Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Angry Kush i ndihmoi Kosoves?

    PĖR PA U BA “BLLACE” PUNA, ZOR KOSOVARI MERR VESH DIĒKA
    Nga Migjen Kelmendi
    Dec 7, 2006, 12:34

    Gazeta JAVA

    BERISHA DHE EMBARGO. Sa isha n’RTK, Baton Haxhiu, si gjithmonė, me ate aftėsi tė hatashme tė tij me u pėrēbirue e me ba gjana qė s’ta pret mendja, ma kishte sjell nė Beta video-kasetė, intervistėn ekskluzive tė tij me njanin nga protagonistat e shtetit shqiptar, qė ishte politikani ma i urryem n’Kosovė asokohe, menjihere mbas lufte - Fatos Nano. Nano, me ate elokuencė tė veten dhe me nji qetėsi tė nji njeriu koshient se ka krye dhe ba nji punė tė madhe pėr Kosovėn, flitte dhe kallxonte, nė veten e parė, se si e ka ndihmue luftėn e UĒKs, se si e ka armatos UĒKn, si i ka hapė depot, si e ka urdhnue ushtrinė shqiptare me ndihmue…nji kallxim tė hatashėm dhe autentik pėr luftėn, qė opinioni kosovar kurrė s’e ka ndi e as kurrė s’pati rastin me e pa. E ndiqja me vemendje nji rrėfim tė rrallė pėr nji politikan, qė asht krejt koshient se gjuha dhe sinqeriteti i rrėfimit nuk i shkojnė karrierės sė tij prej politikani e diplomati. Por, ai flitte me autoritetin e njeriut qė asht i bindun se ka ndihmue shumė lirinė e pėrgjithshme tė qytetarėve tė Kosovės, andaj as nuk i jepte randėsi se si mujn me tingllue kėto fakte nė zyrat diplomatike nė Kosovė e Shqipni. Intervista duhej me i parapri nji vizite triumfatore tė Nanos n’Kosovė, andaj kjo intervistė edhe duhej me e ēplue se kush nė tė vėrtetė ishte MasterMind i luftės dhe lirisė sė Kosovės. E keqja e intervistės ishte se Nano jo vetėm sjellte dėshmi e zbulonte sekrete, por edhe kualifikonte persona me asi shprehje tė randa, sa ishin tė paemitueshme. I bindun se ka drejtė me sha, sepse, qe, Kosova asht e lirė dhe ai asht njani prej atyne qė ka ba ma sė shumti, Nano shprehej me fjalor rruge pėr Ibrahim Rugovėn dhe sidomos Bujar Bukoshin, tue i akuzue se e kanė huq luftėn, se tue mosveprue e kanė ndihmue Milosevicin, etj.etj. Une isha i gatshėm ate intervistė me emitue, por tue i heq pjesėt e mėdha me kualifikime e shamje…diēka qė u kuptue si cungim, andaj disi krejt kjo punė u shtye….pėr t’mos u emitue kurrė.



    Nano nuk erdh nė Kosovė, edhe pse e kishte paralajmėrue vizitėn. Kosova e reprezentueme pėrmes LDKs dhe zotit Rugova nuk e donin Nanon. Pėr pjesėn e madhe tė tyne Nano ishte po ai njeri i komenteve, karikaturave e kualifikimeve tė gazetės “Bota Sot”. Njeri i urryem. E nė tė njajtėn kohė, po kjo Kosovė e adhuronte dhe e donte Sali Berishėn, sepse e merrnin pėr mik tė Rugovės, e rrjedhimisht edhe tė Kosovės. Kosova e urrente njeriun qė u ka ndihmue, Nanon, e nga ana tjetėr e adhuronte njeriun qė i shitte naftė Milosevicit gjatė embargos, Berishėn! Askush nuk e dinte pos njerėzve tė interesuem me ngjarjet nė Tiranė, se ishte po ky Sali Berisha qė jo nuk e pėrkrahu luftėn e UĒKs, por gjatė mesit tė viteve 90, ai kishte thy embargon ndėrkombėtare dhe furnizonte makinerinė luftarake tė Malit tė Zi dhe tėrthorazi tė Milosevicit, me karburant.

    Kjo thyemje e embargos qė sot u ba eksplicite dhe zoti Berisha e pranoi publikisht, dihej. Por, si gjithmonė, kosovarėt nuk e dinin. Kosovarėt vetėm nė fund tė tregimeve, vetėm kur arrijnė n’Bllace e kuptojnė se sa tė huqun e tė dėshtuem janė, e ēka i ka gjetė. Pėr pa u ba “Bllace” puna, zor kosovari merr vesh diēka.

    Krejt kėte tregim e nisa pėr me e ritheksue nji feler, tė metė tė kosovarit tė rėndomtė: aftėsinė e hatashme me u – habitė. E me huq.

    Personalisht, tue i dijtė kėto histori e fakte, gjithmonė m’ka ardhė keq qė Kosova nuk dijti me e njoftė e me e pa njeriun qė ju ka ndihmue, Nanon. E di, pėr nji kosovar tė rėndomtė kjo asht aq e pabesueshme sa zakonisht e pabesueshme din me qenė – e vėrteta. Si kjo e vėrtetė se Berisha i ka shitė naftė Milosevicit. Si e vėrteta pėr Kongresin e Drejtshkrimit. Si e vėrteta pėr Kadarenė…S’kanė fund habitė e nji kosovari.

    Por, po them, pėr pa u ba “Bllace” puna, zor kosovari merr vesh diēka.
    ----------------------------------------------------------------------


    Njeksi gazetari qe ka Kosova,ashte veshtir me perpjek ne Banglladesh,se lere ma ne Somali e shume e shuume vende te tjera ,andej e kendej....

    Mbase edhe prej vet titullit ,cdokush arrin te kuptoj se kokboshsija e ti ka zane myk dhe therret ne hapje(vetmykosje) per qelbosje te natyres me plehra vitaminoz...
    Ky emer kur permendet ne Kosove,ngrin vetullat e njeriut lart e me lart...Njekohesosishte ngre shtypjne e gjakut dhe shkrin durimin e perbetuar...
    I vellai,Veton Surroi vepron ne mjedis pak me tjeter,po ja qe jane sidymotra dhe gjithe beta ju ka zili(beta-gazete serbije).

    Lexoni,mendoni,analizoni dhe shtypo-ni mendimin tuej ketu se me intereson ta ndiej edhe une.

    Me shnet e paqi dite te mire
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RTP : 03-04-2007 mė 06:03
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Sa isha n’RTK, Baton Haxhiu, si gjithmonė, me ate aftėsi tė hatashme tė tij me u pėrēbirue e me ba gjana qė s’ta pret mendja, ma kishte sjell nė Beta video-kasetė, intervistėn ekskluzive tė tij me njanin nga protagonistat e shtetit shqiptar, qė ishte politikani ma i urryem n’Kosovė asokohe, menjihere mbas lufte - Fatos Nano. Nano, me ate elokuencė tė veten dhe me nji qetėsi tė nji njeriu koshient se ka krye dhe ba nji punė tė madhe pėr Kosovėn, flitte dhe kallxonte, nė veten e parė, se si e ka ndihmue luftėn e UĒKs, se si e ka armatos UĒKn, si i ka hapė depot, si e ka urdhnue ushtrinė shqiptare me ndihmue…nji kallxim tė hatashėm dhe autentik pėr luftėn, qė opinioni kosovar kurrė s’e ka ndi e as kurrė s’pati rastin me e pa.


    Shihe cfar pershkrimi ben per Fatos Nanon:
    -ishte politikani ma i urryem n’Kosovė asokohe
    -njeriu koshient se ka krye dhe ba nji punė tė madhe pėr Kosovėn

    Njeriu me i urryer ne Kosove po qe paska ba pune te madhe per Kosove?!
    Keto kuptime nuk me lidhen mue dot..
    E ndiqja me vemendje nji rrėfim tė rrallė pėr nji politikan, qė asht krejt koshient se gjuha dhe sinqeriteti i rrėfimit nuk i shkojnė karrierės sė tij prej politikani e diplomati. Por, ai flitte me autoritetin e njeriut qė asht i bindun se ka ndihmue shumė lirinė e pėrgjithshme tė qytetarėve tė Kosovės, andaj as nuk i jepte randėsi se si mujn me tingllue kėto fakte nė zyrat diplomatike nė Kosovė e Shqipni.
    Po me duket se e ka ngaterrue me naj Kllinton a nji zot e di!!

    Intervista duhej me i parapri nji vizite triumfatore tė Nanos n’Kosovė, andaj kjo intervistė edhe duhej me e ēplue se kush nė tė vėrtetė ishte MasterMind i luftės dhe lirisė sė Kosovės.
    Fatos Nano MasterMind i luftės dhe lirisė sė Kosovės?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    O Zot,mbama trurin se me iku..
    E keqja e intervistės ishte se Nano jo vetėm sjellte dėshmi e zbulonte sekrete, por edhe kualifikonte persona me asi shprehje tė randa, sa ishin tė paemitueshme. I bindun se ka drejtė me sha, sepse, qe, Kosova asht e lirė dhe ai asht njani prej atyne qė ka ba ma sė shumti, Nano shprehej me fjalor rruge pėr Ibrahim Rugovėn dhe sidomos Bujar Bukoshin, tue i akuzue se e kanė huq luftėn, se tue mosveprue e kanė ndihmue Milosevicin, etj.etj.
    Shih,shih!
    Une isha i gatshėm ate intervistė me emitue, por tue i heq pjesėt e mėdha me kualifikime e shamje…diēka qė u kuptue si cungim, andaj disi krejt kjo punė u shtye….pėr t’mos u emitue kurrė.
    Migjen Pinokio!
    Pse din me rrejt kaq mire,nuk e kam zane bes.
    Nano nuk erdh nė Kosovė, edhe pse e kishte paralajmėrue vizitėn. Kosova e reprezentueme pėrmes LDKs dhe zotit Rugova nuk e donin Nanon. Pėr pjesėn e madhe tė tyne Nano ishte po ai njeri i komenteve, karikaturave e kualifikimeve tė gazetės “Bota Sot”. Njeri i urryem.
    A thue a mundet Migjeni me na tregue si qenka e mundun kosovaret me e urrye nje njeri kaq te madhe ,MasterMind-in e luftės dhe lirisė sė Kosovės,PA KURRFAR ARSYE vetem e vetem pse na ka ndihmue te lirohemi nga shkau??
    E nė tė njajtėn kohė, po kjo Kosovė e adhuronte dhe e donte Sali Berishėn, sepse e merrnin pėr mik tė Rugovės, e rrjedhimisht edhe tė Kosovės.
    Ahaaaa,ketu qendroka arsyja domethene!
    Kosova e urrente njeriun qė u ka ndihmue, Nanon, e nga ana tjetėr e adhuronte njeriun qė i shitte naftė Milosevicit gjatė embargos, Berishėn!
    Eh more Migjen mutaveci.Po kush i tha Milloshit ne Krete se KOSOVA ESHTE PROBLEMI YT I MBRENDSHEM!
    Qe te pergjegjem Migjenoviq,ky MasterMind i luftės dhe lirisė sė Kosovės,Nano-sovksi.
    Askush nuk e dinte pos njerėzve tė interesuem me ngjarjet nė Tiranė, se ishte po ky Sali Berisha qė jo nuk e pėrkrahu luftėn e UĒKs, por gjatė mesit tė viteve 90, ai kishte thy embargon ndėrkombėtare dhe furnizonte makinerinė luftarake tė Malit tė Zi dhe tėrthorazi tė Milosevicit, me karburant.
    Hajde Migjen detektivi,hajde...
    Kush te ka tregu,Zorani aa?
    Kjo thyemje e embargos qė sot u ba eksplicite dhe zoti Berisha e pranoi publikisht, dihej. Por, si gjithmonė, kosovarėt nuk e dinin.
    Perpos Migjenit dhe Veton Sorres,se keta dy NUK JANE KOSOVARE.
    Kosovarėt vetėm nė fund tė tregimeve, vetėm kur arrijnė n’Bllace e kuptojnė se sa tė huqun e tė dėshtuem janė, e ēka i ka gjetė. Pėr pa u ba “Bllace” puna, zor kosovari merr vesh diēka.


    Oh ty Bllaca,bashk me kosovaret t`.............(me falni ju te tjeret)
    Krejt kėte tregim e nisa pėr me e ritheksue nji feler, tė metė tė kosovarit tė rėndomtė: aftėsinė e hatashme me u – habitė. E me huq.
    Personalisht, tue i dijtė kėto histori e fakte, gjithmonė m’ka ardhė keq qė Kosova nuk dijti me e njoftė e me e pa njeriun qė ju ka ndihmue, Nanon. E di, pėr nji kosovar tė rėndomtė kjo asht aq e pabesueshme sa zakonisht e pabesueshme din me qenė – e vėrteta. Si kjo e vėrtetė se Berisha i ka shitė naftė Milosevicit. Si e vėrteta pėr Kongresin e Drejtshkrimit. Si e vėrteta pėr Kadarenė…S’kanė fund habitė e nji kosovari.
    Por, po them, pėr pa u ba “Bllace” puna, zor kosovari merr vesh diēka.


    A thue cka kishin ba kosovaret mos me pas naj koke si Migjeni edhe Surroi?


    dreqi ti haje...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    aaaa kryeqeni qe osht ky Kelmendi... Zog Shkau osht ky zagar!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  3. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •