja, që shkakton mjerim e vuajtje. Zoti e njeh mirë sa i ngadalshëm është kthimi ynë por Ai na pret me durim të pakufijshëm, sepse e do shpëtimin tonë.

    Në leximin e parë të kësaj së diele, nga Libri i Daljes, Zoti i zbulon Mosiut emërin e vet “Unë Jam”. E ky emër është një premtim: premtimi i pranisë aktive e të përhershme të Zotit në jetën tonë: aty ku ti gjendesh e ke nevojë për mua, aty Unë-Jam; jam besnik e do të më gjesh kudorherë pranë teje, na thotë Zoti.

    Shën Pali në letrën e parë të tij drejtuar Korintianëve ( leximi i dytë të kësaj së diele 1 Kor 10,1-6.10-12) i qorton korintianët dhe ne; nuk mjafton të jesh i krishterë me emër, sepse je shenuar në regjistrin e të pagëzuarve. Duhet të jesh i krishterë me vepra, duke u zveshur nga mendjamadhësia, egozimi e duke veshur petkun e përvujtërisë, të gëzimit e paqes në Zotërinë Jezu Krisht.

    Dhembja, fatëkeqësia, vdekja nuk janë sinonim i ndëshkimit hyjnor. Përkundrazi, Zoti e ka për zemër dhe e njeriut ia do lumturinë e tij. Për këte arsye e thërret dhe e ndihmon vazhdimisht të kthehen në udhën e dashurisë e të jetës. Mëshira, përdëllimi i Zotit na përcjellë ditë e natë në çdo hap të jetës. Zoti është përherë i gatshëm dhe i durueshëm me ne, sikur tregon shëmbëlltyra e vrashtarit që na sjell pjesa e ungjillit të kësaj së diele (Lk 13,1-9).

    Në kuadrin e kohës së Kreshmeve, fjala “kthim” na përkujton një gjë thelbësore lidhur me shëlbimin e shpirtit tonë: Zoti e realizon 99,9% të shpëtimit, të shëlbimit tonë; mirëpo ka diçka që na takon neve dhe e ne duhet të bëjmë personalisht si shenjë bashkëpunimi me planin shpëtimprurës të Zotit. Shën Agostini thotë: “Zoti që të ka krijuar pa ty, nuk të shëlbon pa ty”!

    Këthimi ynë në rrugën e Zotit nuk është vetëm një detyrë e paarritshme, por është i mundëshëm për të gjithë, madje është një e drejtë për çdonjërin. Askush nuk përjashtohet nga mundësia e përmirësimit dhe e ndryshimit. Mesazhi i leximeve biblike të kësaj së diele është ky: se Zoti don të na shpëtoi nga e keqja e nga vdekja për këte edhe na thërret të bashkëpunojmë me Të për ta realizuar shëlbimin tonë dthm. çlirimin e përjetshëm nga i keqi dhe nga vdekja e amshuar.



    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2006
    Postime
    18
    PSALMI 49 /48/

    Pasuria s’është asgjë

    1 Mjeshtrit të korit. I bijve të Koreut. Psalm.

    2 Dëgjoni këto, o popuj të gjithë,

    degjoni të gjithë banorët e tokës:

    3 vegjëli e bujarë,

    të pasur e të vobektë së bashku:

    4 goja ime do t’ju shpallë dijen,

    zemra ime mendime urtësie.

    5 Fjalëve të urta do t’u vë veshin,

    me këngë do të zbuloj gjëra të fshehta.

    6 Përse të trembem në ditë të këqija,

    kur të më rrethojë paudhësia që më vë pritë?

    7 Ata shpresojnë në pasuritë e veta

    mburren me kamjen e madhe të veten.

    8 E pra, njeriu s’është i zoti ta shpërblejë vetveten,

    askush s’mund t’ia paguajë Hyjit shpërblimin:

    9 çmimi i jetës është tepër i shtrenjtë

    dhe askurrë nuk mund të paguhet,

    10 që njeriu të jetojë gjithmonë

    e të mos e shohë gropën e varrit.

    11 Por do t’i shohë duke vdekur të dijshmit:

    vdes i marri, vdes i patenzoni:

    të tjerëve ua lënë pasuritë e veta!

    12 Varret e tyre ‑ shtëpia e tyre e përhershme:

    banesë e tyre brezni pas breznie,

    megjithëse tokat e veta i quajtën me emër të vet.

    13 Edhe njeriu në mirëqenie erret e nuk ndjeh,

    krahasohet me kafshët që ngordhin

    dhe është i ngjashëm me to.

    14 I tillë është fati i atyre që shpresojnë në vetvete,

    mbarimi i atyre që me gojë ia bëjnë qejfin vetes.

    15 Porsi delet rresht zbresin në Nëntokë,

    Vdekjen do ta kenë bari.

    Do të zbresin me rrëmbim në varr,

    dukja e tyre me shpejt do të mbarojë:

    Nëntoka do të jetë vendbanimi i tyre.

    16 Ndërsa Hyji do ta shpëtojë shpirtin tim,

    nga kthetrat e Nëntokës vërtet do të më marrë te vetja.

    17 Mos u tremb kur ndokush pasurohet,

    kur i rritet gjëja e shtëpisë së tij:

    18 kur të vdesë asgjë s’do të marrë me vete,

    me të s’do të zbresë pasuria e tij.

    19 Sa qe gjallë njëmend thuhej se qe i lum:

    “Do të të lavdërojnë se ia bëre qejfin vetes”,

    20 por edhe ai do të shkojë të bashkohet me etër,

    të cilët kurrë më s’do ta shohin dritën e diellit.

    21 Njeriu që jeton marrëzisht ndër kënaqje, nuk kupton;

    krahasohet me kafshët që theren,

    dhe është i ngjashëm me to.

Tema të Ngjashme

  1. Liturgjia e Fjalës së Zotit!
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2007, 13:12
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 11:37
  3. Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 32-të
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 11:24
  4. Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 32-të
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 11:24
  5. Liturgjia e Fjalës së Zotit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 07:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •