Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 42 prej 42
  1. #41
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Shqipėria Natyrale ėshtė Shpėtimi Kombėtar

    SHQIPĖRIA NATYRALE ĖSHTĖ SHPĖTIMI KOMBĖTAR



    Shkruan: Nexhmedin MUSTAFA

    Duke pėrciellur shtypin ditor si dhe debatet e ndryshme nė ekranet televizive qė nga data e 30 Korrikut 2007 lidhur me pozicionin aktual politik tė pjesės mė veriore tė Shqipėrisė tė quajtur me nocionin gjeografik Kosovė ,e tė amputuar me vendimet e po kėsajė bashkėsije ndėrkombėtare fatkeqėsisht tė njė pjese tė shteteve tė Europės qė tani po e lozin njė lojė tė ngjashme vetėm se me aktor tė rinj qė si duket edhe kėta po e mbėshtesin thėnjen e kontit plak tė viteve 1912-1945”delenda est albanens’ qė nė pėrkėthim do tė thot:shqiptarėt duhet fshir nga faqja e dheut. Po edhe neve ju themi se shqiptarėt e kėsaj pjese tė Shqipėrisė natyrale janė tė vendosur qė tė drejtėn e tyre tė natyrshme pėr liri tė plotė dhe sovranitet tė pa cenueshėm do ta mbrojn makar edhe deri nė shfarosje biologjike tė shqiptarv,me fjalė tė tjera ,shqipėtarėt ose do tė jetoin tė lirė, e sovran nė njė shtet tė vetėm shqiptar me emrin Shqipėri, ose do tė mbesin kujtesė e historisė pėr popujt paqėdashės e jo paqėdashės tė kėtij planeti nėpėr arhivat e tyre historike , “se na ishte njė komb me emrin shqipėtar”, e kurrsesi pjellė e marrėzirave tė tre shqipėfolėsve qė ēdo ditė nėpėr mes mjeteve tė shkruera por mė tepėr nė ato elektronike e televizive.
    Tė tillėt janė nėn mbikqyerjen e disa rrymave ndėrkombėtare nga tė cilat kan pėrfitue shuma tė mėdha tė mjeteve materiale nė mėnyrė qė sipas kėrkesave tė tyre nė mjetet informative tė prezentoin ide e mendime tė turpshme e tė pa kuptimta ,sepse me turp kan lindur,jetoin dhe do tė vdesin.Andaj pėr ta arsyetuar atė pages qė e marrin kan lansue tezat si thot njė shok i joni pėr gjuhen ; “gege e bege” turp,pastaj pėr kombin” koshtovar ,e koēovar “edhe ma turp, e kėto janė tri koka tė krisura tradhtare qė i sfidoin tri akademi tė shkencave atė nė Prishtinė ,Shkup dhe tė Tiranės.
    Bėjmi pyetje: ku janė gjuhtarėt ,linguistėt, historianėt dhe arkeologėt e kėtyre tri akademive qė flejn dhe sfidohen nga kėta tre matrapaz si A.Salihu,N.Spahiu dhe M.Kelmendi. Ne jemi shumė tė vetėdijshėm se ndėrgjegjėja e kohės e quajtur OKB i sponzorizon dhe ndėrsen pėr realizimin e projekteve tė veta tė plaqkitjės por edhe tė degjenerimit historik e kombėtar sepse nė brendin e kėtyre organizmave janė future pėrbindsha tė cilėt pėr karrier, e grabitje tė pasurive nga tė tjerėt nuk kursejn as njė popull apo komb tjetėr qė nuk i takon apo mbėshtet politikat e tyre djallzore. Politikė kjo e maskuar por edhe e ndihmuar nga politikaj tė mjerė vendor qė mė gjas koha i nxorri dhe rreshtoi nė politikė sepse nuk shofin as pėrtej hundės.Tė cilėt me slloganet e veta e dėmtoin qėshtjen kombtare dhe kauzen shumė tė drejtė e tė pa alternaivė pėr krijimin e shtetit tė vetėm shqipėtar nė Europėn Juglindore tė quejtur me emrin natyral SHQIPĖRI qė ėshtė garancė e shpėtimit tė kombit shqiptar para kėtyre rrebesheve edhe fortunave tė cilat sa vijnė e po bėhen gjėthėnjė e ma tė rrezikshme, e tragjike pėr popullin nė kėtė fazė tė rėndėsishme tė histories mė tė repėr kombin shqiptar.

    Kam pėrshtypjen se politikajt e kėsaj periudhe janė tejet skeptik apo jan tė lidhur troē me tre emrat e sipėrpėrmendur mė lartė dhe punoin e angazhohen pėr politikėn e UNMIKISTANIT pėr Kosovė e mbi Kosovėn, konkluzioni na del, se po, sepse jan heterogjen nga mendja e vizioni dhe ende jetoin nė ėndrra. Janė “iluministėt” e “pamvarsisė” sė sotme tė Kosovės qė thirren nė aftėsitė e tyre. Gjėja se me dijen qė kan qėndroin mbi tė tjerėt e qė duhet veprue ēdoherė ashtu si atyre ua thot mendja e tyre ,pa e ditur se me veprimet e tyre atje ku aderoin qoftė nė parti politike apo edhe nėpėr bina e forume tjera udhėheqin “koncerte “tė turpshme me opcione shterrp qė me sjelljet e tyre tė pa pėrgjegjėshme, prangosin fjalėn dhe mendimin e lire akademik e qė si pasojė tė kėsaj rruge sot e kėsaj dite nga Akademit tona tė Shkencave nuk kemi njė platformė tė pėrbashkėt pėr veprim tė drejtė tė zgjidhjės sė ēėshtjės kombėtare,pra pėr ēasjen dhe format,rrugėt,metodat e diplomacit qė duhet aplikuar karshi fortunave dhe vorbujve tė erėrave qė krijojnė shtėrgata anti shqiptare nė ēdo kohė para faktorve tė mirėfillt vendor e ndėrkomėtar.Konsideroi se ėshtė koha dhe ēastet e fundit qė shkenctar e akademikinguist ,ekonomist etnolog,arkeolog,historian e gjeolog si dhe shumė e shumė ekspert tė profileve tjera tė zgjohen nga gjumi dimror,e kėtyre egoistve polifolklorik qė sot luftojnė pėr pushtet kur ende nuk e kemi shtetin real shqiptar duke u sorrollatur nėpėr parti tė ndryshme politike deri te grupi i unitetit ,“presidenca”dhe “qeveria”,tu thohet mjaft ma,mjaft ma,me hipokrizin tuaj e “ kėngėn e Rolandit” nė gojė.Se kjo tokė e Shqipėris as nuk shitet as nuk falet as nuk ndrrohet e as nuk vehet nė treg se ėshtė tokė Shqiptare dhe Shqiptare do tė jetė.Kam njė dozė ndjenje se gjatė kėsaj periudhe tė kaluar tė bisedimeve, personalitetet e vetmandatuar kan qenė shum inferior karshi palve biseduese nė tavolinė,por mjerisht shum aktiv nė hipnotizimin e njė pjese dėrmuese tė shqiptaris qė nuk ėshtė pėr tu befasuar por ėshtė befasi kur hipnotizohen intelektualėt e posaqėrisht ata tė lamive pėrkatėse tė rangut tė ekspertve si janė ata me diplomėn e fakultetit juridik e qė bien pre e laikve tė atij drejtimi fisnik.
    E thash kėtė togfjalėsh sepse a ka gjė ma tė pa vend se mendimit laik ti duartrokitet e kjo mjerisht po iu ndodh profesionistve me diploma fakulteti.Po iu ndodh atyre qė janė tė thirrur, dhe mbajn tituj pėr ta mbrojtur drejtėsinė, qoftė atė kombėtare apo ndėrkombėtare ,skena tė tilla I pam nė ekranet televiziv si dhe nėpėr takime tė ndryshme kur bėhej fjalė pėr decentralizimin e me theks tė veqant pėr exteritorialitetin.Si duket si shqipėtar qė jemi,jemi i sojit tė veēant qė nė momente mė kritike e vendimtare pėr kombin na stepet mendimi dhe e marrim rrolin e papagallit e qė pėrshpėrisim vetėm fjalėt e fundit duke aluduar nė suksese kėshtu ndodhi edhe me pakon e Ahtisarit nė “parlamentin”eKosovės qė e propozoi“plaku i urtė Finlandez qė nga viti 1959,kryetar i shoqatės sė pleqve tė urtė Finlandez”.Nuk u lejue debati dhe analiza e asj pakoje nga ana e atyre pjesėmarrėsve nė “parlament”qė konsideronin se pakoja e Ahtisarit nuk ėshtė e favorshme pėr shqiptarėt por nė tė kundėrtėn ėshtė e dėmshme.Ndodhi ajo pra, e ngjashme,po si nė ish kuvendin e Kosovės tė vitit 1989 kur u bė suprimimi i asaj pak autonomie nga Serbia,qė kosovės i ishte dedikuar nga krijesa artificiale e ish Jugosllavis.

    Dallimi ėshtė se pakoja e Ahtisarit tani u miratue nga vet shqiptarėt gjėrsa suprimimi i autonomis u bė me dhunė policore dhe njå numri simbolik tė shqiptarve lojal qė nuk kishin mndat pėr votim.Atė botė po fillonte shpėrbėrja e krijesės artifiēiale qė elita Btrore e 300 e kishte krijuar me paramendim si njė bombė tė kurdisur pėr interesa tė veta.I tillė ėshtė sot angazhimi i Bashkėsisė Ndėrkombėtare pėr njė “Europė tė Bashkuar” e qė nuk do tė arrihet kurr por aludohet nėpėr foltore tė ndryshme,e nėse arrihet nė njė periudhė tė ardhėshme kohore do tė jetė fatale dhe shumė e dhimbshme pėr disa popuj dhe shtete tė vogla qė do ti formojn nė kėto lojra biznisi.Ja,kėshtu ndodhi edhe me Kosovėn nė krijesėn artificiale Jugosllavi nė vitin 1989 kur u suprimue autonomia qė nuk ishte ku ta dijm se ēka por pozicioni i Kosovės mė vonė do tė jetė shum i dhimbshėm dhe me shum sfida pėr kohėn, kur bėheshin diskutime pėr amandamente (ndryshime) nė kushtetuten e ish Jugosllavis e posaqėrisht nė ate tė Serbis.Zėrat e asaj kohe ishin tė ngjashėm me zėrat qė dalin sot nga grupi i ” unitetit”,nė atė kohė.Nėpėr mes mjeteve tė informimit popullit i thonin “se me ndryshime Kosova nuk humbet asgjė “ato thėnje mbetėn vetėm fraza sepse mė vonė u pa se ēka i ndodhi kėsaj pjese tė Shqipėris.Mjerisht ,njė numėr i po tė njejtave personalitete janė nė pėrbėrje tė “grupit tė unitetit”qė nė gojė mbajnė frazologjin se Kosova do tė jetė e pa varur e sovrane.Zotėrinjėt harrojn se egziston e vėrteta shqiptare e pa mposhtur e qė nė latinishte do tė thuhej “L`infallibile verita della albanens” andej pyesim athue ky grup i unitetit nuk deshi tė shfrytėzoi tė dhėnat arhivore qė nga koha e mesjetės apo i mjaftoi qė nė tryez u ofrue Kodi Sulltan Bajazitit tė II i viteve 1481-1512 ,apo atė e shfletoi vetėm Marti Ahtisari dhe ua suall tė pėrtypur ashtu si deshi vet, qė dhunuesit dhe kriminelėt ti favorizoi prap “me ligjin e tė mbrojturve sipas Kodit tė Bajazitit II “ .
    I tėri ky ledhatim pėr kanibalistėt serbosllav erdhi nga pjesė tė shumta esenciale tė mitologjisė religjioze serbe nė frymen e tyre kombtare.Vazhdimsin e atyre kėrkesave mesjetare pėr pushtime dhe mbajtje kolonish e bėjnė sot Pavle e Artemije ,pra ngjashėm me platformėn e peshkopit.Pavle nė vitet 1520 nė Peshkopaten e Ohrit e qė mė von nėpėr mes vezirit tė madh turk Mehmet Sokoli (nė gjuhėn turke)me origjinė orthodokso -hercegovase Mehmet Sokolloviē,do tė bėj qė selinė e patriarshis serbe e cila kishte qenė e vendosur nė mnastirin Proēinski afėr Miloshevės nė mes tė Kralevės dhe Tregut tė Ri (Novi Pazarit) e qė ishte djegur nga tatarėt dhe kumanėt ta sjell dhe zyrtarizon nė Patriarshi tė Pejės.

    Do tė doja qė edhe njė herė ta ve nė spikam se janė ēastet e fundit qė sterotipeve vendor e ndėrkombėtar tė tipeve W.Goldstone ,Bikensfild,Ēubrilloviē,Bizmarku e tė tjer tu thohet mjaft se jeni kokė zbrazur ose mercenar qė serish dėshironi tė na i sjellni ret e zeza mbi kėt pjesė tė Shqipėris Natyrale.Nga i tėri ky shkrim dhe nga i tėri ky historik fjalish pėrfundimisht nxjerrim kėto konkluzione(pėrfundime) : se sa mė parė qė ta kuptojė i riu e plaku,sa mė parė qė ta kuptojė bujku e akademiku se duhet punuar e angazhuar vetėm nė kėt drejtim tė krijimit tė Shqipėris Natyrale ndėrkombtarisht tė pranuar, se alternativė tjetėr tė pranueshme nuk ka pėr shqiptar por as pėr bashkėsin ndėrkombtare aq mė mire do tė jetė pėr demokracin nė Botė dhe vetė drejtėsin ndėrkombėtare.Tani pėr shqiptarėt kudo qė janė vlenė vetėm njė kėshillė, fillimisht duhet ta pėrvetėsoin njė thėnje tė njė mendimtari, shkenctari amerikan Rusvelt Franklini ,jo ish presidenti por njė shkenctar i mirėfillt i cili thot: po citoi : “ freadom from faier”qė nė gjuhėn shqipe do tė thot “lirimi nga friga”.Shtrohet pyetja nga e cila frigė,shum normale nga friga evdekjės dhe burgosjes e posaqėrisht nga friga pėr tradhėti qė mund ti bėhet kombit e atėhet kombit e atėdheut.Nė ato vende ku nuk ka drjtėsi dijnė vetėm tė burgosin si po ndodh rasti me zotėri Albin Kurtin nė kėto ditė por edhe mė parė me tė burgosur tjer: si zotrnjėt Sali Veseli,Fatmir Limaj,Ramush Haradinaj me shokė si dhe shumė e shumė tė tjer me qėllim qė pjestarėt e luftės tė shkatrrohen sipas planeve po tė atyre kancelarive nėn ėmblemėn e OKB-ės.Shumė personaliteteve shqiptare sot kam frigėn se nė derė po ju troket me vetėdije apo pa vetėdije vepra e ligė me nocionin “tradhėti”sepse kėtė epitet tė tmershėm do ta marrin tė gjitha ato personalitete e individ qė hyjnė nė tregun e shitjes sė pjesėve tė Shqipėris natyrale e veproin pa pasur autorizimin e sovranit, se sovran ėshtė populli qė askujt nuk i ka dhan mandat qė tokat e Shqipėris ti ndaj e bėjė tespishte ashtu si do tė dėshirojė vet, kėta kokė krisur vendor nė regjimentin sherbyes UNMIK,qė i kan dhėnė tė drejt veti si mė tė diturit nė kėtė pjesė tė shqiptaris ,populli do ti quante me njė nocion shum tė keq….!

    Mjerisht nė vallen e Regjimentit UNMIK nga vendorėt bėjnė pjesė edhe njė numėr shum i madh i tė kėtillve nga tė gjitha nivelet dhe poret e jetės politike qė nga shoqatat e ndryshme qeveritare ejo qeveritare e deri tek matrapaz pėrkthyes,qė nuk njofin nėnėn e baben e vet, e lere mė Atdheun e historin e hidhur tė popullit shqiptar nė kėtė pjesė tė rruzullit tokėsor. Tė nderuar lexues shqiptar , e tė tjer , brenda dhe jasht Shqipėris natyrale me siguri fare nuk do ti shkruejsha kėta rreshta sikur mos ta shof me syt eballit se nė ēfar drejtimi po shkon dhe po katandiset kjo pjesė e Shqipėris e quajtur Ksovė. nga vetė gabimet qė i bėjnė shqiptarė e qė sa pėr ilustrim qė edhe ju vet tė nxjerrni pėrfundime gjatė kėtij shkrimi do ti zėm nė gojė disa shembuj e qė autorėt e atyre mendimeve ndoshta do tė dėshiroin tė polemizoin por edhe tė jen tė zemruar por me kohė do tė ju them se fare nuk do tė merrem me ta sepse nuk ia vlen barra qiran tė humbėsh kohė pėr gabimet e tyre tė qėllimshme apo tė pa qėllimshme qė kan bėr , por me ua thėn duhet me ua thėn publikisht sepse nuk janė tė ngopur ende me damet qė i kan sjell dhe po i sjellin popullit e qė prap kan hyr nė gar pėr pushtet e jo pėr………
    Kjo formė e sjelljes sė tyre na rikthen kujtesen nė kohėn e para luftės nė kohen e “shallagjis ………i cili mbante zgjidhje ?! “ , ndėrsa nė shum pjesė tė vendit luftohej e derdhej gjak pėr liri sipas betimit tė UĒK-ės, prandej pėr ta treguer se edhe tani ky nuk ėshtė njė veprim i mir dhe i dobishėm pėr shqiptar por nė tė kundėrtėn i damshėm , po e shkėpus njė thėnje tė zonjės Ardita Dėrguti nė njė shkrim tė saj me titull “Keq interpretimi i historisė “, qė thot: citoimi “Pėrmes kėtij procesi , Serbia po realizon njė terren historik qė automatikisht e ndryshon historin tone.”tani ne po thomi se nėpėr mes kėtij veprimi ,UNMIK dhe kundėrshtar tė qėshtjes kombtare shqiptare po krijoin terren dhe hapsirė qė qėshtja shqiptare tė prolongohet nė vazhdimsi sepse shqiptart nuk dijn se ēka kėrkoin konform Rregullimit tė Ri Botror,andej edhe ndryshoin rrjedhat e pozicionit tė qėshtjes shqiptare nė Europen Juglindore.
    Njė gjė ėshtė mase e vėrtetė se kėtė po endihmoin politikajt vendr tė pa ditur e kėtu do tė vlente njė thėnje e imja qė mendoi se ėshtė ma se e vėrtet ‘dashuria ndaj parave(pasurisė) ėshtė bazė e ēdo tė keqje’ e mu pėr kėt arsye janė tė shumt ata tė cilė vrapoin pas kėtij profesioni fitimprurės personal,duke mos pasur nuhatje tė politikanit, si shpjegohet ndryshe edhe a ishin shumica e po kėtyre politikajve nė vitet 1997/98 kur zotri Gilbardi ish “iluministit ?!” tani tė ndjer i thot : “unė nuk mund tė bėhem supermen dhe tė ta ēliroi Kosovėn”pse politikajt e asaj kohe dhe tė kėsaj kohe shumica nuk e kapen me kohė ate kėshill amerikane,pse tani thėnjen e ish gjeneralit tė NATO-sė cili i bėri vizitė Shqipėris disa javė para Georg W.Bushit icili tha sipas mjeteve tė informimit qė i kemi dėgjuar ,citoi “Kosovės nuk duhet decentralizimi e aq mė pak exteritorialiteti “ a nuk ėsht kjo kėshillė qė po duhet me ia hjek maskėn pėr hire tė politikajve ton qė nuk kuptoin,ndėrsa hiqen si tė ditur “illuminist”polifolklorik.A nuk pėsuem nga thėnjet e politikajve gjatė kėtij procesi tė stėrzgjatur thomi se po, a nuk na damtuen rend e thelbėsisht thomi se po , e tani prap kėrkoin voton e qytetarit pėr tė notuar ende dhe ushqyer nė oqeonin e hapsirės shqiptare e qė duhet tė ua themi,disa zotrinjėve tė kėsaj orkestre qė ta ken parasysh njė thėnje tė urtė tė Firdusit “pėr kėtė arsye ithtarė e njė shteti janė mė tė rėndėsishėm se sundimtari i tyre sepse pikrisht ata i kan mundsue njė funksion tė till “iu besuem por na zhgėnjyet sikur mos ti analizoimi thėnjet e tyre u mbetem borgj lexuesve.

    I rikthehemi kujtesės sė vitit 2004 ,pra nė natėn{mbrėmjen} e 16 Marsit 2004 skenari i pėrgatitur mire nga Pavle dhe Artemije udhėheqės tė kishės othodokse serbosllave si dhe nga akademia e shkencave tė Serbis e politika zyrtare e Beogradit shkrepi shum mire nė favor tė tyre. Armiku duke studjuar dhe njohur mire mentalitetin e shqiptarve se po nė tė njejtėn mėnyrė do ti kundėrpėrgjigjen akteve tė dhunės por tani nė turmat e shqiptarve duke future njerz tė shėrbimit tė BIAS-ė e tradhtar shqiptar qė janė tė pėrbetuar me punue nė shėrbim tė shkjaut e folloi skenarin me ndezjen (kalljen)e gjamive nė Beograd dhe Nish me 16 Mar 2004 pamjet e tė tė cilave u shfaqen nė ekranet e rrjeteve televizive tė Serbis gjatė orve tė mbrėmjes me qėllim tė caktuar qė tė jenė nxittėse pėr shqiptar tė nesermen ku veq nė terren kishin vendosur spiunė dhe bashkpuntorėt e vet.Ashtu si e kishin planifikue edhe ndodhi, tė nesermen si revansh filloi ndezja e kishave nė disa vende tė Kosovės nga dashakqinj tė qėshtjes shqiptare.Gjatė ditės sė 17.Marsit deri nė orėt e paraditės tė dates 18 Mars nuk u dėgjue zėri i as njė politikani qoft vendor apo ndėrkombtar pėr vlersim tė kėtyre veprimeve nė Serbi e mė pas nė Kosovė.Mirėpo dikush nxitoi si qė e ka gjithmon bajraktarizmi ndėr shqiptar pėr ta rrokur flamurin e kush tjetėr pėrpos “iluministit polifolklorik” i cili grumbulloi disa “intelektual “ nė Gjakoven heroike tė Kelmendasve,ku ndėr tė tjera edhe u tha “….nė Kosovė filloi spastrimi etnik ndaj jo shqiptarve (minoriteteve)….etj.” kjo ndodhi nė ora 11 ndėrsa menjėheer pas kėsaj deklarate doli deklarata nga Kėshilli i Europės pa e analizuar fare problemin por duke gjetur menjėhere fajtorin kujdestar dhe shkaktarin, e kėnd tjetėr pėrveē shqiptarėt sepse vet ia trasuem rrugen duke dashur qė ta grabisim bajrakun e tė tė diturit.Deklarata e tij dhe ajo e Kėshillit tė Europės do tė jetė shumė negative qėdo tė kthehet nė bumerang duke e humbur simpatin qė kishin shqipėtarėt nė Botė.Kėtė e lansoi dhe mundėsoi maratonisti i sotshėm qė pėr fitim tė mandatit tė dytė ka zhvilluar njė maratonė ,duke shetitur kėmb nėpė Kosovė,qė serish tė bėjė mashtrime pėr mandat tė ri tė politikanit !?…..vlersojeni vet lexues tė nderuar.
    Shembullin tjetėr tė gabimeve qė kan bėr politikajt e kėsaj periudhe e vėrejmi se ėshtė tek kjo thėnje qė ėshtė publikue nė tė pėrditshmen Koha Ditore me 1 Dhjetor 1999, e cila pas deklarimit tė tij ėshtė vendosur posht Deklaratės Univerzale pėr tė drejtat e Njeriut tė OKB-sė tė viteve 1948.,do ta citoimi ate thėnje tė pa pėrcaktuar e tė pa definuar qė mė pas do tė jetė e keqja e sė keqes sepse i ėshtė lėnė mundėsia pėr keq interpretim tė till.,citoimi “nuk mund tė festojmi deri sa tė tjerve u mohohet liria dhe e drejta e cila iu takon……Qytetarėt e Kosovės nė ēdo mėnyrė duhet tė tregohen se janė pėr paqė dhe mirkuptim e jo pėr dhunė e mos tolerancė.”?!.Ēka do tė thot kjo thėnje nėse e pėrtypim mirė,si tha njė shok i imi po njashtu si skandinavėt qė i pėrtypin germat me bukė,gjatė kohės sa ishte nė pushim.(dmth.gjat ngrėnjes edhe lexoin).

    Prandej edhe neve nėse e pėrtypim mirė thėnjen e politikanit mund tė themi se ėshtė thėnje pa emrues pa emėr e mbiemėr qė ka que uji nė mullirin e okupuesve tė shqiptarve sepse do tė pėrvetsohet dhe menjėher do tė dalin me programe e platforma” se pakica serbe nė Kosovė nuk ka liri dhe liri tė lvizjes “,qė gjėthnjė tani sipas politikajve serb se ky ėshtė edhe vlersim i politikajve shqiptar,ne jemi shumė tė vetėdijshėm se kjo thėnje ėshtė thėnė me rastin e vrasjes sė 11 shqiptarve nė veri tė Mitrovicės dhe se kjo i ėshtė drejtue pakicės serbe por politikani nuk e ka emrue dhe tani ėshtė kthyer nė favor tė pales serbe duke aluduar se ata nuk kan kurfar lirie qė ėshtė apsurditet i llojit tė vet,edhe ky politikan prap kėrkon voten eqytetarit ?!.Ndėrsa thėnja tjetėr e njėpolitikani qė Epoka e Re e boton me 18 Gusht 2007 sa e pa vend aq edhe e quditėshme,po e citoimi “nėse ndahet Kosova do tė largohem nga politika ….”.shtrohet pyetja kush ėshtė sot ai personalitet qė nė ekuivalencė sjell kokėn e vetė me gjysmen e kombit mendoi se ai personalitet nuk do tė merrte not kaluese pėr politikan ,lexuesit le ta vlersoin vetė,shtrohet pyetja tjetėr nėse e ka thėnė nė frymen e njė njohėsi tė mirė tė strategjis ushtarake thomi se ka gabue dhe vjen ndesh me ligjet e mbrojtjes sepse nxjerr nė shesh fsheftėsin mbrojtėse tė konceptit tė vet mbi mbrojtjen.Pėr personalitete tjera tė pozitės nė pushtet most ė flasin fare se janė tė pa numėrt ata qė bėnė gabime tė shumta nė ish sistemin qė i kam cekur nė fillim tė shkrimit duke ua rikujtuar prezencėn e tyre nė komisione diferencuese tė asaj kohe , pot ė njejtit nė stilin e akrobatit fituan pushtet edhe nė kėto vite tė fundit, tani sėrish kėrkojnė voton e qytetarve,qytetar tė nderuar dhe lexues vlersoni vet dhe sjellni pėrfundime.Ma thot mendja se tė gjithė ata shqipėtar qė kan vetėdije kombėtare dhe shpirt tė pastėrt nga patrioti angazhohen dhe punojnė pėr shtetitin e Shqipėris Natyrale qė ėshtė edhe shpėtim kombėtar nė Epokėn e Rregullimit tė Ri Botėror.

    18 shtator, 2007

    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #42
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    SHQIPĖRIA ETNIKE – PROCES DIALEKTIK
    Shkruar nga Titan TIVARI
    Wednesday, 10 October 2007
    Aktualisht, tė gjithė janė kundėr ēlirimit kombėtar shqiptar, kundėr dekolonizimit tė trojeve tė robėruara shqiptare dhe kundėr ribashkimit tė Shqipėrisė Etnike.
    Kundėr ėshtė politika zyrtare e Tiranės, e Prishtinės, e Shkupit (pjesa shqiptare) dhe e Podgoricės (pjesa shqiptare)! Pėr politikėn zyrtare antishqiptare sllave tė Shkupit e tė Podgoricės s’kemi ēka flasim, ajo ėshtė e njėjtė me atė tė Beogradit.

    Pėrveē pushtetarėve e zyrtarėve shqiptarė, kundėr ribashkimit kombėtar tė Shqipėrisė Etnike janė pastaj tė gjithė tė tjerėt. Gjithė Europa e bota ėshtė kundėr ēlirimit dhe bashkimit tė kombit shqiptar nė njė shtet tė vetėm kombėtar. Dhe kjo nuk ėshtė aspak e ēuditshme, sepse kur ti je kundėr vetvetes, tė tjerėt nuk kanė se si tė jenė pro teje. Por, tė mos keqkuptohemi, nė gjithė kėtė politikė antikombėtare tė zyrtarėve shqipfolės nuk bėn pjesė kombi shqiptar, pra populli ynė. Poashtu, nė tė gjithė kėtė politikė antishqiptare tė Europės dhe tė Botės, nuk bėjnė pjesė popujt dhe kombet e botės, sepse popujt nė thelbin e tyre janė liridashės dhe solidarė me njėri-tjetrin.
    Kundėr bashkimit kombėtar tė Shqipėrisė Etnike, pra, janė qeveritė dhe pushtetarėt shqiptarė, si dhe qeveritė dhe pushtetarėt botėrorė. Tė gjitha qeveritė dhe pushtetarėt janė njėsoj: ruajnė pushtetin dhe privilegjet e tyre nė dėm tė barazisė, drejtėsisė, lirisė dhe mirėqenies sė popujve.
    Pėr bashkimin kombėtar dhe bėrjen e Shqipėrisė Etnike ėshtė kombi shqiptar dhe tė gjithė popujt e tjerė tė botės. Nga kjo del se pėr Shqipėrinė Etnike ėshtė forca numerike e sasiore (kuantitative) – popujt, kombet e grupimet e ndryshme joqeveritare botėrore. Kundėr Shqipėrisė Etnike ėshtė forca cilėsore (kualitative) – qeveritė, ushtritė dhe organizmat pushtetmbajtėse botėrore.
    Dy taborret e kundėrta, qė ndeshen e luftojnė vazhdimisht me njėri-tjetrin, hapur e fshehur, nė gjithė botėn, janė:
    1.forcat popullore dhe
    2.forcat qeveritare
    Janė pikėrisht forcat qeveritare, shqiptare e ndėrkombėtare, ato tė cilat ia mohojnė kombit tonė lirinė, tė drejtėn e vetėvendosjes, referendumin popullor dhe ribashkimin kombėtar nė Shqipėrinė etnike.
    Dhe mohimi sjellė revoltėn, aksioni qeveritar sjellė reaksionin popullor, robėria imponon lirinė, kurse sundimi i huaj sjellė rezistencėn kombėtare nė tė gjitha format e mundshme tė tij.
    Pėrderisa kombi ynė ėshtė i ndarė, ai medoemos qė kėrkon dhe do tė kėrkojė bashkim. Pėrderisa trojet shqiptare tė mė tepėr se gjysmės sė Shqipėrisė Etnike janė tė pushtuara, medoemos qė populli ynė kėrkon e do tė kėrkojė ēlirimin e tyre. Pėrderisa kombit tonė i mohohet e drejta e lirisė dhe e vetėvendosjes, sigurisht qė ai kėrkon dhe do tė kėrkojė me kėmbėngulje realizimin e kėsaj tė drejte njerėzore e kombėtare univerzale. Pėrderisa aspratat dhe kėrkesat e ligjshme kombėtare tė Shqiptarėve ndeshin nė vesh tė shurdhėr e mospėrfillės tė pushtetarėve shqiptarė e ndėrkombėtarė, medoemos qė populli ynė do tė detyrohet qė tė bėhet mė i zėshėm dhe mė radikal, me qėllim qė zėri i tij tė bėhet i dėgjueshėm edhe pėr shurdhėmemecėt. Qė kėrkesat tona kombėtare tė merren seriozisht, ne do tė detyrohemi qė tė imponojmė zgjidhjen e ēėshtjes sonė kombėtare pėrmes Kryengritjes sė Pėrgjithshme Popullore. Gjithmonė kur nuk ėshtė dėgjuar zėri, ėshtė dėgjuar pushka e Shqiptarit.
    Ashtu si e vėrteta vonon, por nuk harron, poashtu edhe liria dhe lufta e popullit vonon, sakrifikon dhe nė fund fiton. Pėrpjekja, aspirata dhe lufta e kombit tonė pėr Shqipėrinė Etnike ėshtė njė proces i pandalshėm, qė ka kaluar nėpėr shumė faza dhe situata historike, duke iu afruar pėr ēdo ditė e mė shumė aktit final tė ribashkimit tonė kombėtar.
    As dje, as sot, por as nesėr nuk do tė ketė forcė politiko-ushtarake kombėtare e ndėrkombėtare qė do tė mund ta shuaj e frenojė luftėn e kombit shqiptar pėr bashkim kombėtar dhe bėrjen e Shqipėrisė Etnike. Shqipėria Etnike ėshtė njė proces dialektik e natyror, qė ėshtė e pamundur tė mohohet nė vazhdimėsi. Tė gjitha ”marrėveshjet”, ”kontratat”, ”traktatet” e ”zgjidhjet” e qeverive dhe pushtetarėve tanė e ndėrkombėtarė, nė kundėrshtim me vullnetin e kombit shqiptar, janė e do tė jenė tė pėrkohshme dhe tė pavlefshme.
    Edhe ”paqa” aktuale, qė duket si paqė, nuk ėshtė paqė dhe nuk do tė bėhet e tillė derisa tė formohet Shqipėria Etnike. As shteti i ”pavarur” i Kosovės nuk do ta qetėsojė popullin tonė, qė ai tė heqė dorė nga bashkimi i Shqipėrisė, pėrkundrazi, Kosova-”Shtet” do tė jetė fillimi i fillimit tė vėrtetė tė bėrjes sė Shqipėrisė Etnike. Janė iluzionistė e demagogė ata pushtetarė e politikanė shqiptarė dhe ndėrkombėtarė qė trumbetojnė se paqa dhe stabiliteti i Ballkanit varet nga bėrja e Kosovės-”Shtet”.
    Paqa dhe stabiliteti i Ballkanit varet nga zgjidhja apo moszgjidhja e ēėshtjeve kombėtare tė popujve tė Ballkanit dhe sidomos ajo varet nga bėrja apo mosbėrja e Shqipėrisė Etnike. Pa zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare nė Ballkan, jo vetėm qė s’do tė ketė paqė nė kėtė Gadishull, por as nė Europė. Europa kurrė nuk do tė jetė e qetė dhe e bashkuar pa bashkimin e trojeve tė copėtuara e tė pushtuara tė Shqipėrisė Etnike. Kėtė qeveritė e Europės e dijnė, por ata, megjithatė, shpresojnė se populli ynė njė ditė do tė heqė dorė nga ėndrra e tij kombėtare pėr ēlirim, liri e bashkim. Kėtė shpresė tė kotė Europės ia ushqejnė qeveritė dhe pushtetarėt shqiptarė, tė cilėt orė e ēast, edhe kur nuk i pyet askush, ulėrijnė si ēakallė se nuk janė pėr bashkim kombėtar!
    Dhe Europa e bota bien nė grackėn e kėtyre trutharėve shqipfolės, nuk dėgjon zėrin e kombit shqiptar dhe nuk merr parasysh vullnetin e tij pėr vetėvendosje dhe bashkim kombėtar. Prandaj edhe ka pasur aq shumė pėrleshje e luftėra ndėretnike nė Ballkan! Prandaj edhe pati e do tė ketė edhe luftėra e pėrgjakje tė tjera ndėretnike nė Ballkan, sepse Europa dhe Bota nuk kanė vullnetin qė t’i zgjidhin ēėshtjet kombėtare nė Ballkan, nuk kanė gatishmėrinė dhe pjekurinė politike e njerėzore qė tė bėjnė tė mundshme bashkimin e Shqipėrisė Etnike nė rrugė paqėsore.
    Dikush nė hapsirėn shqiptare, nė Europė e nė botė harron me qėllim se kur dėshton rruga paqėsore pėr ēlirim, liri, vetėvendosje e bashkim, atėherė rradha i vjen rrugės sė luftės sė armatosur popullore. Dhe pėr kėtė luftė ata fajsojnė pastaj popujt e robėruar, por e kanė kot, atėherė ėshtė tepėr vonė, lufta e bėn tė veten, sjellė vrasje e shkatėrrim, por sjellė edhe lirinė dhe pavarėsinė pėr popujt e robėruar dhe tė pushtuar.
    Qėndrimet antikombėtare tė zyrtarėve shqiptarė dhe politikat antishqiptare tė qarqeve tė caktuara euro-aziatike imponojnė luftėn e armatosur ēlirimtare tė kombit shqiptar, kurse lufta ēlirimtare e popullit tonė imponon pastaj zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare dhe ribashkimin e Shqipėrisė Etnike. Imponimi imponon imponimin. Kjo ėshtė rregulla e pashkruar, por frytdhėnėse, nė luftė dhe nė politikė, e cila shpėrthen prangat e robėrisė dhe cila ndryshon status quonė e padurueshme tė njė populli, i cili aspiron pėr liri dhe pavarėsi. Lufta ēlirimtare pėr asnjė popull tė botės nuk ėshtė dėshirė, luks apo aventurė, ajo ėshtė domosdoshmėri e gjendjes sė robėrisė dhe imponim nga ana e pushtuesve. Lufta ēlirimtare ėshtė negacion i robėrisė dhe paralajmėruese e lirisė. Po kjo luftė ēlirimtare dhe imponuse njėkohėsisht, siē duket, do ta sjellė edhe lirinė, pavarėsinė dhe ribashkimin kombėtar tė Shqipėrisė Etnike. Rrugė tjetėr nuk ka: ose nė robėri, ose luftė pėr liri. Nėse dikush e din ndonjė rrugė tė mesme pėr tė fituar lirinė, le tė na e tregojė. Por rruga e mesme nuk e sjellė lirinė, ajo e sjellė demagogjinė, iluzionin dhe lirinė e rrejshme, siē ėshtė ”liria” aktuale e Kosovės unmikistaneze, apo siē do tė jetė nesėr ”pavarėsia” e kufizuar (e mbikqyrur) e ”shtetit” tė Kosovės, nėn protektoratin (neokolonializmin) e Europės sė ”Bashkuar”! Nesėr Kosova vetėm do tė ndėrrojė padronin (Bossin) e vet. Nga neokolonializmi i UNMIK-ut do tė kalojė nė neokolonializmin e EUMIK-ut! Nga protektorati nė protektorat, nga pushtimi nė pushtim! Pa ēka se ky pushtim ėshtė mė ”i butė” dhe me i sofistikuar se pushtimi i djeshėm serbomadh! Robėria ėshtė robėri, pushtimi ėshtė pushtim. Ata kanė njė fytyrė tė njėjtė ēnjerėzore e antipopullore. Ata kanė njė pėrmbajtje tė njėjtė antishqiptare! Kur i huaji tė bėhet zot nė shtėpinė tėnde, nė atdheun tėnd, aty mė nuk ka vend qė tė flitet pėr liri, pavarėsi apo pėr demokraci. Kėto termine tani bėhen vetėm mashtrim e demagogji dhe fasadė pėr robėri kombėtare e shfrytėzim ekonomik.
    Kombi shqiptar ėshtė kombi mė i vjetėr i Europės, me njė kulturė e civilizim parahistorik dhe antik, prandaj nuk ka nevojė pėr tutorė e regjentė tė huaj qė ta qeverisin e sundojnė nė emėr tė ”lirisė” dhe tė ”demokracisė” europiane! Kombi ynė ka nevojė pėr miq e aleatė tė vėrtetė, tė sinqertė e natyrorė, qė ta ndihmojnė pėr tė ribashkuar trojet e copėtuara, pėr tė fituar lirinė e pavarėsinė kombėtare dhe pėr tė zhvilluar e ndėrtuar vendin. Lufta ēlirimtare pėr bashkim kombėtar ėshtė e pashmangshme dhe e imponuar pėr popullin tonė. Sa mė parė qė ta kuptojnė kėtė qeveritarėt, pushtetarėt dhe politikanėt shqiptarė, aq mė mirė do tė jetė pėr popullin dhe pėr ta. Sa mė parė qė ta kuptojnė dhe ta pranojnė qeveritarėt dhe politikanėt shqiptarė se Shqipėria Etnike ėshtė e vetmja alternativė e kombit tonė, aq mė herėt do tė pėrgatitemi dhe do tė fitojmė lirinė dhe bashkimin kombėtar. Sa mė herėt qė ne tė gjithė tė bindemi se lufta na troket te dera, aq mė shpejt do tė mobilizohemi dhe aq mė pak pasoja do tė kemi nga ajo luftė e re qė po na imponohet nga qarqet qeveritare antishqiptare euro-aziatike.
    Tė flasim pėr paqėn dhe tė pėrgatitemi pėr luftėn.
    Kombi shqiptar ėshtė i mbėshtetur pėr muri.
    Kush ka sy e shikon, kush ka ndjenja e pėrjeton.
    Shqipėria Etnike ėshtė proces dialektik.
    Kėsaj askush s’mundet t’i ikė.

    10 tetor 2007
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. A e duan shqiptarėt bashkimin kombėtar?
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 11:56
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •